ATV

Author: ATVLive

  • Taylor Swiftit i ndodh një incident në mes të skenës

    Taylor Swiftit i ndodh një incident në mes të skenës

    Taylor Swift është përballur me incident në skenë.

    Gjatë koncertit të saj në Stokholm, teksa ishte gati të ulej në piano, fustani blu i këngëtares u shqep dhe u hap në mes, duke i nxjerrë në pah të brendshmet. Ajo e kaloi këtë situatë me shumë sportivitet, u ul pranë pianos, tentoi ta rregullonte fustanin dhe më pas nisi të performonte.

    Në një video të publikuar, ndërsa po rregullonte fustani, Swift dëgjohej duke i thënë publikut: Flisni me njëri-tjetrin” për të larguar vëmendjen.

  • Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Lulzim Fejzullahut

    Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e Lulzim Fejzullahut

    Sot në Gjykatën Themelorë në Prishtinë, në ora 13:00 do të shpallet aktgjykimi ndaj dy të dyshuarave për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu.

    Kështu ka thënë avokati i familjes së të ndjerit Lulzim Fejzullahut, Tomë Gashi.

    Tutje Gashi ka shkruar:

    Drejtësi për Lulin.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje i avokatit Tomë Gashi:

    A do te vras perseri !

    Ky trup gjykues vetem dy vite me pare e kishte ” denuar ” me kusht per vrasje ne tentative njerin per vrasjen qe mbetu ne tentative e cila kushte ndodhur ne oborr te shkolles apo afer oborrit te shkollesi ne Besian qe ende zyrtarisht po i thone Besian

    Nji djale i ri si Yll , nje nxenes i asj shkolle thuhet se mbeti me pasoja te perjeteshme nga goditja me thike.

    Kete ky trup gjykues e ka pa e ka dite dhe …

    Nje djale i ri i trimeruar nga “fuqia” e tije e i pafrikesuar nga drejtesia vrau perseri

    Tani e vrane Lulin ne rinin e tije te 18

    I njejti – pra ky trup gjykues sot do te vendose se ky ” trim ” a do te vras perseri

    Shpallja e Aktgjykimit

    NE EMER TE POPULLIT por pa Lulin sot do te behet nga po njjeti trup gjykies ne Gjykaten Themelore. ne Prishtine ne ora 13:00

    Drejtesi per LULIN

    P.S. ne sisteme te avancuara juridike nuk lejohet qe Gjyqtare per te mitur te jene nen moshen 35-40 vjeqare dhe as ata qe nuk kan femije sepse ata me mire e kuptojne kur ndodhe nje tragjedi .!

  • Kishat serbe rrahin kambanat sot, serbët luten kundër votimit të rezolutës për Srebrenicën

    Kishat serbe rrahin kambanat sot, serbët luten kundër votimit të rezolutës për Srebrenicën

    Në mesditë kambanat do të bien në kishat ortodokse në Serbi pak përpara votimit të sotëm, 23 maj, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të rezolutës për shpalljen e 11 korrikut ditë përkujtimi të gjenocidit në Srebrenicë.

    Patriarku serb Porfirije ka thënë se kambanat do të bien për “shpëtimin e shtetit dhe popullit serb”, raportoi Telegrafi serb.

    Sipas tij, kambanat do t’u bëjnë thirrje njerëzve që të luten “në qetësi e solidaritet pavarësisht akuzave tërësisht false dhe të padrejta që u ekspozohen nga OKB-ja”.

    Rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë do të jetë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të enjten, 23 maj.

    Me këtë rezolutë synohet që 11 korriku të shpallet “Ditë Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

    Rezoluta e sponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda nuk e përmend Serbinë si fajtore, por kjo nuk e ka ndaluar fushatën lobuese të liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, kundër saj, ashtu si edhe të presidentit të Serbisë, Aleksandës Vuçiq.

  • ​Vrasje e rëndë në Tiranë, burri ther me thikë bashkëshorten

    ​Vrasje e rëndë në Tiranë, burri ther me thikë bashkëshorten

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë në qafë dhe trup bashkëshorten tij.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërkohë që autori është identifikuar si shtetasi Jakup Shahu, një person me precedentë të mëparshëm penal.

    Xhelozia dyshohet se është shkaku që 52-vjeçari ka qëlluar me thikë disa herë gruan e tij.

    Shahu rezulton person me precedent të mëparshëm penal, pasi në vitin 2011 ka kryer vrasje dhe ka bërë 13 vite burg.

    Ai u dënua për vrasjen e Arjan Mejdanit dhe plagosjen e Bujar Mejdanit e Arben Muharremit.

    Çifti Shahu raportohet se kanë një fëmijë, i cili në momentin e incidentit nuk kanë qenë në banesë.

    Kanë qenë komshinjtë që kanë lajmëruar policinë, duke bërë që 52-vjeçari të arrestohej në flagrancë.

    46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Euronews.al/

  • Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën

    Komisioni për Legjislacion miraton Projektligjin për marrëveshjen e burgjeve me Danimarkën

    Me 7 vota për dhe dy abstenime, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të Dënimeve Daneze, raporton EO.

    Ndërkaq gjatë kësaj mbledhje u miratua edhe Propozimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha paraqiti raportin e amandamentit të propozuar për noteri

    “Kemi marr parasysh gjitha projektet ka qenë punë e mirë, një propozim e kemi me një regjistër te noterëve rezervë ku me automatizëm hyjnë në funksion, e për afate ka mbetur koordinimi me deputet tjerë”, tha Basha.

  • Eurodeputeti gjerman: Vënia e Asociacionit si parakusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk ishte i drejtë

    Eurodeputeti gjerman: Vënia e Asociacionit si parakusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, nuk ishte i drejtë

    Eurodeputeti gjerman, Franz Romeo, nuk e sheh të arsyeshme që themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të jetë si parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

    Si anëtar i të Gjelbërve në Parlamentin Europian, ai thotë për Kallxo.com, se në rrethanat në të cilat gjendet Kosova, vënia e Asociacionit si parakusht nuk ishte vendim i drejtë e as mjet i duhur.

    Derisa flet për politikën që e ka aplikuar Gjermania në këtë rast në raport me Kosovën, eurodeputeti Romeo konsideron se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE megjithatë nuk është jashtë diskutimeve.

    “Duket se Gjermania përmes kësaj mosmarrëveshjeje po përpiqet të mos humbasë Serbinë ndaj Rusisë apo Kinës”- thotë Romeo për kushtëzimin që vuri Gjermania dhe Franca në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Europës.

    Sipas tij, letra e presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentarit Glauk Konjufa dhe kryeministrit Albin Kurti për të zbatuar të gjitha masat që kërkohen nga Kosova pasi të bëhet anëtare e Këshillit të Europës nuk mjafton për shkak se, siç thotë ai, “parakushtet janë më të detyrueshme se garancitë”.

    “Megjithatë, nga perspektiva gjeopolitike, një përkushtim më i fortë ndaj Kosovës do të kishte qenë i rëndësishëm”- shtoi ai, duke thënë se shoqëria e Kosovës duhet të përfshihet më fort në procese të tilla.

    Një shoqëri e informuar, sipas tij, forcon vullnetin politik dhe rrjedhimisht edhe presionin mbi qeverinë, vendimmarrësit dhe gjithashtu promovon një bashkëpunim më të fortë brenda strukturave sociale.

    Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet kishte thënë se është çmenduri të ndalohet progresi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Sipas tij, ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë datë të re për një takim të jashtëzakonshëm për Kosovën.

    Çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nuk është vendosur në agjendën e kësaj mbledhjeje.

    Në Kosovë kishte pritshmëri se në këtë takim do të vulosej që shteti më i ri në Europë do të bëhej anëtar i 47-të i KiE-së.

    Por, nga disa shtete Kosovës i është kërkuar dorëzimi i projektstatutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatë Kushtetuese si hap për të fituar mbështetjen e shumicës së përfaqësuesve të shteteve anëtare të KiE-së për anëtarësim në këtë organizatë.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schëarz, më 16.05.2024, i dërgoi letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare, për siç ka thënë ajo, zotimin për përgatitjen e një drafti që parasheh “krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim”.

    Ky draft, siç ka thënë Gërvalla, do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

    Letra e Gërvallës nxiti reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit dhe rezultoi se ishte dërguar pa u koordinuar me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani.

    Pasi që Kosova mbeti jashtë agjendës të ministerialit, ministrja Donika Gërvalla- Schwarz, ka thënë se është në shpërputhje me thirrjen e Asamblesë Parlamentare.

    Ajo ka deklaruar se letra që i është dërguar KiE-së tashmë e ka humbur relevancën.

    Disa vende anëtare të KiE-së, sipas saj, zgjodhën t’i japin mbështetje fushatës lobuese të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës.

    Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kishte thënë për KALLXO.com se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të duhej të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese para mbledhjes së ministrave të Jashtëm.

    Kryesuesja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Dominique Hasler më 17.05.2024, deklaroi se çështja e Kosovës është përmendur disa herë në deklaratat e ministrave të Jashtëm gjatë mbledhjes së Komitetit të Ministrave.

    Në një konferencë për media, ajo konfirmoi se kanë pranuar një letër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës me rekomandimin për pranimin e Kosovës në KiE, dhe se brenda presidencës po bëhet gjithçka për të avancuar këtë proces.

    Ministrja e Jashtme e Lihtenshtajnit theksoi se Komiteti i Ministrave është duke zhvilluar diskutime se si të vazhdohet.

    Kurse kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, e cila sot mori Presidencën e Komitetit tha se për çështjen e pranimit të Kosovës në KiE, pyetja nuk është “nëse” por “kur”.

    “Pyetja nuk është ‘nëse’ por është ‘kur’- dhe procesi do të vazhdojë”- u shpreh Simonyte.

    Kosova ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të këtij mekanizmi ndërkombëtar më 16.04.2024, në Asamblenë Parlamentare.

    Këta delegatë kanë miratuar raport-opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, në të cilin rekomandohet që Kosova të ftohet për anëtarësim në KiE.

    Nga 171 delegatët që morën pjesë në votim, 131 votuan për, 29 kundër dhe 11 abstenuan.

  • 11 të përfshirë në rastin ku u plagos me armë një person në Prizren

    11 të përfshirë në rastin ku u plagos me armë një person në Prizren

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e së mërkurës mbrëma në Prizren.

    Sipas njoftimit, një person është plagosur me armë zjarri e një tjetër është lënduar me mjete të forta, pas një mosmarrëveshjeje mes 11 personash.

    Rastin në Polici e ka njoftuar një burrë i cili ka deklaruar se së bashkë me dy viktimat është sulmuar me armë zjarri dhe mjete të forta nga tetë persona të dyshuar. Njëri prej tyre është arrestuar pas një bastisjeje.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm.

    “Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • KFOR-i: Policia e Kosovës s’ka nevojë të na njoftojë për të gjitha lëvizjet

    KFOR-i: Policia e Kosovës s’ka nevojë të na njoftojë për të gjitha lëvizjet

    Pas aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, KFOR-i ka theksuar nevojën për konsultim dhe koordinim të çdo veprimi që mund të ndikojë në sigurinë rajonale.

    Megjithatë, KFOR-i ka thënë se Policisë së Kosovës nuk e ka për detyrë t’i njoftojë ata për të gjitha lëvizjet e tyre nëpër vend.

    Në një përgjigje për Dukagjinin, KFOR-i teksa ka cituar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të qartë se çdo lëvizje apo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit kërkon miratimin e tyre.

    “Qëndrimi i NATO-s është i qartë dhe konsistent. Policia e Kosovës nuk ka nevojë të njoftojë komandantin e KFOR-it për të gjitha lëvizjet e saj nëpër Kosovë. Por siç e bëri të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në vizitën e tij në Kosovë nëntorin e kaluar:

    “Stabiliteti në rajon varet nga të gjitha palët që zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës dhe nga respektimi i angazhimeve ekzistuese. Çdo dislokim i Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të Kosovës kërkon pajtimin e KFOR-it; dhe presim konsultime me kohë për çdo veprim të Forcës së Sigurisë së Kosovës apo Policisë së Kosovës që mund të ndikojë në sigurinë rajonale”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë në ditën e aksionit, thuhet se përpos mbylljes së gjashtë njësive ilegale të “Bankës Postare Kursimore”, u konfiskuan edhe prova të ndryshme materiale, duke përfshirë rreth 74 milionë dinar, rreth 1 milion e 600 mijë euro, 19 mijë e 500 franga, e rreth 13 mijë e 800 dollar amerikane.

    Aksioni i i policisë së Kosovës erdhi një javë pasi Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se ka përfunduar afati tranzitor për rregulloren e saj, që ndalon përdorimin e dinarit serb për kryerjen e pagesave.

  • Dy prej të plagosurve në Pejë janë futur mbrëmë në operim, ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture

    Dy prej të plagosurve në Pejë janë futur mbrëmë në operim, ngjarja dyshohet se ndodhi për shit-blerjen e një veture

    Tre të plagosurit në Pejë mbëmë kanë mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Njëri nga të plagosur është në gjendje të rëndë ku menjëherë është futur në sallë të operimit.

    Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili tha se pacienti që është futur në operim është i vitit të lindjes 1973.

    “I kemi pranuar tre pacientë me plagë nga arma e zjarrit. Njëri nga ta, në gjendje më të rëndë është futur në sallë të operimit, kurse edhe një tjetër pritet tash të hyjë. Kurse, në gjendje më të lehtë është një tjetër, por edhe ai ka plagë serioze”, tha Govori

    Ngjarja, sipas burimeve të Klan Kosovës raportohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje për shit-blerjen e një veture.

    Ersan Qavolli, prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha për Gazetën Express se tre personat që u plagosën sonte në Pejë janë familjarë të afërt mes vete.

    Personi i dyshuar për këtë ngjarje “ndodhet në kërkim intensiv”, tha prokurori Qavolli.

    “Ka ndodh një tentim vrasje e rëndë, kemi dalë menjëherë ne vendin e ngjarjes bashkë me hetuesit, janë tre persona të plagosur dhe jemi në kërkim të personit të dyshuar”, tha prokurori Qavolli.

    Ai tha se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke i siguruar të gjitha provat.

  • Komandanti i ushtrisë suedeze: Putini dëshiron ishullin Gotland – nëse sulmon, fillon një luftë me NATO-n

    Komandanti i ushtrisë suedeze: Putini dëshiron ishullin Gotland – nëse sulmon, fillon një luftë me NATO-n

    Presidenti rus Vladimir Putin e ka vënë syrin në ishullin suedez Gotland, paralajmëroi kreu i Ministrisë suedeze të Mbrojtjes, Micael Bydén.

    Gotland, ishulli më i madh suedez i krahasueshëm për nga madhësia me Rhode Island, ndodhet strategjikisht në mes të Detit Baltik – midis Stokholmit dhe enklavës ruse të Kaliningradit.

    Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi një plan për zgjerimin e ujërave territoriale në Detin Baltik, gjë që shkaktoi shqetësim ndërkombëtar.

    “Unë jam i sigurt se Putini i ka të dy sytë nga Gotland. Qëllimi i Putinit është të fitojë kontrollin mbi Detin Baltik,” tha Bydén, komandanti suprem i forcave të armatosura suedeze.

    “Nëse Rusia merr kontrollin në Detin Baltik, do të kishte një ndikim të madh në jetën tonë – në Suedi dhe në të gjitha vendet e tjera në kufi me Detin Baltik. Ne nuk mund ta lejojmë këtë,” tha Bydén.

    “Deti Baltik nuk duhet të bëhet shesh lojërash për Putinin”, shton ai.

    Pas çmilitarizimit në 2005, Suedia rifuti trupa të përhershme në Gotland në 2016, pas aneksimit nga Rusia të gadishullit të Krimesë të Ukrainës. Suedia u bë gjithashtu anëtari më i ri i NATO-s në mars, që do të thotë se mbulohet nga neni 5 i aleancës, i cili garanton që të gjithë anëtarët e tjerë të qëndrojnë në mbrojtje të njëri-tjetrit nëse sulmohen.

    “Nëse Putin sulmon Gotland, ai mund të kërcënojë vendet e NATO-s nga deti. Ky do të ishte fundi i paqes dhe stabilitetit në rajonet nordike dhe baltike,” tha Bydén.