ATV

Author: ATVLive

  • Lajçak: Dialogu është në udhëkryq, zbatimi i Marrëveshjes Bazë është bileta për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë

    Lajçak: Dialogu është në udhëkryq, zbatimi i Marrëveshjes Bazë është bileta për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë

    Ndërmjetësi evropian në dialog., Miroslav Lajçak e ka cilësuar si suksesin më të madh të mandatit të tij Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse zbatimi i saj në praktikë nuk po bëhet.

    Lajçak ka thënë se të dyja vendet duhet ta kenë të qartë se nuk ka normalizim, përderisa ekziston një konflikt në terren. Ndërmjetësi evropian tha se është në duar të palëve që të zgjedhin rrugën e normalizimit, tek e cila çon zbatimi i marrëveshjeve.

    “Dialogu për momentin është në udhëkryq. Palët nuk po zbatojnë ato për çka janë dakorduar në Ohër…. Një gjë është e qartë., që nuk mund të ketë normalizim përderisa ka një konflikt në terren dhe kjo është në duar të palëve – është në duar të tyre të zgjedhin normalizimin, dialogun dhe implementimin e marrëveshjes. Marrëveshja është këtu dhe është jam i bindur që është marrëveshja më e mirë që Kosova dhe Serbia mund të bënin. Është bileta për të ardhmen”, tha Lajçak në një intervistë për Sbunker.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas një periudhe prej 9 muajsh nga takimi i fundit, të mërkurën në Bruksel do të përballen me njëri-tjetrin.

    Kurti e Vuçiq do të takohen fillimisht ndaras me Borellin, dhe në orën 15:00 është planifikuar takimi i përbashkët trepalësh.

    Sipas njoftimit, do të analizohet ajo që është arritur në dialog dhe në fokus do të jetë rruga përpara.

    “Takimet do të analizojnë atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e Përfaqësuesit të Lartë dhe do të fokusohen në rrugën përpara”, thuhet në njoftimin e zyrës së Borrellit.

    Takimi i fundit mes Kurtit e Vuçiqit, ishte më 14 shtator 2023.

  • ​“Caku, medalja Olimpike”, Kuka publikon listën e ekipit të xhudos për LO Paris 2024

    ​“Caku, medalja Olimpike”, Kuka publikon listën e ekipit të xhudos për LO Paris 2024

    Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka postuar në “Facebook” listën zyrtare të ekipit tonë të xhudos, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka janë kualifikuar direkt në LO Paris 2024, raporton KosovaPress.

    Driton Kuka tha se caku do të jetë medalja Olimpike.

    “Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e kualifikimit për Lojëra Olimpike! Lista e ekipit tonë, punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje! Caku, medalja Olimpike. Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhës”, shkroi Kuka në “Facebook”.

  • Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, sulmoi seksualisht një grua

    Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, sulmoi seksualisht një grua

    Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Sulm seksual, Fushë Kosovë / 20.06.2024 – 17:00. Me 24.06.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën e lartcekur ka bërë sjellje të pahijshme duke kryer veprën e lartcekur para viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • Osmani uron ditën kombëtare të Sllovenisë: Kosova mirënjohës për aleancën tonë

    Osmani uron ditën kombëtare të Sllovenisë: Kosova mirënjohës për aleancën tonë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore.

    Përmes një postimi në platoformën “X”, Osmni ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit.

    “Sot, ne bashkohemi për të festuar arritjet tuaja të jashtëzakonshme ndër vite. Populli i Kosovës është mirënjohës për aleancën tonë të gjatë dhe për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Sllovenisë për të ardhmen tonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

  • ​Kontrata e MSh-së për barnat esenciale, disa produkte s’dihet sa kushtojnë në treg

    ​Kontrata e MSh-së për barnat esenciale, disa produkte s’dihet sa kushtojnë në treg

    Çmimet e tregut të hapur nga lista e barnave esenciale ishin mesatarisht deri në 92% më të larta krahasuar me çmimet e barnave ekuivalente nga kontrata e tenderit të menaxhuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërsa, në tregun e hapur nuk janë gjetur çmime për nëntë produkte që disa prej tyre janë në vlera të larta.

    Kështu është bërë e ditur përmes një tryezë diskutimi, në të cilën Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar analizën e Tregut mbi Procesin e Prokurimit të Barnave Esenciale në Kosovë.

    Berat Abdiu nga UBO Consulting, derisa ka treguar se çfarë përmban raporti, ka theksuar se fokusi i këtij studimi është tek proceset e prokurimit për barnat nga lista esenciale dhe proceset e prokurimit lidhur me infrastrukturën shëndetësore.

    “Fokusi i këtij studimi është tek proceset e prokurimit për barnat nga lista esenciale dhe për proceset e prokurimit lidhur me infrastrukturën shëndetësore. Qëllimi kryesor ka qenë një zhvillim i analizës së hulumtimit të tregut me qëllim të ofrimit të një vlere referente për të krahasuar kontratat e përzgjedhura për analizë, kontratat për barnat e listës esenciale dhe projektet infrastrukturës shëndetësore. Analiza nga studimi ka pas për synim të identifikojë shkaqet që ndikojnë në pengesat për furnizim me barna nga lista esenciale dhe keq menaxhimin potencial të fondeve publike nga këto procese”, ka thënë Abdiu.

    Ndërsa ka thënë se nga kontratat që janë marrë për analizë janë identifikuar 49 produkte mjekësore, nga të cilat vlera e kontratave të prokurimit ka qenë mbi 3 milionë euro. Ai ka shtuar se pesë nga këto barna përbejnë 66 për qind të vlerës së kontratës apo 2.1 milionë shpenzohen vetëm në pesë prej këtyre barnave nga lista e përgjithshme për 49 produkte.

    Abdiu ka theksuar se për këto barna diferenca në treg është shumë e madhe në raport me çmimin e barnave të kontraktuara përmes mekanizmit të prokurimit publik nga MSh-ja.

    “Nga kontratat që janë marrë për analizë kemi identifikuar 49 produkte mjekësore, nga këto rezulton vlera e kontratave të prokurimit 3 milionë e 164 mijë euro. Pesë barna nga këto përbejnë 66 për qind të vlerës së kontratës apo 2.1 milionë shpenzohen vetëm në pesë prej këtyre barnave nga lista e përgjithshme prej 49. Në tregun e hapur nuk kemi gjet çmime referente për nëntë produkte, që përfshihen edhe pesë nga këto në vlerë të larta. Këto barna janë për sëmundje të rralla dhe vlera e tyre është shumë e lartë. Për këto barna kemi gjet se diferenca në treg është shumë e madhe në raport me çmimin e barnave të kontraktuara përmes mekanizmit të prokurimit publik nga MSh-ja, d.m.th përgjysmë janë të siguruara nga MSH-ja me çmim përgjysmë më të lirë se e tregut për këtë pjesë. Në anën tjetër për një pjesë të kontratës nuk kemi mund të gjejmë çmim referent në treg”, tha Abdiu.

    Në këtë studim është analizuar një kontratë për ndërtimin e një objekti të kujdesit shëndetësor parësor në Mamushë për analizë krahasuese të kostos. Analiza nxjerr në pah se kontrata e përfituar nëpërmjet prokurimit është 21% nën kostot e referencës të marra nga hulumtimi i tregut (çmimet e tregut).

    Po ashtu është theksuar gjatë raportit se dallim të konsiderueshme u gjetën midis kategorive të ndryshme të kontratave, si në sektorin e ndërtimit, të instalimeve hidraulike, instalimeve elektrike, sistemet e ngrohjes, ajrosjes e klimatizimit dhe sistemet e gazit medicinal. Ndërsa analiza e kostos zbulon se kontrata demonstron një avantazh në kosto, ajo nuk arrin të trajtojë dhe të paraqes plotësisht në pah se zbatimi i projektit në tërësinë e tij ka devijuar nga kushtet kontraktuale, duke lënë kështu në fakt disa punë të papërfunduara plotësisht.

    Kontratat e analizuara kanë qenë gjatë vitit 2022 dhe 2023.

  • Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama demanton VV’në: Dezinformatë, hyrja në zonën e tifozëve ka qenë falas

    Arrestimi i ish-asistentit të Kurtit, Përparim Rama demanton VV’në: Dezinformatë, hyrja në zonën e tifozëve ka qenë falas

    Përparim Rama ka reaguar pasi asambleisti i VV’së në Prishtinë, Arianit Beqiri, u arrestua pasi, siç tha ai, protestoi kundër pagesës për të parë ndeshjen e Kombëtares.

    Rama ka thënë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas dhe se akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta.

    Sipas të parit të Prishtinës këto akuza paraqesin përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik.

    Ai shtoi se akuzat po bëhen me synimin për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë edhe atë.

    “Për të mundësuar përjetimin e lojërave të Kampionatit Evropian në Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi dhe në interes të qytetarëve të kryeqytetit ka dhënë miratimin që kjo të bëhet në Fan Zone në sheshin “Xhorxh Bush”. Konfirmojmë se hyrja në Fan Zone ka qenë falas, sipas deklaratave zyrtare të organizatorit. Akuzat për një hyrje me pagesë janë të pasakta dhe paraqesin një përpjekje për dezinformim të qëllimshëm të opinionit publik, me synimin e qartë për të dëmtuar imazhin e strukturave përgjegjëse dhe gjithë institucionin publik, përfshirë mua.”

    Ish asistenti i Kurtit, Arianit Beqiri, është liruar mbrëmë dhe më pas ka bërë një reagim.

    “Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam. Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht.”

  • ​Kurti: Mbi 700 mijë objekte të skanuara në Qendrën e Dixhitalizimit

    ​Kurti: Mbi 700 mijë objekte të skanuara në Qendrën e Dixhitalizimit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Dixhitalizimit, e cila është ndërmarrja e parë publike për dixhitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

    Kurti ka shkruar në X, se e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon, kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në dixhitalizimin e dokumenteve dhe koleksioneve.

  • Gjykata izraelite vendos që burrat ultra-ortodoksë të shërbejnë në ushtri

    Gjykata izraelite vendos që burrat ultra-ortodoksë të shërbejnë në ushtri

    Gjykata Supreme e Izraelit vendosi njëzëri të martën që ushtria izraelite të fillojë t’i thërrasë për shërbim në ushtri burrat ultra-ortodoksë.

    Ky vendim mund të çojë në dështimin e koalicionit qeverisës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, në një kohë kur Izraeli është duke bërë luftë në Gazë.

    Shumicës së burrave dhe grave hebraike në Izrael u kërkohet ta kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në moshën 18-vjeçare.

    Por, ultra-ortodoksët, të cilët janë të fuqishëm politikisht, nuk detyroheshin ta kryenin shërbimin, nëse studionin në seminare fetare me orar të plotë. Përjashtimi i tyre nga kryerja e shërbimit zemëroi publikun e gjerë, posaçërisht në kohën kur qindra ushtarë janë vrarë gjatë luftës me Hamasin – grupin e shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    Izraeli dhe Hamasi duket se po pajtohen çdo herë e më pak për mënyrën se si duhet të zbatohet një marrëveshje e mundshme për armëpushim.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është i gatshëm të pranojë vetëm marrëveshje për armëpushim të “pjesshëm”, e cila nuk do t’i jepte fund luftës në Rripin e Gazës.

    Komentet e Netanyahut gjithashtu dallojnë shumë me kushtet e marrëveshjes së detajuar në fund të muajit të kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili e cilësoi planin si izraelit dhe të cilit disa në Izrael iu referuan si “marrëveshja e Netanyahut”. Komentet e tij mund t’i tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes Izraelit dhe SHBA-së, aleatit kryesor të tij.

    Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

    Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.

    Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 37.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL/

  • Debati i parë Biden-Trump nën hijen e moshës së dy kandidatëve

    Debati i parë Biden-Trump nën hijen e moshës së dy kandidatëve

    Për Joe Biden dhe Donald Trump – dy kandidatët më të vjetër që kanë kërkuar ndonjëherë presidencën e SHBA-së – mosha është një çështje elektorale që as nuk mund t’i ikin.

    Të enjten, presidenti aktual demokrat, 81 vjeç, dhe paraardhësi i tij republikan, 78 vjeç, do të përballen në Atlanta, Gjeorgji, për të parën nga dy debatet përpara votimit të nëntorit, duke u ofruar amerikanëve një krahasim të rrallë në ekran të gjendjes fizike të dy burrave dhe forcën mendore.

    Për 90 minuta, nën vezullimin e kamerave me definicion të lartë, Presidenti Biden dhe ish-Presidenti Trump – të cilët mbeten pothuajse të barabartë në sondazhet e opinionit kombëtar – do të luftojnë për çështje që variojnë nga ekonomia dhe luftërat e huaja deri te emigracioni dhe e ardhmja e demokracisë.

    Një gabim, pengesë ose gabim verbal mund të çimentojë shqetësimet për moshën e tyre të shtyrë, me potencialin për të riformuar një garë tashmë të ngushtë presidenciale, ndërsa votuesit fillojnë t’i kushtojnë vëmendje, shkruan BBC.

    Por dhënia e një performance energjike mund të jetë më kritike për Biden, presidentin më të vjetër të vendit, i cili është përballur me pyetje në lidhje me qëndrueshmërinë dhe aftësinë e tij mendore që kur mori detyrën.

    “Nuk mund të fshihet fakti që Biden është 81 vjeç, nuk fshihet fakti se Trump është në thelb të njëjtën moshë”, tha Jim Messina, një strateg demokrat që menaxhoi fushatën presidenciale të Barack Obamës në 2012.

    “Nuk është një garë moshe, është një garë e politikën dhe karakterin”.

    “Një pjesë e asaj që duhet të ndodhë të enjten mbrëma është vetëm fillimi i bisedës për dallimet mes tyre”, tha Messina.

    Sondazhet tregojnë se votuesit janë shumë më të shqetësuar për moshën e Biden sesa për moshën e kundërshtarit të tij. Por nëse Trump fiton, ai do të thyente rekordin e Biden si presidenti më i vjetër para përfundimit të mandatit të tij.

    Një sondazh i marsit të Neë York Times/Siena College sugjeroi se 73% e votuesve të regjistruar besonin se Biden ishte “thjesht shumë i vjetër për të qenë një president efektiv”. Votuesit e të gjitha grupmoshave shprehën këto shqetësime në lidhje me përshtatshmërinë e presidentit për detyrë, duke përfshirë ata 65 vjeç e lart, sipas sondazhit.

    Vetëm 42% e votuesve të regjistruar thanë të njëjtën gjë për Trump, pavarësisht nga një diferencë moshe prej vetëm tre vjet e gjysmë.

    “Duhet të jetë për të dy, por Biden shfaq moshën e tij”, tha Larry Sabato, drejtor i Qendrës për Politikë të Universitetit të Virxhinias.

    Biden u deklarua “i aftë për detyrë” në fillim të këtij viti nga një mjek i Shtëpisë së Bardhë, por shqetësimet për moshën e tij kanë vazhduar që kur ai mori detyrën. Shenjat e plakjes së tij janë bërë më të dukshme vitet e fundit, duke përfshirë një zë më të butë të të folurit, gabime të herëpashershme të kujtesës dhe një “ecje të ngurtësuar” që mjeku i tij pjesërisht ia atribuon artritit.

    Si president, ai është “i mbuluar pothuajse çdo moment kur del në publik”, që do të thotë se ai duron më shumë kontroll sesa sfiduesi i tij, tha Sabato.

    Videot e veprimeve rutinë – ecja lart e poshtë shkallëve të Air Force One, kalimi i një skene në ngjarje publike – shikohen nga afër në internet dhe në mediat konservatore.

    Kur Biden u ndal dhe ra në një diplomim të Akademisë së Forcave Ajrore në qershor 2023, rrëzimi u bë lajm kombëtar. Pasi u ndihmua të ngrihej në këmbë, ai vazhdoi të qëndronte në këmbë dhe të ecte normalisht. Ekipi i tij tha se ai kishte ngecur në një thes me rërë në skenë dhe presidenti më vonë u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Më mbuluan me thasë rëre!”

    Disa demokratë kanë shprehur publikisht dhe privatisht rezerva për moshën e presidentit, por ata u mblodhën rreth tij në shkurt, kur këshilltari special i departamentit të drejtësisë Robert Hur publikoi hetimin e tij për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Biden pas mandatit të tij si zëvendëspresident.

    Raporti nuk rekomandonte ndjekjen penale të tij, por përshkrimi i Hur për presidentin si një “i moshuar me kujtesë të dobët” u bë kryetitull.

    Por kur Biden mbajti fjalimin e tij vjetor disa javë më vonë, ekspertët i dhanë nota të larta për një fjalim të mbajtur me energji.

    “Presidenti gjithmonë jep rezultate në momente të mëdha,” i tha NBC Neës javën e kaluar kongresmeni Ro Khanna, një zëvendësues i fushatës së Bidenit.

    Fushata e Biden shpreson se debati i së enjtes do të jetë një moment tjetër në të cilin presidenti demonstron se mund të durojë ashpërsinë e qeverisjes, duke tërhequr një kontrast të mprehtë me Trump në politikën dhe temperamentin.

    Përpara debatit, Donald Trump sugjeroi se kundërshtari i tij mund t’i tejkalonte pritjet, duke i thënë podcast-it All-In në një paraqitje të 20 qershorit se ai supozoi se zoti Biden “do të ishte dikush [që] do të ishte një debatues i denjë”.

    “Unë nuk dua ta nënvlerësoj atë”, shtoi ai. Trump ka përhapur veçmas pretendime të pabazuara se presidenti do të marrë ilaçe që përmirësojnë performancën për të bërë një performancë të mirë, të cilat fushata e Biden i ka përshkruar si “gënjeshtra të dëshpëruara”.

    Ndërsa shqyrtimi rreth moshës së Trump nuk është aq intensiv, ish-presidenti është përballur me pyetje në lidhje me aftësinë e tij për detyrën.

  • Gruda i PDK-së: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

    Gruda i PDK-së: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

    Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka akuzuar Qeverinë Kurti për politizim dhe shkatërrim të administratës publike, raporton EO.

    Në një konferencë për media të martën, Gruda tha se nisma për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit që Kosova e ka me BE-në.

    “Me këtë ligj shkelet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit për Kosovën, sepse neni 120 i saj kërkon bashkëpunim me Bashkimin Evropian në fushën e reformave në administratën publike. Vlen të theksohet që edhe Zyra e BE-së në Kosovë e ka kundërshtuar këtë ligj. Neni 19 i Kushtetutës përcakton qartë se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës. Prandaj, Ligji për Zyrtarë Publikë nuk mund të jetë në kundërshtim me MSA-në sepse kështu ai është në kundërshtim edhe me Kushtetutën”, theksoi Gruda.

    Ai tha se shumë nga vërejtjet e gjykatës lidhur me këtë ligj nuk janë adresuar, edhe pse Qeveria ka qenë e obliguar që të bëjë këtë si dhe nuk ka pasur konsultim publik për të.

    “Ushtruesit e detyrës kanë një mandat prej 12 muajsh me mundësinë e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. Neni 17, paragrafi 3 thotë: “ Nëpunësit civilë të emëruar në pozita të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese para hyrjes në fuqi të ligjit bazik konsiderohen se fillojnë mandatin e parë me hyrjen në fuqi të këtij ligji”. Kjo është në tërësi në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Neni 11, paragrafi 5, përcakton: “Nëse brenda afatit prej nëntë (9) muajsh nëpunësi civil nuk sistemohet apo refuzon sistemimin në ndonjë pozitë të lirë të shërbimit civil, nëpunësi lirohet nga shërbimi civil”. Ky është një mekanizëm për shantazh dhe largim nga puna i nënpunësve publikë”, shpjegoi Gruda.

    Ai tha se edhe plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial është jokushtetues.

    “Kjo po bëhet me tendencë për ndikim politik mbi organin e akuzës, sepse përbërja e tij është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si sa i përket përfshirjes së politikës në KPK ashtu edhe përfshirjes së një anëtari nga Avokati i Popullit”, tha Gruda.

    PDK i ka bërë thirrje Qeverisë të ndalë veprimet që bien ndesh me Kushtetutën, MSA-në dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën do t’i dërgojë këto ligje në Kushtetuese.