ATV

Author: G.O.

  • 51 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

    51 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar gjithsej 51 aksidente trafiku.

    Siç njoftoi Policia, prej tyre 24 aksidente ishin me të lënduar, ndërsa 27 të tjera me dëme materiale.

    Tutje, në raportin policor thuhet se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 718 gjoba trafiku.

  • ​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete po përgatiten ta bllokojnë votimin

    ​Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete po përgatiten ta bllokojnë votimin

    Në prag të votimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka reaguar Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet.

    Knaus përmes një postimi në rrjetin social X ka thënë se disa vende anëtare të KiE-së, si Gjermania e Franca po përgatiten ta bllokojnë votimin.

    “Në këtë moment disa vende anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën po përgatiten të bllokojnë një votim për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë Parlamentare në prill”, shkruan Knaus.

    Sipas tij kjo pason fushatën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    “Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë Vuçiq, duke përfshirë një apel personal drejtuar presidentit Macron që të mos lejojë një votim dhe një angazhim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafal”, ka shkruar ai.

    Para disa javëve Kosova morri shumicën e votave nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    Derisa gjatë muajit maj ky votim do të bëhet edhe nga Komiteti i Ministrave.

  • Ekspertët – qeverisë: Mos përmendni terme luftë dhe pasiguri, investitorët mund të largohen

    Ekspertët – qeverisë: Mos përmendni terme luftë dhe pasiguri, investitorët mund të largohen

    Njohësit e ekonomisë dhe çështjeve të sigurisë në vend po bëjnë thirrje që zyrtarët shtetëror të kenë kujdes në deklaratat e tyre kur përdorin terme luftë dhe konflikt, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tyre deklarimet e fundit të zyrtarëve, ku theksojnë se në Kosovë mund të ketë luftë, janë frikësim për investitorët e huaj dhe të gjithë ata që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Kosovë.

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kërkuar që zyrtarët shtetëror ti zëvendësojnë deklaratat që frikësojnë investitorët, me deklarime se Kosova është e sigurt për investitorë.

    “Termi luftë është një frikësim i qytetarëve, i investitorëve dhe është term i vrazhdë për gjithë ata që e përdorin. Ky term do të duhet të hiqet nga përdorimi i krejt zyrtarëve të Kosovës dhe të zëvendësohet me termin e zhvillimit ekonomik të Kosovës së sigurt për investime, të Kosovës me prosperitet dhe në këtë formë ne do të ngritim besimin tek investitorët e huaj, por njëkohësisht edhe siguri në vendin tonë”, ka thënë ai.

    Shahini ka thënë se Kosova është vendi më i sigurtë në gjithë Ballkani Perëndimor marr parasysh që në Kosovë janë të përqendruara forcat ushtarake të NATO-së, sipas tij, për këtë investitorët janë të sigurtë të investojnë në Kosovë.

    “Kosova është vendi më i mbrojtur nga gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë, nga NATO-ja, nga Këshilli i Sigurimit dhe rezoluta 1244 prandaj njerëzit që përdorin termin luftë, konflikt ata janë njerëz të dobët. Kjo i shkon në favor Serbisë e cila gjithmonë edhe në Këshill të Sigurimit thotë se në Kosovë nuk ka siguri për serbët, e asnjë qytetar. Këto terma njëkohësisht i godasin investitorët e huaj që në Kosovë të mos shkojnë se atje mund të ketë luftë dhe askush nuk shkon që të investoj në një vend ku mund të ketë, në thonjëza luftë”, ka thënë ai.

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se në aspektin terminologjik dhe substancial përdormi i termit luftë, nxit reagim e shqetësime të qytetarët, te faktori ndërkombëtar dhe tek investitorët e jashtëm.

    Ai ka bërë thirrje që lidershipi kosovar të jetë i kujdesshëm në deklarata që përdor në opinion.

    “Në aspektin terminologjik dhe substancial nëse përdoren këto terme luftë, atëherë kjo nxit një reagim një shqetësim edhe të opinionin apo qytetarëve, por edhe faktorit ndërkombëtar edhe investitorëve të jashtëm. Ngase kur përmendet lufta atëherë atij i rrezikohet biznesi nëse mendon të investoj në Kosovë në çfarëdo forme. Për këtë arsye mendoj që lidershipi ynë duhet që të jetë i kujdesshëm edhe në aspektin e përkufizimeve por njëkohësisht edhe nuk duhet të jap ashtu rëndësi apo një popullaritet nga se kjo po ka pasoja edhe për shqetësim qytetar, por njëkohësisht edhe për një formë tërheq vëmendjen edhe të investitorëve të mundshëm, partnereve tanë që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për investimet strategjike në Kosovë”, ka thënë ai.

  • Mjeku: Për katër muaj mbi 800 mijë euro të hyra nga shkyçjet ilegale të ujit, kemi deponuar 11 kallëzime penale

    Mjeku: Për katër muaj mbi 800 mijë euro të hyra nga shkyçjet ilegale të ujit, kemi deponuar 11 kallëzime penale

    Rreth 12 mijë metra kub ujë janë dëmet që janë kalkuluar nga shkyçjet ilegale të ujit nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, kështu ka thënë për Ekonomia Online, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

    Ajo ka thënë se brenda katër muajve të këtij viti nga shkyçjet e kyçjeve ilegale dhe borxhet, KRU “Prishtina” ka realizuar të hyra 808 mijë euro dhe se brenda këtyre muajve janë realizuar edhe 262 shkyçje, 44 shkyçje ilegale, 11 kallëzime penale për kyçje ilegale dhe janë realizuar mbi 1200 kontrolle.

    Mjeku ka theksuar se do të vazhdojnë me aksione për shkyçje të borxhlinjve të ujit në tetë komunat që i kanë nën menaxhim.

    “Siç jeni në dijeni, ne kemi filluar me aksione shkyçje të borxhlinjve të ujit, me theks të veçante shkyçje të kyçjeve ilegale të cilat më së shumti deri më tash e kanë renduar furnizimin me ujë të pijshëm. Katër muajt e fundit vetëm nga shkyçjet që i kemi realizuar përmes inspektoreve kemi të hyra dikun mbi 808 mijë euro vetëm nga shkyçjet e kyçjeve ilegale dhe borxheve. Pastaj kemi për katër muajt e fundit 262 shkyçje, shkyçjet ilegale 44, kallëzime penale për kyçje ilegale 11 vetëm për katër muajt e fundit, kontrolle mbi 1200. Po ashtu demet e kalkuluar nga shkyçjet ilegale janë rreth 12 mijë metra kub ujë. Ne do të vazhdojmë me këto aksione edhe pse do të intensifikohen në të gjitha zonat e shërbimit jo vetëm në Komunën e Prishtinës por gjithsej në tetë komunat që i kemi në menaxhim”.

    “Ne apelojmë te qytetarët  që të bëjmë pagesa të rregullta për shërbimet e ujit dhe kanalizimit të paguajnë faturat me rregull, në mënyrë që lënda e tyre të mos dërgohet të përmbaruesit privat dhe të mos jenë në listën e shkyçjeve”, ka thënë ajo.

    Zëdhënësja e KRU “Prishtina” ka thënë se këtë vit është siguruar uji për qytetarët që furnizohen nga kjo kompani, por që sipas saj, nevojitet një vetëdijesim më i lartë i qytetareve për shpenzim racional të ujit të pijshëm.

    “Nivelet e ujit në liqenet akumuluese i kemi mjaftë mirë janë minus një metër nënë kuotën maksimale të kapërderdhjes, pra në pikën maksimale. Sivjet ne sigurojmë furnizimi me ujë të pijshme për gjithë qytetarët në zonën e shërbimit. Por gjithsesi nevojitet një vetëdijesim më i lartë i qytetareve për shpenzim racional të ujit të pijshëm, që ujin të shpenzojnë për nevoja shtëpiake, higjienike dhe assesi për destinime të tjera që janë të pa arsyeshme sepse kyqjet ilegale si dhe keqpërdorimet e formave të tjera e rëndojnë furnizimi me ujë të pijshme në pikat e larta”.

    “Jo nuk kemi shqetësim nivelet  janë mjaftë mirë, kështu që me një shpenzim racional nga ana jonë, nga ana e neve si konsumator do të kemi ujë të mjaftueshëm deri në fund të këtij viti”, ka thënë ajo.

  • Lajçak: Kosova duhet të fillojë formimin e Asociacionit dhe Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

    Lajçak: Kosova duhet të fillojë formimin e Asociacionit dhe Serbia t’i njohë simbolet e Kosovës

    I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Serbi-Kosovë, Miroslav Lajçak, tha se fokusi tani duhet të jetë në progresin në zbatimin e plotë të Marrëveshjes, pa parakushte dhe vonesa, që do të thotë për Kosovën që të fillojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe pranimin e draft-statutit evropian.

    Serbisë, shton ai, i takon që t’i përmbushë obligimet e saj paralelisht, duke filluar me njohjen e simboleve të Kosovës, dokumenteve dhe institucioneve – që është paraparë në planin e sekuencës së hapave të zbatimit.

    “Të dyja palët dhe konstruktiviteti i tyre do të matet vetëm në bazë të progresit në zbatim – jo në bazë të veprimeve apo deklaratave publike të palës tjetër. Topi është në fushën e Serbisë dhe Kosovës dhe ne presim që ata të fillojnë të përmbushin marrëveshjen”, tha Lajçak në një intervistë për Nova-n.

    Tani, shtoi ai, diskutimi ka të bëjë me atë se si të zbutet ndikimi i rregullimit të pagesave me para në dorë në jetën e përditshme të njerëzve, gjë që largon përparimin në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.

    “Pozicioni i BE-së vazhdon të jetë se duhet të arrijmë një zgjidhje të përkohshme pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që fokusi të kthehet në normalizimin e marrëdhënieve dhe të gjendet një zgjidhje e përhershme paralelisht me zbatimin e dispozitave përkatëse të Marrëveshjes. Në rrugën drejt normalizimit, në muajt e ardhshëm, ne shpresojmë që palët të përqendrohen në progresin në zbatimin e vetë Marrëveshjes”, shtoi Lajçak.

    Lajçak ka folur edhe për përfundimin e mandatit si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë.

    “Mandati im si Përfaqësues Special i BE-së përfundon më 31 gusht të këtij viti. Tashmë është zgjatur dy herë, në 2021 dhe 2022. Mandatet e Përfaqësuesit Special të BE-së zakonisht zgjasin katër vjet, si në shumicën e shërbimeve diplomatike, dhe deri në gusht do të kem kaluar katër vjet e gjysmë në këtë pozicion. Praktikë e mirë diplomatike është që pas asaj periudhe ka një ndryshim të personelit dhe unë personalisht mendoj se ndryshimi është i shëndetshëm.

    Në përgjithësi, duke pasur parasysh mandatin, ishte gjithmonë e qartë se detyra ishte shumë sfiduese dhe e varur nga shumë faktorë. Siç e shoh unë, nuk është një sprint, por më shumë një stafetë në distanca të gjata ku unë do ta mbaj stafetën deri në fund të gushtit. Kishte përparime dhe pengesa, zhgënjime dhe gëzime gjatë rrugës. Marrëveshja e vitit të kaluar për rrugën drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër është diçka që duhet theksuar. Kjo marrëveshje ofron një kornizë të qartë për të ardhmen e procesit të normalizimit – të rënë dakord nga të dyja palët dhe duke hapur rrugën për një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Është për të ardhur keq që palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje se si do të zbatohet marrëveshja. BE-ja ka bërë gjithçka që mundi, por ne nuk mund të dëshirojmë normalizim më shumë se Kosova dhe Serbia. Të dyja palët zotërojnë procesin dhe duhet të marrin vendime të vështira politike. Do të vazhdoj përpjekjet për të filluar zbatimin e Marrëveshjes deri në ditën e fundit të mandatit tim. Pas kësaj, unë do t’ia dorëzoj stafetën pasardhësit tim, kushdo qoftë ai ose ai – dhe kjo varet nga shtetet anëtare të BE-së dhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Duke pasur parasysh angazhimin tim emocional dhe profesional për rajonin, largimi nga ky pozicion nuk është fundi i interesit apo përfshirjes sime në Ballkanin Perëndimor. Për sa kohë që do të merrem me diplomaci dhe politikë, do të jem një mbështetës i fuqishëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha ai.

  • OKB-ja thotë se rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

    OKB-ja thotë se rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

    Një raport i lëshuar nga Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP) vlerësoi se rindërtimi i plotë i Gazës mund të marrë dekada.

    “Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë… ky është një mision me të cilin komuniteti global nuk është marrë që nga Lufta e Dytë Botërore,” tha Abdallah al-Dardari, Drejtori Rajonal i UNDP-së për Shtetet Arabe në një konferencë në Jordani.

    Në skenarin më të mirë, në të cilin lufta do të përfundonte sot dhe materialet e ndërtimit do të shpërndaheshin pesë herë më shpejt se pas krizës së fundit në 2021, përpjekjet e rindërtimit mund të përfundojnë deri në vitin 2040.

    Megjithatë, duke supozuar se ritmi i rindërtimit ndjek trendin e disa konflikteve të mëparshme të Gazës, raporti i UNDP tha se do të duheshin “afërsisht 80 vjet për të rivendosur të gjitha njësitë e banimit të shkatërruara plotësisht”.

    Të paktën 370,000 njësi banimi në Gaza janë dëmtuar, duke përfshirë 79,000 që janë shkatërruar plotësisht, thuhet në raport.

    Në vitin 2014, pas 51 ditë luftimesh midis Izraelit dhe Hamasit, kishte 2.4 milionë tonë mbeturina në Gaza, tha Al Dardari.

    Në konfliktin aktual, ka tashmë 37 milionë tonë mbeturina që duhet të pastrohen për të krijuar hapësirë për strehimore të përkohshme dhe struktura të tjera, shtoi ai.

    Vlerësimi i përafërt për koston e rindërtimit të përgjithshëm të Gazës është midis 40 miliardë dhe 50 miliardë dollarë, tha ai.

    Izraeli filloi një fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin pasi grupi militant kreu sulme terroriste që vranë rreth 1200 njerëz në jug të Izraelit më 7 tetor.

    Që atëherë, më shumë se 34,000 njerëz në Gaza janë vrarë në ofensivën hakmarrëse, sipas Hamas-it të Gazës. drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë./DW

  • Limaj mban konferencë për media

    Limaj mban konferencë për media

    Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot mban konferencë për media.

    Ai aty do e prezantoj aderimin më të ri brenda kësaj partie.

    Konferenca fillon nga ora 13:30, në selinë qendrore të Nismës.

  • Reshjet e shiut në vend, Policia del me një njoftim për shoferët

    Reshjet e shiut në vend, Policia del me një njoftim për shoferët

    Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët, pas reshjeve të shiut.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë.

    “Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës APELON tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë”, thuhet në njoftim.

  • Punimet në rrjet, KEDS-i tregon se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës elektrike

    Punimet në rrjet, KEDS-i tregon se ku do të ketë sot ndërprerje të rrymës elektrike

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i këtyre punimeve, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Milloshevë (kodi: 15019005) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Milloshevë, Babin Movc, Gracë, Zekirja Rashit Rexhepi, “CALIFORNIA COMPLEX”SH.P.K-Njazi Miftari, Fitim Gjata “DAJA”N.T, AKTIVA SH.P.K KESH 2  Burim Selmani dhe Stanofc Kaqanollët.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    2.

    Nga TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Trasing (kodi: 16100010) prej orës 09:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Sllatinë e Vogël EU-BETON SH.P.K  Përparim Thaqi dhe YLLI MINERAL  SH.P.K  Edmond Shala, Fatmir Zymberi “Scan Color-JYSK” shpk, Korroticë e Epërme, Koroticë e Naltë te Kroi i Mbretit, Sankofc, Krivovë dhe Sllatinë e Madhe.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e shkarkueseve të mbitensionit dhe tërheqja e përçuesve në tri fusha.

    Prizren

     Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10 kV Pirana do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Pirana (Kodi: 30034008) prej 10:00 deri në  ora 14:00.

    Vendet: Fshati Piranë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri-ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

    2.

    Nga NS 35/10 kV Pirana do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Grupi i Biznesit  (Kodi: 30034009) prej 10:00 deri në  ora 14:00.

    Vendet: Biznese në Piranë dhe Krushë e Vogël.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- ndrrimi i shtyllave të tensionit të mesëm.

    3.

    Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

    Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 11:00-11:15 dhe nga ora 14:30-14:45.

    Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i STM.

    4.

    Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet:

    TS 10/04kV TS Mushtishti Kulla 1 (kodi: 32000002030) prej orës 11:00 deri në ora 14:30.

    Vendet: Mushtisht.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri- riparimi i OSH të TU TS-1 Kullë, Mushtisht.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10 kV Shtime do të ndërpritet:

    Dalja 10[kV] Carraleva (Kodi: 41046004) prej 10:00 deri në  ora 15:00.

    Vendet: Rrugët: 2 Korriku (një pjesë), Anton Çetta (një pjesë), e Tiranës, Milaim Beha, Ruzhdi Salihu (një pjesë), Skenderbeu, Sylejman Vokshi (një pjesë), Ëiliam Ëalker. Fshatrat: Belincë, Caralevë, Greiçec (një pjesë), Karaçicë (një pjesë), Llanishtë (një pjesë), Pjetërshticë, Rancë (një pjesë), Topillë (një pjesë) dhe Zborc.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

    Mitrovicë

    Punime në projekte investive

    1.

    NS 110/10(20) kV Vushtrria 2

    Nga Dalja 10kV Maxhunaj do të ndërpritet në NS 10/0.4kV Stabilimentin shpërndarës Maxhunaj-Drejtimi i Samadrexhës, këto nënstacione mbesin pa tension nga ora 09:00 deri 16:00

    1.NS 10/0.4kV Maxhunaj ish mulliri(kodi:73000011017)

    2.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Sadikaj)(kodi:73000011019)

    3.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Zekollt)(kodi:73000011020)

    4.NS 10/0.4kV Maxhunaj Mulliri(kodi:73000011021)

    5.NS 10/0.4kV TSK Maxhunaj(kodi:73000011022)

    6.NS 10/0.4kV Perball KFOR(kodi:73000011055)

    7.NS 10/0.4kV Te Xhamia(kodi:73000011056)

    8.NS 10/0.4kV Tsshb Maxhunaj(kodi:73000011023)

    9.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Zenovit)(kodi:73000011045)

    10.NS 10/0.4kV TSSH Mekaniku(kodi:73000011050)

    11.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët-1(Danovitë)(kodi:73000011041)

    12.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Bekteshi)(kodi:73000011044)

    13.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët (Shkolla)(kodi:73000011043)

    14.NS 10/0.4kV Maxhunaj (Kadrija)(kodi:73000011024)

    15.NS 10/0.4kV Vilancë(kodi:73000011025)

    16.NS 10/0.4kV Vilancë(kodi:73000011054)

    17.NS 10/0.4kV Bajram Maxhuni(kodi:73000011046)

    18.NS 10/0.4kV Vilancë-2(kodi:73000011002)

    19.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-3 (Ahmetaj)(kodi:73000011036)

    20.NS 10/0.4kV Dumnicë e Ulët-1(Qokollt)(kodi:73000011042)

    21.NS 10/0.4kV Dumnicë (Latifaj)(kodi:73000011051)

    22.NS 10/0.4kV TSSH dumnic L .Abazi(kodi:73000011053)

    23.NS 10/0.4kV Ropicë(kodi:73000011026)

    24.NS 10/0.4kV Ropicë (Rezhant)(kodi:73000011034)

    25.NS 10/0.4kV Ropicë (Malokt)(kodi:73000011052)

    26.NS 10/0.4kV Ropice lagjja Gashi(kodi:73000011057)

    27.NS 10/0.4kV Bashollët(kodi:73000011027)

    28.NS 10/0.4kV Samadrexhë(kodi:73000011028)

    29.NS 10/0.4kV Sopjanët(kodi:73000011029)

    30.NS 10/0.4kV TSSH Shalakt(kodi:73000011030)

    31.NS 10/0.4kV Samadrexhë (Shkolla)(kodi:73000011031)

    32.NS 10/0.4kV Gurthyesi (Ceceli)(kodi:73000011047)

    33.NS 10/0.4kV Samadregjë (Malokt)(kodi:73000011048)

    34.NS 10/0.4kV Ceceli(kodi:73000011032)

    35.NS 10/0.4kV Sllakovcë(kodi:73000011033)

    36.NS 10/0.4kV Zagori(kodi:73000011035)

    37.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-1(Rrustollt)(kodi:73000011037)

    38.NS 10/0.4kV Ll. Dumnicë-2 (Balovit)(kodi:73000011038)

    39.NS 10/0.4kV Dumnicë e Eperme (Shkolla)(kodi:73000011039)

    40.NS 10/0.4kV Dumnicë e Eperme(kodi:73000011040)

    41.NS 10/0.4kV TS Naim Haradinaj(kodi:73000011058)

    42.NS 10/0.4kV TS Faton Syla(kodi:73000011059)

    Vendet: Maxhunaj, Dumnicë e Ulët, Vilancë, Ropicë, Brezhnicë, Samadrexhë, Dumicë e Mesme.

    Arsyeja: Projekte investive, montimi i shtyllave ti reja ti betonit pir projektin LOT2 Mitrovica-Nedakovci-22 MV1-02/702.

     Gjakovë

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga  TS 110/35/10kV Rahoveci (H05) do të ndërpritet:

    NS 35/10kV Malisheva (H07) dhe pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV prej orës 09:00 deri në ora 16:00.

    Vendet: Rrugët: 603 Adem Jashari (një pjesë), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 606 Pavarësia (1 konsumator), 610 Hisni Mazreku (1 konsumator), 603 Adem Jashari (1 konsumatorë), Imer Krasniqi (7 konsumatorë), 605 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 606 Pavarësia (1 konsumator), Spitali i Qytetit në Rrugën 608 Hamdi Berisha, 535 Prof.Hamdi Berisha, 554 Viliam Voker, 601 Sheshi i Dëshmorëve, 602 Gjergj Kastrioti – Skendërbeu, 603 Adem Jashari, 604 Imer Krasniqi, 605 Rilindja Kombëtare, 606 Pavarësia, 608 Hamdi Berisha, 610 Hizri Mazreku, 611 Jahir Mazreku. 612 Viliam Voker. Fshatrat: Burim, Carallukë (një pjesë), Dardania, Gërmiz, Lubizhdë (1 konsumator) dhe Senik (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), 608 Hamdi Berisha (1 konsumator), 605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), 608 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), 557 Bedri Berisha (1 konsumator). Fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës, Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë) dhe Turjakë, Balincë, Bardhë, Bellanicë, Javor, Lladroc, Lladroviç, Lubizhdë, Lluzhnic, Ngucat, Senik dhe Temeqinë, Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Jançishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë dhe Shkozë, Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë, Banjë, Bellanicë dhe Gajrak.

    Arsyeja: Projekte investive, instalimi i përçuesit ACCC në linjën 35 kV Rahovec – Malishevë, si dhe ndërrimi i izolatorëve 35kV.

  • Krasniqi kthehet sonte në ring, do të përballet me Silvan

    Krasniqi kthehet sonte në ring, do të përballet me Silvan

    Robin (Haxhi) Krasniqi do të ngjitet sonte në ring, nëntë muaj pas meçit të fundit të cilin e zhvilloi në Kosovë.

    Boksieri nga Kosova do të përballet me portugezin, Jorge Silva.

    Ky meç do të zhvillohet në “Neue Sporthalle”, në Augsburg të Gjermanisë – teksa pritet të fillojë rreth orës 23:00.

    Përballja mes tyre është e planifikuar për 10 raunde.

    Meçi nuk është i vlefshëm për ndonjë titull në boks apo kualifikim për ndonjë titull, teksa i takon kategorisë gjysmë të rëndë.

    Për Krasniqin do të jetë ky meçi i 61-të në boksin profesionist. Ai ka 53 fitore dhe shtatë humbje. 20 prej fitoreve i ka arritur me nok-aut.

    37-vjeçari meçin e fundit e kishte zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kishte triumfuar ndaj Nadjib Mohammedi, në një meç që ishte shoqëruar me polemika të shumta.

    Në anën tjetër, 40-vjeçari nga Portugalia i ka 22 fitore dhe nëntë humbje në karrierë. 12 prej fitorve i ka me nok-aut.

    Vlen të theksohet se sonte do të boksojnë edhe shqiptarë të tjerë si Granit Stein (Bylygbashi), Isuf Kelmendi, Kushtrim Tahirukaj e Atdhe Delijaj. Në total do të jenë nëntë meçe.

    Mbrëmja e boksit është e organizuar nga vet ekipi i Robin Krasniqit.