ATV

Author: ATVLive

  • Me njoftim për gjobat në rast të shkeljeve të rregullave të trafikut, Policia u uron mirëseardhje mërgimtarëve

    Me njoftim për gjobat në rast të shkeljeve të rregullave të trafikut, Policia u uron mirëseardhje mërgimtarëve

    Policia e Kosovës, në faqen zyrtare në facebook, u ka uruar mërgimtarëve ardhjen në vendlindje, duke i njoftuar ata me risitë e ligjit për rregullat e trafikut.

    “Për sigurinë tuaj dhe të familjes tuaj, respekto rregullat në trafikun rrugor!”, thuhet në njoftimin e Policisë, në të cilin janë bashkangjitur pamje vizuale me detaje për gjobat në rast të shkeljeve të rregullave të trafikut. /atvlive.tv

  • BIK: Sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

    BIK: Sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve

    Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se sonte në mbrëmje do të arrijë në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, të cilët këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta.

    Në grupin e parë do të vijnë haxhilerët nga Rahoveci, Shtimja, Skenderaj, Drenasi, Klina, Peja, Deçani, Istogu dhe Malisheva.

    “Lusim Zotin që haxhilerëve t’ua ketë pranuar haxhin dhe të kthehen shëndosh e mirë në familjet e tyre! Për detaje të tjera, familjarët e interesuar, mund t’i kontaktojnë personat përgjegjës pranë Këshillave të Bashkësisë Islame të qytetit përkatës”, thuhet në njoftim.

  • Arrestohet një burrë në Deçan, pas një mosmarrëveshje në familje rrahu tri gra

    Arrestohet një burrë në Deçan, pas një mosmarrëveshje në familje rrahu tri gra

    Një burrë është arrestuar në Deçan, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje kishte ushtruar dhunëndaj tri viktimave femra kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Dhunë në familje, Deçan / 24.06.2024 – 16:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka kryer veprën e lartcekur ndaj tre viktimave femra kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • Auditori gjen shumë parregullsi në Komunën e Gjilanit: Disa projekte janë zhvilluar në kundërshtim me Ligjin e buxhetit

    Auditori gjen shumë parregullsi në Komunën e Gjilanit: Disa projekte janë zhvilluar në kundërshtim me Ligjin e buxhetit

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur disa shkelje financiare në komunën e Gjilanit. Në raportin e ZAK-së për vitin 2023 janë evidentuar disa projekte që kanë qenë në kundërshtim me Ligjin e buxhetit.

    Sipas auditorit, kkontrata për projektin “Asfaltimi i rrugëve në Lagjen e Vishnjeve, pjesa I”, është nënshkruar në vitin 2022 në vlerën prej 199,878 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit. Megjithatë, sipas ZKA-së, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022.

    “Si rezultat i kësaj, në vitin 2023, komuna ka kryer pagesat për këtë projekt në vlerën prej 18,582 euro, duke shpenzuar fondet e projektit ” Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e zonës lindore dhe në zonën e tretë të qytetit””, thuhet në raport, transmeton KosovaPress.

    Ndërsa, për kontratën e projektit “Asfaltimi i rrugëve në lagjen Arbëria” e nënshkruar në vitin 2022 në vlerë prej 165,480 euro, bazuar në ndarjet buxhetore të vitit.

    “Megjithatë, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022. Si rezultat i kësaj, në vitin 2023 komuna ka kryer pagesë për këtë projekt në vlerë 70,660 euro duke shpenzuar fondet e projektit “Ndërtimi i kanalizimeve fekale dhe gropave skeptike në zonën lindore””, thuhet në raportin e ZKA-së.

    Kurse, kontrata për projektin “Mirëmbajtja teknike e objekteve” e nënshkruar në vitin 2021 në vlerë 1,871,560€ euro, bazuar në ndarjen buxhetore të vitit.

    “Megjithatë, projekti nuk ishte realizuar në tërësi gjatë vitit 2022, si rezultat i kësaj në vitin 2023 komuna për këtë projekte ka kryer pagesë në vlerë 18,456 euro nga fondet e projektit “Ndërtimi dhe shtrirja e ndriçimit publik në zonën e tret të qytetit të Gjilanit”, thuhet më tej në raport.

    ZKA rekomandon kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni se duhet të sigurojë që të përforcohen kontrollet dhe të rritet përgjegjësia në procesin e ndarjes së fondeve për projektet kapitale, dukë i dhënë prioritet projekteve të papërfunduara nga vitet paraprake.

    Sipas kwtij, raporti, Komuna e Gjilanit po ashtu i ka anashkaluar procedurat e prokurimit.

    ‘Në katër raste komuna la lidhur marrëveshje për projektimin dhe punimin e skulpturave monumentale pa aplikuar proceduart e prokurimit, por vetë, përmes thirrjes publike. Vlera e pagesës për këto projekte ishte 113. 770 euro”.

  • Vazhdon dëshminë Kurtesh Fondaj në rastin Thaçi dhe të tjerët, thotë se s’ka qenë pjesëtar i FARK-ut

    Vazhdon dëshminë Kurtesh Fondaj në rastin Thaçi dhe të tjerët, thotë se s’ka qenë pjesëtar i FARK-ut

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon dëshminë ish-ushtari i Zonës Operative të Pashtrikut, Kurtesh Fondaj në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Fondaj tha se nuk ishte pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

    Në seancën e së martës, pyetjet për këtë dëshmitar i ka vazhduar avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mishetiq u fokusua tek një intervistë e dëshmitarit me Zyrën e Prokurorit të Specializuar lidhur me disa akuza që supozohet që i kishte bërë Halil Çadraku që kinse Fondaj ishte anëtar i Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës (FARK).

    “Është e vërtetë se ka ekzistu formacioni UÇK dhe fillimisht ka ekzistu Ministria e Mbrojtjes në Qeverinë Bukoshi, mirëpo edhe formacionet që janë formu në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes janë quajt FARK. Në periudhën tetor-nëntor, ka pas iniciativa edhe kogja shumë përpjekje që këto dy subjekte ushtarake të unifikohen në një dhe gjatë fazës së muajit nëntor është arritë një marrëveshje ushtarake për unifikim të ushtrisë. Për sa i përket mua, unë si pjesëtar i FARK-ut nuk kam qenë, unë kam qenë pjesëtar i UÇK-së. Por edhe dje gjatë intervistave e përmenda se FARK-u në territorin e Kosovës kanë vepru si njësi e UÇK-së. Pra, ata e kanë pas edhe emblemën edhe i kanë raportu Shtabit të Përgjithshëm në nivel të Kosovës dhe jo Ministrisë së Mbrojtjes. Kur them ‘jo’, kjo mundet me qenë me rezervë, por që i kanë raportu Shtabit të Përgjithshëm është evidente”, u përgjigj.

    Fondaj shtoi se pretendimi i Çadrakut mund të ketë qenë pasi dëshmitari kishte kërkuar unifikimin e FARK-ut dhe UÇK-së. Ai shtoi se FARK-u ka figuruar në Shqipëri dhe jo në Kosovë.

    Fondaj tha se është përpjekur që jeta në ushtri të jetë institucionale, për çka tha se mendon se kjo është arritur.

    Kurse, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Veselit, Ben Emmerson, Fondaj tha se Çadrakut i ishte tërhequr vërejtja nga Ekrem Rexha për veprimtaritë e tij gjatë funksionit të tij si pjesëtar i Zbulim-Kundërzbulimit (ZKZ).

    Fondaj gjithashtu shtoi se Çadraku e kishte cilësuar këtë vërejtje si tendencë për bllokimin e punës së ZKZ-së.

    Dëshmitari Kurtesh Fondaj tha se përfaqësuesi i ZKZ-së brenda brigadës së tij i merrte urdhrat nga komandanti i Brigadës.

    Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit përveç Jakup Krasniqit, i cili është i cili po e përcjell seancën përmes video-lidhjes. Në të njëjtën formë, është i pranishëm edhe gjyqtari Christopher Barthe, për të cilin kryetari i turpit gjykues Chalres Smith tha se për arsye personale nuk ka mundur të jetë i pranishëm fizikisht në sallë.

    Përpara se të dëgjohet dëshmia e këtij dëshmitari, avokati Emmerson kërkoi që të kalohet në sesion privat për t’i trajtuar disa çështje, e që kjo u aprovua nga trupi gjykues.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në Hagë sot vazhdon dëshminë e tij dëshmitari i 73-të, me kodin W04744, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kurtesh Fondaj. Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth tri ditë.

    Pyetjet për këtë dëshmitar të hënën i ka filluar prokurori Matt Halling, i cili tha se ai do të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

    Gjatë seancës së djeshme dëshmitari Fondaj tha se Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) të cilat pretendohet se kanë qenë krah ushtarak nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në territorin e Kosovës, nuk ka pasur në Kosovë. Sipas tij pjesa e ushtarëve që kanë qenë fillimisht nën Ministrinë e Mbrojtjes, kanë vepruar me emblemë të UÇK-së.

    Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, për këtë javë pritet të mbahen katër seanca, sot ajo pritet të fillojë në ora 09:00raporton RTKlive.

    Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruare të pafajshëm.

  • Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 88-të

    Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 88-të

    Akademiku i njohur shqiptar Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 87-të. Ai ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit të Zi, shkruan KultPlus.

    Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci.Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin “Doktor i shkencave filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.

    Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

    Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, Gjilani Çmimin letrar- Beqir Musliu, më 22 qershor 2012 ia dorëzoi akademikut Rexhep Qosja . Ai është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”. Qosja është anëtarë i rregullt i ASHA të Kosovës.

  • Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange lirohet nga paraburgimi pas marrëveshjes me SHBA-në për ta pranuar fajësinë

    Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange lirohet nga paraburgimi pas marrëveshjes me SHBA-në për ta pranuar fajësinë

    Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë këtë javë, se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i jepte fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore, përcjell atvlive.tv.

    52-vjeçari Assange ka rënë dakord të pranojë fajësinë për vetëm një pikë të aktakuzës, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane, sipas dosjes së depozituar në gjykatë.

    Sipas mediave britanike dhe amerikane, seanca do të mbahet nesër në Gjykatën e Qarkut të Ishujve Mariana të Veriut, nga territori amerikan pranë brigjeve aziatike të Oqeanit Paqësor.
    Assange doli nga burgu Belmarsh në Britani të Madhe të hënën mbrëma, thuhet në një postim të WikiLeaks në rrjetin social X.

    Procesi i gjyqit të Assange

    WikiLeaks, i themeluar nga Julian Assange, publikoi 251 mijë dokumente sekrete që vërtetojnë krimet e kryera nga SHBA-ja në Irak dhe Afganistan më 28 tetor 2010.

    Assange u arrestua më 11 prill 2019. Nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, ku u strehua në qershor 2012 dhe u arrestua për “shkelje të kushteve të lirimit me kusht” u dërgua në burgun Belmarsh në Londër. Gjykata vendosi që Assange, i dënuar me 50 javë burg, të mbetet i paraburgosur pas përfundimit të dënimit në kuadër të kërkesës për ekstradim.

    Gjykata e Lartë më 10 dhjetor 2021 vendosi se Assange mund të ekstradohet në SHBA. Pasi Gjykata e Westminsterit vendosi për ekstradimin e tij më 20 prill 2022, atëherë Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel nënshkroi vendimin për ekstradimin e Assange në SHBA më 17 qershor 2022.

    Avokatët e Assange apeluan në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin më 1 korrik 2022. Seancat dëgjimore për çështjen e ekstradimit të Julian Assange në SHBA u zhvilluan në Gjykatën e Lartë në datat 20-21 shkurt dhe u theksua se vendimi do të jepej më vonë.

    Më 26 mars, gjykata vendosi që Assange të mos ekstradohet në SHBA nëse nuk jepeshin garanci të caktuara nga SHBA-ja.

    SHBA-ja dha një garanci për “mos ekzekutim”

    Nga SHBA-ja u kërkua garanci, si për shembull që Assange të mos dënohej me vdekje dhe t’i jepej një gjykim i drejtë, në të kundërtën thuhej se Assange mund të apelonte për heqjen e paraburgimit.

    Gjykata Supreme kishte njoftuar se pas dhënies së garancive do të vendoste nëse ato ishin të mjaftueshme apo jo. Ndërsa SHBA-ja njoftoi në prill se do të jepte garancitë e kërkuara, Stella Assange deklaroi se burri i saj nuk do të kishte disa të drejta sepse nuk ishte shtetas amerikan.

    Avokatët dhe mbështetësit e Assange thonë se ai mund të dënohet deri në 175 vjet burg nëse ekstradohet në SHBA. Pala amerikane pretendon se dënimi me burg mund të jetë nga 4 deri në 6 vjet. /atvlive.tv

  • Komisioni Ad-hoc interviston kandidatët për Bord të RTK-së

    Komisioni Ad-hoc interviston kandidatët për Bord të RTK-së

    Katër kandidatë për anëtarë të Bordit të televizionit publik janë ftuar për intervistim nga Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, raporton EO.

    Komisioni ka zhvilluar mbledhjen pa praninë e mediave, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje para takimit.

    Për procedurën e intervistimit të kandidatëve, tregoi kryetarja e Komisionit, Adelina Grainca.

    “Nga dhjetë pyetje gjithsej, pesë do t’iu parashtrohen kandidatëve, pyetja e parë dhe e dhjeta është standarde, pyetja e pestë dhe e tetë do të ua bëjnë atyre”, tha ajo.

    Përgjigjet kandidatët do të mund ta japin në afat kohor prej 20 minutash.

  • Një shtetas i Shqipërisë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë

    Një shtetas i Shqipërisë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë

    Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    “Fushë Kosovë / 24.06.2024 – 07:22. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.