ATV

Author: G.O.

  • Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të dytë

    Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të dytë

    Boksieri i njohur nga Kosova, Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, Marigona, së shpejti bëhen prindër për herë të dytë.

    Lajmin e bëri të ditur vetë Marigona përmes një postimi në Instagram, përmes së cilit tregoi se ajo dhe Robini janë në pritje të fëmijës së dytë.

    “Po, bebi i dytë po vjen. Mezi pres të të takoj”, shkroi bashkëshortja e Robin Krasniqit në postimin e saj.

    Krahas lajmit, ajo gjithashtu edhe një foto me ndjekësit, ku pozonte bashkë me boksieri e njohur kosovar.

    Relacioni i tyre është gjithmonë temë diskutimi në shtypin rozë, prej kur dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

    Tani, çifti janë në pritje të ëmbël për herë të dytë. /Telegrafi/

     

  • Intensifikohen betejat në Rafah

    Intensifikohen betejat në Rafah

    Banorët në Rafah, në jug të Gazës, kanë raportuar për intensifikim të granatimeve me artileri dhe të shtëna armësh më 30 maj, pasi Izraeli tha se ka marrë nën kontroll një korridor strategjik në kufirin e territorit palestinez me Egjiptin.

    Ushtria izraelite ka nisur inkursionin e saj në Rafah në fillim të majit, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare për shkak të shqetësimeve për fatin e palestinezëve që strehohen në këtë pjesë të Gazës.

    Një sulm gjatë fundjavës shkaktoi një zjarr që vrau dhjetëra persona në një kamp të zhvendosurve, duke nxitur një dënim të fuqishëm ndërkombëtar.

    Izraeli, që vazhdimisht është zotuar se do të shkatërrojë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pasi ky grup sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, tha një ditë më parë se mori nën kontroll një korridor strategjik në kufirin Gazë-Egjipt, teksa tha se dyshon se në atë zonë ka tunele që janë përdorur për kontrabandimin e armëve.

    Në Rripin e Gazës, dëshmitarët raportuan për luftime në pjesën qendrore dhe perëndimore të Rafahut.

    Dëshmitarët thanë po ashtu se forcat izraelite kanë shkatërruar disa ndërtesa në pjesën lindore të Rafahut. Kur Izraeli nisi inkursionin në këtë qytet më 7 maj, fillimisht u fokusua në pikëkalimin me Egjiptin, që është pikë kyçe për hyrjen e ndihmës humanitare.

    Luftime dhe granatime me artileri po ashtu janë raportuar në Qytetin e Gazës, në veri të enklavës, teksa banorët kanë thënë se kanë parë tym duke dalë nga kampet e refugjatëve, Xhabalia dhe Beit Lahia.

    Para se Izraeli të niste ofensivën në Rafah, Kombet e Bashkuara kishin vlerësuar se 1.4 milion banorë ishin strehuar atje. Që atëherë, më shumë se 1 milion banorë janë larguar nga zona.

    Lufta, që nisi më 7 tetor pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit, veçse ka vrarë mijëra persona. Hamasi vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë, gjatë sulmit të paprecedent në tokën izraelite. Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli pretendon se ka vrarë 15.000 militantë./REL/

  • Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet burri në Novobërdë

    Dyshohet se dhunoi një grua, arrestohet burri në Novobërdë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar për dhunimin e një guraje në Novobërdë.

    Rasti thuhet se ka ndodhur të hënën e kësaj jave.

    “Njësiti i Hetimeve në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

  • Kurti e shpjegon idenë e logos për 25 vjetorin e çlirimit

    Kurti e shpjegon idenë e logos për 25 vjetorin e çlirimit

    Më 12 qershor, Kosova shënon 25 vjetorin e çlirimit. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti e ka publikuar në Facebook logon për këtë përvjetor.

    Kurti e ka përshkruar logon, për të cilën thotë se përfshin motivet tradicionale “të rifreskuara me dizajn modern”.

    “25-vjetori i çlirimit të Kosovës Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkroi Kurti.

    Me aktivitete të ndryshme nga 8 deri më 21 qershor, Kosova do ta shënojë këtë përvjetor të çlirimit.

  • Si ta largoni dhimbjen e kokës në pesë minuta pa ilaçe

    Si ta largoni dhimbjen e kokës në pesë minuta pa ilaçe

    Një truk i thjeshtë që sjell shpejt lehtësim në pak minuta! Ju mbase jeni përballur me dhimbje koke të paktën një herë në jetë, dhe kur presioni në kokë është i madh, ndieni dhimbje në tëmth që ju rëndon dhe sjell tension shtesë, ndoshta keni nevojë të mbylleni në një dhomë të errët, të pini ilaç dhe vetëm flini gjumë, duke pritur që t’ju kalojë dhimbja.

    Nëse shëndeti juaj i përgjithshëm është i mirë, por ndonjëherë ju dhemb koka, ne ju sjellim një trajtim të thjeshtë dhe krejtësisht natyral që mund të sjellë lehtësim të shpejtë dhe të menjëhershëm. Keni nevojë për vajra esencialë dhe pak ujë.

    Vajrat e mentës dhe livandës janë treguar të jenë më të dobishmet për lehtësimin e dhimbjeve të kokës – ato kanë veti relaksuese që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Aplikimi i një sasie të vogël të vajit të mentës në tëmtha është treguar se lehtëson dhimbjet e kokës. Vetëm kini kujdes që të mos e aplikoni vajin pranë syve.

    Praktikimi i aromaterapisë duke përdorur vaj livande mund të jetë gjithashtu një mënyrë efektive dhe e sigurt për të lehtësuar dhimbjet e kokës. Duhet ta derdhni në një shpërndarës dhe ta spërkatni nëpër dhomën ku po qëndroni, ose aplikoni një sasi të vogël në pëllëmbët e duarve, fërkoni duart së bashku dhe më pas thithni aromën.

    Përveç vajrave esencialë, nëse jeni duke u përballur me dhimbje koke, mund të përdorni një kompresë të ftohtë, nëse dëshironi, t’u bëni vetë masazh pikave të presionit, por gjithashtu është e rëndësishme të pini një sasi të mjaftueshme uji çdo ditë, sepse dehidratimi është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjes së kokës. /Telegrafi/

     

  • Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

    Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik dhe nga palë të treta.

    Si rezultat, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    1.

    NS 220/35/10[kV] Podujeva

    Nga Dalja 10[kV] Fshatrat 2 do të ndërprehet:

    NS 10/0.4[kV] Shakovicë shkolla 1 (kodi: 14000010098 )  prej orës 10:30 deri në ora 15:00

    Vendet: Koliq, Ballaban dhe Nishevc.

    Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, shtirja e kabllos ABC 0.4 kV.

    1.

    Nga TS 220/35/10(20)[kV]   Podujeva do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013)  nga ora 10:00 deri 13:00

    Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Arsyeja: punët që duhet te kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

    2.

    Nga TS 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Qyteti (Obiliq) (kodi: 18024002)  nga ora 11:00 deri 15:00

    Vendet: qyteti i Obiliq (një pjesë), Mazgit i Epërm dhe i Ulët, rr. Magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, Subotiqi dhe Kijaci.

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

    Prizren

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Rr.Reqanit (kodi: 32000005) në dy termine nga ora 08:00 deri 09:00 dhe nga ora 16:00 deri 17:00.

    Vendet: pjesët periferike të Therandës (rr.Reqani); Banesat e Benafit, Banesat e Inxhinieringut, Banesat te Viva, lagjja Hoxha I dhe II.

    Arsyeja: Projekte investive, punime në rrjet projekte investive.

    2.

    Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

    Dalja 10 kV Reshtani (kodi: 32000017) nga ora 08:30 deri 09:00

    Vendet: Reshtan, Therande (nje pjese), Lagjeja Bajraktari, Reshtani 1, Reshtani 3.

    Arsyeja: Projekte investive, punime në rrjet projekte investive.

    Ferizaj

    1.

    Nga TS 35/10kV Kaçaniku do të ndërprehet:

    Dalja 10 kV Bobi (kodi: 40043002)  nga ora 09:30 deri 14:30

    Vendet: fshatrat: Bob, Gajre, Ivajë, Kotlinë, Lumbardh (Kotlinë), Laq (një pjesë), Puset e Nikës (një pjesë), Strazhë dhe rruga Vëllezërit Çaka (një pjesë).

    Arsyeja:  Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, dhe pastrimi i trasesë.

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10 kV Fshatrat (kodi: 40000002) në dy termine nga ora 09:00 deri 09:30 dhe nga ora 17:00 deri 18:00

    Vendet: Fshati i Vjetër, Dardania, Sojeva, Mirosala, Bibaj dhe Zllatari.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i STM.

    2.

    Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    TS Zllatar (Ismajli)-  (kodi: 40000002162) nga ora 09:00 deri në ora 18:00

    Vendet: TS Zllatar (Ismajli).

    Arsyeja: Projekte investive, montimi i ormanit në TS Zllatar Ismajli – Lot 7 Ferizaj.

    3.

    Nga NS 35/10 kV Shtime

    LP 10kV Koshare në stabiliment tek Faton Sadiku  do të ndërprehet:

    TS N.T.P. “INTERCON”  (kodi: 41046005150) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    TS Dremjak – Malok (kodi: 41046005144) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    TS Dremjak – Bakraktart (kodi: 41046005145) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    TS Dremjak – shkolla (kodi: 41046005146) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    TS Dremjak – Dani (kodi: 41046005147) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    TS-Dramjak (Lagjja e Muhaxherëve) (kodi: 41046005207) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    TS Dremjak – Pompat e ujit (kodi: 41046005219) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    TS-Dramjak (Lagjja  Shahini) (kodi: 41046005224) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    TS GREENCHILD L.L.C. (kodi: 41046005272) nga ora 09:00 deri në ora 17:00

    Vendet: fshatrat  Dramjak dhe Lloshkobare, nga një pjesë.

    Arsyeja: Projekte investive, vendosja e transformatorit dhe ormanit të tensionit të ulët në LOT 8 (2022) Dremjak Dani.

    Mitrovicë

    1.

    Nga TS 110/10 kV Mitrovica do të ndërprehet:

    Dalja 10 kV Ujësjellësi i Vjetër (kodi: 70000010)  nga ora 10:00 deri 15:00

    Vendet: Qendra e qytetit.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e shtyllave 10 [kV].

    2.

    Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Tërrnavci (kodi: 74000012)   nga ora 10:30 deri 14:30

    Vendet: Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Kline e Ulët, Tërnavc dhe Kuçicë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trafove kontrollimi për vaj.

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga TS 220/35/10(20)[kV]   Podujeva do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013)  nga ora 10:00 deri 13:00

    Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Arsyeja: punët që duhet te kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

    2.

    Nga TS 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Qyteti (Obiliq) (kodi: 18024002)  nga ora 11:00 deri 15:00

    Vendet: qyteti i Obiliq (një pjesë), Mazgit i Epërm dhe i Ulët, rr. Magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, Subotiqi dhe Kijaci.

    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit te aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike.

    Gjakovë

    1.

    Nga TS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Qyteti II (kodi: 82000004) nga ora 10:00 deri 14:00

    Vendet: rr.409 Sylejman Vokshi, rr.486 Xhelal Hajda-Toni, rr.487 UÇK-së, rr.488 Mizair Isma, rr.489 Avdullah Bugari, rr.490 Gëzim Hamza-Piktori, rr.491 Vëllezrit Frashëri, Rr.492 Agom Çelaj, rr.493 Hasan Prishtina, rr.494 Bekim Sylka, rr.496 Mexhit Mustafa, rr.497 Shkelzen Krasniqi, Rr.500 28 Nëntori, rr.502 Sylejman Vokshi, rr.510 Bujar Thaqi, rr.512 Ali Sokoli, rr.513 Sheh Hilmi Maliqi, rr.514 Bajram Veliu, rr.516 Vëllezrit Frashëri, rr.525 Kuvendi i Manastirit, rr.526 Rifat Dina, rr.527 Sabit Shabandula, rr.528 Fitim e Enver Duraku, rr.529 Ramiz e Xhevdet Krasniqi, rr.530 Agim Kelmendi, rr.531 Selim Berisha, rr.532 Bekim Isma, rr.533 Sakip Bellaga, rr.534 Viktimat e Korrikut, rr.535 Prof.Hamdi Berisha, rr.540 Jeton e Besim Kabashi, rr.541 Dëshmorët e Zatriqit, rr.542 Musë Rahoveci, rr.544 Shkelzen e Luan Krasniqi, rr.545 Ismail e Besim Gashi, rr.546 Fahredin Hoxha, rr.547 Tafil Zyberi, rr.548 Mark Sopjani, rr.554 Viljam Voker, rr.555 Shkelzen Zllanoga, rr.557 Bedri Berisha, rr.558 Jahë Hoti, rr.608 Hamdi Berisha dhe rr.Luftëtari.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, montimi i ndërprerësit 0.4kVA në TS Rahoveci XV 82000004009 dhe verifikimi për vaj.

    Gjilan

    1.

    NS 110/10kV  Kamenica do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV]  Berivojcë (kodi: 62000003)  nga ora 10:00 deri 14:00

    Vendet: fshatrat: Berivojcë (një pjesë) dhe Ruboc.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrim i shtyllave të tensionit të mesëm dhe kalimi i rrjetit nga shtylla e vjetër në shtyllën e re.

    2.

    Nga NS 110/35/10[kV] Gjilani 1  do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Industriali i ri (kodi: 60062018) prej orës 10:30 deri në ora 14:00

    Vendet: rr. e Bujanovcit: TS-54-MB Gzimi, TS-55-Ahmeti, TS-56-MB-Agro-Hemerci, TS-64-TS-Privat-Xhevat Bunjaku, TS-101-TafPetroll-TS-102-Pro.Eng.Com.TS.104-RemiPetroll.-TS.105-Kosova.Comerc.{Xhelali}.TS.107-Evropa.TS-123.Mb.Progresi.TS-143-TS.Muja.1-Bunari.TS-145-TS-Alushi.TS-146-TS-Kroni.

    Arsyeja: Ndërprerje për shkak të sigurisë – bartja e përçueseve në shtyllën e vendosur te TS-123.

    2.

    Nga NS 110/35/10[kV] Gjilani 1  do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Përlepnica (kodi: 60062002) nga ora 10:30 deri në ora 11:15

    Vendet: fshatrat: Përlepnicë, Bunari i Përlepnicës, Kodra e Përlepnicës, Muhaxherët e Përlepnicës, Kmetoc, Kosaqë dhe Shillovë.

    Arsyeja: Ndërprerje për shkak të sigurisë – kyçja e TS-104 me daljen e industrialit.

  • Rritje rekord e çmimit të arit në bursë

    Rritje rekord e çmimit të arit në bursë

    Çmimi i arit është rritur në nivel rekord këto ditë, dhe tregtohet në bursa 2500 dollarë për onz.

    Të njëjtin trend ka shënuar edhe argjendi, i cili kushton 31.7 dollarë për onz.

    Çmimet e arit janë rritur në nivelet më të larta rekord, me shifrat që ka shënuar një kulm të ri prej 2450 dollarë për onz këtë javë.

    Edhe argjendi arriti nivelet më të larta shumëvjeçare në fillim të javës së kaluar.

    Çmimet e metalit të verdhë kanë ruajtur vrullin e tyre rritës, edhe pse dollari amerikan është luhatur në tregje.

    Kina është sot blerësi më i madh i lingotave të arit dhe argjendit, pasi vendi kaloi Indinë në vitin 2023, në tregun e bizhuterive.

    Konsumatorët kinezë u renditën në krye, pasi blenë 603 tonë ar vitin e kaluar, me rritje10% nga viti 2022.

    Analistët në SHBA parashikojnë shtrenjtim të mëtejshëm gjatë këtij viti, me çmimin që mund të arrijë deri në 3000 dollarë për onz.

    Edhe argjendi u rrit mbi 31 dollarë për onz në nivelin më të lartë të një dekade, mes rritjes së interesit të investitorëve dhe sfidave të ofertës.

    Aktualisht argjendi tregtohet me 31.7 dollarë për onz. Argjendi përdoret gjerësisht për qëllime industriale dhe zakonisht inkorporohet në prodhimin e automobilave, paneleve diellore, bizhuterive dhe elektronikës.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së, sipas kalendarit të Dhomave të Specializuara pritet të vazhdoj edhe sot me paraqitjen e dëshmitarit të radhës.

    Kurse dje diplomati austriak, Jan Kickert e ka përfunduar dëshminë e tij dyditëshe në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Për dy ditë dëshmitari është marrë në pyetje nga prokuroria, trupi gjykues e po ashtu edhe nga mbrojtja.

    Gjatë seancës së djeshme, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka marrë disa vendime lidhur me dëshmitarët dhe provat që synon që të nxjerrë Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Vendimet kanë dal si rrjedhojë e parashtrimeve në konferencën për ecurinë e çështjes gjyqësore të 27 majit 2024 në këtë rast.

    Trupi gjykues, urdhëroi ZPS-në që palëve të i njoftojë në mënyrë të hollësishme për të gjitha masat që do i ndërmarrin për shkurtimin dhe përshpejtimin e paraqitjes së provave të veta. Gjithashtu, ai urdhëroi ZPS-në që të shqyrtojnë mundësinë që seancat përgatitor të kryhen edhe në distancë.

  • Osmani: Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes – shembull i partneritetit Kosovë-ShBA

    Osmani: Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes – shembull i partneritetit Kosovë-ShBA

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Drejtoreshën e Korpusit për Paqe (Peace Corps) të ShBA-ve, Carol Spahn.

    Në një konferencë të përbashkët për media, Osmani ka thënë se Korpusi i Paqes këtë javë shënon 10 vjetorin e themelimit të misionit të tyre në Kosovë.

    “Është gjithnjë kënaqësi të mirëpresim miqtë tanë amerikanë. Kemi diskutuar për misionin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve amerikanë, bashkëpunimin Kosovë-SHBA, dhe nismat e ndryshme që kanë për qëllim përafrimin edhe më të madh të popujve tanë”, u shpreh ajo.

    Sipas Osmanit, një raport i tillë ndërtohet, mirëmbahet dhe zhvillohet pikërisht si rezultat i lidhjes së fortë ndërmjet popujve të dy vendeve.

    Ajo shtoi se një investim i tillë rezulton në impakt afatgjatë pozitiv në Kosovë.

    “Prania e vullnetarëve të Korpusit të Paqes është shembull i ndritshëm i aleancës dhe thellësisë së partneritetit Kosovë-SHBA. Ky mision përgjatë 10 viteve ka ndihmuar dhe po vazhdon të ndihmojë me optimizëm, gjithëpërfshirës, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë”, shtoi Osmani.

    Nismat e tilla sipas Osmanit janë dëshmi e qëndrueshmërisë së palëkundur të bashkëpunimit midis dy vendeve.

    “Uroj që projektet dhe nismat e përbashkëta të shtohen edhe më shumë. Këto nisma janë dëshmi e qëndrueshmërisë së palëkundur të bashkëpunimit tonë si dhe potencialit të pakufishëm të qytetarëve tanë për të punuar krah për krah me njëri tjetrin”, tha ajo.

  • Polonia do ta kthejë zonën neutrale në kufi me Bjellorusinë, thotë Tusk

    Polonia do ta kthejë zonën neutrale në kufi me Bjellorusinë, thotë Tusk

    Polonia do ta kthejë zonën neutrale 200 metra të gjatë në kufi me Bjellorusinë në fillim të javës së ardhshme, pasi një ushtar polak u plagos rëndë në kufi, tha të mërkurën kryeministri polak Donald Tusk.

    Kufiri mes këtyre dy vendeve ka qenë pikë e nxehtë prej se emigrantët filluan të mblidhen atje më 2021, pasi Bjellorusia, aleatja e Rusisë, hapi agjenci udhëtimi në Lindjen e Mesme për ta mundësuar një rrugë të re jozyrtare për në Evropë.

    Bashkimi Evropian kishte thënë se ai vendim kishte për qëllim krijimin e një krize.

    Bjellorusia i ka hedhur poshtë akuzat se po i ndihmon emigrantët të shkojnë drejt kufirit polak.

    “Ne u udhëzuam ta kthejmë shpejt zonën neutrale, 200 metra të gjatë, në këtë zonë… ne jemi të gatshëm ta marrin një vendim të tillë në fillim të javës së ardhshme”, tha Tusk në një konferencë për media në afërsi të kufirit.

    Në javët e fundit është rritur numri i emigrantëve që kanë tentuar ta kalojnë jashtëligjshëm kufirin, ndërsa rojet kufitare kanë raportuar për një numër incidentesh të dhunshme.

    Të martën, një ushtar polak u ther në kufi dhe si pasojë e plagëve të rënda, jeta e tij është në rrezik.

    “Nuk kemi të bëjmë me azilkërkues këtu, por me një operacion të koordinuar dhe shumë të kujdesshëm për ta thyer kufirin polak, në përpjekje për ta destabilizuar vendin”, tha Tusk.

    Polonia synon t’i shpenzojë 2.55 miliardë dollarë për forcimin e kufirit me Bjellorusinë.

    Ministri i Mbrojtjes polak, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se Polonia është e gatshme ta rrisë numrin e trupave në kufi nga 5.500 sa ka tani, por nuk tregoi se sa saktësisht.

    Zona neutrale ishte krijuar në vitin 2021 nga qeveria e kaluar e partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).

    Në atë kohë, avokues për të drejtat e njeriut dhe pjesëtarët e partisë së Tuskut Koalicioni Civil, e kishin kritikuar vendimin, duke thënë se zona neutrale do t’i pengonte përpjekjet e punëtorëve humanitarë për t’i ndihmuar emigrantët, përfshirë gra dhe fëmijë, të ngecur në kufi./REL/