ATV

Author: G.O.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Kadri Veselit.

    Në seancën e sotme e cila fillon në orën 10:00, pritet të dëshmoi dëshmitrari i 62-të. Kryetari i trupit gjykues të hënën ka theksuar se dëshmitari i radhës është me videolidhje.

    Të hënën e ka përfubduar dëshminë e tij dëshmitarit të 61-të.

  • Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

    Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

    KEDS-i ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe si rezultat në disa vende nuk do të ketë rrymë.

    Ky është orari:

    Prishtinë

    Nga TS 35/10kV Koliqi do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Keçekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Keçekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc dhe Mutivodë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërpritet

    Dalja 10kV Llapushnik (kodi: 16100028) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Berisha, Novosella de hKleçka.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Nga TS 35/10kV Fushë-Kosova do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Fushë- Kosova I (kodi: 15018006) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

    Vendet: Nakarada, Dardhishta, Lismiri, lagjja Tërnavët.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

    Nga TS 35/10kV Badovci do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Mramor-Slivovë (kodi: 10014001) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

    Vendet: Mramori, Slivova, Brusi, Busia, Zllasha, Viti e Marevcit dhe Mareci.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive.

    Punime në projekte investive

    Nga NS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Micro 1 (kodi: 19100008) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    Vendet: Rr.Zija Shemsiu, Rr.Arbnor & Astrit Dehari Lok, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, 19.Bulevardi Dëshmorët e Kombit D/2 HY.IV-A/2-15 Rr. Zija Shemsiu, pranë QKU-ës, 2. Ulpiana U3  VI.POD, 19.Bulevardi Dëshmorët e Kombit BB D1 HyrI ,nr.14.

    Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjave të reja, LOT 43 (2022) Feeder 6 – Ulpiana.

    Nga NS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërpriten TS-at:

    TS 10/04[kV] TS D 6 (kodi: 19100016112) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    TS 10/04[kV] TS D 9 (kodi: 19100016113) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    Vendet: Një pjesë e Ulpianës.

    Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjave të reja, LOT 43 (2022) Feeder 6 – Ulpiana.

    Nga NS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërpriten TS-at:

    TS 10/04[kV] U 1 (kodi: 19100017012) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    TS 10/04[kV] C 7 (kodi: 19100017013) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    TS 10/04[kV] Hoteli i Vetmuar (kodi: 19100017014) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    TS 10/04[kV] Instituti i Kimisë (kodi: 19100017017) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    TS 10/04[kV] Bibloteka Universitare (kodi: 19100017018) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    TS 10/04[kV] S 11 (kodi: 19100017056) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    TS 10/04[kV] Raiffaisen Bank (kodi: 19100017069) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    Vendet: Hyzri Talla 1-V-11, Rr. Henry Dynan, Rr.Agim Ramadani, 2. Ulpiana C7 Hy VI , nr. 14.

    Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjave të reja, LOT 43 (2022) Feeder 6 – Ulpiana.

    Nga NS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërpritet:

    TS 10/04[kV] TS Mikro 4 (kodi: 19100010040) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    Vendet: Rr.Pal Palucaj Nr.2/A.

    Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjave të reja, LOT 43 (2022) Feeder 6 – Ulpiana.

    Nga NS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërpritet:

    TS 10/04[kV] TS Mikro 3 (kodi: 19100016052) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    TS 10/04[kV] TS Soliterat (kodi: 19100016029) nga ora 09:00 deri në 17:00.

    Vendet: 19.Bulevardi Dëshmorët e Kombit, 17.Rr.Agim Ramadani nr.14.

    Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i linjave të reja, LOT 43 (2022) Feeder 6 – Ulpiana.

    Punime nga palët e treta

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërpritet:

    TS 10/04 kV TS”3B Projekt B.Rr.Canaj (kodi: 19000076169) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

    TS 10/04 kV TS Bujar Hasani”BTB Holding” (kodi: 19000076174) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

    TS 10/04 kV TS Sami Rexha”Euro Keni” (kodi: 19000076268) nga ora 10:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Objektet 3B Projekt,BTB Holding, Euro Keni.

    Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas  PEE dhe projektit të aprovuar.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërpritet:

    TS 10/04 kV TS Fuad Pashë Dibra (kodi: 19000073305) nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

    Vendet: Rr.1 Tetori.

    Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 0,4kV  sipas zgjidhjes teknike.

    Pejë:

    Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Radavci (kodi: 50000004) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogna, Jabllanica e Madhe dhe BRRE-Hidrocentrali Radavci.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Nga TS 110/10kV Klina do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Jashanica (kodi: 52000003) prej orës 11:00 deri në ora 14:00.

    Vendet: Pograxh, Çupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë , si  dhe Led Light Tehnology-BRRE.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive dhe ndërrimi i shtyllave.

    Prizren:

    Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Rapça  (kodi: 30036009) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Rapça e Ulët, Rapça e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Kërsteci i Ulët, Kërsteci i Naltë Rrenci, Ferma  TS- Berham Jonuzi,TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë, TS-Ujësjellësi Brezne.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje preventive e daljes 10kV, shtrëngimi  i përçuesve, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar.

    Punime në projekte investive

    Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] J15 Rahoveci (kodi: 30000015)nga ora 09:00-09:30 dhe nga ora 16:30-17:30.

    Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I, Tulltorja II.

    Arsyeja:  Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i uarave të tensionit të mesëm.

    Nga TS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të ndërpritet:

    TS 10/04[kV] TS Atmaxha I (kodi: 30000015007)nga ora 09:00 deri në ora 17:30.

    TS 10/04[kV] TS Atmaxha II (kodi: 30000015008)nga ora 09:00 deri në ora 17:30.

    TS 10/04[kV] TS Atmaxha IV (kodi: 30000015053)nga ora 09:00 deri në ora 17:30.

    Vendet: Atmaxhë.

    Arsyeja: Projekte Investive, vendosja e konsollave dhe shtrirja e kabllos( XHE-48/0 A 3×70 mm2), si dhe lëshimi në punëi rrjetit të ri në projektin Atmaxha 2 Lot 16.

    Mitrovicë:

    Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Maxhunaj (kodi: 73000011) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Dumnicë, Samadrexhë, Cicilia, Sllakovc,  Ropica, Vilanci dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive- vendosja e shtyllave 10 [kV] në Pestovë.

    Nga TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Novolani (kodi: 73000005) prej orës 09:00 deri në ora 14:00.

    Vendet: Një pjesë e Bukoshit, Novolani, Kolla, Vërnica, Rezniku, Shallci, Druvari dhe Mihaliqi.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, bartja e rrjetit 10kV nga shtylla e dëmtuar në shtyllë të re në fshatin Druar.

    Gjakovë:

    Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Denji (kodi: 82081007) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë, Ratkoc (një pjesë).

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Punime në projekte investive

    Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërpritet:

    NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00  deri në ora 16:00.

    Vendet: Rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumator), Imer Krasniqi (7 konsumator), 605 Hamdi Berisha (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Viliam Voker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Viliam Voker. Fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumatorë) dhe Senik (1 konsumatorë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 557 Bedri Berisha (1 konsumator). Fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleçan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

    Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë, si dhe ndrrimi i izolatorëve 35kV.

    Gjilan:

    Nga TS 35/10kV Artanë do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Kolonija e vjetër (kodi: 60024001) prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

    Vendet: Kolonija e Vjetër, Kolonija e Minatorëve, Tullar, Jasenovik dhe Qeranovik.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Nga TS 110/35/10 kV Vitia do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Stublla (kodi: 61067001) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

    Vendet: Stublla, Vërbovci, Gërnçari, Podgorci, Gurthyesi MISINI, Gurthyesi BENTAKOSI i Ri, Gurthyesi MOGILLTE, Fabrika e Ujësjellësit dhe Godeni.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i izolatorëve, shtrëngimi i përçuesve në degëzimin kryesor.

  • Shkencëtarët krijojnë edhe bletët robot, ja si duken

    Shkencëtarët krijojnë edhe bletët robot, ja si duken

    Shkencëtarët kanë krijuar një bletë-robot gjigante që mund të fluturojë edhe në tufë.

    BionicBee është 22 cm e gjatë dhe peshon më pak se një fetë buke.

    Kërkuesit e Festo’s Bionic Learning Network kanë krijuar më parë robotë të frymëzuar nga milingonat, kangurët e deri te oktapodi.

    BionicBee është objekti më i vogël fluturues që kanë shpikur.

    Brenda tij ka një mekanizëm për krahët, një pajisje për t’u lidhur me kompjuterin qendror dhe disa komponentë që krahët të përplasen duke imituar lëvizjen natyrale të bletëve.

    Secila bletë ka një sistem GPS brenda që të mund të gjejë vendin e vet në një hapësirë 3D dhe të shpërndajë të dhëna me bletët e tjera robot të ‘tufës’.

    Duke përdorur të dhëna në kohë reale, sistemi parashikon fluturimin optimal që secila bletë duhet të ndjekë për të ruajtur formacionin e tufës dhe të shmangë përplasjet.

    Në këtë mënyrë, bletët lëvizin njësoj si insektet e vërteta.

    U deshën dy vite për zhvillimin e këtij projekti, por ende nuk do të shihni bletë robot vërdallë.

    Pajisja është vetëm një prototip dhe nuk ka ende plane që të vendoset menjëherë në përdorim.

    Sipas shkencëtarëve, ide të tilla janë një formë “shkëmbimi idesh” dhe me kohën “do të përcaktojnë si këto koncepte mund të integrohen në botën e vërtetë”.

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

    Gjatë orëve të pasdites, pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, njofton Meteo Kosova.

    Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-42 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C.

  • Stano: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borellit

    Stano: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borellit

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do të diskutojë për masat e BE-së bazuar në një raport te Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, lidhur me përmbushjen e kushteve nga ana e Kosovës.

    “Për masat, në përputhje me Konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së”, ka thënë Stano.

    Satno ka folur edhe për zgjedhjet e fundit në Veri që u mbajtën për të larguar kryetarët shqiptarë.

    Ai ka theksuar se Kosova e ka mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale përmes votimit për kthimin e kryetarëve të komunave, derisa thotë se organizimi i votimit ka pasur disa sfida, si vendosja e kamerave të sigurisë.

    Gjithashtu thotë se vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës që të tërhiqen nga procesi dhe thirrja për bojkot, kanë çuar në një sërë vështirësish, përfshirë krijimin e komisioneve në qendra të votimeve pa asnjë anëtarë serb të Kosovës.

    Stano si sfidë e ka përmendur edhe vendimin e drejtorëve të shkollave serbe në Veri për të mos lejuar përdorimin objekteve shkollore për votime.

    “Kjo ka krijuar sfida serioze për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo gjithashtu pengoi qasjen e qytetarëve në informacione të sakta për vendndodhjet e reja të vendvotimeve”, ka thënë Stano për Espress.

    Stano ka thënë se BE shpreh keqardhje që serbët e Kosovës në Veri e kanë çuar dëm një mundësi për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarët “që do të ishin vërtet përfaqësues”.

    Sipas zëdhënësit të BE-së, rezultati nuk kontribuon në uljen e tensioneve dhe në shtrimin e rrugës për kthimin e serbëve në institucione, gjë që thotë se është esenciale për normalizimin e raporteve.

    Stano për masat ka folur edhe në një konferencë për media gjatë kësaj jave, kur është pyetur për kërkesat e drejtuesve të institucioneve të Kosovës që ato të hiqen. Ai ka thënë se masat do të hiqen vetëm kur të vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jo politikanët e Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës në vazhdimësi kanë kërkuar heqjen e masave, duke thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet.

  • Ferizaj/ Ndalohen katër persona për pjesëmarrje në rrahje, njëri prej tyre po kërkohej ndërkombëtarisht

    Ferizaj/ Ndalohen katër persona për pjesëmarrje në rrahje, njëri prej tyre po kërkohej ndërkombëtarisht

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ndaluar katër persona në Ferizaj, tre të kërkuar për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje” dhe një person i kërkuar me “Urdhërarrest ndërkombëtar”.

    Me datën 17.10.2023 rreth orës 00:30 Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informatë se në një lokal kishte të shtëna me armë të zjarrit.

    Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se pas një zënke një person me armë të zjarrit (pistoletë) kishte shtënë në drejtim të një personi tjetër, ndërsa ishin përfshirë edhe në rrahje dhe tre të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.

    Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, nën autorizim të prokurorit të shtetit, pasi kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet dhe kërkimin e personave të dyshuar.

    Mbrëmë rreth orës 23:43, ekipe të policisë së Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) dhe të Njësisë së Narkotikëve në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj kanë ndaluar një veturë Audi me targa të Maqedonisë së Veriut.

    Gjatë legjitimit të personave dhe kontrollimit të veturës janë gjetur tri armë zjarri (pistoleta) dhe sasi e municionit. Ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacionin e policisë, konkretisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve me dyshimin si persona të kërkuar, të përfshirë në raste kriminale, ndërsa tre nga ta kanë prezantuar dokumente identifikimi të rrejshme.

    Gjatë verifikimit të personave ka rezultuar se tre personat ishin të dyshuar dhe të kërkuar për rastin në Ferizaj të datës 17.10.2023:

    – A.K, mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 45 vjeçar, i dyshuar për “Vrasje e mbetur në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje”

    – S.R, mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 40 vjeçar, i dyshuar për pjesëmarrje në rrahje

    – F.T, mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 40 vjeçar, i dyshuar për pjesëmarrje në rrahje.

    Ndërsa, personi B.K, mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 42 vjeçar, ka rezultuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, i lëshuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

    Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore dhe procedura tjera për ekstradimin e personit të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.

  • Rusia fut Zelenskyn në listën e personave të kërkuar

    Rusia fut Zelenskyn në listën e personave të kërkuar

    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është publikuar në bazën e të dhënave të ministrisë.

    Zelensky kërkohet për akuza penale, por nuk saktësohet se për çfarë akuze bëhet fjalë. Për më tepër, nuk dihet se kur është futur emri i Zelenskyt në listë.

    Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, po ashtu është futur në listën e personave që Rusia i kërkon.

    Edhe në të kaluarën, autoritetet ruse kanë vendosur emrat e zyrtarëve dhe politikanëve ukrainas në listën e personave të kërkuar. Dhjetorin e vitit të kaluar, Ministria e Brendshme e Rusisë vendosi kreun e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, gjenerallejtënant Kirill Budanov, në listën e personave të kërkuar.

    Pranverën e kaluar, një gjykatë në Moskë ngriti aktakuza në mungesë ndaj tij për krijimin e një komuniteti terrorist, për kryerjen e një sulmi terrorist nga një grup personash dhe për posedim të armëve dhe mjeteve plasëse.

    Më 3 maj, mediat ruse raportuan se në listën e personave të kërkuar të Rusisë ishin shtuar se sekretari për Siguri Kombëtare dhe i Këshillit të Mbrojtjes të Ukrainës, Aleksandr Litvinenko, ish-ministri ukrainas i Financave, Aleksandr Shlapak, dhe ish-kreu i Bankës Qendrore të Ukrainës, Stepan Kubiv./REL/

  • Raportohet për përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

    Raportohet për përparim në bisedimet për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit

    Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po merr pjesë në bisedimet në Kajro, përderisa media shtetërore e Egjiptit raportoi për “përparim të dukshëm” në bisedimet për armëpushim me Izraelin.

    Ndërkaq, një zyrtar izraelit ka minimizuar mundësinë e një ndalje të plotë të luftës në Gazë, që u nxit pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor.

    Presioni është rritur për arritjen e një marrëveshjeje, teksa kriza humanitare në Gazë është thelluar dhe Izraeli, në anën tjetër, po insiston se do të nisë një ofensivë në Rafah, qytetin më jugor të territorit.

    Mbi 1 milion palestinez po strehohen në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, teksa shumë kanë ikur në veri të Gazës dhe sipas Kombeve të Bashkuara, banorët në këtë zonë po përballen me uri.

    Ndërmjetësit egjiptianë dhe amerikanë ditëve të fundit kanë raportuar se ka shenja për kompromis, por shanset për t’u arritur një marrëveshje ende nuk janë të mira, pasi çështja kyçe ende nuk është zgjidhur dhe ajo është nëse Izraeli do të pajtohet t’i japë fund luftës pa arritur qëllimin e tij: shkatërrimin e Hamasit.

    Media shtetërore egjiptiane, Al-Qahera raportoi më 4 maj se është arritur konsensus për shumë çështje, por nuk ofroi më shumë detaje. Hamasi ka bërë thirrje për përfundimin e plotë të luftës dhe tërheqjen e të gjitha forcave izraelite nga Gaza.

    Lufta ka vrarë më shumë se 34.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë. Ndërkaq, si pasojë e sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor janë vrarë afër 1.200 persona dhe janë rrëmbyer afër 250 të tjerë. Izraeli ka thënë se radikalët e Hamasit ende po mbajnë afër 100 pengje dhe mbetjet mortore të më shumë se 30 të tjerëve.

    Një zyrtar i lartë izraelit, që foli në kushte anonimiteti lidhur me negociatat që po vazhdojnë, minimizoi mundësinë që të ketë një përfundim të plotë të luftës. Ky zyrtar tha se Izraeli është i përkushtuar që të kryejë ofensivë në Rafah dhe i tha agjencisë Associated Press se shteti nuk do të pajtohet në asnjë rrethanë që t’i japë fund luftës, si pjesë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.

    Sipas propozimit të Egjiptit – që është ndërmjetës i bisedimeve –një armëpushim gjashtëjavor do të zhvillohej përmes tri fazave, që parasheh lirimin e pjesshëm të pengjeve dhe tërheqjen e disa trupave izraelite./REL/

  • ​Arsenali nuk lëshon pe për titull, mposht me lehtësi Bournemouthin

    ​Arsenali nuk lëshon pe për titull, mposht me lehtësi Bournemouthin

    Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Premier Ligës mes Arsenalit dhe Bournemouthit, ku vendasit po vazhdojnë të ëndërrojnë për titull.

    Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali e ka mposhtur me lehtësi Bournemouthin me shifrat 3:0, raporton KosovaPress.

    Golat për “Topçinjtë” i shënuan Bukayo Saka (minuta e 45’), Leandro Trossard (minuta e 70’) dhe Declan Rice (minuta e 90+7’).

    Me fitoren e sotme, Arsenali ngjitet në kuotën e 83 pikëve në vendin e parë, katër sosh më shumë se Manchester City në vendin e dytë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

    Në anën tjetër, Bournemouthi zë vendin e 10 me 48 pikë të arkëtuara.

    Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Arsenalit.

  • ​14 viktima nga përmbytjet në Indonezi

    ​14 viktima nga përmbytjet në Indonezi

    Të paktën 14 njerëz kanë humbur jetën kur përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi prej rreth 20 mijë banorësh, njoftuan sot mediat e këtij vendi aziatik.

    Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të cilat arritën deri në tri metra lartësi në disa zona, tha Antara News, duke cituar Agjencinë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.

    Shiu i madh shkaktoi gjithashtu rrëshqitje dheu në rrethin Luwu, Sulawesi Jugor.

    Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut goditën 13 nën-qarqe, duke përfshirë Suli, Latimojong, West Suli, South Ponrang, Ponrang, Bupon, Larompong, South Larompong, Bajo, West Bajo, Kamanre, Belopa dhe Belopa e Veriut, tha agjencia.

    Ekipet e shpëtimit dhe të ndihmës kanë arritur tashmë në zonat e prekura për të ndihmuar njerëzit pasi përmbytjet deri më tani përmbytën mbi 1000 shtëpi dhe autoritetet evakuuan 1385 njerëz në vende të sigurta.

    Lumenjtë Rongkong dhe Baliease, të vërshuar për shkak të shiut që nga e premtja, shkaktuan gjithashtu dëme në 104 shtëpi dhe fshinë plotësisht 42.

    Autoritetet thanë se përmbytja shkaktoi gjithashtu dëmtime në rrugë, një urë dhe 14 motoçikleta dhe makina. /AA