ATV

Author: ATVLive

  • Sot lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”

    Sot lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të organizojë sot ngjarjen lansuese, “Dritarja për Investime të Diasporës”.

    Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë, kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier, ministri i kësaj ministrie, Hekuran Murati, dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha.

  • ​Misioni i parë me njerëz nga Toka në Hënë

    ​Misioni i parë me njerëz nga Toka në Hënë

    Programi Apollo më 16 korrik 1969, nis për herë të parë misionin me astronautë nga Toka për në Hënë.

    Apollo 11 niset nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Kepin Kanaveral, Florida.

    Misioni ishte një sipërmarrje amerikane e kushtueshme, me pjesëmarrjen e rreth 400 mijë shkencëtarëve, teknikëve dhe inxhinierëve, dhe një kosto prej 100 miliardë dollarësh.

  • Sot shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës

    Sot shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës

    Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, do të shpalljet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës.

    Ndryshe Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

    Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

    Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Më 15 dhjetor 2021, gjykatësi i procedurës paraprake miratoi kërkesën e një individi për t’u pranuar si viktimë pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Më 11 gusht 2022, në vendimin e tij të dytë në lidhje me pjesëmarrjen e viktimave, Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi një person tjetër si viktimë pjesëmarrëse në procesin gjyqësor në këtë çështje. Gjashtë viktima të tjera u pranuan më 19 shtator 2022. Më 9 shkurt, Trupi Gjykues vendosi që procedurat për dëmshpërblim dhe ato penale do të zhvillohen njëkohësisht në këtë çështje dhe se, në rast të shpalljes fajtor, Trupi Gjykues nuk do t’i referojë viktimat për padi civile në gjykatat e Kosovës, në përputhje me nenin 22(9) të Ligjit dhe rregullës 167 të Rregullores, por do të nxjerrë një Urdhër për Dëmshpërblim, në përputhje me nenet 22(8) dhe 44(6) të Ligjit. Në vendimin e vet, të bërë publik më 6 mars 2023, Trupi Gjykues e zgjati afatin për dorëzimin e kërkesave të viktimave për pjesëmarrje në procedura deri në mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja.

    Më 28 janar 2022, ZPS-ja e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen e vet paraprake. Versioni konfidencial i redaktuar i dosjes paraprake të Prokurorisë u dorëzua më 31 janar ndërsa versioni me më pak redaktime (ende konfidencial) u dorëzua më 8 shkurt 2022. Më 14 prill 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të saj. Më 21 prill 2023, u dorëzua versioni i redaktuar publik i dosjes paraprake të Mbrojtjes.

    Më 14 prill 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, në urdhrin e tij gojor, caktoi 31 gushtin si datë paraprake për kalimin e dosjes trupit gjykues. Më 20 korrik 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake caktoi 21 shtatorin 2022 si datë të re paraprake. Më 15 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes do të jetë gati për t’u kaluar më 21 shtator 2022.

    Më 21 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake ia kaloi dosjen e çështjes Trupit Gjykues I. Konferenca përgatitore për gjykimin u mbajt brenda periudhës 18-20 tetor 2022.

    Gjykimi filloi më 21 shkurt 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar, të përfaqësuesit të viktimave dhe të Mbrojtjes. Më 6 korrik 2023, ZPS-ja e mbylli çështjen e vet.

    Më 21 gusht 2023, Mbrojtësi i Viktimave paraqiti provat. Konferenca Përgatitore e Mbrojtjes u mbajt më 24 dhe 25 gusht 2023. Më 15 shtator 2023, Trupi Gjykues hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzës për vrasje të paligjshme (pika 4), në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Paraqitja e provave prej Mbrojtjes nisi më 20 shtator 2023. Më 15 janar 2024, Mbrojtja e Pjetër Shalës njoftoi për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave të saj./rtk

  • Vazhdon moti i nxehtë edhe sot, deri në kaq gradë pritet të shkojnë temperaturat

    Vazhdon moti i nxehtë edhe sot, deri në kaq gradë pritet të shkojnë temperaturat

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe temperatura deri në 38 gradë Celsius.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

    “Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”.

  • ​Zelensky planifikon samit të ri paqeje për Ukrainën

    ​Zelensky planifikon samit të ri paqeje për Ukrainën

    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi sot se ai synon të ketë gati të gjitha elementet e një marrëveshjeje paqeje deri në nëntor, në mënyrë që Kievi të mund të mbajë një takim të dytë ndërkombëtar të paqes.

    Takimi i parë u mbajt muajin e kaluar në Zvicër, ku morën pjesë përfaqësues të 92 shteteve, por jo edhe Rusia. Kievi njoftoi se mund të ftojë edhe përfaqësues të Rusisë në konferencën e ardhshme.

    “Kam vendosur qëllimin që në nëntor të kemi një plan plotësisht të gatshëm”, tha udhëheqësi ukrainas në një konferencë për shtyp, pas kthimit nga samiti i NATO-s në Uashington, më shumë se 28 muaj pas pushtimit rus.

    Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë tha javën e kaluar se Moska nuk do të merr pjesë në takimin e dytë, megjithëse Kremlini nuk ishte kategorik dhe deklaroi se ende nuk ka asnjë indikacion të qartë në lidhje me idenë e mbajtjes së tij.

    Ukraina njoftoi se në takimin e dytë do të diskutohet plani, i cili do të përpunohet nga dhjetëra vende të ndara në grupe pune.

    Zelensky tha gjithashtu se Ukraina do të merr një pjesë të avionëve luftarakë F-16 këtë verë, dhe pjesën tjetër deri në fund të vitit, por ai nuk mund të specifikojë saktësisht se sa do të jenë.

    “Nuk do të ketë mjaft prej tyre. Ata patjetër do të na forcojnë, por a do të ketë mjaft prej tyre për të luftuar në të njëjtin nivel me Forcat Ajrore Ruse? Unë nuk mendoj kështu. Ne presim një numër më të madh”, tha ai.

  • Zbulohet një varr i lashtë në Parkun Amantia

    Zbulohet një varr i lashtë në Parkun Amantia

    Një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Vlorë kanë zbuluar një tjetër varr monumental në hyrje të territorit të Parkut Arkeologjik të Amantias, buzë rrugës që lidh fshatrat Ploçë dhe Amonicë të Bashkisë së Selenicës.

    Specialistët konfirmojnë se kanë gati një projekt për restaurimin e tij.

    Varri i zbuluar daton mes shekullit I dhe II pas Krishtit. Brenda hapësirës së varrit monumental me blloqe guri, është ndërtuar një varr me muraturë tulle.

    Nga elementet e tjerë të zbuluar, tërheq vëmendjen suvatimi i hapësirës së brendshme të dhomës së varrimit.

    Objektet e zbuluara janë kryesisht enë qeramike të fragmentuara, pak enë të plota, enë qelqi të fragmentuara, si dhe objekte metalike, ku një pjesë e madhe përbëhet nga gozhdët.

    Qyteti ilir i Amantias u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Parku shërben si një dëshmi e pasur e historisë, ndërsa këto gërmime arkeologjike të kryera forcojnë të dhënat historike për ekzistencën e Amantias. /tch

  • 20-vjeçari bleu 50 plumba disa orë para se të kryente atentatin ndaj Trumpit

    20-vjeçari bleu 50 plumba disa orë para se të kryente atentatin ndaj Trumpit

    Sulmuesi në tentativën për vrasjen e Donald Trump kishte blerë 50 fishekë në një dyqan lokal të armëve, sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit, raporton CNN.

    Thomas Matthew Crooks i kishte blerë këta plumba disa orë para se ai të kryente sulmin pasditen e së shtunës.

    “Sulmuesi në tentativën për vrasjen e Donald Trump të së shtunës bleu 50 fishekë në një dyqan lokal armësh vetëm disa orë përpara se të kryente sulmin e tij”, tha një zyrtar i lartë i zbatimit të ligjit në Butler të Pennsilvanisë.

    Kush është sulmuesi i Trumpit, Thomas Matthew Crooks?

    Të dielën e 14 korrikut, FBI identifikoi personin e armatosur të përfshirë në sulmin kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump të shtunën si 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks, i cili u vra nga agjentët e Shërbimit Sekret në vendngjarje pas të shtënave.

    Crooks u identifikua nga FBI si banor i Bethel Park, Pensilvani – rreth 35 milje në jug të Butler, ku Trump po mbante tubimin e tij të shtunën pasdite.

    Crooks u diplomua nga shkolla e mesme Bethel Park dy vite më parë, në vitin 2022, sipas një raporti të medias lokale dhe një video të fillimit të shkollës.

    Nga të shtënat me armë të shtunën pasdite, mbeti i vrarë një qytetarë pjesëmarrës, si dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

  • ​Vendosja e kamerave nga bizneset, kërkohet mbrojtja e të dhënave personale

    ​Vendosja e kamerave nga bizneset, kërkohet mbrojtja e të dhënave personale

    Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, përkatësisht mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kërkon nga bizneset ndërmarrjen e veprimeve për të garantuar përputhje me obligimet ligjore.

    Bizneset që përdorin kamera për vëzhgim duhet fillimisht të bëjnë vlerësimin se është e nevojshme vendosja e tyre dhe i njëjti veprim nuk mund të arrihet me mjete tjera si për shembull duke vendosur një ndriçim më të madh.

    Po ashtu bizneset duhet të marrin vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë ku do të përshkruajnë qëllimin e vendosjes, numrin e kamerave, të caktojnë personin përgjegjës dhe kohëzgjatjen e ruajtjes së regjistrimeve.

    Agjencia për Informim dhe Privatësi thotë se sipas ligjit parashihet që kohëzgjatja e ruajtjes së këtyre regjistrimeve të jetë më së shumti një muaj, përveç nëse kërkohen ndryshe për qëllime legjitime.

    Bizneset duhet të informojnë personat e mbikëqyrur: të vendosin njoftime të dukshme që informojnë individët se zona është nën vëzhgim, të përcaktojnë qëllimin dhe legjitimitetin: të sigurojnë që përdorimi i kamerave të jetë për qëllime të ligjshme dhe të përcaktuara qartë, si përmirësimi i sigurisë dhe parandalimi i krimeve.

    Po ashtu bizneset duhet të njoftojnë në mënyrë të duhur me shkrim të punësuarit lidhur me sistemin e vëzhgimit me kamerë dhe me të drejtat e tyre, të mbrojnë të dhënat personale: të sigurojnë që të dhënat e mbledhura nga kamerat janë të mbrojtura nga qasja e paautorizuara dhe të përpunohen në mënyrë të ligjshme.

    Agjencia kërkon nga bizneset që të ndërmarrin veprime për vendosjen e këtyre masave që janë esenciale për të siguruar që bizneset të respektojnë të drejtat e privatësisë së individëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të përmirësojnë sigurinë e tyre.

  • ​Hapet zona e uljes së bazës ajrore Graf Ignatievo në Bullgari

    ​Hapet zona e uljes së bazës ajrore Graf Ignatievo në Bullgari

    Ministri kujdestar i mbrojtjes Atanas Zaprjanov paraqiti certifikatën që konfirmon se puna në zonën e ngritjes dhe uljes është e përshtatshme për t’u vënë në punë komandantit të Bazës së Tretë Ajrore Graf Ignatievo në Bullgari, gjeneral brigade Nikolaj Rusev të hënën.

    Avioni i parë F-16 Block 70 pritet të mbërrijë në vitin 2025. “Ne po përpiqemi të punojmë me një ritëm që do të lejojë që të gjitha vendet të përfundojnë me sukses dhe të vihen në punë deri atëherë,” tha Zapryanov.

    Ceremonia përfshinte rishpërndarjen e avionëve MiG-29 nga Aeroporti i Plovdivit, i cili rifilloi fluturimin dhe detyrën luftarake në bazën e tretë ajrore.

    Zapryanov kujtoi se 49 projekte janë duke u zbatuar në bazën ajrore. Ai shtoi se katër projekte janë të rëndësishme për miratimin e F-16 dhe ka mundësi që vonesa në zbatimin e tyre të kapet. Zapryanov iu drejtua kontraktorëve, duke thënë se ata nuk punojnë për para, por po kontribuojnë në gatishmërinë luftarake dhe sigurinë e forcave ushtarake. Ai vuri në dukje se ishin investuar 111 milionë leva bullgarë, nga të cilat 87 milionë leva ishin fonde bullgare dhe 24 milionë leva – nga Programi i Investimeve të Sigurisë së NATO-s.

    Në fund të gushtit dhe në nëntor baza do të vizitohet nga ekspertë amerikanë, tha ministri i përkohshëm.

    Deri në fund të vitit do të përfundojë trajnimi i pilotit të dytë bullgar. Në fund të qershorit, kapiteni Alexander Velinov u bë piloti i parë që përfundoi trajnimin e nevojshëm për të drejtuar një avion F-16. Të gjithë pilotët e 16 avionëve të parë do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara, tha Zapryanov.

    Në këtë ngjarje morën pjesë zëvendësshefi i mbrojtjes, gjenerallejtënant Tanko Stojkov dhe komandanti i Forcave Ajrore, gjeneralmajor Dimitar Petrov, si dhe zëvendësministrat e Mbrojtjes Adelina Nikolova dhe Ivan Pejkov.

    Në korrik 2020, u përgatit një plan për rindërtimin dhe modernizimin e aeroportit Graf Ignatievo për të siguruar kushtet për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe funksionimin e avionëve luftarakë F-16. Më 2 korrik 2024, u hap një kantier ndërtimi, duke filluar në mënyrë efektive ndërtimin e një kompleksi trajnerësh F-16 Block 70. Sipas kontratës së nënshkruar, objekti duhet të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2025. /BTA

  • ​Gjermania merr seriozisht kërcënimet e Rusisë ndaj kryeqyteteve evropiane

    ​Gjermania merr seriozisht kërcënimet e Rusisë ndaj kryeqyteteve evropiane

    Gjermania po i merr seriozisht kërcënimet ushtarake ruse për të synuar kryeqytetet evropiane, pas vendimit të SHBA për të vendosur raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani.

    Duke iu referuar deklaratave të Moskës javën e kaluar se vendet evropiane do ta rrezikonin veten nëse pranonin vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit tha se “deklarata të tilla duhet të merren gjithmonë seriozisht”.

    “Unë nuk mendoj se ato përmbajnë ndonjë vlerë lajmi, sepse tashmë është një reagim ndaj faktit që qeveria ruse dhe ushtria ruse kanë shënjestruar kryeqytetet evropiane,” tha ai në një konferencë për shtyp sot në Berlin.

    Fischer tha se vendi i tij “nuk do të frikësohej” nga kërcënimet ruse.

    “Këto veprime kanë për qëllim kryesisht të dëmtojnë sigurinë e vendit tonë”, tha javën e kaluar zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov.

    Duke i përshkruar veprimet e SHBA si “një hallkë në një zinxhir përshkallëzimi”, ai tha se Rusia do të analizojë situatën dhe do të përgjigjet në “mënyrë të qetë dhe profesionale”. “Pa nerva, pa emocione, ne do të përpunojmë, para së gjithash, një përgjigje ushtarake ndaj këtij kërcënimi të ri.”

    Shtëpia e Bardhë më 10 korrik tha se SHBA do të fillojë “vendosjet episodike të aftësive të zjarrit me rreze të gjatë të Task Forcës së saj Multi-Domain në Gjermani në vitin 2026, si pjesë e planifikimit për vendosjen e qëndrueshme të këtyre aftësive në të ardhmen”. /AA