ATV

Author: G.O.

  • Mbreti Charles III po i kthehet detyrave zyrtare për herë të parë që kur njoftoi se u diagnostikua me kancer

    Mbreti Charles III po i kthehet detyrave zyrtare për herë të parë që kur njoftoi se u diagnostikua me kancer

    Mbreti Charles III do t’u kthehet detyrave zyrtare publike për herë të parë që kur bëri të ditur diagnozën e tij me kancer.

    Monarku britanik, i cili është përkrahës i Macmillan Cancer Support, do të vizitojë një qendër të trajtimit të kancerit për të takuar specialistë mjekësorë dhe pacientë të tjerë, shkruan Sky News.

    Në fillim të muajit shkurt, Mbreti Charles III bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer.

    Që atëherë, organizatat bamirëse të kancerit e kanë vlerësuar ndikimin që ka pasur në rritjen e ndërgjegjësimit publik.

    Qëllimi i vizitës së sotme, ku ai do të takojë për herë të parë një numër më të madh njerëzish, është të tërheqë vëmendjen për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe të nxjerrë në pah kërkimet inovative, të mbështetura nga Cancer Research që zhvillohen në spital. /Telegrafi/

     

  • SBAShK-u proteston të mërkurën

    SBAShK-u proteston të mërkurën

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se nesër më 1 maj, do të organizojë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    Ata lajmëruan se bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut do protestojnë për 11 ankesa.

    Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10:30 deri në 11:00, në oborrin e Bibliotekës Kombëtare.

    “Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel “Grand dhe Sheshit Zahir Pajaziti për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë. Me të arritur (rreth orës 12) aty kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes mikrofonit shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

    “Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij kryetari nga sektori privat Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson”, shkruan tutje aty.

     

     

  • Shpargu mund të parandalojë dhimbjen e kokës

    Shpargu mund të parandalojë dhimbjen e kokës

    Shkencëtarët nga Instituti për shkencë mjekësore në Universitetin Jeju në Korenë Jugore kanë dëshmi që aminoacidet nga kjo perime lehtësojnë simptomat e migrenës dhe mbrojnë mëlçinë nga toksinat.

    Nëse nuk dëshironi vuani nga migrena, mos pini për së tepërmi alkool. Në fakt, kjo është metoda e vetme e sigurt kundër të përzierave dhe dhimbjeve. Megjithatë, adhuruesit e alkoolit para daljes pinë qumësht dhe hanë bukë dhe pinë ujë para se të bien në gjumë. Shkencëtarët propozojnë edhe një metodë të re.

    Në studimin e publikuar në “Journal of Food Science” hulumtuesit kanë analizuar komponentët e shpargut të ri dhe kanë vëzhguar efektin në organizmat e gjallë, qeliza dhe njerëz.

    Udhëheqësi i hulumtimit Y. Kim thotë: “Helmimi i qelizave ka qenë dukshëm më i vogël pas konsumimit të shpargut”. Ata kanë konstatuar edhe që gjethet e imëta, të petëzuara të shpargut janë më të pasura me aminoacide dhe minerale, pra edhe më efikase në parandalimin e dhimbjes së kokës.

    Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që shpargu është i pasur me aminoacide, të cilat stimulojnë funksionin e enzimave, çka përsëri shpejton shpërbërjen apo tret jen e alkoolit në trup.

    Shpargu shpesh përdoret në mjekësi alternative sepse konsiderohet që vepron kundër kancerit. Përdoret edhe te shërimi i kërpudhave, infeksioneve, por vepron edhe si diuretik.

    Kjo perime është me pak kalori, ndërsa e pasur me vitamina, minerale dhe fibra. Vlera energjetike e 100 gramë shpargu është vetëm 35 kalori, sepse pjesën më të madhe e përben uji (93 për qind), derisa 1,7 për qind bie në proteina, 2.6 për qind në karbohidrate dhe 0,7 në yndyra.

    Nga vitaminat dhe mineralet, më së shumti ka kalium dhe kalcium, magnez, hekur, fosfor; bakër, mangan, selen dhe zink, vitaminë B6, vitaminat A, C, K dhe E, tiaminë, riboflavinë, rutinë, niacinë.

    Është interesante që aminoacidi asparagin, i cili gjendet në sasi të mëdha në shparg, emrin e ka marrë pikërisht nga shpargu.

  • Presidentja Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

    Presidentja Osmani i falënderon deputetët evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropianë për mbështetjen ndaj Kosovës.

    Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se Kosova ishte “e bekuar” që kishte miq, aleatë, avokatë të panumërt e eurodeputetë që na qëndruan pranë.

    “Ata pamëshirshëm mbështetën vendosmërinë tonë të qartë ndaj BE-së, përkrahën me këmbëngulje përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe ishin kampionë të vërtetë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

    Ajo i ka falënderuar të gjithë eurodeputetët që ngritën zërin për popullin e Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë rrugë siç është shprehur ajo “të papenguar”.

     

  • Ministrja Haxhiu e ministrja Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

    Ministrja Haxhiu e ministrja Hajdari do të raportojnë në komisionet e Kuvendit

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojnë në Komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës.

    Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

    Mbledhja e këtij komisioni fillon në orën 11:00.

    Kurse në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, do të ketë diskutim në Komision lidhur me çështjen e rritjes së numrit të prokurorëve që do të merren me krime të luftës dhe krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe për këtë të ftuar janë Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë dhe Ardian Hajdaraj, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Mbledhja do të fillojë nga ora 13:00.

  • Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

    Sot në Kuvendin e Kosovës bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi

    Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi.

    Homazhet do të bëhen nga ora 10:00 deri në ora 12:00 në hollin e Kuvendit.

    Lajçi ka vdekur ditën e hënë.

    Lajçi ka përfunduar gjimnazin në Pejë dhe Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

    Ai ishte ish i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

    Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur udhëheqësit e vendit si dhe liderët politikë.

  • Disa arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

    Disa arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

    Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në shëndet.

    Vezët ofrojnë rreth 6 gramë proteinë të një cilësie të lartë. Sipas të dhënave kjo do të thotë se vezët ofrojnë të gjithë amino acidet që duhet të merrni nga ushqimet, madje po aq sa mishi.

    Proteina konsiderohet si një nga ushqyesit më përmbushës për shëndetin e njeriut. Gjysma e sasisë së proteinës gjendet tek e verdha e vezës.

    Vezët frenojnë urinë

    Një mëngjes i pasur me vezë e mban nën fre urinë për më gjatë në krahasim me ushqimet e tjera me bazë drithi. Disa studime thonë se njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur dhe hanë më pak në drekë.

    Vezët mbrojnë shëndetin e syve

    Vezët janë të pasura me luteinë, një pigment që është kryesisht i përqendruar edhe tek retina e syrit. Luteina i mbron sytë nga dëmtime të ndryshme si pasojë e plakjes por edhe nga dëmet e dritës blu që emetohet nga celularët, tabletët dhe laptopët.

    Ky lloj ndriçimi besohet të jetë kontribuues në shfaqjen e kancerit, mbipeshës dhe sëmundjes së syve.

    Vezët nuk bllokojnë enët e gjakut

    Për vite me radhë, vezët kanë qenë në ‘bankën e të akuzuarve’ për ‘krime’ të paqëna ndaj shëndetit. Shakatë mënjanë, vezët besoheshin të rrisnin nivelin e kolesterolit dhe bashkë me të, rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Tani, shkencëtarët besojnë se vezët nuk janë të rrezikshme për enët e gjakut dhe nuk i bllokojnë ato.

    Vezët për masën muskulore

    Njeriu nis të humbë masë muskulore që pas moshës 30 vjeçare. Masa muskulore nis të bjerë me 5 për qind për çdo dhjetë vjet. Humbja e saj e bën njeriun të ndihet i plogësht dhe rrit shanset e frakturave. Aktiviteti fizik, veçanërisht ai i fokusuar tek forca dhe qëndresa ju ndihmojnë të ruani masën muskulore. Vezët dhe proteina që ato ofrojnë ushqejnë muskujt pas stërvitjes dhe i mbrojnë ato.

  • Ata që zgjohen herët më produktivë dhe të kënaqur

    Ata që zgjohen herët më produktivë dhe të kënaqur

    Ju ndoshta do të ndaloni të shtyni alarmin tuaj të orës pasi të lexoni këtë artikull. Përderisa zgjimi në mëngjes mund të jetë i vështirë, del se ka një marrëdhënie mes suksesit, parasë dhe alarmit tuaj.

    Dhe përderisa ne të gjithë jemi të vetëdijshëm ndaj rëndësisë së një gjumi të mirë gjatë natës, sa prej nesh flemë mirë? Ata të cilët janë më të suksesshëm po. Nga sa herë ata shtypin butonin ‘’snooze’’ në mendimet e tyre të para kur zgjohen, një sondazh i fundit nga Sleep Junkie pyeti 1,000 Amerikanë për shprehitë e tyre për të zbuluar marrëdhënien në mes gjumit, parasë dhe suksesit.

    Shumica e meshkujve (56 përqind) dhe femrave ( 48 përqind) thanë se gjëja e parë për të cilën mendojnë kur hapin sytë e tyre është paraja dhe puna. Përtej kësaj, mendimet e tyre të radhës janë punët të cilat duhet t’i përfundojnë. Në fakt, gjërat e tjera të rëndësishme si ushqimi, shokët dhe familja janë gjërat e fundit për të cilat ata mendojnë, shkruan Ekonomia Online.

    Pavarësisht se a jeni shkrimtar, mësues apo shitës, lloji i punës që keni gjithashtu do të ndikojë në shprehitë tuaja të gjumit. Nga 11 industri të ndryshme, njerëzit në marketing flinin më së shumti gjatë natës, me një mesatare rreth 7.1 orëve. Padyshim, avokatët dhe tjerët profesionistë ligjorë kishin mesataren më të ulët të gjumit prej 6.67 dhe kishin më së paku gjasa të shtypnin butonin ‘’snooze’’. Ata në qeveri kishin më shumë gjasa të shtypnin atë buton. Kur ishte fjala tek zgjimi i hershëm, profesionistët e financave dhe sigurimit kishin mesataren më të hershme të zgjimit në 6:40, dhe profesionistët mjekësorë në 6:43.

    Sipas sondazhit, edhe kënaqësia në punë dhe pagat ishin më të larta për njerëzit të cilët u zgjuan më herët. Njerëzit të cilët thanë se u zgjuan në 5, po sjellnin një mesatare prej 46,000 dollarëve në vit, e cila ishte paga më e madhe nga pjesëmarrësit e sondazhit. Edhe ata të cilët u zgjuan në 7 po fitonin më pak se sa ata të cilët zgjoheshin shumë herët, duke raportuar një mesatare prej 35,000 dollarëve në vit.

    Sigurisht, gjumi gjithashtu kishte një ndikim direkt në shëndetin mendor të një personi. Ajo që një person bën para gjumit ndikon në pushimin dhe shëndetin e tij. Kur iu kërkuan të identifikonin se sa të shëndetshëm mendonin se ishin, pjesëmarrësit u identifikuan në një shkallë nga ‘’tërësisht jo të shëndetshëm’’ në ‘’tërësisht të shëndetshëm’’. Njerëzit e vonshëm, quanin veten jo të shëndetshëm( e njëjta ishte e vërtetë edhe për pjesën tjetër). Në fakt, njerëzit të cilët u zgjuan më herët dhe quajtën veten të shëndetshëm kishin më shumë gjasa se çdo grup tjetër të lexonin një libër para gjumit. Njerëzit jo të shëndetshëm të cilët zgjoheshin vonë e pranuan se kalojnë kohë në kompjuterin, telefonin e mençur apo tabletin e tyre para se të flinin.

  • Lirimi i Valon Zymberit konsiderohet i padrejtë nga pala e dëmtuar

    Lirimi i Valon Zymberit konsiderohet i padrejtë nga pala e dëmtuar

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ   

    Mosmarrëveshjet nuk i kishin lënë në fushën e lojës.

    Pasditen e 24 prillit, disa persona bashkë me drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin konfrontuan fizikisht udhëheqësin e tifozëve të këtij klubi, Taulant Byqmetin.

    Grushtet nuk u ndalën as kur dolën nga lokali që është në pronësi të Byqmetit.

    Kështu, policia kishte arrestuar Valon Zymberin e dy tëtjerët që kishin nisur përleshjen.

    Në seancën dëgjimore, Gjykata vendosi që treshes t’ua ndalojë t’i afrohen personave të caktuar, dhe I obligoi të lajmërohen në polici.

    Vendimi si I tillë, nuk po konsiderohet I mjaftueshëm, nga avokati mbrojtës i Taulant Byqmetit.

    “T’i hyhet njerit në vendin e punës, në prezencë tëfamiljes e publikut, është e papranueshme. Kjo shaqë hije të zezë. Të sulmohet njeri me karrige. Besoj fuqishëm se ndaj tyre duhet të caktohet masa e paraburgimit. Sepse është rast skandaloz”, deklaroi avokati Salihu.

    Pas lirimit të Valon Zymberit, Klubi Futbollistik Drita, kishte lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me ngjarjen.

    “Në rastin e sulmit të ndodhur, është e qartë se reagimi i Drejtorit Sportiv është ndikuar nga faktorë emocional dhe tensione të krijuara nga përballja me sharjet dhe presionin psiqik duke i përmendur ngjitjen e fotografive nëpër shtylla dhe vende publike të Valon Zymberit me sharje dhe nënqmime. Drejtori Sportiv z. Valon Zymberi është sharë me grua, motër dhe vajzë në prani të familjarëve”, thuhet në deklaratën e klubit futbollistik ‘Drita’.

    Kështu, Zymberi vazhdon të mbetet drejtor sportiv I klubit, meqë sipas deklaratës zyrtare, nuk ka shkelur statutin e klubit./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=Bn75Bm8Vqog

  • Këto janë mëditjet e krerëve dhe ministrave, në udhëtimet jashtë vendit

    Këto janë mëditjet e krerëve dhe ministrave, në udhëtimet jashtë vendit

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI   

    Përveç pagesave për udhëtime zyrtare që krerët e institucioneve i bëjnë e që buxhetit të shtetit I kushtojnë mijëra euro, shuma të vogla nuk janë as mëditjet që ata i marrin.

    Mbi 8 mijë euro është shuma që Presidentja Vjosa Osmani mori para të gatshme si mëditje për udhëtimezyrtare jashtë vendit për vitin 2023.

    Në deklarimin e saj vjetor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, kjo shumë është me e madhe se e një viti paraprak, kur e para e shtetit mori mbi 7 mijë e 600 euro.

    Më shumë shpenzime gjatë viti 2023 kishte edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i cili si mëditje mori afro 3 mijë e 600 apo gjashtëfishin e shumës tënjë viti më parë.

    Ndërkaq, për kryeministrin Albin Kurti nuk ka asnjë tëdhënë sa i përket mëditjeve. Nga APK, thonë se mungesa e informacionit të Kurtit për mëditje ndodh nëdy raste, kur ai nuk ka pranuar të marr mëditje për udhëtime jashtë vendit, ose i njëjti ka shpenzuar nën 3 mijë euro gjë e cila nuk e penalizon atë, edhe nëse nuk e deklaron.

    Në anën tjetër, Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, mëditje për udhëtime jashtë vendi mori afro 5 mijëeuro shumë kjo pothuajse e njëjtë më një vit paraprak.

    Buxhetit të shtetit mëditjet e Ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci i kushtuan mbi 3 mijë euro.

    Shumë gati të njëjtë mori edhe Ministri i BujqësisëFaton Peci mbi 2 mijë e 500 euro.

    Ndërkaq Ministri i Punëve të Brendshëm Xhelal Sveçla, gjatë viti 2023, shpenzoi mbi 2 mijë e 200euro, shumë kjo më e vogël se në vitin 2022 ku i mori afro 3 mijë e 600 euro.

    E shefi i kuletës, Hekuran Murati u tregua mëkursimtar. Ai mori mëditje mbi 1 mijë euro shumë kjo e njëjtë më një vit paraprak.

    Shumë përafërsisht të njëjtë mori edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

    Për më klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=b_FI0BXg5_c