ATV

Author: ATVLive

  • Reali paralajmëron befasi për Mbappen gjatë prezantimit

    Reali paralajmëron befasi për Mbappen gjatë prezantimit

    Kylian Mbappe i ka kryer vizitat mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën me Real Madridin.

    Ylli francez ka dhënë autografe për tifozët që kishin dalë për ta pritur përpara spitalit ku iu nënshtrua kontrolleve fizike.

    E stadiumi “Santiago Bernabeu” ka nisur të mbushet, shkruajnë mediat spanjolle.

    Pas një orë aty në mënyrë madhështore do të prezantohet futbollisti francez.

    80 deri në 85 mijë shikues pritet të jenë prezentë në stadiumin madrilen për t’ia bërë një pritje të ngrohtë 25-vjeçarit, i cili nga sot do të jetë edhe zyrtarisht lojtar i ri i Realit.

    Mbappe tashmë e ka marrë rrugën drejt stadiumit, ku do të prezantohet rreth orës 12:00 të mesditës.

  • “100 milionë euro për investimet e mërgatës”, Kurti jep detaje për “Dritaren e investimeve”

    “100 milionë euro për investimet e mërgatës”, Kurti jep detaje për “Dritaren e investimeve”

    Kryeministri, Albin Kurti në ceremoninë e “Dritares për investime të diasporës” dha hollësi rreth kësaj iniciative.

    Sipas tij, ky është një hap për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik dhe hapje të reja të punës.

    “Kemi premtu qeverisje të pakorruptuar, politika të mirëmenduar dhe ndryshimin e imazhit. Mërgatën tonë e kemi pa si faktor kyç”, tha ai.

    Më tej, Kurti tregoi se po krijohet mundësia që mërgata të bëhet investitor aktiv.

    “Po e hapim dritaren për diasporën që mërgata të zhvillohet edhe në Kosovë. E tërë dritarja do të ketë 100 milionë euro”.

  • ​DHTIK: Të zgjidhet çështja e IP Adresave, po dëmtohet shteti dhe bizneset

    ​DHTIK: Të zgjidhet çështja e IP Adresave, po dëmtohet shteti dhe bizneset

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mos rregullimin e IP Adresave andaj ka kërkuar nga institucionet qendrore dhe ART-ja mos të lejojë përdorimin e IP-së së Serbisë në Kosovë, pasi që të njëjtat sipas tyre janë duke e dëmtuar në vazhdimësi vendin me cenim të sovranitetit dhe biznesin me miliona euro në vit.

    “Duke pas parasysh që aktualisht Kosova nuk ka të drejtë të posedimit të kodit të internetit (ccTLD), kërkesë e DHTIK-së tash e sa kohë ishte dhe mbetet rregullimi i problemit të provajderëve dhe eliminimi i përdorimit të IP adresave nga Serbia dhe këto të fundit të zëvendësohen menjëherë me ato të Shqipërisë, në mënyrë që reklamat në ueb faqe të dalin në gjuhën shqipe. Për njohuri sistemi i ri i marketingut botëror vendos reklama në ueb faqet dhe portalet, në bazë të IP-së së çdo shteti”, thuhet në komunikatën e lëshuar të DHTIK.

    Sipas DHTIK-së, mos rregullimi i IP Adresave edhe pse i deleguar tash e sa kohë, edhe më tutje mbetet problem për bizneset, i cili është duke u ballafaquar me mos rregullimin e tyre.

    “Dhoma e Tregtisë, konsideron që me këtë rast, përveç humbjeve të cilat po iu shkaktohen bizneseve, problem tjetër mbetet edhe dëmtimi i imazhit të vendit tonë në aspektin nacional, kjo sepse në vend të paraqitjes së shtetit të Kosovës, kur kërkojmë në linkun ‘What’s my IP address (https://whatismyipaddress.com/)’, del që Kosova është në Serbi. DHTIK ka dërguar disa shkresa dhe ka takuar edhe përfaqësuesit e ARKEP, për të diskutuar këtë problematikë por nuk po sheh zgjidhje nga kjo e fundit”, thuhet tutje në komunikatë.

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, ri kërkon nga kryeministri, Qeveria e Kosovës dhe ministritë përkatëse që të vendos rregulla për përdorimin e IP adresave.

    “Duke pasur parasysh që ne si Dhomë jemi duke pranuar vazhdimisht ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe nga bizneset vendore, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj, që është kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

  • Polici plagosi një 16 vjeçar, arrestohet

    Polici plagosi një 16 vjeçar, arrestohet

    Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me armë zjarri në fshatin Dubravë të Istogut, ku një person ishte plagosur në kokë.

    Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.

    “Personi i plagosur në këtë rast (i moshës 16 vjeçare i cili ka lidhje familjare me policin) është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës e pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë. Bazuar në hetimet preliminare fillestare dyshohet se rasti ka ndodhur në shtëpinë e zyrtarit policor i cili deri në këtë fazë të hetimit dyshohet se aksidentalisht ka shkrepur armën zyrtare. Personi i dyshuar në këtë rast (zyrtari policor) është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”, thuhet në njoftim.

    Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës, njësinë rajonale të hetimeve dhe njësi të tjera do të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur incidenti në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

  • ​Vushtrri: Mosmarrëveshje rreth një telefoni, sulmoi nënën e vet

    ​Vushtrri: Mosmarrëveshje rreth një telefoni, sulmoi nënën e vet

    Një viktima femër ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje rreth një telefoni është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në mesditë në Vushtrri.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Gjendet pa shenja jete një shtetas i Serbisë në Obiliq

    Gjendet pa shenja jete një shtetas i Serbisë në Obiliq

    Një serb, shtetas i Serbisë, është gjetur pa shenja jete në Obiliq.

    Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Sipas dëshmitarëve, vdekja e viktimës ishte natyrale dhe nuk raportohet për të dyshuar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

  • Baba i keqtrajtoi dy vajzat e tij, arrestohet nga policia

    Baba i keqtrajtoi dy vajzat e tij, arrestohet nga policia

    Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar dy vajzat e tij.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Vushtrri / 15.07.2024 – 08:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke i keqtrajtuar fëmijët e tij dy vajzat femra kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Wesley Clark emërohet anëtar nderi i Odës Amerikane dhe i Bordit të Guvernatorëve

    Wesley Clark emërohet anëtar nderi i Odës Amerikane dhe i Bordit të Guvernatorëve

    Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, është emëruar anëtar nderi i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovë dhe anëtar nderi i Bordit të Guvernatorëve të saj.

    Bordi i Guvernatorëve e ka miratuar propozimin e Drejtorit Ekzekutiv, Arian Zekës, që Clarku të nderohet nga kjo odë.

    “Ndihemi jashtëzakonisht të nderuar dhe të privilegjuar që një personalitet i shquar si gjenerali Clark, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, e ka pranuar këtë rol në përvjetorin e njëzetë të organizatës sonë”, u tha nga OEAK.

    Ky vendim pritet të forcojë marrëdhëniet ekonomike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe të promovojë investimet në të dyja vendet.

    “Jemi të bindur se ky vendim do të ndihmojë Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë të forcojë më tej marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, si dhe të promovojë mundësitë për investime në të dyja vendet. Kjo do të kontribuojë ndjeshëm në përmbushjen e misionit të organizatës sonë”, theksojnë më tej nga Oda Amerikane.

    Gjithashtu, kjo do të kontribuojë ndjeshëm në përmbushjen e misionit të Odës Ekonomike Amerikane.

    Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark e kishte udhëhequr fushatën ajrore kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.

    Kush është Wesley Clark?

    Wesley K. Clark shërben si Kryetar dhe drejtor i Ëesley K. Clark & ​​Associates, një firmë këshilluese strategjike; Kryetari dhe Themeluesi i Enverra, Inc. një bankë investimi e licencuar; Kryetar i Energy Security Partners, LLC; si dhe borde të shumta të korporatave duke përfshirë BNK Petroleum dhe Leagold Mining.

    Ai është aktiv në energji, duke përfshirë naftën dhe gazin, biokarburantet, energjinë elektrike dhe bateritë, financat dhe sigurinë. Gjatë karrierës së tij në biznes, Clark ka shërbyer si këshilltar, konsulent ose anëtar bordi i mbi nëntëdhjetë kompanive private dhe të tregtuara publike.

    Gjenerali Clark ka shkruar katër libra dhe është një kontribues i shpeshtë në TV dhe gazeta.

    Clark doli në pension si gjeneral me katër yje pas 38 vitesh në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, pasi kishte shërbyer në detyrat e tij të fundit si Komandant i Komandës Jugore të SHBA-së dhe më pas si Komandant i Komandës Evropiane të SHBA/Komandantit Suprem të Aleatëve në Evropë.

    Në detyrën e tij të fundit si Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë, ai udhëhoqi forcat e NATO-s drejt fitores në Operacionin Forca Aleate, fushatën ajrore 78-ditore të Aleancës Veri-Atlantike ndaj caqeve serbe në Kosovë.

    Çmimet e tij përfshijnë Medaljen Presidenciale të Lirisë, Medaljen e Shërbimit të Shquar të Mbrojtjes (pesë çmime), Yllin e Argjendtë, yllin e bronztë, zemrën e purpurt, titullin e kalorësisë nderi nga qeveritë britanike dhe holandeze, dhe shumë çmime të tjera nga qeveritë e tjera, duke përfshirë atë të Komandantit të Legjionit të Nderit (Francë).

    Ai është vlerësuar gjithashtu me Çmimin e Shërbimit të Shquar të Departamentit të Shtetit dhe doktoraturat e shumta nderi dhe nderimet civile.

  • Djali i njeriut më të pasur në Indi u dhuron miqve të tij në dasmë ora me vlerë 180 mijë euro

    Djali i njeriut më të pasur në Indi u dhuron miqve të tij në dasmë ora me vlerë 180 mijë euro

    Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Azisë, u martua me Radhika Merchant në Mumbai të premten.

    Festimet luksoze të çiftit kanë tërhequr vëmendjen mbarëbotërore, me të ftuar të famshëm duke përfshirë: Kim Kardashian, Nick Jonas e John Cena.

    Nusja dhe dhëndri nuk janë të vetmit që morën dhurata për nder të dasmës së tyre: Ambani falënderoi shokët e tij duke i blerë ora ‘Audemars Piguet’, që kushtojnë më shumë se 180 mijë euro.
    Orat me flori rozë 18 karatësh shfaqin javët e çdo viti dhe shumë informacione të tjera. Ato janë gjithashtu rezistent ndaj ujit.

    Dasma e Ambanit me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Merchant, kishte të ftuar të profilit të lartë, duke përfshirë politikanë dhe biznesmenë me ndikim si Mark Zuckerberg, Tony Blair dhe Bill Gates.

    Shumica e të pranishmëve zgjodhën veshje tradicionale indiane, duke paraqitur kështu kulturën e përbashkët të çiftit.

    Orët që Ananti ua bleu miqve të tij në dasmë

    Ngjarja, e cila kushtoi më shumë se 500 milionë euro, ka zgjatur pesë muaj, përfshirë një performancë nga Rihanna e një tjetër nga Justin Bieber.

    Kim u kritikua për dukjen me të kuqe pasi kjo ngjyrë në Indi është vetëm për nusen. Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u shoqërua nga motra e saj, Khloe.

  • Debati për turizmin, Edi Rama publikon pamje të plazhit të mbushur me pushues: Ky vit është i jashtëzakonshëm

    Debati për turizmin, Edi Rama publikon pamje të plazhit të mbushur me pushues: Ky vit është i jashtëzakonshëm

    Është raportuar për ditë të tëra se plazhet e Shqipërisë kanë mbetur bosh, e kjo si pasojë e çmimeve të larta.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video e cila dëshmon të kundërtën.

    Video është realizuar në ishullin e Sazanit ku shihen turistë të shumtë të cilët po shijojnë vendin.

    “Mirëmëngjesi, dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.