ATV

Author: G.O.

  • Familjarët e viktimave në Mejë rrëfejnë momentin kur kuptuan për këtë masakër

    Familjarët e viktimave në Mejë rrëfejnë momentin kur kuptuan për këtë masakër

    Xhafer Rama së bashku me bashkëshorten e tij, kishin ardhur nga mërgimi për ta përkujtuar 25-vjetorin e vrasjes së djalit të tij, i cili u masakrua së bashku me mbi 300 të tjerë në fshatin Mejë.

    Atë ditë, Xhaferi thotë për Ekonomia Online e se kishte jetuar në Zvicër dhe se lajmin për këtë masakër e kishte kuptuar disa ditë më vonë.

    “Masakra e Mejës është një ndër masakrat më makabre që ka bërë armiku shekullor serb”.

    “Siç dihet këtu janë masakruar mbi 300 persona, e pasojat e asaj masakre i ndiejmë edhe sot me mërzinë tonë. Ne jemi prej Zvicrës për këtë manifestim. Djali i madh, 22 vjeçar ka qenë. Unë nuk kam qenë këtu, ka qenë vetëm me shoqen se fëmijët tjerë i kam marrë në Zvicër e ky pati qëlluar te dajtë e tij në Dobrosh se edhe atje (Dobrosh) janë të masakruar 11 anëtarë të familjes”.

    “Këtë ditë të rëndë për familjen e kemi pasur të martuar, një vit ka qenë i martuar e ka lënë gruan e martuar të një viti. Nusja na ka lajmëruar në telefon se e kanë ndaluar Njazinë policia serbe”, tha Raze Rama, nëna e dëshmorit 22-vjeçar.

  • Krasniqi kujton Masakrën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë

    Krasniqi kujton Masakrën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, ku mbetëm të vrarë 376 persona.

    Trupat e 13 viktimave të kësaj masakre ende nuk janë gjetur.

    Ndërkaq Krasniqi thotë se Meja është e vërteta e Serbisë e e luftës së Kosovës. Tutje ai tha se Meja flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.

    “Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar”, shkroi kreu i PDK-së në Facebook.

    “Pleq, burra e fëmijë – të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur”.

    “Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës”.

    “Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë”.

    “Kosova nuk do të harrojë asnjëherë. Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë!”.

  • Loriana Kuka eliminohet nga Evropiani i xhudos

    Loriana Kuka eliminohet nga Evropiani i xhudos

    Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, është eliminuar nga Kampionati Evropian i xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Kuka pësoi humbje nga xhudistja portugeze, Patricia Sampaio.

    Ajo garoi në kategorinë deri në 78 kilogramë dhe ishte xhudistja e fundit e Kosovës që garoi në këtë Evropian.

    Kujtojmë se në këtë Evropian, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë të enjten, kurse të premten garuan Akil Gjakova e Dardan Cena të cilët po ashtu nuk arritën të sigurojnë medalje.

  • Rohde për personat e pagjetur: Më shumë se keqardhje që s’është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike

    Rohde për personat e pagjetur: Më shumë se keqardhje që s’është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndjenë më shumë se keqardhje për faktin që s’është bërë kurrfarë progresi për 3 vitet e fundit në zgjidhjen e fatit të personave të pagjetur për shkak të bllokadës politike.

    Rohde ka thënë se në ditën kombëtare të personave të pagjetur, bashkohet me familjet e personave të zhdukur.

    Rohde ka thënë se 25 vite pasluftës ende shumë fate të personave të pagjetur mbesin të panjohura dhe ka nevojë për shumë veprime.

    “Më shumë se keqardhje që nuk është bërë asnjë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike”, ka shkruar ambasadori gjerman.

  • Shihet si pasues i Lajçakut, Pahor po përgatit një plan për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    Shihet si pasues i Lajçakut, Pahor po përgatit një plan për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili mund ta pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, po përgatit një draft për vazhdimin e bisedimeve midis dy palëve.

    Në profilin e tij në “X”, Pahor të shtunën ka shkruar se draftin fillimisht do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it.

    Për këtë arsye, siç shkruan Pahor, nuk do t’u përgjigjet kërkesave të gazetarëve për intervista derisa po pret ta marrë rolin drejtues për dialogun Kosovë – Serbi.

  • Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë

    Tërmeti 6.5 ballësh godet Ishujt Bonin të Japonisë

    Një tërmet me magnitudë 6.5 ka goditur Ishujt Bonin të Japonisë të shtunën, njofton Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

    Sipas njoftimit, tërmeti ishte në një thellësi prej 503.2 km.

    Derisa, Reuters shkruan se Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Tsunamit bëri të ditur se bazuar në të dhënat nuk ka rrezik për cunami.

  • Kryeministri Kurti i çuditur me raportin e DASh-it, ai thotë se Kosova do të duhej të lëvdohej për progresin që ka arritur

    Kryeministri Kurti i çuditur me raportin e DASh-it, ai thotë se Kosova do të duhej të lëvdohej për progresin që ka arritur

    Kryeministri, Albin Kurti është shprehur i çuditur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.

    Ai ka thënë se DASh-i nuk ka cituar disa organizata që tregojnë progresin e Kosovës.

    “Natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova”, ka thënë Kurti në një intervistë për DW.

    Kurti ndër tjerash ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka thënë se gjithçka duhet të jenë në përputhje me ligjshmërinë, kushtetutshmërinë, interesin publik dhe në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve serbe.

    Raporti i DASH-it ka nxjerrë se nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë.

    Aty si probleme më serioze janë theksuar pavarësia e gjyqësorit, kufizimet ndaj lirisë së shprehjes dhe mediave, korrupsioni i qeverisë, dhuna me baza gjinore, e kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike.

  • WhatsAppi po sjell ndryshimin e shumëpritur

    WhatsAppi po sjell ndryshimin e shumëpritur

    Aplikacioni WhatsApp po zhvillon një funksion të ri që do t’ju lejojë të telefononi njerëzit drejtpërdrejt nga aplikacioni, pa i ruajtur në listën e kontakteve, raporton “WABetaInfo”.

    Kjo risi do të jetë e disponueshme për ata që kanë aplikacionin beta për Android, versioni 2.24.9.28.

    WhatsAppi nuk ka lejuar t’a telefononi dikë nga aplikacioni nëse numri nuk ka qenë i regjistruar në listën e kontakteve.

    Nuk ka ende detaje se kur kjo veçori mund të jetë e disponueshme për përdoruesit në mbarë botën, por zakonisht nuk kalon shumë kohë kur veçoria fillimisht testohet në versionin beta.

  • Hamasi thotë se po e shqyrton propozimin e Izraelit për armëpushim në Gazë

    Hamasi thotë se po e shqyrton propozimin e Izraelit për armëpushim në Gazë

    Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – ka thënë të shtunën se është duke e shqyrtuar një propozim të ri të Izraelit për armëpushim në Gazë.

    Egjipti i ka rritur përpjekjet për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës disamujore dhe për ta parandaluar një pushtim të mundshëm tokësor të qytetit jugor të Gazës, Rafah, nga Izraeli.

    Zyrtari i lartë i Hamasit, Khalil al-Hayya, tha se grupi militant është duke e vlerësuar propozimin e Izraelit dhe “sapo ta përfundojë shqyrtimin, do ta dorëzojë përgjigjen”.

    Ai nuk dha hollësi rreth ofertës së Izraelit, por tha se ajo ishte përgjigje ndaj një propozimi që Hamasi e kishte bërë dy javë më parë. Në fillim të këtij muaji u bisedua mes palëve për një armëpushim gjashtëjavor dhe për lirimin e 40 pengjeve civile dhe të sëmurë, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

    Deklarata e Hamasit vjen pak orë pasi një delegacion egjiptian i nivelit të lartë e kreu një vizitë në Izrael, ku u bisedua për “një vizion të ri” për një armëpushim në Gazë, sipas një zyrtari egjiptian, i cili foli në kushte anonime.

    Derisa lufta po vazhdon dhe numri i viktimave po rritet, Hamasi dhe Izraeli janë duke u përballur me trysni ndërkombëtare për ta arritur një marrëveshje për një armëpushim dhe për ta parandaluar një ofensivë të mundshme izraelite në Rafah, ku më shumë se gjysma e popullsisë e Gazës prej 2.3 milionë banorësh ka kërkuar strehim nga luftimet në pjesët e tjera të territorit.

    Izraeli ka muaj që ngul këmbë se po planifikon ta kryejë një ofensivë tokësore në Rafah, i cili ndodhet në kufi me Egjiptin. Zyrtarët izraelitë thonë se shumë luftëtarët të Hamasit ndodhen në këtë qytet.

    Bashkësia ndërkombëtare, përfshirë aleatja e tij e madhe SHBA-ja, i kanë bërë thirrje Izraelit të mos e pushtojë Rafahun. Por, Izraeli i ka mbledhur dhjetëra tanke dhe autoblinda në jug të Izraelit, në afërsi të Rafahut dhe kryen sulme ajrore pothuajse çdo ditë në këtë qytet.

    Të shtunën në mëngjesin u vranë gjashtë njerëz, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm ajror izraelit në Rafah, thanë zyrtarët e një spitali lokal.

    Ndërkohë, Hamasi ka thënë se nuk do të heqë dorë nga kërkesat e veta për një armëpushim të përhershëm dhe për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.

    Izraeli i ka hedhur poshtë këto kërkesa.

    Izraeli thotë se do t’i vazhdojë sulmet ushtarake derisa ta mposhtë Hamasin dhe se do ta vazhdojë praninë ushtarake në Gazë edhe pas luftës.

    Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi pasi pjesëtarët e këtij grupi i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij sulmi në jug të Izraelit.

    Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL/

  • 25-vjetori i masakrës së Mejës, Osmani e Kurti zotohen për drejtësi në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës

    25-vjetori i masakrës së Mejës, Osmani e Kurti zotohen për drejtësi në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës

    Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës, raporton Ekonomia Online.

    Nga aty, krerët institucionalë kërkuan drejtësi për viktimat, teksa u zotuan se thirrja për drejtësi kurrë nuk do të mungojë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, masakrën e Mejës e quajti “Srebrenica e Kosovës”, duke thënë se nuk do rreshtin së kërkuari drejtësi. “376 civilë të pafajshëm ju këputën ëndrrat në gjysmë vetëm pse ishin shqiptarë”.

    376 familje pa më të dashurit e tyre e gjithë Kospva në dhimbje të përhershme. Meja është testament i kësaj dhimbje e vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. ‘Lëndina e Pikëllimit’ është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë i 376 fate njerëzore, Srebrenica e Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se për shqiptarët stina e pranverës është stinë përkujtimore. “Sibjet po mbahen 25 kur lifta e arriti kulmin e luftës para se të përfundote nëq erdhor të atij viti. Viti 99 ishte stinë e vrasjes në kuadër të stilit gjenocidial, andaj pranvera për ne është stinë përkujtimore. Në hsitorinë eliftës masakra në Mejë e Korenicë është mëe madhja.

    Atë ditë u vranë 376 civilë të pafajshëm, në mesin e e tyre nxënës e arsimtarë. Këtu i kemi varret e civilëve myslimanë e katolikë”, tha Kurti.

    “Ju e keni të freskët mëngjesin e atij viti kur forcat paramilitare e ushtarake të Serbisë, i dëbuan civilët nga fshatrat e Gjakovës. Të dëbuarit i drejtuan nga Meja ku i plaçkitën dhe gratë e fëmijët i drejtuan për në Shqipëri, ndërsa burrat e djem të rinj u vranë në fshatin Mejë”, tha Kurti.

    Kreu i ekzekutivit tha se edhe pas 25 vjet pas luftës, Kosova vazhdon të jetë në luftë të ashpër me Serbinë.