ATV

Author: G.O.

  • Ministria e Mbrojtjes s’dha detaje për kontratën e re për uniforma

    Ministria e Mbrojtjes s’dha detaje për kontratën e re për uniforma

    PËRGATITI: ARTON HAMITI 

    Rreth tre muaj më parë, ATV-ja kishte raportuar që pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të furnizohen me uniforma të reja, pas 5 vjetësh funksionimi me ato të vjetra.

    Madje, siç kishe kuptuar televizioni, ato kishin filluar edhe të prodhohen.

    Teksa, këto uniforma nuk kanë arritur ende në duart e pjesëtarëve të FSK-së, Ministria e Mbrojtjes nuk dha detaje me arsyetimin se kontrata është e klasifikuar.

    Kontrata si këto nuk janë aspak transparente dhe në raste të tilla nuk duhet të klasifikohen, thonë njohës të prokurimit publik.

    Por, fakti që Forca e Sigurisë, furnizimet e tilla po i kryen larg syve të publikut, po mirëpritet nga njohësit e sigurisë.

    Derisa nuk dihet asgjë për kontratën e re, 5 milionë euro ishin destinuar për uniforma kamuflazh dhe rezistente ndaj ujit e erës. Mirëpo, tenderi i hapur në vitin 2022, kishte dështuar.

    Ndërkaq, furnizimi i fundit me uniforma rezistente ndaj ujit dhe erës, sipas njoftimit në platformën e-prokurimi ishte bërë në fund të vitit 2018.

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=TcF_s8Yk8CE

  • KOMF: 72 për qind e fëmijëve janë viktima të dhunës në familje e në shoqëri

    KOMF: 72 për qind e fëmijëve janë viktima të dhunës në familje e në shoqëri

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI 

    72 për qind e fëmijëve në Kosovë, besohet se kanë përjetuar dhunë në familje. Derisa 30 për qind e popullsisë së përgjithshme në vend janë fëmije, 22.7 për qind prej tyre sipas raportit të Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, jetojnë në varfëri.

    E derisa Qeveria ndanë vetëm 4% të buxhetit për politika dhe shërbime sociale, KOMF kërkon që kjo vlerë të rritet e jo të reduktohet ashtu siç është duke ndodhur.

    “ Viti 2024 ka qenë sfidues dhe po vazhdon të jetë pasi nuk kem financim të mjaftueshëm nga institucionet. Fëmijët kanë nevojë për ndihmë, për shërbime sociale siç janë fëmijët me aftësi të kufizuara, që janë pa kujdesin e prindërve që bëjnë punë të rënda ne e kemi një ndihmë për ta por ajo është duke u reduktuar kohë pas kohe…”, deklaroi Donjeta Kelmendi, drejtore në KOMF.

    Ndërkaq, derisa thotë se shqetësuese mbetet trafikimi i fëmijëve, Kelmendi, kërkoi që të drejtat e fëmijëve, mos të mbesin vetëm në letër.

    Në ditën Ndërkombëtare të fëmijëve, janë përkujtuar edhe 1,432 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë.

    Veç kësaj, për 1 qershorin në Prishtinë u mbajtën edhe një sërë aktivitetesh./ATVLIVE.TV/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=7tEREs5EcJE

     

  • Komuniteti serb që refuzoi të regjistrohet, “faturën” do ta paguajë vet

    Komuniteti serb që refuzoi të regjistrohet, “faturën” do ta paguajë vet

    PËRGATITI: ARTON HAMITI 

    Pjesa më e madhe e banorëve të komunitetit serb në katër komunat veriore, refuzoi t’i nënshtrohet procesit të regjistrimit të popullsisë. Efektet nga mospjesëmarrja në këtë proces që llogaritet të jetë shumë i rëndësishëm pritet të vërehen në disa fusha.

    “E para, duhet të kihet parasysh që buxheti për komunat ndahet edhe bazuar në numrin e popullatës, numri i asamblistëve nëpër komuna caktohet bazuar në numrin e popullatës. Pastaj investimet kapitale nga qendra, sidomos në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë ndahen në bazë të numrit të popullatës. Numri i popullatës si tërësi është qendror, sidomos të kategoria e grantit të përgjithshëm. Pastaj granti për çështje sociale e arsimore është formulë tjetër, mirëpo te granti i përgjithshëm ku komunat marrin më së shumti mjete, këto komuna që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë pritet që kushtimisht të varfërohen me buxhet.”, deklaroi Bekim Salihu nga Instituti GAP.

    Sipas Bekim Salihut nga Instituti GAP, duke marrë parasysh statistikat e ASK-së që pritet të publikohen në korrik, ekzekutivi mundet që këto katër komuna t’i konsiderojë komuna me pak banorë.

    “Për nga territori, Leposaviqi është komuna e dytë më e madhe, andaj Qeveria e Kosovës në një të ardhme mund ta ndjekë formulën që të nxjerrë buxhet ekstra për komunat e vogla e ku Leposaviqi si rezultat i një qasje destruktive, refuzuese e kundërshtuese që e ka ndjekë, nga një komunë e rëndësishme të kthehet në një komunë të parëndësishme”, shtoi tutje ai.

    Se vetë banorët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut do ta paguajnë faturën e bojkotimit e thotë edhe njohësi i ekonomisë, Lavdim Hamidi.

    “Të gjitha projeksionet janë bërë duke u bazuar në statistikat e regjistrimit të vitit 2011, mirëpo me këtë regjistrimin e fundit disa komuna kanë dalë me më shumti banor si Fushë Kosova dhe rrjedhimisht buxheti për të do të rritet, kurse komunat veriore do të dëmtohen financiarisht.”, tha Hamidi.

    Sidoqoftë, bazuar në vlerësimin e popullsisë të vitit 2022, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në katër komunat veriore jetojnë afër 40 mijë banorë.

    Më 5 prill, kur edhe filloi regjistrimi, Lista Serbe kishte thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë. Serbët nuk morën pjesë as në regjistrimin e vitit 2011./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://youtu.be/rWnnUSRxSgc?si=rIOmh1r_aUCKLXU7

  • “Bërbili” me këngët e arbëneshëve të Kroacisë në Teatrin Kamertal në AAB

    “Bërbili” me këngët e arbëneshëve të Kroacisë në Teatrin Kamertal në AAB

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ

    Kjo këngë për Skenderbeun, prej qindra vitesh këndohej në shtëpitë e arbëreshëve të Kroacisë.

    Muzikologia, Dina Busic, këngën për heroin e kombit shqiptar e gjeti gjatë hulumtimeve në kuadër të studimeve në akademinë e muzikës në Zagreb.

    Tani, para publikut shqiptar në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB për herë të parë, e interpretoi bashkë me kitaristen Melita Ivkovic, krahas dhjetëra këngëve tjera arbëreshe, pjesë e albumit “Bërbili”.

    Studimin dhe kultivimin e këngëve arbëreshe, të cilin e quan “’thesar i harruar”, Busiç, e kishte nisur rastësisht, për t’ia kushtuar pastaj tërë angazhimin profesional.

    Angazhimi i muzikologes Busic, ka ndikuar që këngët e vjetra arbreshe të këndohen sërish në Zarë.

    Sipas prorektores së kolegjit AAB, Venera Llunji, ruajtja e këngëve arbëreshe është i rëndësishëm për kulturën e kombit shqiptar.

    Me këtë koncert në teatrin kamertal të kolegjit AAB, edhe u mbyll java e kulturës kroate.

    Paraprakisht, në këtë institucion arsimor, për dialektin abresh dhe për arritjen e tij në Zarë të Kroacisë në shekullin e 18, ligjëroi linguistja arbreshe, Maximiliana Barançiq./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://youtu.be/WJd-6Ffuxl8?si=fAXmED2bNJYuFMaA

  • Diplomon gjenerata e shtatë në “The British School of Kosova”

    Diplomon gjenerata e shtatë në “The British School of Kosova”

    Hap pas hapi, nxënësit e gjeneratës së shtatë të “The British School of Kosova”, arritën në ditën e diplomimit të tyre.

    Të emocionuar e krenarë, secili prej tyre po priste që emri t’i thirrej, e diplomën e shkollës së mesme të lartë, ta marr.

    Duke i quajtur gjeneratë e artë, drejtori i shkollës Lulzim Tytynxhiu, tha se avancimi akademik është celës i rëndësishëm i të ardhmes.

    Më e emocionuar për përcjelljen e kësaj gjenerate ishte kryemësimdhënësja e nivelit të mesëm të lartë të “The British School of Kosova”, Liridashe Vaka, e cila mes tjerash iu uroi secilit prej tyre fat në të ardhmen e tyre.

    Ndërkaq mirënjohes për stafin menaxherial të shkollës por edhe mësimdhënësit, ishin nxënësit.

    Për nxënësit e dalluar, u ndanë edhe mirënjohje.

    Ndërsa krejt në fund të gjithë u argëtuan duke marr me vete kujtime e momente të paharruara.

    Të gjithë këta prindër, familjarë e pedagogë u mblodhën për të festuar ceremoninë e diplomimit të nxënëseve të gjeneratës së shtatë në Institucionin edukativo-arsimor, “The British School of Kosova”.

    Gjatë ceremonisë u ndanë mirënjohje për nxënësit e dalluar, gjenerata e klasave të 12-ta u prezantua një nga një duke përfunduar zyrtarisht shkollimin e mesëm tëlartë me suksese akademike, sociale dhe personale.

    Ata të cilët kontribuan në dijen e nxënëseve po ndihen krenar dhe thanë se me të vërtetë janë një gjeneratë e shkëlqyer.

    Plot emocione u përcollën në natën e fundit të tyre, ku nxënësit u shprehen jashtëzakonisht mirënjohës.

    Ceremonia u përmbyll me aheng dhe një atmosferë mbresëlënëse./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://youtu.be/N1BZ3BfL5cA?si=R8aHQHJLCfgK3ntV

     

     

  • Nga shtatori, shkollat e Prishtinës me mësim gjithëditor

    Nga shtatori, shkollat e Prishtinës me mësim gjithëditor

    PËRGATITI: PRANVERA KRASNQI

    Nga shtatori, mësimi për nxënësit e ciklit fillor në Prishtinë, do të zgjasë deri në pasditen e vonë.

    Kjo pasi që, Shkolla fillore “Model” nga viti i ri akademik do ta aplikojë mësimin gjithëditor, si pjesë e pilot-projektit të Komunës së Prishtinës.

    Përveç kësaj, pilot-projekti do të zbatohet edhe në disa shkolla të tjera në kryeqytet.

    Metodën e re mësimore po e përkrahin edhe nga Këshilli i prindërve, megjithëse kanë disa kërkesa specifike.

    Gatishmëri për të ndihmuar në zbatimin e këtij plani kanë shprehur nga Ministria e Arsimit.

    Pavarësisht mbështetjes që premton ministria, njohës të arsimit kanë dyshime nëse projekti mund të realizohet.

    Qysh nga viti 2015, ekziston pilot-projekti për mësimin gjithëditor.

    Pilotimi i mësimit gjithëditor, madje disa herë është realizuar në disa shkolla të kryeqytetit.
    Kjo metodë mësimore aplikohet me qëllim që të tejkalohet pabarazia apo efektet që gjendja socio-ekonomike e krijon te nxënësit./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://youtu.be/nSMUsyGjius?si=Z7wR-vgoshQocxRQ

  • Kurti uron Ditën e Fëmijëve- Janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes!

    Kurti uron Ditën e Fëmijëve- Janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes!

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

    Kurti në urimin e tij ka thënë se “Fëmijët janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes.

    ”Çdo punë që e bëjmë e ka si qëllim përmirësimin e jetës në vend e natyrisht dhe të ardhmen. Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt, që përkujdeset për ta e që i mbron nga çdo e padrejtë. Me politikat e qeverisë sonë, i tillë po bëhet përherë e më shumë shteti jonë” shkruan kryeministri Kurti në urimin e tij.

  • Nagavci uron fëmijët në ditën e tyre, u garanton mbështetje intensive

    Nagavci uron fëmijët në ditën e tyre, u garanton mbështetje intensive

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci i ka uruar fëmijët e Kosovës me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke iu garantuar arsim cilësor dhe mundësi të barabartë për të gjithë.

    “Në këtë ditë të veçantë, 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, dua të ju përcjell urimet më të përzemërta e të falënderoj për energjinë, gëzimin dhe shpresën që sillni në jetën tonë të përditshme. Ju jeni e ardhmja jonë, e ardhmja e kombit tonë, dhe është obligim i ynë t’u garantojmë fëmijëri të sigurt e të lumtur dhe të krijojmë mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët pa dallim”, ka shkruar ministrja në Facebook.

    Ministria e Arsimit, sipas Nagavcit, është e përkushtuar që të krijojë një sistem arsimor që mbështet, frymëzon dhe i ndihmon fëmijët të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

    “Ne punojmë çdo ditë për të siguruar që shkollat tona të jenë vende të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe të pajisura me mjetet më të mira për të mësuar”, tha ajo.

    Kjo ditë, sipas ministres, e rikujton se fëmijët janë pasuria më e madhe dhe se investimi në arsim është investimi më i mirë për të ardhmen.

    “Angazhimi ynë për avancimin dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve nuk do të ndalet. Do të punojmë shumë për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve dhe për të ndërtuar një shoqëri ku secili fëmijë ka mundësinë të zhvillohet e të kontribuojë në mënyrë të barabartë”, ka shkruar Nagavci.

  • Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votimeve në Luginë të Preshevës, konkretisht për këshillat komunalë të Bujanocit dhe Preshevës. Hasani ka thënë se përshëndet pjesëmarrjen e partive shqiptare dhe ka thënë se uron që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

    Kryediplomati shqiptar ka shkruar se vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik.

    “Nesër në Serbi votohet për këshillat komunalë të Bujanocit e Preshevës. Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare në zgjedhje dhe uroj që numri i votuesve të jetë sa më i lartë.

    Vetëm me pjesëmarrje shprehet vullneti politik qytetar dhe ndërtohet e ardhmja që dëshirojmë. Së bashku për demokracinë dhe integrimin e përbashkët europian. Suksese!”, ka shkruar Hasani.

  • Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve

    Qeveria e Kosovës lanson platformën për të drejtat e fëmijëve

    Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, të shtunën është lansuar Platforma për të Drejtat e Fëmijëve, është aprovuar Raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, si dhe është diskutuar çështja për jetësimin e të drejtave të fëmijëve, raporton Ekonomia Online.

    Kjo platformë është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për fuqizimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në gjurmimin e progresit të arritur për fëmijët dhe sigurimin e një tabloje gjithëpërfshirëse të situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë.

    Gjithë ky diskutim në objektin e qeverisë së Kosovës u bë me rastin e 1 qershorit Ditës së Fëmijëve, ku të pranishëm përveç zyrtarëve shtetëror ishin të pranishme edhe fëmijë e përfaqësuese të shoqatave për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

    Habit Hajredini, drejtor në Zyrën për Qeverisje të mirë, ka thënë se si qeveri janë fokusuar në zbatimin e ligjit për mbrojtën e fëmijëve, sipas tij, edhe duke përshpejtuar njëkohësisht nxjerrjen e akteve nënligjore të këtij ligji.

    “Sot jemi bë bashkë mes institucioneve si fëmijë, prind e gjithë shoqëri civile, për të diskutuar progresin sfidat, ku po të njëjtin edhe kohë edhe me i paraqit dy dokumente  të rëndësishme që kanë të bëjnë me platformën për të drejta e fëmijëve dhe për të diskutuar lidhur me raportin Konventën e të drejtat e fëmijëve  për nivel të vendit”.

    “Si qeveria jemi fokusuar zbatim të legjislacionit, sidomos ligjit të mbrojtës së fëmijës duke përshpejtuar njëkohësisht nxjerrën e akteve nënligjore të këtij ligji, që është gama kyqe e zbatimit të ligjit. Njëkohësisht  kemi punuar në mënyrë paralele në bashkëpunim me organizatat  jo qeveritare për të ngrit kapacitet e shërbyesve civil  për të zbatuar ligjin për të mbrojtjen e fëmijës dhe për te marr përsipër obligimet që dalin nga legjislacioni”, ka thënë ai.

    Asra Gërbershi, përfaqësuese e fëmije me aftësi të kufizuara, ka thënë se si fëmijë me aftësi të kufizuar shpesh herë ndjehet e diskriminuar, por që kjo gjë ata nuk e ndal në as një moment në rrugën që të ndryshoj perceptimet e shoqërisë.

    Ajo ka thënë se si fëmijë shpesh herë përballen me mungesë të shërbimeve adekuatë shëndetësore e edukative, kështu sipas saj, duke mos pasur qasje në shkolla, duke mos pasur pajisje teknologjike që ju lehtëson mësimin, duke pasur mungesë të mësueseve asistent e duke mos pasur transportin për të shkuar në shkollë.

    “Sot jam këtu që  të prezantoj zërin e fëmijëve, zërin tim ata të shokët  të mi dhe shoqeve të mija. Në jetën time kam shumë sfida  por edhe takojë fëmijë sfida nga më të ndryshme disa prej tyre i përjetoj edhe unë. Unë në kam aftësi të kufizuar dhe shpesh herë diskriminohem, por kjo nuk do të thotë  qe më zmbrapse përkundrazi  e ndjej obligim dhe e kam  vullnet të ndjeje  obligim te ndërroj perceptimet, dhe u bej me dije që mundem jo vetëm un po të gjithë fëmijët e tjerë. Ne nuk kemi shumë shërbime adekuatë shëndetësorë edukative, nuk kemi shkolla plotësisht të qasshme,  as me pajisje teknologjike që na j lehtëson mësimin. Nuk kemi mjaftueshëm mësues asistent nuk kemi transport për  të siguruar pjesëmarrjen në shkolle. Nuk është shume e komplikuar nëse mendoni më shume për ne na kuptoni nevojat tona dhe ndërmerrni hapa për të përimtuar jetën tonë”, ka thënë ajo.

    Zv.ministiri i Arsimit Taulant Kelmendi, ka thënë se MASHT-i vitin e kaluar shpalli politikën për mbrojtjen  fëmijës, dokument i mbështetur në Konventë e të drejtës së njeriut.

    Ai me këtë rast ka përmendur edhe vendimet e tjera që ka marr kjo ministri duke përmirësuar dhe rritur cilësin e arsimit për të gjithë fëmijetë.

    “Ministria Arsimit vitin e kaluar shpalli politikën për mbrojtjen  fëmijës, dokument i mbështetur  në Konventën e të drejtave të njeriut. Qasja në edukim dhe arsim cilësor është drejt themelore e njeriut. Krahas kemi zhvilluar pakon e 12 moduleve të mbrojtjes së fëmijëve . Veprimet tona  gjithmonë  janë orientuar ne disa drejtime, njëkohësisht  si avancimi i kuadrit ligjorë përmirësimi i teksteve shkollore për ngritjen e cilësisë në arsim, akreditimi i programeve cilësore për trajnimin e mësimdhënësve. Kemi ndarë 250 mije euro përkrahje për organizata  që mbështesin fëmijët jo shumicë. Tash e tri vite kemi ndarë grand specifik  ne mbështetje të praktikes profesionale dhe çdo vit ndahen rreth  3.5 milionë euro për komunat dhe shkollat tona”, ka thënë ai.