ATV

Author: G.O.

  • Hoxhaj: Kurti e Vuçiqi po e përdorin veriun për të konsoliduar pushtetin

    Hoxhaj: Kurti e Vuçiqi po e përdorin veriun për të konsoliduar pushtetin

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, njëherit edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti në këto tri vite të qeverisjes ka luftuar komplet në vijë të kundërt të trendëve ndërkombëtare dhe ndryshimeve gjeopolitike, duke e përdorur veriun e Kosovës si platformë për ta konsoliduar pushtetin e tij.

    “Me luftën në Ukrainë, me luftën në Gaza, me një luftë të mundshme në Tajvan, është ka shpërbëhet rendi ndërkombëtar dhe zoti Kurti ka luftuar komplet, në vij të kundërt të trendëve ndërkombëtare, të ndryshimeve gjeopolitike dhe mbi të gjitha ka vendos që në emër të një politike që sa më shumë ta konsolidon pushtetin e tij të brendshëm duke përdorë veriun e Kosovës si një platformë për ta konsoliduar pushtetin e tij”, tha Hoxhaj.

    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës shtoi se sot situata e veriut të vendit i shërben për të qenë në pushtet Albin Kurti në Prishtinë dhe Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

    Hoxhaj theksoi se PDK-ja asnjëherë nuk e ka përdorur situatën në veri të vendit për popullizëm politik.

    “Ne kemi vepruar në raport me veriun e Kosovës, duke shpërbërë struktura paralele, duke luftuar krimin dhe krimin e organizuar në veri të vendit duke bërë çdo gjë që ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës në veri të vendit, duke integruar komunitetin serb. Ne asnjëherë nuk e kemi përdorë situatën e veriut të Kosovës për popullizëm politik. Kjo se çfarë po ndodh në veri të vendit nuk është në përputhje me interesin nacional të shtetit të Kosovës”, tha Hoxhaj.

  • Arrestohet një kosovar në Aeroportin e Rinasit, tentoi të shkonte në Itali me armë në çantë

    Arrestohet një kosovar në Aeroportin e Rinasit, tentoi të shkonte në Itali me armë në çantë

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar në aeroportin e Rinasit, gjatë operacionit policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

    Gjatë këtij aksioni u kap në flagrancë dhe u prangos, shtetasi kosovar D.G, 23-vjeç, nga Peja.

    Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, njoftoi Policia.

    “Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.”

  • Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur, teksa zjarret kanë kapluar disa fshatra në juglindje të Turqisë gjatë natës, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë të Turqisë më 21 qershor.

    “Pesë persona kanë vdekur dhe 44 janë plagosur, dhjetë prej tyre janë në gjendje serioze”, shkroi ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në rrjetin X, që më herët njihej si Twitter.

    Zjarret përfshin dy zona mes qyteteve të Dijarbakirit dhe Mardinit, thanë autoritetet turke.

    Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shfaqën shtëllunga të mëdha tymi në qiell. Koca tha se katër ekipe të emergjencave dhe 35 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje.

    Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, përmes një postimi në X tha se zjarri nisinë orët e vona të së enjtes në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Dijarbakirit. Sipas tij, zjarri më pas u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme, duke përfshirë në flakë pesë fshatra.

    Yerlikaya tha se tre banorë të Dijarbakirit dhe dy të Mardinit humbën jetën si pasojë e zjarreve.

    Ndërkaq në veriperëndim të Turqisë, zjarrfikësit po punojnë që të shuajnë zjarret afër qytetit Ajvaçik në provincën Çanakala, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu. Kjo provincë javën e fundit është përballur me disa zjarre për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të fuqishme.

  • Tre të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

    Tre të vrarë nga sulmet ruse në lindje të Ukrainës

    Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, duke i vrarë tre njerëz dhe duke i plagosur katër të tjerë, përfshirë një fëmijë, thanë zyrtarët.

    Fshati Rozkishne, rreth 25 kilometra larg vijës së frontit, ishte cak i sulmeve, thanë prokurorët rajonalë në Telegram.

    Sipas të dhënave të para, trupat ruse përdorën sistemin Smerch, për të kryer sulme me municione thërrmuese, thanë ata.

    Në mesin e të plagosurve është edhe një djalë 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital.

    Katër shtëpi, vetura dhe një tubacion gazi u dëmtuan gjatë sulmit, njoftuan ata.

    Rusia kreu sulme me raketa dhe dronë gjatë natës, duke dëmtuar infrastrukturën e energjisë në katër rajone, tha kompania kombëtare e energjisë, Ukrenerho më 20 qershor.

    Përveç Donjeckut, u sulmuan edhe rajonet Vinitsjas, Dnipropetrovski dhe Harkiv.

    Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se Rusia sulmoi Ukrainën më 20 qershor me nëntë raketa dhe 27 dronë.

    Ushtria ukrainase tha se ka rrëzuar të gjithë dronët dh pesë raketa./REL/

  • Temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë del me një apel për qytetarët

    Temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë del me një apel për qytetarët

    Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta.

    Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ministria ka apeluar te qytetarët që t’u përmbahen rekomandimeve të MSh-së dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    “Të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike u bëhet thirrje që të shmangin diellin nga ora 10:00 deri në orën 17:00, të pini ujë dhe të shmangni pijet me sheqer, alkool dhe kafeinë, të vishni veshje të lehta, mos t’i leni fëmijët apo kafshët në makinë, të mbani shtëpinë e freskët dhe të qëndroni në hije”, thuhet mes tjerash në postimin e MSh-së.

     

  • Presidentja Osmani takohet me homologen sllovene

    Presidentja Osmani takohet me homologen sllovene

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten sllovene, Natasa Pirc Musar.

    Takimi ka zënë vend në Zvicër, ku gjatë fundjavës që lëmë pas u mbajt Samiti për Paqen në Ukrainë.

    Dy homologet kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë-Slloveni.

    E lumtur pas takimit është shprehur presidentja Osmani.

    Në profilin e saj në “X”, Osmani tha se: “Kosova është krenare për miqësinë afatgjate me Slloveninë”.

  • Arrestohet një kosovar në Hungari, u kap me 11 kilogramë marihuanë

    Arrestohet një kosovar në Hungari, u kap me 11 kilogramë marihuanë

    Policia hungareze ka arrestuar një shtetas kosovar pasi e kapi duke tentuar të kontrabandonte 11 kilogramë marihuanë në Hungari përmes kufirit serbo-hungarez.

    Policia ka gjetur drogën në veturën e tij teksa po kalonte kufirin të dielën.

    Zyra e prokurorit ka thënë se ka rrezik nga ikja e tij, prandaj edhe ka vendosur për ndalim në paraburgim deri në përfundimin e procedurave, raportoi DailyNewsHungary.

  • ​Banorët e Shipitullës protestojnë për shpronësimet, shprehen të revoltuar me procesin

    ​Banorët e Shipitullës protestojnë për shpronësimet, shprehen të revoltuar me procesin

    Disa banorë nga fshati Shipitullë të Obiliqit kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës lidhur me shpronësimin e tokave të tyre.

    Njëri nga banorët e këtij fshati, Arsim Mjeku tha se KEK-u u ka marrë rreth 95 për qind të tokave, duke u lënë atyre vetëm 5 për qind shtëpi.

    Si pasojë e kësaj, Mjeku tha se banorëve të Shipitullës nuk po u lejohet të ndërtojnë shtëpi apo të hapin biznese, duke u thënë se do të bëhet shpronësimi i këtij fshati tërësisht.

    Ai shtoi se prej vitit 2004 janë të anashkaluar nga komuna, KEK-u dhe qeveria dhe se kërkesat e tyre nuk po merren parasysh.

    Tutje, Mjeku tha se KEK-u i ka marrë 16 shtëpi dhe ka lënë 50 të tjera, për çka edhe banorët po kërkojnë që të shpronësohen të gjitha.

    Ai tha se nuk do të ndalen vetëm me protesta por do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi lidhur me këtë çështje.

    “Ne jemi banorët e fshatit Shipitullë. Jemi ardhur sot t’i shprehim pakënaqësitë të fshatit Shipitullë lidhur me shpronësimin qe ka bërë KEK-u në fshatin Shipitullë, Komuna e Obiliqit. E ka marrë tokën 95 për qind, i ka lënë shtëpia veç 5 për qind. Prej 2004 ne banorët e fshatit Shipitullë jemi të anashkaluar nga Komuna, Qeveria, KEK-u. Nuk lejojnë të ndërtojmë shtëpi, nuk të lejojnë të bësh biznes, nuk lejojnë se gjoja do të bëhet shpronësimi i fshatit Shipitullë. Në vitin 2024 KEK-u ka marrë 95 për qind tokën, 5 për qind i ka lënë shtëpia. I ka marrë 16 shtëpi, i ka lënë 50. Ne kërkojmë “krejt dhe drejt” 50 shtëpi kanë mbetur, edhe ato të shpronësohen. Përndryshe ne nuk do të ndalemi me protesta deri sa të kërkojmë të drejtën tonë sepse jemi në të drejtën tonë dhe nuk kemi kah të shkojmë.

    Edhe banori, Xhemil Mjekiqi tha se këto gjëra janë bërë me mashtrime, derisa potencoi se janë në hall.

    Duke u shprehur i revoltuar për procesin e shpronësimit, ai shtoi se shumë shtëpi kanë mbetur pa ujë e rrymë.

    “Ne jemi banorët e fshatit Shipitullë. Halle kemi kur është shpronësuar herën e parë… Do na ka rrokë e do s’na ka rrokë, ishte siç ishte puna… Herën e dytë kur për këtë 1 hektarë e 60 ari, kjo është bërë me njoftësi, me para…Nuk e di çfarë i thotë njeriu kësaj pune… Tokat ju kanë marrë e shtëpitë kanë mbetur pa ujë, pa rrymë, pa rrugë, pa ambulantë, pa shkollë. Ne jemi hallexhinj”, tha ai.

    Banorët kanë vendosur banerë pranë ndërtesës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës me mbishkrimin “Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”.

  • Bebe Rexha ka një përgjigje për ata që e quajnë të shëndoshë

    Bebe Rexha ka një përgjigje për ata që e quajnë të shëndoshë

    Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, i është përgjigjur komenteve për peshën e saj.

    Krijuesja e hitit “Me Myself and I”, ka përqafuar çdo herë papërsosmëritë, duke u bërë kështu edhe avokuese në luftimin e paragjykimeve.

    Kësaj here, ajo ka çuar një mesazh tejet kreativ ndaj personave të cilët e kanë quajtur “të shëndoshë”.

    “Për ju që më quani të shëndoshë, thjesht dijeni që edhe llogaria ime bankare është kështu”, iu adresua ajo këtyre komenteve fyese, bashkangjitur me një foto në Instagram.

    Një artiste tejet e talentuar, Bebe Rexha e cila është po ashtu një kompozitore shumë e talentuar, është në mesin e shqiptarëve të shumtë që kanë vulosur emrat në industrinë globale të muzikës.

    Këngëtarja njihet për hitet e panumërta dhe projektet që prekën thellë tematika të shumta shoqërore. /Telegrafi/

  • Pse telefoni ngadalësohet në temperatura të larta dhe si ta mbroni

    Pse telefoni ngadalësohet në temperatura të larta dhe si ta mbroni

    Në stinën e verës kur temperaturat rriten, telefoni i mençur mund të rrezikohet nga nxehtësia. Kjo mund të ndikojë që telefoni të ngadalësojë punën dhe të bllokohet, sidomos nëse e keni përdorur për një periudhë të gjatë.

    Por, ekzistojnë disa hapa që mund të merren me qëllim që telefoni të qëndrojë në temperaturë optimale dhe bateria e tij të mos dëmtohet.

    Këshillat në vijim janë rekomanduar nga roboti virtual, ChatGPT:

    Mbajeni larg rrezeve të diellit:

    Përpiquni ta mbani telefonin larg rrezeve të drejtpërdrejta të diellit, pas dielli mund ta tejnxeh telefonin dhe bateria të digjet. Ekziston edhe rreziku që ekrani i telefonit të nxehet dhe të pëlcasë.

    Rekomandohet që telefoni të mos mbushet shpesh pasi bateria rrezikon ta dëmtojë sistemin operativ. Kur temperaturat janë të larta tentoni të shmangni mbushjen e shpeshtë, pasi kjo mund të çojë edhe në nxehjen e baterisë.

    Përdorni shtresën për telefon

    Nëse keni një mbulesë (case) për telefon që mundëson mbrojtjen e telefonit nga nxehja e tepërt, përdoreni dhe shpëtojeni pajisjen nga temperatura.

    Nëse vini re se telefoni tuaj po reagon ndryshe në temperatura të larta, si zvogëlimi i performancës, ndalojeni rregullisht punën e tij. Kjo do të bëjë që temperatura të ulet dhe mund ta ktheni në punë sapo ta vëreni se është “qetësuar”.

    Është shumë e rëndësishme që telefonit t’ia pastroni portat dhe hapësirat anash, duke përdorur fshesë të vogël apo pajisje specifike për pastrim të pajisjeve teknologjike. Mbyllja e hapësirave mund të pengojë qarkullimin e ajrit dhe të shtojë nxehjen e pajisjes.

    Nëpërmjet këtyre rekomandimeve ju mund ta ruani telefonin nga dëmtimet që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta.