ATV

Author: ATVLive

  • Drejt dështimit plani 32 miliardësh për ‘zhvendosjen e kryeqytetit’ indonezian

    Drejt dështimit plani 32 miliardësh për ‘zhvendosjen e kryeqytetit’ indonezian

    Kryeqyteti Indonezisë Xhakarta është një nga vendbanimet më të vjetra njerëzore në botë dhe strehon më shumë se 10 milionë njerëz.

    Ai është gjithashtu nga një vendet e populluara më dendësisht në botë por sipas zyrtarëve është ‘duke u zhytur në tokë’ prej paqëndrueshmërisë së tokës kënetore.

    Prandaj ata kishin sugjeruar të ndërtonin një kryeqytet të ri për vendin, duke e zhvendosur atë në Nusantara, metropoli i ri rreth 1000 km në veri të Xhakarta, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk

    Plani për zhvendosjen e kryeqytetit në Nusantara ishte pjesë e investimit rreth 32 miliardë dollarë nga qeveria indoneziane, për vendndodhjen e re në xhunglën e Kalimantan në ishullin tropikal të Borneo.

    Tre të katërtat e ishullit janë pjesë e territorit indonezian dhe pjesa tjetër është e ndarë mes Malajzisë e Brunei, shtuan Metro.

    Presidenti indonezian Joko Widodo, njoftoi planin në 2017 dhe e ratifikoi dy vjet më vonë por kritikët thanë se është tepër i nxituar jashtë kontaktit me realitetin.

    Qendra e re Nusantara pritet të shtrihet në më shumë se 1000 km katrorë dhe është e rrethuar me kodra e pyje, si dhe bregdet natyral.

    Ndërtimi i tij ka nisur prej vitit 2022, me hapjen e rrugëve.

    Arkitektët thonë se kërkojnë të kombinojnë infrastrukturën moderne me ambjentin natyror por ekspertët kanë ngritur kritika për shkatërrimin e ambjentit natyral me kullat të larta e teknologji valësh elektromagnetike.

    Megjithëse plani për Nusantara është ambicioz dhe zyrtarët po kërkojnë investitorë të huaj, nuk ka siguri për vazhdimin e tij prej kostove te larta dhe pasojave shkatërrimtare për komunitetet indigjene të vendit.

    Shumë vendas janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe peshkatarët po nxiten të largohen nga bregdeti.

    Yati, anëtar i komunitetit indigjen Balik tha më herët për rrjetin The Guardian: “Kjo na bën te ndjehemi larg vendit tonë dhe familjeve tona”. /tch

  • ​Temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për vikend

    ​Temperatura të larta, ky është parashikimi i motit për vikend

    Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31deri 36 gradë celsius.

    Derisa, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme , të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund të sjellin riga lokale shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë celsius.

    Nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës bëhet e ditur poashtu se java e ardhshme parashihet të ketë riga shiu dhe ulje të temperaturave.

  • “AS” e paralajmëron mungesën e Dakut ndaj Spanjës, thotë se do të suspendohet nga UEFA

    “AS” e paralajmëron mungesën e Dakut ndaj Spanjës, thotë se do të suspendohet nga UEFA

    UEFA njoftoi këtë të premte se, në përputhje me nenin 31.4 të Rregullores së saj disiplinore , ka emëruar një Inspektor të Etikës dhe Disiplinës për të kryer një hetim për sjellje të mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga tifozët gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë të mërkurën e kaluar, në Hamburgu.

    UEFA po heton më konkretisht thirrjet kundër Serbisë dhe Maqedonisë nga tifozët kroatë dhe shqiptarë. Organizata më e lartë ndërkombëtare do të hetojë edhe sjelljen e pretenduar të papërshtatshme të lojtarit shqiptar Mirlind Daku, i cili pas ndeshjes, e cila përfundoi në barazim 2-2, përdori megafonin dhe shoqëroi thirrjet e tifozëve.

    E mediumi spanjoll, AS raporton se dy federatat do të gjobiten me para, kurse Daku do të suspendohet për disa ndeshje dhe nuk do të luajë ndaj Spanjës

    “UEFA ka njoftuar se në orët në vijim do të ketë një vendim për këtë çështje, por normale është që të dyja Federatat marrin një sanksion të konsiderueshëm financiar dhe Daku me siguri do të dënohet me disa ndeshje, ndaj nuk do të luajë kundër Spanjës të hënën e ardhshme. Shqipëria duhet të fitojë për të kaluar në fazën tjetër”, thuhet në artikullin e AS.

  • U vihet zjarri mbeturinave në lagjen Kalabria, ankohen banorët përreth

    U vihet zjarri mbeturinave në lagjen Kalabria, ankohen banorët përreth

    Në lagjen Kalabria në Prishtinë, dikush i ka vënë zjarrin mbeturinave, ku si pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit tek ndërtesat përreth, raporton ATV.

    Siç edhe mund të shihni në pamjet e siguruara nga ATV, tymi i zi pas kësaj zjarrevënie ka shqetësuar banorët, pasi që afër vendit të mbeturinave është edhe hapësirë për parkimin e automjeteve.

  • Zbulohet Shenja Përkujtimore për Gani Demollin, Rama: Vepra dhe puna e tij do të përjetësohen këtu

    Zbulohet Shenja Përkujtimore për Gani Demollin, Rama: Vepra dhe puna e tij do të përjetësohen këtu

    Komuna e Prishtinës ka përuruar pllakën Përkujtimore për nder të ish-udhëheqësit të shërbimit shëndetësor të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë”, doktor Gani Demollit, me të cilën ka emëruar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, raporton EO.

    Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka thënë se emri tij dhe vepra profesionale, humane e morale e doktor Gani Demollit, do të përjetësohen tash e tutje në këtë institucion që çdo ditë jep ndihmë mjekësore e shërbime profesionale.

    “Sot në këtë dite të veçantë për vet qendrën kryesore të mjekësisë familjare dhe kryeqytetin jemi mbledhur bashkë që t’i japim trajtë e kuptim përmes vënies së emrit të këtij institucioni. Dr. Gani Demolli, emri tij dhe vepra profesionale, humane e morale do të përjetësohen tash e tutje në këtë institucion që çdo ditë jep ndihmë mjekësore e shërbime profesionale janë mbi të gjitha njerëzore”, ka thënë ai

    Drejtori i shëndetësisë, Izet Sadiku, ka thënë se me këtë veprim po e nderojnë veprën dhe punën e atyre mijëra mjekeve, infermiereve e punëtorëve teknik që mundësuan formimin dhe zhvillimin e sistemit paralel të shëndetësisë se Republikë së Kosovës.

    “Tani në shenjë vlerësimi dhe nderimit të punës dhe veprës se dr. Gani Demolli. Kemi vendosur qendra Kryesore e Mjekësia Familjarë në kryeqytet të emërohet dr. Gani Demollit. Me këtë veprim ne po nderojmë veprën dhe punën e atyre mijëra mjekeve infermiereve punëtorëve teknik shofereve pronarëve të cilët lëshuan shtëpitë e tyre dhe mundësuan formimin dhe zhvillimin e sistemit siç njihej atëherë paralel të shëndetësisë se Republikë së Kosovës. Urime 25 vjetori i shëndetësisë së kryeqytetit më të arriturat e tij dhe me projekte për zhvillimin dhe forcimin e institucioneve shëndetësore në kryeqytet”, tha Sadiku.

    Ndërsa Haki Demolli falënderon kryetarin Rama dhe drejtorin për angazhimin dhe kontributin e dhënë që të merret ky vendim

    “Faleminderit kryetarit Rama dhe drejtorit Izet Sadiku për angazhimin dhe kontributin e dhënë që të merret ky vendim. Po ashtu falënderoj këshilltarët e Ramës të cilën në vazhdimësi janë interesuar në këtë çështje deri sa ka ardhur ky vendim”, ka thënë ai.

  • Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren s’e pranon fajësinë, irritohen familjarët

    Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren s’e pranon fajësinë, irritohen familjarët

    Me tensione të mëdha është përcjellë seanca gjyqësore ndaj serbit Millosh Pleskoviq, pasi ky i fundit nuk e pranoi fajësinë. E mos pranimi i fajësisë, irritoi vëllanë e viktimave, i cili më pas u largua nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues, raporton EO.

    Fillimisht, prokurori i rastit, Ilir Morina, lexoi aktakuzën me të cilën e ngarkon serbin, Pleskoviq. Tha se i njëjti ka kryer vrasjen e dy vëllezërve, Binak dhe Reshat Daçaj gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    “Prokuroria e Kosovës me datën 06.06.2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Millosh Pleakoviq. I ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civil. Duke kryer vrasjen e binjakeve Binak dhe Reshat Daçaj, në periudhën kohore forcat policore ushtarake të Serbisë ishin stacionuar në kundrën rrethi Prizrenit për shkak të konfliktit të armatosur. Ndërsa 11 shtator 1998 ne afërsi të Prizren viktimat kanë shkuar në malin e tyre për të marr dru për ngrohje dhe derisa ishin duke ecur kanë hasur në 7-8 persona të forcave serbe. Fillimisht i kanë kërkuar qe të ndaleshin pastaj i kanë fyer, në atë moment i pandehuri ka shtënë me kallashnikov. Viktimat Binak Fatmir dhe Reshak Dacaj kanë mbetur në vendin e ngjarjes të vrarë për shkak të shtënave me armë.. Viktimat ishin të gjymtuar l, njeri nga ata nuk e kishte kokën në trup”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të lexuar nga prokurori Morina.

    Ndërsa kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, tha se në këtë seancë vetëm do të merren deklarata e të akuzuarit, për shkak që është në gjykim fillestar.

    I akuzuari nuk e pranoi fajësinë, dhe për këto vrasje “duhet të gjykohet ai që e ka kryer veprën”.

    “Nuk e pranoj aktakuzën më vjen keq për viktimat duhet të përgjigjet ai që e ka kryer atë krim dhe jo unë”, tha Pleskoviq.

    Ndaj të akuzuarit me nofkën “Qeli” ka edhe një procedurë tjetër si i akuzuar për tjetër vepër penale.

    Pala e dëmtuar ka kërkuar kompensim të dëmit në rast se Pleskoviq del fajtor në fund të gjykimit.

    Avokatja e të pandehurit kërkoi për ndryshimin e masës së sigurisë, mirëpo u kundërshtua nga ana e prokurorit, Ilir Morina.

    Sipas Morinës, gjendet një dëshmitar anonim që ka frikë nëse Pleskoviq është i lirë.

    “Mendoj që kërkesa për ndryshimin e masës të refuzohet sepse nuk ka ndryshuar asnjë formë juridike. E vetmja mundësi bazë është mundësia e arratisjes. Siç e din Gjykata kemi një dëshmitar anonim i cili ka frikë për jetën e vet dhe mbi bazën e kësaj nëse i pandehuri gjendet në liri mund t’ia rrezikoj jetën e tij. Sa i përket bazës se arratisjes i kemi dhënë arsyet me shkrim të aktakuzës”, tha prokurori Morina.

  • Aliu: Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë po avancojnë çdo ditë

    Aliu: Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë po avancojnë çdo ditë

    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se kjo ministri po bënë gjithçka për të përshpejtuar punimet në rrugën Mitrovicë – Prishtinë.

    Ai ka treguar se punimet në këtë rrugë po avancojnë çdo ditë.

    “Po bëjmë gjithçka për të ofruar të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një nga rrugët më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Aliu.

  • Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Kroacia përballen me ndërprerje të rrymës

    Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Kroacia përballen me ndërprerje të rrymës

    humë qytete në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, më 21 qershor.

    Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) në Shqipëri tha se shkaktarët e ndërprerjes së rrymës kanë qenë volumet e larta të transmetimit dhe temperaturat ekstreme, që kanë shkaktuar defekte në linjën e interkoneksionit me Greqinë.

    “Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin”, tha OST përmes një njoftimi duke shtuar se po merren masa për rikthimin e energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët, raporton REL.

    Sistemi për shpërndarjen e rrymës në Mal të Zi njoftoi përmes një postimi në Facebook se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe se pothuajse i tërë vendi është pa rrymë.

    Ndërkaq, drejtori i Kompanisë së Energjisë Elektrike në Republikën Sërpska, Luka Petroviq, i tha Radios Evropa e Lirë se arsyeja e ndërprerjes së rrymës në pothuajse tërë territorin e Bosnjës është për shkak të një “problemi në rrjetin e energjisë në Mal të Zi”. Autoritetet në Republikën Sërpska thanë se presin që situata me energji të stabilizohet shpejt.

    Edhe Kroacia njoftoi se disa pjesë të vendit janë përballur me ndërprerje të rrymës, përderisa autoritetet kroate, së bashku me homologët e tyre në shtetet fqinje, thanë se po analizojnë shkakun e ndërprerjes së rrymës.

    Nga Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike të Kosovës (KESCO) kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se nuk ka probleme me furnizim me energji elektrike në Kosovë. Probleme me rrymë nuk janë raportuar as në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

    Ditëve të fundit, Kosova është përballur me temperatura mbi 35 gradë Celsius. /REL

  • Shërbimet digjitale, Rizvanolli: Për tri vite kemi 175 shërbime si platforma online

    Shërbimet digjitale, Rizvanolli: Për tri vite kemi 175 shërbime si platforma online

    Ministria e Ekonomisë (ME) të premten në organizimin e ngjarjes digjitale “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”, u theksua që digjitalizimi të përgjigjet për nevojat e qytetarëve dhe më pas të ngrit standardet për komunikim më të mirë për ta, raportet EO.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë, se janë 175 shërbime si platforma online, përmes të cilave qytetarët mund të qasen në shërbimet të fushave si gjendja civile, çertifikata të lindjes, vaksinimit e të tjera.

    “Në tri vitet e fundit kemi shtuar më shumë se 175 shërbime që janë platforma online, pra këto shërbime fusin fusha të gjendjes civile, çertifikata të lindjes, shëndetësinë, vaksinimit dhe shumë skema të ndryshme dhe të mira sociale”, tha ministrja.

    Rizvanolli u krenua me platformën online E-Kosova, përmes të cilës tha se mbi 30 mijë biznese dhe familje kanë aplikuar në këtë platformë.

    “Për qeverinë tonë ka qenë një prioritet më i lartë për kushtet globale dhe çfarë kemi bërë si qeveri, reduktumin e konsumit të energjisë për arsye se për ne është dasht që fondet t’i ndajmë më shpejt dhe të jemi transparent, rigoroz me procedura. Digjitalzimi është një pjesë e zgjedhjes në mbi 30 mijë biznese dhe familje kanë aplikuar përmes e-Kosova që e ka bërë të lehtë punën”, tha Rizvanolli.

    Tamara Srzentic, ish-ministre e Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave në Malit të Zi, tha se është shumë e rëndësishme, që digjitalizimi të përgjigjet për nevojat e qytetarëve dhe më pas të ngrit standardet për komunikim më të mirë për ta.

    Srzrntic, prezantoi websiten e Malit të Zi, së si atje janë zgjidhur disa probleme e që janë pothuajse të ngjashme me vendin tonë.

    “Unë jam një shërbyese publike me pasion dhe mendoj se me komunitetin e juaj në ndërtimin e këtij parku ka të bëjë me arritshmerinë e lartë, ka sfida dhe për këtë udhëtimi ynë edukativ ka qenë përmes shumë shteteve, me qeverinë e Kalifornise kemi punuar për të dhëna të qasshme, kemi pas buxhete të dedikuara, kemi pas zyra për inovacion dhe këto shërbime i kemi bërë për vite”, tha ajo.

    “Nëse bazohemi te databaza dhe dizajni duhet Qeveria të komunikojë me të tjerët. Kemi marrë disa publikime të disa vendimeve të Gjykatës për abort, ne të gjitha pas këtij ligji kemi vendos në website të gjitha klinikat për të iu ndihmuar grave për abort. Ne kemi klasifikuar hapat si bëhet një gjë e tillë”, shtoi ajo.

    “Duhet të shohim së si të ndërtojmë një element mbi bazë dhe qendër të kemi njeriun për këtë një transformim duhet të kalojë nga klasikja në të reja. Ka nevojë të shikohen edhe nevojat e njerëzve, qeveria duhet të kyçet prej projektit në prodhim”, tha Srzrntic.

    Mikey Dickerson, zëvendësshef i Informacionit në ShBA, tha se është e rëndësishme që programet e subvencionimit të bëhen kur nuk ka kriza.

    “Çdo sistem është i rëndësishëm për ju është sistemi hibrid. Nësë dëshironi të ndryshoni të bënin programe të subvencioneve do duhej të bëni kur nuk ka kriza, prandaj mesazhi im këto ditë është se është e përshtatshme të kaloni kohë dhe të depërtoni nga këto kriza për të mirë. Këto organizata të cilat nuk bëjnë ndryshim rrezikohen”, tha ai.

    Ndryshe, Shërbimi Digjital i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një njësi për teknologji e vendosur brenda Zyrës Ekzekutive të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, e cila ofron shërbim këshillimi për agjencitë federale mbi Teknologjinë e Informacionit.

  • Armenia njeh shtetin palestinez

    Armenia njeh shtetin palestinez

    Armenia tha se do të njihte shtetin palestinez të premten, duke bërë që Izraeli të thërriste ambasadorin e tij për atë që ministria e Jashtme e përshkroi si një “qortim të ashpër”.

    Dhjetëra vende e kanë njohur një shtet palestinez, megjithëse asnjë nga fuqitë kryesore perëndimore nuk e ka bërë këtë, raporton ABCnews.

    Palestinezët besojnë se njohjet i japin legjitimitet ndërkombëtar luftës së tyre, veçanërisht në mes të zemërimit ndërkombëtar mbi krizën humanitare në Gaza.

    Muajin e kaluar, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë se kishin vendosur të njihnin një shtet palestinez dhe që atëherë Sllovenia dhe kombi Karaibe i Antigua dhe Barbuda kanë ndjekur hapat e tyre.