ATV

Author: G.O.

  • Hipertensioni shkaktohet nga konsumimi i tepërt i kripës

    Hipertensioni shkaktohet nga konsumimi i tepërt i kripës

    Nuk është më sekret se konsumimi i tepërt i kripës rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton hipertension. Megjithatë sipas shkencës kjo lidhje qëndron edhe kur konsumojmë ushqime të shëndetshme.

    Në një studim prej 4.000 të rriturish studiuesit zbuluan se një dietë e pasur me fruta dhe perime që lidhen me presionin e ulët të gjakut, nuk kompensojnë efektet e rritjes së presionit të gjakut nga konsumimi i kripës.

    Sipas një udhëzimeve të dietës amerikane thuhet se një i rritur duhet të konsumojë vetëm 2.300 miligram kripë në ditë ose vetëm një lugë çaji.

    Por pavarësisht rekomandimeve kjo gjë nuk zbatohet. Organizata e shëndetit deklarojnë se një dietë e pasur në fruta dhe perime ndihmon për të ulur presionin e gjakut, por a mund të kundërveprojë një dietë e tillë në efektet e konsumimit të tepërt të kripës?

    Studiuesit thonë se nuk mund të reduktohen efektet negative të kripës duke konsumuar vetëm fruta, perime dhe drithëra.

    Gjithashtu është zbuluar se 75% e kripës merret nga restorantet dhe ushqimet e paketuara. Prandaj duhet që restorantet dhe kompanitë që prodhojnë ushqime të paketuara duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së problemit.

  • Këto janë punët më stresuese në botë

    Këto janë punët më stresuese në botë

    Çdo person i punësuar ndihet i stresuar herë pas here. Niveli i stresit që e përjetojmë varet nga ajo se çfarë profesioni dhe pozite kemi.

    Sipas një raporti të vitit 2017 nga Shoqata Amerikane Psikologjike, sasia e stresit që e ndjejmë është rritur për herë të parë në një dekadë.

    Siç duket, shkaktarët kryesorë për këtë janë çështjet e parasë dhe karrierës.

    Sidoqoftë, më poshtë i keni rezultatet e një anketimi të kryer nga ‘Careercast’, ku janë zbuluar punët më stresuese në botë!Taksist

    Ballafaqimi me pasagjerë të dehur e të çmendur dhe me trafik të ngarkuar, e bën punën e taksistit të renditet e 10’ta në listën e punëve më stresuese në botë.

    Niveli i stresit sipas pikëve të anketimit: 48.11.

    Ekzekutiv i lartë në korporatë

    Çfarë mund t’ju stresojë nëse jeni në pozitat më të larta të një korporate dhe të keni rrogë të mahnitshme? Epo, gjithçka! Në mënyrë që organizata të funksionojë mirë, ekzekutivi duhet të punojë orë të gjata, të merr vendime të cilat ndikojnë në organizatën dhe punëtorët, e gjithashtu duhet të qëndrojnë të informuar me konkurrentët.

    Niveli i stresit: 48.71.

    Ekzekutiv i marrëdhënieve me publikun

    Ekzekutivët e PR-it janë përgjegjës për reputacionin e klientëve për të cilët punojnë. Ata duhet të jenë të gatshëm të punojnë orë të gjata, në çfarëdo periudhe të ditës. E gjithashtu, siç e dimë edhe vet, puna me figurat publike dhe yjet e ndryshme, si dhe menaxhimi i aferave të tyre nuk është aspak gjë e lehtë.

    Niveli i stresit: 49.44.

    Moderator lajmesh

    Dalja para kamerës dhe paraqitja në publik janë që të dyja stresuese, ndërkaq moderatorët e lajmeve duhet t’i bëjnë që të dyja këto çdo ditë. Moderatorët e lajmeve duhet të jenë të gatshëm të dalin para kamerës tërë ditën, gjithashtu të ballafaqohen me njerëz shumë të fuqishëm.

    Niveli i stresit: 49.83.

    Gazetar-reporter

    Gazetarët reporterë shpeshherë punojnë në zona të rrezikshme me orë të tëra, dhe jo rrallëherë kanë paga të ulëta.

    Niveli i stresit: 49.90.

    Koordinator ngjarjesh

    Koordinatorët e ngjarjeve punësohen vetëm për ngjarje të cilat janë të rëndësishme për klientët e tyre, që do të thotë se çdo gjë që e bëjnë duhet të jetë e përsosur. Qoftë nëse është fjala për një takim të korporatave apo një dasmë, klientët gjithmonë duan që çdo gjë të jetë e përkyer. Për të mbijetuar në këtë industri, është e domosdoshme të keni aftësi të mira të krijimit të lidhjeve dhe të jeni të mirë në zgjidhjen e problemeve.

    Niveli i stresit: 51.15.

    Polic

    Policët kanë shumë gjëra me të cilat ballafaqohen. Orare të ndryshme të punës, protesta, ballafaqimi me kriminelë, etj.

    Niveli i stresit: 51.97.

    Pilot

    Të qenit përgjegjës për sigurinë e qindra pasagjerëve dhe orët e gjata të fluturimeve, kombinuar me mot të keq, normalisht se është gjë stresuese.

    Niveli i stresit: 61.07.

    Zjarrfikës

    Nuk e mohon kush se profesioni i zjarrfikësit është tejet stresues. Zjarrfikësit çdo ditë e rrezikojnë jetën e tyre për t’i shpëtuar ato të të tjerëve.

    Niveli i stresit: 72.43.

    Ushtarak

    Përderisa shërbimi në ushtri është çështje e krenarisë, qëndrimi i gjatë larg shtëpisë dhe familjes normalisht se është gjë stresuese. Kjo është edhe më stresuese për ushtarët që gjinden në zona lufte, ku i shikojnë miqtë dhe kolegët duke u plagosur apo duke e humbur jetën.

    Niveli i stresit: 72.47.

    Punë tjetër stresuese është edhe të jesh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ndonjëherë punët më stresuese në botë mund të jenë ato që nuk na merr mendja.

  • Kryeministri Kurti takohet me presidentin turk Erdogan

    Kryeministri Kurti takohet me presidentin turk Erdogan

    Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë për në Turqi.

    Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai është mirëpritur nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si edhe do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

    Qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

     

  • Vdes e moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë

    Vdes e moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë

    Ka ndërruar jetë më 29 maj e moshuara që u keqtrajtua nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”.

    Këtë e ka bërë të ditur Meshar Selimaj, avokati i familjes së të moshuarës në emisionin “Rreth e Rrotull”.

    Në nëntor të vitit 2022, e moshuara ishte keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, rast ky i cili kishte tronditur opinionin publik.

    Ku mbeti rasti “Orenda”?

    Avokati, Selimaj ka thënë se tashmë rrethanat e rastit janë ndryshe pasi e dëmtuara në këtë rast ka ndërruar jetë.
    Ai ka thënë se nga 31 tetori nuk është mbajtur ndonjë seancë gjyqësore për këtë rast ndonëse prokuroria në Pejë ka dërguar aktakuzën në Gjykatë që nga prilli i vitit të kaluar.

  • ​Leonat Vitija largohet nga Drita

    ​Leonat Vitija largohet nga Drita

    Drita ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Leonat Vitija.

    Vitija iu bashkua Dritës në sezonin 2022/23 dhe ka arritur të bëjë deri tani 55 paraqitje në të gjitha garat për klubin gjilanas, raporton KosovaPress.

    “Klubi jonë FC DRITA i dëshiron shumë suksese Leonatit në vazhdim të karrierës”, shkroi Drita në “Facebook”.

  • Haradinaj nderon heronjtë Safet Boletini dhe Ejup Kasumi: I përjetshëm kujtimi për ta

    Haradinaj nderon heronjtë Safet Boletini dhe Ejup Kasumi: I përjetshëm kujtimi për ta

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 31 majit të vitit 1999.

    Haradinaj ka thënë se muaji maj shënon heroizmin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të luftëtarëve të lirisë.

    “31 Maji shënon heroizmin dhe sakrificën e jashtëzakonshme të luftëtarëve të lirisë, Safetit nga familja e Heroit Isa Boletini, dhe Ejup Kasumi nga Strofci i Vushtrrisë.

    Sot, me kryetarin e Aleancës në Mitrovicë, Qazim Nimani, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri. Po ashtu, ndaluam për të shprehur ngushëllime në familjen Salihu, pas humbjen e djalit të tyre, Qlirimit”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka kujtuar edhe sakrificën e familjes së Selatin Gërxhaliut.

    “Gjithashtu, sot kujtojmë sakrificën e familjes së Selatin Gërxhaliut, që 25 vjet më parë u ekzekutuan pa mëshirë vetëm pse ishin shqiptarë në tokën e tyre. Në përpjekje për të mbrojtur familjen, ra heroikisht edhe i zoti i shtëpisë Selatini, luftëtar i dalluar i Brigadës 142 “Mehë Uka”. Kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm, duke frymëzuar brezat e ardhshëm me dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj kauzës kombëtare.

    Paqe e lavdi për të rënët. U jetësoftë ëndrra e tyre!”, është shprehur Haradinaj.

  • Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

    Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

    Të paktën 12 persona u vranë, përfshirë fëmijë, gjatë dy sulmeve ajrore më 31 maj në Gazën qendrore, sipas zyrtarëve shëndetësorë dhe gazetarëve në terren të Associated Press.

    Sulmet ajrore goditën Nuseiratin dhe Burejin dhe trupat e pajetë të dy fëmijë dhe katër grave, që u vranë në sulm, u dërguan në spitalin Al Aksa në Deir al-Balah.

    Varrimi i 12 personave të vrarë u mbajt të premten.

    Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

    Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 36.000 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 80.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ky institucion nuk bën dallimin mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve të Hamasit.

    Izraeli ka thënë se nuk do të ndalë luftën në Gazë derisa të arrijë dy qëllimet: shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve./REL/

  • Murati për “mashtrimin” e pensionistëve: Policia ka filluar hetimet, mediat të na ndihmojnë në luftimin e lajmeve të rreme

    Murati për “mashtrimin” e pensionistëve: Policia ka filluar hetimet, mediat të na ndihmojnë në luftimin e lajmeve të rreme

    Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë për Ekonomia Online se Policia e Kosovës ka nisur hetimet për informatat e rreme që po qarkullojnë këto ditë mbi skemat pensionale.

    Murati ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se ku informohen dhe bën thirrje që të mos bien pre e mashtrimeve. Madje, Murati ka kërkuar ndihmë nga mediat në luftën kundër këtyre dezinformatave.

    “Kemi leshu komunikatë po besoj që edhe ju si media do duhej  përcillni informatat çdo herë sepse është shume rëndësishme të mos ketë keqinformim ose dizinformata të tilla. Qysh në muajin e kaluar kemi lëshuar komunikatë për këtë çështje, nuk di sa është përcjell te mediat. Në vazhdimësi kemi njoftuar edhe pensionistet përmes  kanaleve zyrtare që mos të bien pre e këtyre mashtrimeve. Besoj që edhe si media do duhej të na ndihmonit qa t’i parandalojmë situata të tilla. Tashmë kemi njoftimin që edhe Policia ka filluar hetimin në lidhje me këtë çështje”, ka thënë Murati për EO.

  • Arrestohen tre burra në Gjakovë, dyshohet se dhunuan dy gra

    Arrestohen tre burra në Gjakovë, dyshohet se dhunuan dy gra

    Tre burra janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se kanë dhunuar dy gra.

    Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit ishin në një automjet me dy viktimat gra, të cilat nuk kishin dokument identifikimi.

    Më pas, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, derisa dy viktimat janë dërguar për ekzaminim mjekësor, pasi siç thuhet në raportin e policisë, dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht.

    “Gjakovë, 30.05.2024 – 02:00. Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë, si dhe dy femra kosovare, të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

  • Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim

    Supremja konfirmon vendimin e Apelit për kthimin e Sekiraqës në paraburgim

    Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin e Enver Sekiraqës në paraburgim pasi ishte dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza.

    Burime të “Betimi për Drejtësi” kanë konfirmuar se Apeli ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të Enver Sekiraqës, avokatit Besnik Berisha.

    Gjykata Themelore e kishte lënë të mbrohet në liri Sekiraqwn pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar, derisa më pas ai është arratisur.

    Gjyqtari Agim Kuçi është suspenduar për këtë rast derisa Kryetarja e Gjykatës kishte konfirmuar se Kuçi pa konsultim me anëtarët e trupit gjykues vendosi që Sekiraqa të mbrohet në liri.

    Por, pas vendimit të Apelit më 18 maj 2024 Sekiraqa ka arritur të arratiset. Sekiraqa më 3 maj 2024, pas kthimit të rastit dy herë në rigjykim u dënua me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e Rizës.Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007. /BetimipërDrejtësi