ATV

Author: G.O.

  • Gjendet i vdekur një burrë në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet

    Gjendet i vdekur një burrë në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet

    Një burrë është gjetur i vdekur dje në një banesë në Fushë-Kosovë.

    Policia tha se ka nisur hetimet për vdekjen e tij, derisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

    “Fushë Kosovë / 26.04.2024 – 10:30. Raportohet se në një banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Haziri kërkon nga Osmani t’i ftojë partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve

    Haziri kërkon nga Osmani t’i ftojë partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet t’i ftojë partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme. Kështu thotë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

    Sipas tij, nëse kryeministri dëshiron që përmes shpërbërjes së Kuvendit të shkohet në zgjedhje të parakohshme, e para e vendit duhet të bëhet garant kushtetues i të gjitha partive politike dhe të ketë pajtim për datën e zgjedhjeve. Ai në një intervistë për KosovaPress, thotë se LDK-ja, është gati për zgjedhje dhe shohin periudhën e vjeshtës si një mundësi të mirë.

    “Nëse dëshiron shpërbërje të Kuvendit, kryeministri mund t’ia kërkojë presidentes që t’i fton partitë politike në tryezë për mënyrën e shpërbërjes së parlamentit. S’ka autoritet kryeministri me bërë këtë, presidentja mund t’i thërret dhe të bëhet garant kushtetues i të gjitha partive politike. T’iu thotë urdhëroni të gjithë me pakica dhe shumicë grumbulloni nënshkrimet kush është për zgjedhje”, thotë Haziri.

    Megjithatë, Haziri dyshon në sinqeritetin e kryeministrit Albin Kurti se e tërë mazhoranca do të votojë për shpërbërje të Kuvendit.

    Sipas tij, ata nuk do të jenë unik në shpërbërjen e legjislativit, pasi deputetët e pushtetit kanë dallime të mëdha brenda grupit.

    “Nuk kanë me kanë unik për shpërbërjen e Kuvendit. Deputetët që kanë dallime për shkak të agjendave politike, premtimeve të pa mbajtura dhe dështimeve. Ata që ndihen si përfaqësues të popullit nuk dëshirojnë të shpërbërjen vetveten. Është e pabesueshëm që dikush në emër të atij grupi parlamentar me detyru me votu. Fundja edhe pa LDK-në bëhen dy të tretat, ata mund të organizojnë këtë peticion për shpërbërjen e Kuvendit..33:31 Çdo kohë shtator e tutje është kornizë e zgjedhjeve të rregullta. Janë katër muaj të këtij viti dhe 1 muaj e gjysmë e vitit të ardhshëm bëjnë gjashtë muaj. Çdo periudhë katër deri gjashtë muaj është zgjedhje e rregullta. Zgjedhje të hershme mund të quhen nëse mbahen në qershor apo korrik e gusht. Natyrisht se jemi të gatshëm për zgjedhje në vjeshtë. Vjeshta është një periudhë kohore kur të gjithë e shohin si mundësi për zgjedhje”, thekson ai.

    Duke folur për përfshirjen e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Haziri thotë se ndërhyrja e tij ka përçarë shqiptarët atje. Mirëpo, ai thekson se Kurti po përçan edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe sa ka tentuar të ndërhyjë edhe te shqiptarët në Mal të Zi.

    “Pozicionim i gabuar. Ai u mundu në Mal të Zi që nuk është vërejtur shumë. Dritan Abazoviq në atë kohë ishte autoritet që nuk lejoj hapësirë, pastaj ka vazhduar në Kosovën lindore, në tri komuna, Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ku ka shkaktuar përçarje serioze…Në Maqedoni ndërhyrja ka qenë klasike, sikurse në Luginë, e pozicionuar dhe ka dëmtuar mundësinë që me u bashku faktori politik. Ne kemi qenë në fillet e një angazhimi për t’i dhënë mesazh për bashkim, pa ndërhyrje, por me u bashku për kandidatin për president, për ndryshime kushtetuese dhe nevojat që kanë shqiptarët atje… Tash e ka defaktorizu sepse ka shkaktuar unifikim të maqedonasve dhe popullit sllav, po ashtu i ka dhënë mundësi që VMRO-së me shku shumë larg dhe ka dëmtuar LSDM-në në këtë rast”, deklaron Haziri.

  • Rusia kryen sulme të mëdha kundër termocentraleve ukrainase

    Rusia kryen sulme të mëdha kundër termocentraleve ukrainase

    Ukraina tha të shtunën se Rusia ka kryer sulme të mëdha kundër termocentraleve të saj gjatë natës. Ndërkohë, një rafineri ruse e naftës tha se e ka ndërprerë punën pas një sulmi me dronë.

    DTEK, kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha se katër termocentrale të saj janë goditur.

    “Armiku përsëri i bombardoi fuqishëm objektet energjetike ukrainase”, tha DTEK në një komunikatë. “Pajisjet e kompanisë janë dëmtuar rëndë. Punëtorët e energjisë janë duke punuar tani për eliminimin e pasojave të sulmit”.

    Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, tha se sulmet ruse cak e kishin rajonin Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore dhe rajonet perëndimore Lviv dhe Ivano-Frankivsk.

    Halushchenko tha se një punëtor i energjisë është plagosur. DTEK raportoi për viktima, por nuk dha hollësi.

    Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 21 prej 34 raketave ruse gjatë natës, tha komandanti i Forcës Ajrore të Ukrainës të shtunën.

    Gjatë muajit të fundit, ushtria ruse i ka rritur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke i sulmuar termocentralet dhe hidrocentralet e këtij vendi pothuajse çdo ditë.

    Zyrtarët ukrainas kanë thënë se vendi e ka humbur rreth 80 për qind të prodhimin të rrymës nga termocentralet dhe 35 për qind nga hidrocentralet, duke e detyruar Qeverinë ta vendosë reduktime të rrymës në disa rajone.

    Në Rusi, ndërkohë, një rafineri e naftës në rajonin rus Krasnodar e ndërpreu punën, pas një sulmi të dyshuar me dronë mëngjesin e së shtunës, thanë zyrtarët lokalë.

    “Saktësisht 10 UAVs (dronë) fluturuan drejt në rafineri. Kjo shkaktoi zjarr të madh. Mund të ketë dëme të padukshme”, tha Eduard Trudnev, drejtori për siguri i Slavynaks ECO Group, i cili e udhëheq këtë rafineri./REL/

  • Tërmet në Itali, qytetarët dalin në rrugë

    Tërmet në Itali, qytetarët dalin në rrugë

    Lëkundje tërmeti me magnitudë 4 të shkallës Rihter janë regjistruar mëngjesin e së shtunës pranë Napolit në Itali.

    Mediat italiane raportojnë se banorët e Napolit janë zgjuar të frikësuar, ndërsa shumë kanë dalë në rrugë si pasojë e frikës për ndonjë lëkundje edhe më të fortë. Tërmeti ka qenë me epiqendër në zonën e Campi Flegrei, ndërsa thellësia ishte vetëm 3 kilometra.

    “Goditja e mëngjesit të sotëm ishte e fortë. Ne kemi marrë menjëherë masat siç bëjmë zakonisht së bashku me Mbrojtjen Civile në të tilla raste. Për momentin nuk kemi raportime për të lënduar”, ka thënë kryebashkiaku i Pozzuoli, aty ku janë ndjerë më shumë lëkundjet.

    Pas tërmetit të parë janë regjistruar edhe dy lëkundje të tjera më të lehta.

  • EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre

    EULEX: Familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre

    Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka marrë pjesë në aktivitetin e institucioneve të vendit për të përkujtuar të zhdukurit e luftës në Kosovë, në Ditën Kombëtare për Personat e Zhdukur.

    Përmes një njoftimi, EULEX-i ka shprehur solidarizimin “për 1615 personat e zhdukur nga lufta në Kosovë dhe menjëherë pas saj, si dhe me familjet e tyre”.

    “Familjarët e të gjithë personave të zhdukur kanë të drejtë ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre. Ne mbetemi të përkushtuar që të punojmë pandërprerë me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe institucionet tjera përkatëse për t’u ndihmuar atyre që ta përmbushin këtë të drejtë duke i gjetur personat e zhdukur, si dhe duke ndarë këshilla dhe ekspertizë për identifikimin e varreve ende të pazbuluara, kryerjen e zhvarrimeve dhe identifikimin e viktimave”.

    “Nga viti 2009 e deri më sot, EULEX-i i ka marrë pjesë në mënyrë aktive në 800 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 209 zhvarrime. Mbetjet mortore të 501 personave janë identifikuar, duke përfshirë këtu 343 persona të zhdukur”, ka thënë EULEX-i në njoftimin për media.

    Në aktivitetin e organizuar nga autoritetet e Kosovës, ka marrë pjesë zëvendës-shefja e Misionit, Emily Rakhorst.

  • IKD: Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami dhe Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës

    IKD: Ganimete Musliu, Hykmete Bajrami dhe Kusari-Lila gratë deputete më aktive në Kuvendin e Kosovës

    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë.

    Nga të dhënat e raportit që janë nxjerrë, Ganimete Musliu nga PDK-ja, Hykmete Bajrami nga LDK dhe Mimoza Kusari Lila nga VV janë tri deputetet gra me më së shumti deklarata në Kuvendin e Kosovës.

    Ndërsa në bazë të deklaratave të deputetëve, rezulton se 15 deputetë nuk kanë ngritur asnjë çështje nga totali i 2114 deklaratave gjatë vitit 2023, ku prej këtyre deputetëve 9 janë grupit parlamentar të Listës Serbe, një nga GP LV, një nga GP LDK, një nga GP MULTIETNIK, një deputet i subjektit politik GI za Slobodu, Pravdu i Opstanak (GI SPO), një deputet nga Partia Unike Gorane (JGP) dhe Një deputet nga subjekti politik Romani Iniciativa (RI).

  • Turqia goditet nga tërmeti

    Turqia goditet nga tërmeti

    Turqia është godititur nga një tërmet me magnitudë 4.1 në Tercan të Erzincanit në orën 01:30, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).

    Sipas të dhënave zyrtare thellësia e tërmetit ishte 15.67 kilometra është ndjerë në disa krahina përreth.

    Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo dëme materiale.

  • Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve me dhunë

    Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të familjarëve të të zhdukurve me dhunë

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të aktiviteteve për shënimin Ditës Kombëtare të të zhdukurve me dhunë, priti në takim një grup të përfaqësuesve të familjarëve të personave të pagjetur në krye me Bajram Qerkini, drejtor i Qendrës Burimore të Personave të Pagjetur, njëherësh koordinator i Këshillit Koordinues të Asociacioneve familjare të të pagjeturve të Kosovës.

    Presidentja Osmani theksoi se ndriçimi i fatit të të zhdukurve me dhunë është njëra ndër plagët më të rënda që ka Kosova edhe 25 vite pas luftës. Për fat të keq, Serbia akoma vazhdon të mbajë të mbyllura arkivat, përkundër marrëveshjes së Brukselit që e detyron atë t’i hapë ato.

    Presidentja Osmani riafirmoi angazhimin dhe përpjekjen e saj jo vetëm për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, por edhe për të vënë në vend drejtësinë.

  • MPJ në Ditën e të Zhdukurve: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë

    MPJ në Ditën e të Zhdukurve: Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal i Serbisë në luftën e fundit.

    Në ditën kombëtare të të zhdukurve, MPJ thekson se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës nga Serbia.

    “Në ditën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb.

    Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postim në X.

  • Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE

    Knaus: Vuçiqi po bën fushatë të suksesshme kundër Kosovës në KiE

    Kosovës iu miratua raporti pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 16 prill nga Asambleja Parlamentare e kësaj organizate.

    Që kjo të arrihej, u desh punë diplomatike për të bindur shtete të ndryshme.

    Por, derisa para atij votimi Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në KiE, ishte më se e sigurt se do të arrinte dy të tretat e nevojshme, tre javë përpara ministerialit ai është më i rezervuar me parashikime.

    “Nga këndvështrimi i sotëm, shanset janë 50/50 për qind. Hapi domethënës që arritëm me shumicën në Asamblenë Parlamentare sigurisht që ka lënë përshtypje tek qeveritë, ministrat dhe komisionet. Por ka ende shumë për të bërë”, tha politikani socialdemokrat për DW.

    Edhe më skeptik është Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, (ESI).

    Ai thotë se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, po zhvillon një fushatë kundër Kosovës në KiE, për të cilën thotë se ka gjasa të dalë e suksesshme.

    “Ne e vëmë re që presidenti i Serbisë po bën një fushatë të suksesshme për të bindur shtetet kyçe në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës për momentin, duket sikur presidenti Vuçiç do ta fitojë këtë betejë”, i tha ai DW.

    Për Gerald Knaus dhe Frank Schwabe është një gjë e qartë: Kosovës do t’i duhet shumë punë diplomatike në javët e ardhshme, saktësisht deri në mes të muajit maj, kur do të mblidhet Komiteti i Ministrave të KiE-së.

    Ata thonë se, përveç betejave të drejtpërdrejta diplomatike kundër fushatës së presidentit serb Vuçiq, sfidë përbën edhe fakti se në kancelaritë e Evropës mungon vëmendja ndaj vendeve të vogla, duke pasur parasysh problemet serioze me Ukrainën, Rripin e Gazës dhe kërcënimin Izraelit nga Irani.