ATV

Author: G.O.

  • Sonte fillon Eurovision 2024

    Sonte fillon Eurovision 2024

    Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest.

    15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

    Shfaqja fillon në orën 21:00 CEST, drejtpërdrejt nga Malmo Arena në Suedi.

    Prezantuesit e këtij spektakli janë: Petra Mede dhe Malin Akerman.

    Të enjten, gjysmëfinalja e dytë do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 16 këngë.

    Shqipëria në ndërkohë do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit.

    Sivjet përfaqësohet nga artistja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima me “Titan”.

    Më poshtë ua sjellim listën e vendeve që do të performojnë në natën e parë të Eurovision:

     

  • Nishanet në trup – Çfarë paralajmërojnë për shëndetin?

    Nishanet në trup – Çfarë paralajmërojnë për shëndetin?

    Nishanet ose njollat e zeza që shfaqen në lëkurë kanë përmasa dhe forma të ndryshme.

    Ato shfaqen në pjesë të ndryshme të fytyrës, shpatullave, krahëve dhe pjesës së sipërme të trupit.

    Disa prej këtyre njollave janë të vogla e të sheshta ndërsa disa të tjera ngjajnë më të errëta në ngjyrë dhe të dala mbi lëkurë.

    Në shumicën e rasteve këto nishane nuk lënë shkas për shqetësim, por ndonjëherë ka arsye për t’u shqetësuar nëse këto nishane janë një shenjë e një sëmundjeje të lëkurës.

    Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org gjithçka duhet të dini në lidhje me nishanet, çfarë paralajmërojnë ata për shëndetin dhe kur duhet të shqetësoheni.

    Çfarë janë nishanet?
    Njolla të tilla të errëta dhe të zeza në lëkurë vijnë si pasojë e hiperpigmentimit të shkaktuar nga melanina në lëkurë.

    Nishane shumë të zinj të ngritur mbi lëkurë janë zakonisht të padëmshëm por ndonjëherë mund të tregojnë fillimin e sëmundjeve të lëkurës.

    Shqetësimet për shëndetin e lëkurës
    Sipas studimeve, të cilave u referohet AgroWeb.org nishanet e ngritur në lëkurë mund të bëhen kancerogjenë në rast se ndryshojnë formë dhe përmasë.

    Një nishan që merr formë të çuditshme dhe shoqërohet me kruarje dhe dhimbje mund të tregojë nisjen e kancerit të lëkurës.

    Skuqjet përreth nishanit janë gjithashtu shqetësuese.

    Nëse nishani nis të nxjerrë lëngje apo të gjakoset lehtë, AgroWeb.org ju këshillon të vizitoheni menjëherë tek mjeku dermatologu.

    Ju duhet të shqetësoheni në momentin kur nishanet kanë formë asimetrike. Kur ngjyra e nishanit nuk është e njëtrajtshme dhe uniforme. Ka raste kur brenda një nishani vërehen disa nuanca të kafes, të zezës e të tjera. Shumica e melanomave(formave malinje të rrezikshme të sëmundjeve të lëkurës) kanë një diametër më të madh se 6 mm.

    Kur vërehen ndryshime në madhësi, formë dhe ngjyrë.

    Dëmtimet nga dielli
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org dielli shkakton shumë dëmtime në lëkurë dhe nxit shfaqjen e disa njollave të errëta e sipërfaqësore.

    Këto njolla shfaqen si pasojë e hiperpigmentimit dhe ekspozimit të lartë në diell.

    Njollat mbi buzë
    Shfaqja e njollave ose nishaneve në buzë shkaktohet gjithashtu nga dëmtimet e diellit.

    Pikat e zeza
    Pikat e zeza që shfaqen në hundë, faqe ose ballë shkaktohen si pasojë e bllokimeve të poreve.

    Lëndimet në lëkurë
    Ndodh ndonjëherë që si pasojë e rrëzimit apo lëndimeve të ndryshme, nën lëkurë të shfaqen njolla të mëdha ose të vogla dhe të errëta.

    Lëndimet shkaktojnë çarje të enëve të vogla të gjakut.

    Nxirja e shkaktuar mund të ndryshojë ngjyrë dhe nuanca përpara se të zhduket tërësisht me kalimin e kohës.

    Rekomandime të tjera
    Shfaqja e papritur e një njolle të zezë që ndryshon paraqitje, mund të jetë tregues i një problemi serioz.

    AgroWeb.org ju rekomandon që nishanet dhe njollat e lëkurës duhen kontrolluar rregullisht tek mjeku.

    Për më tepër, nëse në lëkurën tuaj shfaqet një njollë apo nishan i ri me ngjyrë të zezë, kuqe apo rozë, duhet të shkoni tek mjeku./AgroWeb.org

  • Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 – mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

    Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 – mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

    Dua Lipa vazhdon të dëshmojë se është një nga yjet me plot stil me paraqitjet që bën në tapetin e kuq.

    Fituesja e ‘Grammy’-t, 28 vjeçe, ka shkëlqyer në një ansambël Marc Jacobs tërësisht të zi në Met Gala 2024 të hënën, më 6 maj.

    Duke ecur në shkallët e Muzeut Metropolitan të Artit të New York-ut, Lipa mahniti në një fustan të tejdukshëm dantelle mbi një korse të bardhë.

    Duke kanalizuar temën e ekspozitës “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”, veshja paraqiste detaje me lule.

    Lipa e kompletoi ‘look’-un me një pelerinë me pupla të zeza, grim sysh të nxirë, doreza me dantella të zeza me pika dhe shumë bizhuteri argjendi nga Tiffany & Co.

    Këngëtarja e “Houdini” ka kaluar në tapetin e kuq pa të dashurin e saj, Callum Turner.

    Edhe pse Met Gala e këtij viti nuk shënoi debutimin e çiftit në tapetin e kuq, Lipa më parë mori pjesë në eventin e vitit 2019 me të dashurin e saj të atëhershëm, Isaac Carew. /Telegrafi/

    LEXONI EDHE:

    Rita Ora mahnit me dukjen – shfaqet tërësisht e zhveshur në Met Gala 2024

     

  • ​PSG-Dortmund, formacionet e mundshme

    ​PSG-Dortmund, formacionet e mundshme

    Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Parku i Princave” në Paris do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe Borussia Dortmundit.

    Skuadra gjermane vjen në këtë ndeshje me epërsinë e një goli nga ndeshja e parë e fituar me rezultat 1-0m dhe do të kërkojë që ta ruajë atë për të kaluar në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

    Nga ana tjetër, PSG është e etur për të fituar trofeun e Ligës së Kampionëve, andaj do të hyjë me të gjitha forcat për ta përmbysur epërsinë e Dormundit dhe për të kaluar tutje.

    Këto janë formacionet e mundshme:

    PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Mendes; Zaïre-Emery, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembele, Mbappe, Barcola

    Dortmund: Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Adeyemi, Brandt, Sancho; Fullkrug

  • Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së

    Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka takuar komandantin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Gjeneral Bashkim Jasharin.

    Me Jasharin, Kurti ka thënë se kanë biseduar për arritjet, gjendjen aktuale dhe zgjerimin e ushtrisë me buxhet të dyfishuar.

    Kurti në Facebook ka thënë se përkundër që Jashari ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, ngritja dhe rritja e FSK-së është e papaarë në këta më pak se dy vjet e gjysmë.

    “Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.

  • Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS, Kurti jep detaje për vendimin

    Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS, Kurti jep detaje për vendimin

    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Kosovës.

    Për këtë vendim sot ka njoftuar kryeministri Albin Kurti.

    “Kalimi në patent shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patent shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë:

    -letërnjoftimin,

    -origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

    -certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patent shofer,

    -dëshmi të pagesës së taksës, dhe

    -origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Vendimi hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është valid deri me datën 9 gusht 2024. Ju bëjmë thirrje që në afat sa më të shkurtër të aplikoni për të realizuar të drejtën tuaj.”

  • Armë, fishekë e xhaketa ushtrie – detaje rreth sulmit ndaj Policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

    Armë, fishekë e xhaketa ushtrie – detaje rreth sulmit ndaj Policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin, në fshatin Mikovicë të Leposaviqit.

    Një person fillimisht ua bllokoi rrugën me veturën e tij e më pas i sulmoi me shishe xhami automjetet zyrtare.

    Përmes raportit 24 orësh, Policia ka ndarë detaje lidhur me rastin, ku bëhet e ditur se të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radiolidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it, dhe PK-së. Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës. Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të njëjti ku është gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie, katër fishekë, një radio lidhje dhe shtatë xhaketa të ushtrisë”, njofton Policia.

  • Osmani takohet me presidentin e Liberisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Osmani takohet me presidentin e Liberisë, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

    Presidentja, Vjosa Osmani është takuar me presidentin aktual të Liberisë, Joseph Boakai.

    Gjatë takimit, Osmani tha se kanë diskutuar për thëllimin e bashkëpunimit në mës të dy vendeve.

    “Liberia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën më 2008. Me Presidentin Joseph Boakai, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona në fusha të interesit të përbashkët dhe në interes të popujve tanë”, u shpreh Osmani.

  • Rita Ora mahnit me dukjen – shfaqet tërësisht e zhveshur në Met Gala 2024

    Rita Ora mahnit me dukjen – shfaqet tërësisht e zhveshur në Met Gala 2024

    Rita Ora nuk ka munguar as në edicionin e radhës të ngjarjes më të madhe të modës, Met Gala.

    Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare ka marrë pjesë për të 10-tën herë në këtë event prestigjioz.

    Ajo edhe këtë herë mori vëmendjen e të gjithëve, duke iu përshtatur temës së përzgjedhur për këtë vit.

    Bukuroshja nga Kosova zgjodhi një fustan të guximshëm shumëngjyrësh, i cili ia vë në pah linjat e bujshme trupore – marrë parasysh edhe përshtatjen e temës.

    Me model flokësh të veçantë e grim të thjeshtë, 33-vjeçarja edhe një herë ka mahnitur.

    Në një shkrim të gjatë në Instagram, ajo flet për fustanin dhe për përzgjedhjen që ka bërë duke falënderuar ekipin e saj.

    Postimi i plotë i Orës:

    “Paraqitja ime e dhjetë në Met! Faleminderit revista Vogue. Tema e këtij viti: Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës.

    Ky fustan përmbledh në mënyrën më delikate dhe më të fuqishme një sixhade të vërtetë artizanale njerëzore që përfshin një periudhë prej dy mijëvjeçarësh nga Egjipti në Romë.

    Ai përbëhet nga rruaza qelqi antike të një lloji nga e gjithë bota, duke nxjerrë në pah një nga objektet e punuara më të lashta të njerëzimit dhe të kombinuara së bashku me rruaza qelqi antike të punuar me dorë nga Murano, duke filluar nga vitet 40 deri në vitet 70.

    Është ndërtuar sikur të gjitha rruazat vertikale të jenë thurur së bashku për të bërë një lojë të ndërlikuar të modelit midis ngjyrës dhe strukturës.

    Vertikaliteti i fustanit zgjat siluetën, dhe tensioni i lehtë rreth belit nxjerr më tej kthesat e trupit. E gjitha varet nga një strukturë e bukur metalike e punuar me dorë, e cila zbukuron qafën pothuajse si një xhevahir dhe e përcakton atë në një mënyrë shumë grafike. Faleminderit ekipi i ëndrrave”. /Telegrafi/

  • Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Një nga figurat më të ndritira të Lëvizjen Kombëtare për Çlirim

    Haradinaj kujton heroin Bahri Fazliu: Një nga figurat më të ndritira të Lëvizjen Kombëtare për Çlirim

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Bahri Fazliu në përvjetorin e rënies.

    Haradinaj ka thënë se Bahriu ishte trim e i vendosur deri në vetëmohim.

    “Bahri Fazliu është njëri prej figurave më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Trim, guximtar e i vendosur deri në vetëmohim, Bahri Fazliu, 26 vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se si duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të.Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, ka thënë Haradinaj.

    ​26 vjet nga rënia e Bahri Fazliut