ATV

Author: ATVLive

  • Haradinaj takon presidentin Begaj, thotë se Komuna e Deçanit e nderoi me titullin “Qytetar nderi i Deçanit”

    Haradinaj takon presidentin Begaj, thotë se Komuna e Deçanit e nderoi me titullin “Qytetar nderi i Deçanit”

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në Gllogjan presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

    Haradinaj ka bërë të ditur se Komuna e Deçanit ka nderuar presidentin Begaj me titullin “Qytetar nderi i Deçanit”.

    “Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit””, ka thënë Haradinaj.

  • Latifi ngushëllon familjen e 17-vjeçarit nga Rahoveci që vdiq në aksident me motoçikletë

    Latifi ngushëllon familjen e 17-vjeçarit nga Rahoveci që vdiq në aksident me motoçikletë

    Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i ka shprehur ngushëllime familjes së 17-vjeçarit nga Rahoveci që vdiq në aksident me motoçikletë.

    Ai është shprehur i tronditur nga vdekja tragjike e këtij të riu.

    “I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni me motoçikletẽ e të riut 17 vjeçar, Adonis Raba nga Rahoveci, nxënës i klasës së 11-të në ShML “Xhelal Hajda – Toni”.

    “Ngushëllimet më të sinqerta familjes Raba! Ngushëllime shoqërisë, mësimdhënësve e drejtoreshës së ShML “Xhelal Hajda – Toni”! Adonisi pushoftë në paqe”, ka shkruar Latifi.

  • Vdes në QKUK gruaja që po trajtohej nga një aksident trafiku në janar

    Vdes në QKUK gruaja që po trajtohej nga një aksident trafiku në janar

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur të shtunën në QKUK një grua e cila po trajtohej si pasojë e një aksidenti trafiku që kishte ndodhur në Besi të Prishtinës.

    Policia përmes raportit ditor ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur më 19 janar.

    “Lidhur me rastin, me 22.06.2024 viktima femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë të dielën.

  • Fshati rumun është gati të bëhet baza ajrore më e madhe e NATO-s në Evropë

    Fshati rumun është gati të bëhet baza ajrore më e madhe e NATO-s në Evropë

    Baza ajrore Mihai Kogalniceanu (MK) e Rumanisë, e quajtur sipas një fshati aty pranë që nderon një politikan liberal të shekullit të 19-të, do të bëhet baza më e madhe e NATO-s në Evropë, duke tejkaluar Ramsteinin në Gjermani.

    Ky veprim vjen si një përgjigje ndaj justifikimit të liderit rus Vladimir Putin për luftën në Ukrainë, duke përmendur shkeljen e NATO-s në krahun evropian të Rusisë.

    Rritja e pranisë së NATO-s në Rumani është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj luftës në shkallë të gjerë, tashmë në vitin e saj të tretë.

    Baza MK së shpejti do të presë një skuadron të F-16 rumune, të blera së fundmi nga Norvegjia, si dhe dronët MQ-9 Reaper.

    Përveç kësaj, një qytet ushtarak është duke u zhvilluar për të akomoduar ushtrinë e NATO-s, forcat ajrore dhe personelin e rradhës detare nga 32 vende, sipas BBC.

  • FSK-ja zhvillon me sukses testimin e komunikimit “Sinjali 2024”

    FSK-ja zhvillon me sukses testimin e komunikimit “Sinjali 2024”

    Forca e Sigurisë së Kosovës [FSK] ka njoftuar se ka zhvilluar me sukses ushtrimin për testimin e kapaciteteve të komunikimit i quajtur “Sinjali 2024”.

    FSK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se testimi i komunikimit ka qenë në tri nivele: strategjik, operacional dhe taktik.

    “Ushtrimi është zhvilluar në territorit Republikës së Kosovës, ku njësitë e komunikimit të FSK-së, të udhëhequra nga Departamenti i Komunikimit dhe Teknologjisë Informative i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë dislokuar në terren, në lokacione të ndryshme dhe kanë testuar kapacitet e komunikimit duke ofruar shërbime me radio rrjetin luftarak, radio rrjetin administrativ mbështetës, intranet, internet dhe ndërveprueshmëri të sistemeve dhe rrjeteve të komunikimit”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

  • Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, sekuestrohen pesë gëzhoja

    Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, sekuestrohen pesë gëzhoja

    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në Stanovc te Epërm të Vushtrrisë, ku në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

    “Është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në raportin e policisë.

    Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan

    Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Llugaxhi të Lipjanit.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se grabitja ka ndodhur nga dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

  • Moti sot me temperatura deri në 33 gradë Celsius, por mund të ketë edhe shi

    Moti sot me temperatura deri në 33 gradë Celsius, por mund të ketë edhe shi

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme,të cilat siç thuhet në njoftim, gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu.

    Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

    “Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme,të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës mund te sjellin riga lokale shiu”.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftim.

  • Zhduket një vajzë në Ferizaj

    Zhduket një vajzë në Ferizaj

    Një burrë ka raportuar në polici zhdukjen e vajzës së tij në Ferizaj.

    Në raportin e policisë thuhet se vajza është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

    “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.

  • ​Serbi mohon krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Prizren

    ​Serbi mohon krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Prizren

    Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për krime lufte gjatë luftës në Prizren, Milosh Pleskoviq.

    Sipas aktakuzës, Pleskoviq, gjatë kohës së luftës 1998-1999 në Prizren, me dashje dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer vrasjen e tre civilëve shqiptarë. Pleskoviq në paraqitjen e tij para gjykatës ka mohuar të ketë kryer krime lufte.

    Prokurori i rastit Ilir Morina ka treguar se si ka ndodhur rasti sipas aktakuzës.

    “Më 1 shtator 1998 në afërsi të lagjes Hoqa Mahall Prizren, viktimat Reshat Daçaj, Binak Daçaj dhe Fatmir Bojaxhiu, së bashku me të dëmtuarit Fezi Cana, Gjenger Cana dhe Bashkim Kastrati kanë shkuar në malin e tyre në afërsi 300 metra të mëhallës për të marrë dru për ngrohje. Derisa ishin duke ecur, kanë hasur në grup tetë persona të armatosur të nacionalitetit serb me uniforma policore ushtarake, me shirita në krah dhe të armatosur me armë të gjata automatike. Të njëjtit kanë urdhëruar që të ndaleshin, pastaj i ka fyer në gjuhën serbe, ku në mesin e tyre kishin pa të pandehurin. Në atë moment i pandehuri ka shtënë me kallashnikov në drejtim të tyre dhe me të filluar të shtënat, viktima, tani i ndjeri Binak Daçaj, e ka shtyrë me krahë të dëmtuarin Gjenger Cana, duke e futur në rrugë në mënyrë që të shpëtojë nga vrasja pasi që ishte më i riu në grup. Kurse, të dëmtuarit Gjenger Cana, Fezi Cana dhe Bashkim Kastrati, i kanë vrapuar në drejtim të shtëpive të tyre, kurse viktimat tani të ndjerit Binak dhe Reshat Daçaj, Fatmir Bojaxhiu kanë vdekur në vendin e ngjarjes si pasojë e të shtënave. Pas një jave me lejen e policisë serbe familjarët kanë shkuar që të marrin trupat të ndjerëve dhe kanë parë se trupat ishin të gjymtuar, Binaku, Reshati ishin të vendosur mbi njëri tjetrin, njëri kishte këmbën e prerë, viktima Fatmiri nuk e kishte pasur kokën në trup”, ka thënë Morina.

    I dyshuari për krime lufte Milosh Pleskoviq nuk ka pranuar akuzat ndaj tij.

    “Nuk e pranoj dhe nuk e kam kryer, më vjen keq për viktimat. Duhet të përgjigjet ai që ka kryer këtë krim, jo unë”, ka deklaruar Pleskoviq.

    Avokatja e të pandehurit, Johanna Filipoviq, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kjo u kundërshtua nga ana e prokurorit Ilir Morina.

    Morina tha se ka dëshmitar anonim, i cili ka frikë për jetën e tij, dhe nëse i pandehuri gjendet në liri mund të rrezikojë jetën e tij.

    “Propozoj që kërkesa e avokatit të mbrojtës për ndryshimin e masës te sigurisë të refuzohet për shkak se nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë faktike apo juridike nga dita kur është caktuar paraburgimi. Deri më tani e vetmja fazë është mundësia e arratisjes, gjithashtu duke marrë parasysh atë që tha avokatja dhe bazë autorizimeve ligjore propozoj edhe bazën e dytë ndikimi në dëshmitarë. Në rastin konkret kemi dëshmitar anonim, i cili ka frikë për jetën e vet dhe mbi bazën e kësaj nëse i pandehuri gjendet në liri, mund të ndikojë në këtë dëshmitar dhe të rrezikojë jetën e tij”, ka thënë Morina.

    Gjyqtari në përfundim të seancës ka thënë se për ndryshim e masës së paraburgimit, gjykata do të vendosë jashtë seancës gjyqësore.

    Ndryshe, Milosh Pleskoviq është arrestuar më 29 shtator 2023 pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve, në lagjen “Hoqa Mahall” në Prizren në vitin 1998. /KP