ATV

Author: G.O.

  • Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur

    Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur

    Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gjermani.

    Këtë e ka bërë të ditur policia gjermane. Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë dhe ka izoluar zonën. Sipas oficerëve, të shtënat kanë ndodhur pas sherrit mes disa familjarëve.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet e emergjencës, për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

    Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë e plotë dhe për kapjen e autorëve.

  • Therje me thikë në qendër të Mitrovicës, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

    Therje me thikë në qendër të Mitrovicës, policia dhe ambulanca në vendin e ngjarjes

    Një therje me thikë dyshohet se ka ndodhur në qendër të Mitrovicës, ku nga raportimet e para thuhet se rasti ndodhi në rrugën “Evlia Qelebia”.

    Siç raporton Sinjali në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe autoambulanca.

    Policia siç thonë dëshmitarët ka bllokuar rrugën dhe po mbledh pamje nga kamerat e sigurisë tek vendi i ngjarjes.

  • ​Digjen veturat me tabela serbe në veri

    ​Digjen veturat me tabela serbe në veri

    Dy vetura me tabela të Serbisë janë djegur nën rrethana ende të pasqaruara në veri.

    Zëdhënësi i policisë rajonale në veri Veton Elshani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicën e Veriut.

    “Sot, më datë 1 qershor 2024, rreth orës 02:25 në rrugën “Kral Petri” – Veri Mitrovicë, veturën e tipit “Skoda Octavia”, ngjyrë e kuqe me targa serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit “Mercedes C”, ngjyrë e zezë me targa serbe”, ka thënë Elshani.

    Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si zjarrvënie.

    Elshani po ashtu ka bërë të ditur se për momentin nuk ka persona të dyshuar për implikim në lidhje me rastin.

  • ​550 fëmijë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

    ​550 fëmijë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës

    Që nga 24 shkurti 2022, pushtuesit rusë kanë vrarë 550 fëmijë dhe kanë plagosur 1,364 të tjerë në Ukrainë.

    “Më shumë se 1914 fëmijë në Ukrainë kanë vuajtur nga agresioni i armatosur në shkallë të plotë të Federatës Ruse. Nga të dhënat e mëngjesit të datës 1 qershor 2024, sipas informacioneve zyrtare të prokurorëve për të mitur, 550 fëmijë u vranë dhe më shumë se 1,364 morën lëndime të shkallëve të ndryshme të ashpërsisë”, postoi në Telegram Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

    Shumica e fëmijëve u prekën në rajonin Donetsk – 534, rajonin e Kharkiv – 389, rajonin Kherson – 152, rajonin e Dnipropetrovsk – 139, Kiev – 130, rajonin Zaporizhzhia – 108, rajonin e Mykolaiv – 107.

    Më 30 maj, një vajzë dhe një djalë 12 vjeç u plagosën në granatimet ruse të Kharkiv.

    Më 1 qershor, tetë fëmijë u plagosën si rezultat i një sulmi armik në Balakliia, rajoni i Kharkiv.

  • Presidentja ​Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale

    Presidentja ​Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale

    Në kuadër të vizitës zyrtare në San Salvador, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryeministren e Guinesë Ekuatoriale, Manuela Roka Botey.

    Në këtë takim u diskutua mbi thellimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Guinesë Ekuatoriale.

    Osmani ka thënë se Kosova është e përkushtuar që të punojë ngushtë me partnerë në mbarë botën në fusha të interesit të përbashkët.

    E para e vendit ndodhet për vizitë në San Salvador, për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të këtij vendi të Amerikës Qendrore.

  • Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje 4 kontrata njëburimore në shumën prej 683 mijë eurove

    Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje 4 kontrata njëburimore në shumën prej 683 mijë eurove

    Deputetja e LDK-së dhe kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Hykmete Bajrami, ka alarmuar se po vazhdon korrupsioni në qeverisjen e Kurtit, nëpërmes dhënies së tenderëve njëburimorë.

    “Vetëm dje Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë prej 683 mijë euro. Pra, 683 mijë euro brenda një ditë të vetme”, ka shkruar ish-ministrja, në Facebook.

    POSTIMI I PLOTË:

    Vazhdon korrupcioni – vetëm dje Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë prej 683 mijë euro. Pra, 683 mijë euro brenda një ditë të vetme!

    Dje, dite premte 31 Maj 2024, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik publikoi katër kontrata njëburimore/kontrata të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë si në vijim:

    1. ⁠Korporata Energjetike e Kosovës: Ruajtja dhe sigurimi i objekteve të KEK-ut, për dy muaj (qershor-korrik 2024), shuma 448,251.13 euro.

    2. Korporata Energjetike e Kosovës: Transport i punëtorëve të KEK-ut, për muajin Qershor-Korrik 2024, shuma 152,884.56 euro.

    3. Punë shtesë Ri-tender/ndërtimi i 11 shtëpive në pjesën veriore të Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shuma 63,725.72 euro.

    4. ⁠Punë shtesë Ri-tender/renovimi i 4 shtëpive në pjesën veriore të Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shuma 18,225.30 euro.

    Korrupsioni duhet të ndëshkohet. Në ekonominë e tregut askush s’ka të drejtë që në sektorë ku ka konkurrencë të negociojë kontrata me një kompani. Kjo është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, respektivisht është keqpërdorim i detyrës zyrtare, dëmtim i buxhetit të shtetit – është KORRUPSION.Korrupsioni duhet të dënohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

  • Netanyahu: S’mund të ketë armëpushim të përhershëm, pa u shfarosur Hamasi

    Netanyahu: S’mund të ketë armëpushim të përhershëm, pa u shfarosur Hamasi

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të shtunën se nuk do të ketë armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, pa u shkatërruar kapacitetet qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Ai e tha këtë përmes një komunikate online, një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tregoi se Izraeli kishte propozuar një marrëveshje trefazore për armëpushim në Gazë, në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite nga Hamasi.

    “Kushtet e Izraelit për t’i dhënë fund luftës nuk kanë ndryshuar: shkatërrimi i kapaciteteve qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit, lirimi i të gjitha pengjeve dhe garancia se Gaza nuk përbën kurrë më kërcënim për Izraelin”, tha Netanyahu.

    Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të ngulë këmbë “që këto kushte të plotësohet, para se të zbatohet armëpushimi i përhershëm”.

    “Nuk ka asnjë shans që Izraeli të pajtohet për armëpushim të përhershëm, pa u plotësuar këto kushte”, shtoi ai.

    Ndërkohë, Hamasi tha se është i gatshëm të angazhohet “pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive” për çfarëdo propozimi që parasheh armëpushim të përhershëm, tërheqjen e forcave izraelite, rindërtimin e Gazës, kthimin e të zhvendosurve, dhe një shkëmbim “të mirëfilltë” të të burgosurve, “nëse Izraeli njofton qartazi se është i përkushtuar për marrëveshje të tillë”.

    Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

    Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.

    Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 36.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL/

  • ​Ministri Maqedonci: Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe

    ​Ministri Maqedonci: Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohësh. Ai shton se vendi ka ekzekutuar të gjitha pagesat në bazë të planit të paraparë dhe se sistemi “Javelin”, do të jetë në inventarin e FSK-së shumë shpejtë, por nuk specifikoi një datë për shkak, siç tha të konfidencialitetit që ka procesi. Mirëpo, Maqedonci thekson se Kosova tashmë zotëron sistemin e raketave turke “OMTAS”, që është i ngjashëm me atë “Javelin”.

    Ministri i Mbrojtës në një intervistë për KosovaPress, thekson se qeveria Kurti në tri vitet e fundit ka investuar rreth 240 milionë euro në blerje të sistemit të armatimit.

    “Ne jemi në proces të blerjes së Javelin, kemi ekzekutuar pagesat sipas planit të pagesave që kemi. Jemi në proces të prokurimit dhe është çështje tash kohësh dhe koordinimi kur do të vijnë Javelin këtu. Por ne kemi bërë prokurime edhe më herët të sistemeve të ngjashme si Javelin, kryesisht me Turqinë por edhe vende të tjera. Tashmë kemi në inventarin e FSK-së, sistemin Omtas që është i përafërt me sistemin Javelin, ka të njëjtën mënyrë. Sistemi Javelin do të jenë në inventarin e FSK-së shumë shpejtë. Nuk mund të jap kohë të caktuar edhe për shkak të konfecidalitetit që ka ky proces”, thekson Maqedonci.

    Ai shton se në vitin 2023, buxheti i FSK-së ka arritur kuotën e 2 për qind të bruto-produktit vendor, që sipas tij, është synim të arrihet nga të gjitha vendet e NATO-s.

    “Brenda tri viteve të qeverisjes Kurti kemi 239 milionë euro që janë shpenzuar në blerje të sistemit të armatimit. Në krahasim me shpenzimet që janë bërë në të kaluarën është dhjetëra fish më e lartë. Ne jemi duke vazhduar të pranojmë buxhet shtesë prej Qeverisë së Kosovës, krahas rritjes së buxhetit që e kemi në vazhdimësi. Është për t’u theksuar që në vitin 2023, buxheti i FSK-së ka arritur kuotën 2 për qind që synohet të arrihet nga të gjitha vendet e NATO-s dhe shumë prej tyre nuk e kanë arritur. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së buxhetit që ka ndihmuar Qeveria e Kosovës dhe fokusit të Kurtit për të ndërtuar kapacitetet mbrojtjes duke investuar në sisteme të armatimit. Në këtë aspekt po vazhdojmë të bëjmë blerje ushtarake. Në këtë aspekt këto blerje ushtarake i realizojmë përmes një sistemi që ne e quajmë shtet me shtet. Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes të një shtetit të NATO-s, identifikon mundësitë për blerje të atij vendi. Falë mbështetjes që e kemi pas të vazhdueshme, kemi bërë blerje të sistemit të armatimit të cilat kanë qenë të parapara të blihen në faza më të vonshme”, thotë Maqedonci.

    Ministri nënvizon se investimi në mbrojtje nga Qeveria do të vazhdojë të jetë në 2 për qind edhe gjatë këtij viti dhe vitet e ardhshme.

    “Duke parë qasjen e kryeministrit Kurti, unë vlerësojë që prej tash dhe vitet në vijim sa të jetë kjo qeveri në krye të vendit dhe sa të kemi kryeministër Kurtin, kjo rritje nuk do të ndalet. Ne do të kemi gjithmonë mbi 2 për qind investime në mbrojtje”, deklaron ai.

    Në anën tjetër, Maqedonci për KosovaPress flet edhe për largimin e ushtarëve nga FSK-ja, për çka thotë se të njëjtat janë brenda parametrave normal dhe se nuk preket operacionaliteti i FSK-së.

    “Nuk ka ndryshim në aspektin e numrit, e kam fjalën nuk ka rritje të numrit të largimeve gjatë këtij tre mujori, pavarësisht se liberalizimi i vizave do të ndikojë. Ne në vazhdimësi kemi kërkesa për t’iu bashkangjitur Forcës së Sigurisë nga të rinjtë tanë, veçanërisht nga akademitë ushtarake, të cilat i kemi si Qendrën për Studime Universitare që e kemi brenda FSK-së por edhe bashkëpunimit që e kemi me akademitë të tjera. Kemi një numër të madh të të interesuarve për të qenë oficerët e ardhshëm të Kosovës. Unë inkurajojë të gjithë të rinjtë që t’i bashkëngjiten FSK-së si oficerë në këtë detyrë me të vërtet fisnike. Vitin e kaluar kemi pasur një trajnim të mbi 600 qytetarëve të cilët tani janë pjesë e FSK-së dhe do të vazhdojmë me rritjen e numrit. Daljet janë ende në parametrat normal. Shpesh ky numër mund të rritet apo mund të zvogëlohet por nuk prek operacionalitetin e FSK-së”, thekson Maqedonci.

  • Presidentja Osmani takon djalin e heroit Afrim Bunjaku për Ditën e Fëmijëve

    Presidentja Osmani takon djalin e heroit Afrim Bunjaku për Ditën e Fëmijëve

    Për nder të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidentja Vjosa Osmani, ka takuar disa fëmijë, në mesin e tyre edhe djalin e heroit të kombit, Afrim Bunjaku.

    Ajo me këtë rast ka uruar fëmijët për festën e tyre.

    “Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. ”, ka shkruar Osmani.

  • Rryma për veriun: S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012

    Rryma për veriun: S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012

    Qytetarët e Kosovës e kanë humbur të drejtën e tyre ligjore për kompensim për faturat e rrymës që kanë paguar në emër të banorëve të katër komunave veriore, nga viti 1999 deri më 2012.

    Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, thotë se kërkesat për kthim borxhi ose dëme të shkaktuara mund të bëhen në mënyrë retrospektive për vetëm pesë vjet – në të kundërtën, afati ligjor për ushtrimin e kësaj të drejte skadon.

    Nga 1 qershori i këtij viti do të nisë kompensimi i tyre vetëm për faturat e paguara nga viti 2012 deri më 2017 – proces ky që do të zgjasë deri në vitin 2030.

    Ky vendim u mor muajin e kaluar, bazuar në një padi të ngritur nga Avokati i Popullit në vitin 2017.

    Me kërkesë të gjykatës, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) i obligoi shërbimet e shpërndarjes së energjisë elektrike që t’i kompensojnë konsumatorët.

    Banorët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – shumica serbë – nuk paguan për rrymën e shpenzuar që nga përfundimi i luftës, më 1999.

    Refuzimi erdhi si pasojë e mosbindjes qytetare, por edhe ndikimit të strukturave të ndryshme atje, që operonin nën dirigjimin e Serbisë.

    Deri në fund të vitit 2017, rrymën e shpenzuar në veri e paguan qytetarë të pjesëve të tjera të Kosovës, të cilët merrnin fatura me rritje.

    Nga 2017-ta e këndej – pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe padisë së ngritur nga Avokati i Popullit – përgjegjësia për pagesën kaloi tek Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut i Kosovës, KOSTT, ndërsa subvencione ndau edhe Qeveria e Kosovës.

    Në vitin 2022, pastaj, Kosova dhe Serbia u dakorduan për zbatimin e një marrëveshjeje për energjinë, të arritur qysh në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

    Në praktikë, kjo marrëveshje nisi të zbatohej në fund të shkurtit.

    Gjykata Themelore në Prishtinë e mori vendimin për kompensim në vitin 2021, me të cilin kërkoi kthimin e mbi 40 milionë eurove te qytetarët e Kosovës.

    Vendimi, pastaj, u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme, ndërsa në mars të këtij viti edhe nga Gjykata Kushtetuese.

    Qelaj thotë se vendimi i gjykatës për kompensimin e qytetarëve vetëm për pesë vjet u mor pasi që rasti për këtë çështje u ngrit në vitin 2017. Me ligj, kujton ai, periudha retrospektive nuk mund të shkojë përtej pesë vjetësh.

    Në vitin 2012, zyrtarë të KEK-ut patën deklaruar pse borxhi i përgjithshëm i konsumatorëve në veri, që nga përfundimi i luftës e deri atëherë, vlerësohej të ishte mbi 100 milionë euro.

    Vlera e përgjithshme e faturave vjetore për katër komunat atje, sipas të dhënave zyrtare, arrinte nga 8 deri në 10 milionë euro, raporton REL.