ATV

Author: ATVLive

  • Zbulohet një shpellë në Hënë

    Zbulohet një shpellë në Hënë

    Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle në Hënë, jo larg vendit ku Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin u ulën 55 vjet më parë. Shkencëtarët mendojnë se në Hënë ka qindra shpella të tjera ku mund të strehohen astronautët në të ardhmen.

    Një ekip i udhëhequr nga shkencëtarë italianë njoftoi të hënën se ka prova për një shpellë të përmasave të mëdha, hyrja e së cilës është në atë që njihet si gropa më e thellë në Hënë dhe shtrihet në “Detin e Qetësisë” “Sea of Tranquility”, rreth 400 kilometra nga vendi ku u ul misioni ‘Apollo 11’.

    Ultësira, me rreth 200 të tjera të ngjashme të zbuluara atje, është krijuar nga shembja e tubacioneve të llavës, sipas shkencëtarëve.

    Hulumtuesit analizuan matjet e radarëve nga sonda “Lunar Reconnaissance Orbiter” që vëzhgon Hënën dhe i krahasuan rezultatet me damarët e llavës në tokë. Studimi i tyre është publikuar në revistën “Nature Astronomy”.

    Të dhënat e radarit tregojnë vetëm pjesën fillestare të zgavrës hënore, sipas shkencëtarëve. Ata vlerësojnë se shpella është të paktën 40 metra e gjerë dhe disa dhjetëra metra e gjatë, e ndoshta më shumë.

    “Shpellat hënore kanë qenë mister për më shumë se 50 vjet. Kështu që ishte emocionuese prova e ekzistencës së një shpelle”, thanë përmes një emali Leonardo Carrer dhe Lorenzo Bruzzone nga Universiteti i Trentos.

    Shumica e gropave duket se ndodhen në fushat e lashta të llavës së Hënës, sipas shkencëtarëve. Astronautët nga NASA kanë në plan që në fund të kësaj dekade të zbresin në polin jugor të Hënës, ku mund të ketë gropa të ngjashme. Besohet se ka akuj në krateret hënore që nuk ndriçohen kurrë nga dielli, që mund të shfrytëzohen për ujë të pijshëm dhe lëndë djegëse për raketat.

    Gjatë programit Apollo të NASA-s, 12 astronautë u ulën në Hënë, duke filluar me Armstrong-un dhe Aldrin-in më 20 korrik të vitit 1969.

    Gjetjet sugjerojnë se mund të ketë qindra gropa në Hënë dhe mijëra tubacione llave. Ato mund të shërbejnë si një strehë natyrore për astronautët, për t’i mbrojtur ata nga rrezet kozmike dhe rrezatimi diellor, si dhe nga goditjet e mikrometeorike, copëza të vogla sa një kokërr rëre.

    Ndërtimi i vendbanimeve nga e para do të kërkonte më shumë kohë dhe përbën sfidë, madje edhe kur merret parasysh nevoja e mundshme për të përforcuar muret e shpellës për të parandaluar shembjen, tha ekipi.

    Shkëmbinjtë dhe materialet e tjera brenda këtyre shpellave, të pandryshuara nga kushtet e vështira të sipërfaqes hënore gjatë përjetësisë, gjithashtu mund t’i ndihmojnë shkencëtarët që të kuptojnë evolucionin atje, kryesisht kur bëhet fjalë për aktivitetin vullkanik./VOA

  • BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

    BE-ja ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës

    Kosova vazhdon të jetë nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian prej verës së vitit 2023, të cilat blloku i vendosi si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë, nisën detyrën e tyre në komunat në veri.

    Shumica e shteteve të BE-së ishin në favor të heqjes së plotë të këtyre masave, siç edhe ka rekomanduar Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin që u dorëzoi vendeve anëtare më 18 qershor.

    E tashmë kur janë bërë pothuajse një muaj nga dorëzimi i këtij raporti, ende nuk ka ndonjë vendim nga blloku evropian për masat ndaj Kosovës.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se diskutimet për heqjen apo jo të këtyre masave.

    “Raporti i Përfaqësuesit të Lartë për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së, i shprehur në Deklaratën e 3 Qershorit 2023 (Deklarata e Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së) iu dërgua shteteve anëtare dhe diskutimi i parë u zhvillua në qershor.

    Këshilli e kishte ftuar Përfaqësuesin e Lartë që të përgatiste një raport të tillë në konkluzionet e tij të dhjetorit 2023. Raporti është një dokument konfidencial dhe nuk do të bëhet publik.

    Përfaqësuesi i Lartë rekomandon heqjen e masave për Kosovën, siç theksoi ai në konferencën për shtyp më 24 qershor 2024. Diskutimet në Këshill vazhdojnë”, ka deklaruar Stano.

    Ndër masat e BE-së janë suspendimi i përkohësisht i punës së trupave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Kosova, po ashtu, nuk ftohet në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitat bilaterale janë suspenduar, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

    Autoritetet në Kosovë disa herë kanë insistuar se kanë përmbushur kërkesat për heqjen e masave dhe se situata në veri të Kosovës është shtensionuar, serbët e Kosovës kanë pasur mundësi të votojnë për shkarkimin e kryetarëve të komunave dhe tash, sipas tyre, nuk ka më arsye që të mbahen këto masa.

  • Kina mohon se po ndërton bazë ushtarake në Taxhikistan

    Kina mohon se po ndërton bazë ushtarake në Taxhikistan

    Ambasada e Kinës në Dushanbe mohoi raportet e mediave se Pekini po ndërton bazë ushtarake në Taxhikistan.

    Sipas saj, raportet e tilla janë “të pabaza”.

    Ambasada i bëri komentet në përgjigje të një artikulli në gazetën The Daily Telegraph, që tregonte fotografi satelitore të ndërtesave, duke i përshkruar ato si strehë për helikopterët në rajonin Shajmak të Taxhikistanit, afër kufirit me Afganistanin.

    Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Taxhikistanit tha përmes një deklarate se Dushanbeja dhe Pekini “po bashkëpunojnë në mënyrë aktive për çështjet e rezistencës ndaj sfidave dhe kërcënimeve”.

    Deklarata theksoi, po ashtu, se dy vendet po bashkëpunojnë për kontrollin e krimit të organizuar ndërkufitar, trafikut të drogës dhe krimit kibernetik, por mohoi ekzistencën e bazës.

    Në vitin 2019, gazeta Washington Post shkroi se Republika Popullore e Kinës ka një bazë kufitare në Taxhikistan, prej disa vitesh, por asnjëri prej vendeve nuk e pranoi kurrë ekzistencën e saj.

  • ‘Golden Eagle’ niset për Ukrainë

    ‘Golden Eagle’ niset për Ukrainë

    Gjatë ditës së sotme kompania Frutex njoftoi që brendi Golden Eagle fillon eksportin në Ukrain dhe shumë shpejt do të zërë vend në tregun Ukrainas.

    Tashmë zgjerimi i tregut dhe rritja e eksportit janë synimet kryesore të kompanisë Frutex e cila në total është prezente në mbi 30 vende të botës, ku po vazhdon me mjaft sukses prezencën e fuqishme ndërkombëtare.

    Kompania Frutex për shumë vite me radhë është eksportuesi më i madh në kategorinë e pijeve.

  • ​Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet personi i dyshuar

    ​Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet personi i dyshuar

    Një person është arrestuar në të hënën në Ferizaj pas dyshimeve se ka gjuajtur me armë gjatë një ahengu familjar.

    “Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, në Ferizaj në një aheng familjar kishte të shtëna me armë të zjarrit. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin A.B ( M/K) i moshës 44 vjeçar, tek i cili është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër gjatë ahengut”, thuhet në njoftimin e policisë.

    I dyshuari A.B është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

    Rasti sipas policisë është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ” .

  • Trump shfaqet i fashuar në Kongresin e Republikanëve, turma e pret me brohori

    Trump shfaqet i fashuar në Kongresin e Republikanëve, turma e pret me brohori

    Donald Trump bëri një hyrje triumfuese gjatë natës së parë të Konventës Kombëtare Republikane të hënën, duke marrë një ovacion të ashpër nga besnikët e partisë. Kjo është dalja e parë publike e Trump pas atentatit dy ditë më parë, ku mbeti i plagosur në vesh.

    Trump hyri në Forumin Fiserv në qendër të Milwaukee me një fashë të trashë mbi vesh, ndërsa truma brohorit “lufto” dhe shpërtheu në duartrokitje. Trump iu përgjigj mbështetësve me një grusht, të njëjtin gjest që bëri pas sulmit.

    Më pas ai kaloi ngadalë nëpër turmat brohoritëse të delegatëve, disa me lot në sy, përpara se të përshëndeste aleatët kryesorë politikë dhe anëtarët e familjes së tij, duke përfshirë tre nga fëmijët e tij.

    Ish-presidenti u dëgjua të thonte “Faleminderit” dhe më pas u ul në seksionin VIP pranë kandidatit të tij të sapozgjedhur për nënpresident, JD Vance, dhe i rrethuar nga anëtarët e familjes së tij të ngushtë. Melania nuk ishte aty , por ish-zonja e parë do të vazhdojë të marrë pjesë në event.

    Në disa momente, publiku ngrinte grushtet dhe thërriste “Luftoni! Përleshje! Përleshje!” – duke i bërë jehonë thirrjes së Trump pasi u qëllua me plumb në vesh.

    Në Forumin Fiserv në Milwaukee, ish-presidenti dëgjoi rreth një orë fjalime. Vetë Trump nuk mbajti një fjalim.

    Mbështetësit dhe delegatët republikanë, disa me lot në sy, kishin pritur për orë të tëra paraqitjen e ish-presidentit, e cila nuk ishte e shënuar zyrtarisht në orarin e ditës së hapjes së kongresit, por pritej shumë.

    Trump do të pranojë zyrtarisht nominimin e partisë në një fjalim të enjten dhe do të përballet me presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit. Konventa katërditore filloi më pak se 48 orë pasi një person i armatosur sulmoi Trump në një miting në Butler, Pensilvani, duke vrarë një mbështetës. Autori i armatosur u qëllua për vdekje dhe motivi i tij mbetet i paqartë.

    Ndërkohë, presidenti i SHBA Joe Biden e sfidoi Trump për një debat të ri në shtator, ndërsa foli edhe për moshën e tij: “Unë jam i moshuar, por i qartë”.

    “Unë jam gati për një debat të dytë kundër Donald Trump në shtator,” tha Biden për një sfidë të re televizive me Trump në TV, duke nënvizuar se ai “nuk ka ndërmend të japë një performancë tjetër të atij niveli “.

  • Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

    Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë.

    Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se në pikat kufitare nuk raportohet për kolona dhe se hyrja në Kosovë mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

    Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar këtu.

    Ndryshe, nga data 1 korrik ka nisur edhe subvencionimi i policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë.

    Polica e subvencionuar do të ketë vlefshmëri një muaj nga dita e lëshimit/hyrjes në Kosovë dhe është e vlefshme vetëm për automjetet jo-komerciale për pasagjerë, deri në 9 ulëse

    Subvencionimi nuk përfshin policat kufitare me afat vlefshmërie të ndryshëm prej atij një mujor, dhe as automjetet si autobusët, kamionët, motoçikletat etj. Policat e sigurimit të marra në zyrat e BKS brenda territorit të Kosovës, e jo në pikat hyrëse kufitare, nuk mbulohen nga subvencionimi.

    Kjo iniciativë e Qeverisë ka për qëllim lehtësimin e udhëtimeve për bashkatdhetarët që vizitojnë vendin gjatë sezonit veror.

  • ​Biden pas atentatit të Trump, tregon disa të vërteta: E telefonova sepse isha i shqetësuar

    ​Biden pas atentatit të Trump, tregon disa të vërteta: E telefonova sepse isha i shqetësuar

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dhënë një intervistë me NBC të hënën, intervista e tij e parë që nga tentativa për vrasjen e rivalit të tij politik, ish-presidentit Donald Trump.

    Duke folur me Lester Holt, Biden përsëriti se ai ishte i lumtur që Trump i mbijetoi të shtënave, por gjithashtu vuri në dukje rolin e kundërshtarit të tij në ngritjen e temperaturës së retorikës politike bashkëkohore amerikane.

    Ai gjithashtu ofroi mendimet e tij për zgjedhjen e senatorit të Ohajos, JD Vance nga Trump si kandidat dhe vazhdoi të minimizonte shqetësimet për performancën e tij në debatin e CNN muajin e kaluar, duke theksuar se ai nuk do të dilte nga gara.

    Ndërsa kujdesej të shprehte se sa mirënjohës është që Trump nuk u plagos rëndë në të shtënat, Biden gjithashtu e fajësoi atë për intensifikimin e retorikës politike në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

    Ai në veçanti vuri në dukje, siç bën shpesh, komentet e tij pas tubimit të supremacistëve të Bardhë në Charlottesville, Virxhinia, në vitin 2017, dhe mohimin e tij të rezultateve të zgjedhjeve të 2020 që çuan në kryengritjen e 2021 në Kapitol.

    “Shiko. Ka kaq shumë dhunë tani. Nuk ka fare vend për dhunë në politikë në Amerikë. Asnjë. Zero. Dhe ne kemi arritur në pikën ku është bërë shumë e zakonshme”, tha Biden. “Jo atentate, por për të folur, për shembull, për 6 janarin, sulmin në Kapitol”.

    Ai përmendi se kandidoi në vitin 2020 për shkak të komenteve të Trump pas Charlottesville.

    “Presidenti i atëhershëm u pyet se çfarë mendonte, dhe ai tha, “njerëz shumë të mirë nga të dyja palët.’ Jo njerëz të mirë nga të dyja palët,” shtoi Biden. “Nuk ka justifikim. Zero.”

    Më vonë ai tha: Unë nuk jam i angazhuar në atë retorikë. Tani kundërshtari im është i përfshirë në atë retorikë: Ai flet se do të jetë gjakderdhje nëse humbet, duke folur se si do t’i falë të gjitha veprimet, mendoj të pezullojë dënimet e të gjithë atyre që u arrestuan dhe u dënuan me burg, për shkak të asaj që ndodhi në Kapitol. Nuk jam atje jashtë duke u tallur. E Mbani mend foton e Donald Trump kur burri i Nancy Pelosit u godit me një çekiç dhe ai bënte shaka për këtë?

    Biden tregoi më shumë detaje mbi bisedën që pati me Trump pas të shtënave që lanë të plagosur ish-presidentin. Presidenti e cilësoi bisedën si “shumë të përzemërt”.

    “I thashë se sa i shqetësuar isha dhe doja të sigurohesha se ai ishte mirë”, i tha Biden-Holt.

    Trump “dukej mirë” në telefonatë, shtoi Biden. “Ai tha se ishte mirë. Dhe ai më falënderoi që e thirra. I thashë se unë dhe e gjithë familja e tij po përjetonim këtë gjë.”

    Presidenti nuk pranoi të thoshte se si mendonte se të shtënat do të ndikojnë në trajektoren e garës presidenciale të vitit 2024.

    “Unë nuk e di, dhe ju nuk e dini gjithashtu,” i tha ai Holt.

    Por presidenti shtoi se ai ishte i fokusuar në shëndetin dhe sigurinë e Trump.

    “Kam menduar më pak për trajektoren e çështjes sesa dy gjëra: Një, shëndeti i tij dhe dy, çfarë ndodh nga këtu e tutje për sa i përket llojit të mbulimit që marrin presidenti dhe nënkryetari dhe ish-presidenti dhe zëvendëspresidenti i ri.

    Biden tha se ai ende ndihet i sigurt nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret pas të shtënave që plagosi Trump dhe se agjencia vazhdoi të kishte “besimin e tij të plotë”.

    Ai tha se ishte një “pyetje e hapur” nëse agjencia duhet të kishte parashikuar të shtënat.

    “Ndihem i sigurt me Shërbimin Sekret”, tha Biden.

    “Ajo që ne pamë ishte Shërbimi Sekret që u përgjigj, rrezikoi jetën e tyre, i cili u përgjigj. Ata ishin gati t’i jepnin jetën ish-presidentit. Pyetja është a duhet ta kishin parashikuar atë që ndodhi? A duhet të kishin bërë atë që duhej të bënin për të parandaluar që kjo të ndodhte? Kjo është një pyetje – kjo është një pyetje e hapur.”

    Presidenti vuri në dukje gjithashtu rolin e zbatimit të ligjit vendas në ndihmën për mbrojtjen e ish-presidentit të shtunën. Përpjekjet e agjencive lokale janë vënë nën vëzhgim pasi u zbulua se një oficer i policisë lokale e pa të dyshuarin përpara se të fillonin të shtënat.

    Intervista e Biden u zhvillua menjëherë pasi Trump shpalli Vance si kandidatin e tij në Konventën Kombëtare Republikane. Biden sugjeroi se ai nuk ishte i befasuar nga zgjedhja e Trump.

    “Nuk është e pazakontë, ai do të rrethohet me njerëz që pajtohen plotësisht me të,” tha Biden.

    Por ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për të vënë në dukje pikëpamjet e vendosura anti-Trump që Vance kishte përpara se të bëhej senator: “Edhe pse, nëse ktheheni dhe dëgjoni disa nga gjërat që JD Vance tha për Trump. …” tha Biden, duke qeshur ndërsa ikte. (Vance dikur e quajti Trumpin “një fatkeqësi morale” dhe sugjeroi se ai mund të ishte “Hitleri i Amerikës .”)

    Zëvendëspresidentja Kamala Harris kontaktoi Vance të hënën. Fushata Biden-Harris tha se zëvendëspresidenti është i përgatitur të debatojë me Vance.

  • ​Ballkani zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj Santas

    ​Ballkani zhvillon sot ndeshjen kthyese ndaj Santas

    Pasi triumfoi në ndeshjen e parë si mysafir në Andorë kundër UE Santas me rezultat 2-1, Ballkani do të kërkojë që ta ruaj këtë rezultat edhe në ndeshjen kthyese.

    Kampioni i Kosovës do ta pres sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë UE Santan me qëllimin për të kaluarin në raundin e dytë kualifikues të garës më prestigjose evropiane të nivel të klubeve, Ligën e Kampionëve.

    Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 16:30.

  • Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore

    Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.

    Në këtë mbledhje do të ketë diskutim lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve.

    Ndryshe Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore u themelua muaj më parë.

    Ky komision ka për qëllim të evidentojë se a ka pasur lëshime në subvencionimin e teksteve shkollore apo jo, gjatë viti shkollor 23/24.