ATV

Author: G.O.

  • Irani nis sulmin me dronë, reagon Netanyahu: Kushdo që na lëndon ne, ne e lëndojmë atë

    Irani nis sulmin me dronë, reagon Netanyahu: Kushdo që na lëndon ne, ne e lëndojmë atë

    Forcat Mbrojtëse të Izraelit e kanë konfirmuar fillimin e sulmeve të Iranit ndaj tyre.

    Në njoftimin e IDF-së thuhet se sulmet mund të marrin orë të tëra për të arritur në Izrael.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sistemet mbrojtëse të vendit janë vendosur dhe se Forcat e Armatosura Izraelite janë gati.

    “Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon ne, ne e lëndojmë atë. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me gjakftohtësi dhe vendosmëri”, tha ai, shkruan BBC.

    Ai ka shtuar më tej: “Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura, ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Vlerësojmë faktin që SHBA qëndron pranë Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera. Kushdo që dëmton ne, do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë.

    Ndryshe, sulmi vjen pas disa ditësh pritjeje se Irani po përgatitej të sulmonte Izraelin si hakmarrje për një sulm që vrau një komandant të lartë iranian.

  • “Mbështetja jonë për Izraelin, e hekurt”- SHBA reagon pas nisjes së sulmit nga Irani

    “Mbështetja jonë për Izraelin, e hekurt”- SHBA reagon pas nisjes së sulmit nga Irani

    Irani ka nisur mbrëmjen e sotme një sulm hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra dronë kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të godasin objektivat në Izrael.

    Në lidhje me nisjen e sulmit ndaj Izraelit ka reaguar dhe Shtëpia e Bardhë e cila ka bërë me dije se presidenti amerikan Joe Biden u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë që po monitoron sulmin ndaj Izraelit.

    “Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë”, thotë Shtëpia e Bardhë. “Ky sulm ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orësh.”

    “Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”, shton Shtëpia e Bardhë.

  • Irani nis sulmin ndaj Izraelit

    Irani nis sulmin ndaj Izraelit

    Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit duke përdorur dhjetëra dronë.

    CNN raporton duke cituar katër zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.

    Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

    “Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani. Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.

    “Shteti i Izraelit është i fortë, IDF është i fortë, publiku është i fortë. Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera”, u shpreh Netanyahu.

  • Serbët në Veri, të interesuar për t’i regjistruar bizneset në ARBK/ Për tre muaj u regjistruan mbi 50 biznese

    Serbët në Veri, të interesuar për t’i regjistruar bizneset në ARBK/ Për tre muaj u regjistruan mbi 50 biznese

    PËRGATITI: DRITON SADIKU 

    Shumë biznese në komunat veriore me vite operonin pa i paguar tatim shtetit. Por së fundmi është rritur interesimi për të hyrë në ombrellën e shtetit të Kosovës.
    Dhjetëra biznese të llojllojshme në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok janë regjistruar në Agjencinë e regjistrimit të Bizneseve.

    Krahas interesimit të tyre, në komunat në fjalë janë hapur edhe zyrat e ARBK-së.

    Në mesin e bizneseve, veç atyre ekzistuese, ka edhe të reja që duan të legalizohen në Kosovë.

    Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë në tre muajt e parë të këtij viti në katër komunat veriore janë regjistruar mbi 50 biznese.
    Nga to, 18 në Leposaviq, 7 në Zubin Potok, 12 në Zveçan e 14 të tjera në Mitrovicë të Veriut./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Oferta të rrejshme për kredi në rrjete sociale, këto faqe po hapen me qëllim të mashtrimit të qytetarëve

    Oferta të rrejshme për kredi në rrjete sociale, këto faqe po hapen me qëllim të mashtrimit të qytetarëve

    PËRGATITI: ARMAND HOTI

    100 mijë euro kredi, me normë fikse të interesit 2%, është oferta e fundit e publikuar në këtë faqe në Facebook.

    Në formë kredie, në këtë faqe pretendohet se ofrohen edhe plotë shuma të tjera.

    Sipas të dhënave të paraqitura në Facebook, huadhënësi është i lokalizuar në Francë. Kurse terrenin ku operon e ka në Kosovë, Shqipëri e Gjermani.

    Por, faqja në fjalë, nuk është e regjistruar si biznes në asnjërin nga katër shtetet e përmendura. Për më tepër, njoftimet për kredi përmes video-reklamave janë të rrejshme meqë janë marrë nga banka të licencuara në Kosovë. Origjinale nuk janë as fotografitë reklamuese.

    Edhe të dhënat e biznesit, janë të mangëta, pasi numri kontaktues nuk ekziston.

    Kjo faqe nuk është e vetmja aktive në rrjete sociale.

    Profesori i ekonomisë, Fidan Qerimi, bënë thirrje për kujdes, meqë ata që fshihen pas këtyre faqeve, sipas tij, synojnë t’i mashtrojnë ata që kanë nevojë për kredi.

    Këto faqe janë faqe mashtruese, në momentin kur nuk kanë informacione të duhura për numrin e telefonit, adresën, për përshkrimin e biznesit, padyshim që janë faqe mashtruese.

    Profesori Qerimi kërkon edhe intervenimin e institucioneve.

    Institucionet e sigurisë kibernetike pasi që po shfaqen në rrjete sociale do duhej t’i monitoronin këto reklama dhe t’i ndjekin në mënyrë që t’i filtrojnë këto të dhëna, detyrë tjetër do ishte edhe informimi i qytetarëve.

    Ndërkaq, policia nuk ofroi të dhëna nëse këto raste janë duke u hetuar./atvlive.tv/

  • Protestojnë banorët e Jezercit, kërkojnë zgjerimin e rrugës

    Protestojnë banorët e Jezercit, kërkojnë zgjerimin e rrugës

    PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI   

    Për të shkuar në fshatin Jezerc të Ferizajt, një ndër fshatrat më turistik në Kosovë, duhet të kalohet përmes kësaj rruge. Por, sikurse në këtë rast nëse gjatë qarkullimit ndonjëmjet lëvizë në kahun e kundërt patjetër që njëri duhet tëtërhiqet prapa. Andaj, nuk janë të rralla as aksidentet.

    Për ta zgjidhur këtë problem, Jezercasit kishin dhënë tokat e tyre, madje fare pa kompensim.

    Por, tokën  e falur nga fshatarët me qëllim zgjerimin e  rrugës për 5 metra e gjysmë, 7 vjet pas shpronësimit, kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës, po e zgjeron vetëm 4 metra.

    Kështu, banorët e Lagjeve Verrishtë, Katund dhe Uksmajlve, si shenjë proteste, bllokuan rrugët.

    Pasi mbyllën të gjitha kryqëzimet, ata morën një vendim.

    Deri në një takim të radhës me ndonjërin prej zyrtarëve komunal në Ferizaj, jezercasit thanë se nuk do ta lirojnë rrugën.

  • Kryeministri Kurti takohet me ekipin e PITF-it

    Kryeministri Kurti takohet me ekipin e PITF-it

    Sot, në zyren e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, në një takim të ngrohtë takoi drejtorin e festivalit të vetëm ndërkombëtar të teatrit në vend, Zijad Mehic.

    Në këtë takim Mehic, drejtoresha artistike e festivalit Doruntina Alshiqi, drejtori i “Art Image” prof. Ilir Bytyçi, dhe koordinatorja e festivalit Valentina Cenaj përmbledhën shkurtimisht suksesin e PITF ndër vite, duke shpjeguar për së afërmi marrëdhëniet e arritura me shtetet e tjera në aspektin kulturor dhe të gjithë frymën artistike që e sjellë në Prishtinë organizimi i këtij festivali të teatrit.

    Tutje, Mehic i dhuroi dy libra të poetit të mirënjohur rajonal Abdulah Sidran kryeministrit Kurti dhe e ftoi në edicionin e 8-të të PITF, i cili këtë vit organizohet nga data 20-26 maj.

  • Premtimi i Presidentes për kushte më të mira për ushtarët, ende asgjë konkrete

    Premtimi i Presidentes për kushte më të mira për ushtarët, ende asgjë konkrete

    PËRGATITI: DRITON SADIKU 

    Paga më të larta, sigurim shëndetësor e spital ku do të trajtohen u pati premtuar presidentja Vjosa Osmani ushtarëve, në fund të vitit të shkuar. Atëkohë presidentja pati listuar 7 shtylla në bazë të programit kombëtar për FSK-në.

    Por, deri më tani ushtarët nuk gëzojnë asnjë nga këto që përmend komandantja supreme e tyre. Madje, kanë edhe mungesa në pajisje bazë siç janë çizmet.

    Institucioni që presidentja udhëheq e as Qeveria nuk treguan nëse ka nisur ndonjë punë në jetësimin e këtij projekti. Megjithatë, një gjë e tillë thuhet se është e domosdoshme.

    “Investimi në Forcën e Sigurisë në kuptimin e kushteve, sigurimit shëndetësor dhe gjithçka tjetër që lidhet me mirëqenien e tyre është më se i domosdoshëm dhe është investim i qëndrueshëm dhe i dobishëm dhe investim strategjik për Kosovës, sepse një FSK e konsoliduar mirë, e përgatitur mirë në kuptimin logjistik, teknik dhe çdo aspekt tjetër do të ishte një garanci për një siguri të qëndrueshme në Republikën e Kosovës”, deklaroi profesori i lëndëve të sigurisë, Fatmir Çollakaj.

    Për më tepër përmirësimi i kushteve vlerësohet se do rriste edhe interesimin e të rinjve për të qenë pjesë e këtij institucioni.

    “Përmirësimi i kushteve më të mira është më se i domosdoshëm që ata të ndihen më me dinjitet, të ndihen më të trajtuar mirë nga shoqëria dhe njëkohësisht kjo prodhon dhe determinon vullnetin dhe motivin për perfomancë më cilësore”, shtoi tutje Çollakaj.

    Forcës së sigurisë së Kosovës pritet që gjatë këtij viti t’i shtohen edhe 600 pjesëtarë, derisa me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtarëve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 21-vjeçares në Ferizaj

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ 

    Nga Qendra për Punë Sociale ku dyshohet se kreu vrasjen e ish-gruas së tij, Valon Aliu, arriti të largohej, për t’u arrestuar vetëm pak orë më vonë.

    36-vjeçari të premten e 13 prillit, u soll në Gjykatën Themelore të Ferizajt, për seancën e caktimit të masës së paraburgimit.

    Nga Prokuroria ai dyshohet për dy vepra penale: vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    “Ekziston dyshimi se me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar, duke e goditur me armë disa herë në kokë dhe duke plagosur në krah vëllain e të ndjerës”.

    Kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit për veprën penale vrasje e rëndë, u kundërshtua nga avokati mbrojtës.

    I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    Sidoqoftë, ndaj të pandehurit, Gjykata Themelore caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Në këtë kërkesë, Prokuroria e kishte marrë për bazë dëshminë e punëtores sociale Q.Z e cila ka deklaruar se i pandehuri ka shtënë me armë disa herë në drejtim të së ndjerës, si dhe në drejtim të të dëmtuarit, vëllait të viktimës.

    15-vjeçari i plagosur në krah, është liruar nga spitali për trajtim në shtëpi.

    I dyshuari Valon Aliu me viktimën e ka një fëmijë, ndërsa viktima dhe i dyshuari ishin ndarë para 10 muajsh.

    Vrasjen që ndodhi të premten në Ferizaj e dënuan edhe udhëheqës të institucioneve qendrore e lokale. Kryeministri Albin Kurti kërkoi drejtësi pa vonesa, e presidentja Osmani duke e quajtur vrasjen rezultat të femicidit, për dorasin kërkoi dënim maksimal.

    Në orën 16:00 të së shtunës, e ndjera u varros në fshatin e lindjes, Bablak të Ferizajt./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Arrestimi i serbit në Bërnjak, zyra e Petkoviqit: S’do ketë kurrë paqe derisa në pushtet të jetë Kurti

    Arrestimi i serbit në Bërnjak, zyra e Petkoviqit: S’do ketë kurrë paqe derisa në pushtet të jetë Kurti

    Zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë, ka reaguar sot naj autoriteteve kosovare, për arrestimin e serbit Sreçko Sofronijeviq, për veprën penale ”Prishje të rendit kushtetues të Kosovës”.

    Në një deklaratë të lëshuar, kjo zyre duke propaganduar kërkon që në këtë rast të përfshihet bashkësia ndërkombëtare.

    Anise, Sofronijeviq ishte i kërkuar nga autoritetet e sigurisë së Kosovës për vepra penale në përleshjet e veriut të vendit në 2021-ën, zyra për Kosovë në qeverinë e Serbisë gënjen se Prishtina ”nuk garanton dhe respekton të drejtat për serbët e Kosovës”.

    Ndërsa dhe nuk e mohojnë më pas se ai deri më sot, pavarësisht veprave penale, ”ka jetuar i qetë në shtëpinë e tij dhe familjen në veri të Kosovës”.

    Reagimi i tyre tutje thotë se arrestimi i tij, po bëhet për të frikësuar popullin serb dhe siç specifikohet ”në këto zona s’do të ketë kurrë paqe derisa në pushtet të jetë kryeministri Albin Kurti”.

    Sofronijeviq aktualisht është dërguar i prangosur në stacionin policor në jug.