ATV

Author: ATVLive

  • ​Rritet numri i vetëvrasjeve në burgun e Venecias

    ​Rritet numri i vetëvrasjeve në burgun e Venecias

    Një i burgosur 37-vjeçar në burgun e Venecias ka marrë jetën e tij, duke e çuar numrin e vetëvrasjeve në burgjet e Italisë deri më tani këtë vit në 60, tha të hënën Sekretari i Sindikatës së Policisë së Burgjeve (SPP) Aldo Di Giacomo.

    Qeveria e kryeministres Giorgia Meloni miratoi së fundmi një dekret me masa që synojnë lehtësimin e mbipopullimit të burgjeve mes shqetësimeve për numrin e lartë të vetëvrasjeve midis të burgosurve dhe rojeve. SPP tha se pesë oficerë burgu gjithashtu kishin marrë jetën e tyre në gjysmën e parë të vitit 2024.

    Si dhe mbipopullimi dhe perspektiva e ulët e lirimit, kushtet e këqija shpesh përmenden si një faktor në vetëvrasjet.

    Situata, së bashku me valën intensive të të nxehtit që po vazhdon aktualisht në Itali, janë fajësuar për trazirat në disa burgje.

    Andrea Martella, një senator për opozitën, Partinë Demokratike të qendrës së majtë (PD), tha se ai kishte paraqitur një pyetje parlamentare për Ministrin e Drejtësisë Carlo Nordio duke bërë thirrje për një përgjigje të shpejtë.

    “Nxehtësia, mbipopullimi, mungesa e personelit dhe mangësitë e njohura strukturore po i vënë të burgosurit dhe stafin në një provë të madhe,” tha Martella. /ANSA

  • Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës, përgatit një shkrim emocionues

    Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës, përgatit një shkrim emocionues

    Xherdan Shaqiri ka njoftuar për pensionimin nga Kombëtarja e Zvicrës përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Futbollisti kosovar konsiderohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj të Kombëtares helvetike, ndërsa ka shënuar gola të shumtë dhe mjaft të rëndësishëm për Zvicrën.

    “Shtatë turne, shumë gola, 14 vjet në Kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha që t’i them lamtumirë Kombëtares. Kujtime të mëdha do të mbesin dhe ju them të gjithëve: Faleminderit”, shkroi Shaqiri në Instagram.

  • KPK i reagon ashpër pushtetit të Kurtit: Po tenton të kap dhe dirigjojë sistemimin prokurorial

    KPK i reagon ashpër pushtetit të Kurtit: Po tenton të kap dhe dirigjojë sistemimin prokurorial

    Gjatë së enjtes së kaluar miratuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

    Për këtë ka reaguar ashpër KPK-ja, të cilët kanë theksuar se pushteti është duke tentuar të kap dhe dirigjojë sistemin prokuroria.

    “Realisht, kjo tendencë e pushtetit, e zbuluar tashmë plotësisht, paraqet ndërhyrje rigoroze në sistemin prokurorial dhe në tërë sistemin e drejtësisë, duke përtërirë çdo ditë veprime dhe lloj-lloj farsash dhe insinuatash, me qëllimin e vetëm që në emër të kinse synimit të fuqizimit të llogaridhënies më të madhe në sistemin prokurorial, të arrihet ekuilibri i përbërjes me anëtarë prokurorë dhe joprokurorë, por që, në vetvete është tentim për kapjen dhe dirigjimin e KPK-së dhe Prokurorit të Shtetit dhe cenon mandatin kushtetues dhe pavarësinë e sistemit prokurorial, duke pamundësuar funksionalizimin e tij dhe duke e bërë atë lehtësisht të ndikuar nga politika”, thuhet në reagim.

  • Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm

    Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë.

    Diplomati amerikan theksoi se nuk është sekret se Qeveria e SHBA-së ka disa shqetësime politike të cilat i ka bërë Qeveria Kurti.

    ShBA-ja por edhe partnerët tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti dhe se ato pamundësojnë arritje.

    “Nganjëherë ndjej se të gjithë dëshironi të jeni psikiatër. Asgjë më e re se që e kam thënë. Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë. Edhe kjo është arsyeja pse jam këtu dhe po takohem me përfaqësues të komuniteteve për të mundësuar se çka mund të bëjë qeveria më shumë. Kemi qenë me popullin e Kosovë, jemi me popullin e Kosovës dhe do të jemi me popullin e Kosovës”, ka deklaruar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier sot gjatë vizitës që i ka bërë Gjakovës.

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Hovenier nga Gjakove ka folur për ligjet që janë miratuar së fundi nga Kuvendi i Kosovës, duke përfshirë edhe Ligjin për KPM-në dhe KPK-në, raporton RTKlive. Ai tha se qeveria amerikanë këshillon Kosovën që ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës të jenë në përputhje me normat evropiane.

    “Unë kam pasur rastin që të bisedojë me zyrtarët e qeverisë. Kuptoj që ka ndjenja të fuqishme nëse janë ligjet në përputhje me normat evropiane apo jo. Këshilla është që të sigurohen që çdo legjislacion që të jetë në përputhje me normat evropian, sepse ne natyrisht mendojmë që Kosova të jetë anëtarë e BE-së, NATO-s, prandaj mendojmë që nuk është edhe shumë e mençur që ato organizata evropiane e kanë thënë që këto projektligje nuk janë në përputhje me normat evropiane”, ka deklaruar diplomati amerikan.

  • Policia në Ferizaj angazhon personel për menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin e këtij qyteti

    Policia në Ferizaj angazhon personel për menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin e këtij qyteti

    Policia rajonale e Ferizajt ka marrë masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm në menaxhimin e rasteve të zjarreve në rajonin e këtij qyteti.

    Sipas një komunikate për media, thuhet se policia në Ferizaj po angazhohet me përkushtim në parandalimin e zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencionet tjera përkatëse.

    “Aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk kemi asnjë vatër, apo lokalitet të përfshirë nga zjarret, por policia apelon tek qytetarët të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve, të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet. Policia do të jetë e pakompromisë ndaj të gjithë atyre që me qëllim shkaktojnë zjarrëvënie. Do të ndjekë penalisht të gjithë personat/individët që shkaktojnë zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre ndodhin zjarret”, thuhet tutje në komunikatë.

  • IQP konstaton 28 shkelje të vendimit të MSh-së për kufizimin e orarit të punës

    IQP konstaton 28 shkelje të vendimit të MSh-së për kufizimin e orarit të punës

    Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se deri tani IQP-ja ka konstatuar 28 shkelje të subjekteve juridike, të cilat nuk e kanë zbatuar vendim e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili kufizon orarin e punës nga data 13 korrik deri më 20 korrik 2024.

    Sipas tij, numri më i madh i këtyre shkeljeve ka qenë në sektorin e ndërtimtarisë.

    Ai ka shtuar se nga tereni është vërejtur që vendimi është duke gjetur zbatueshmëri, por që sipas tij, Inspektoret e Punës po konstatojnë edhe raste të cilat tregojnë që ky vendim nuk po zbatohet.

    “Deri me tash unë mund të ju themi se Inspektorati Qendror i Punës nga tereni po konstaton që vendimi po gjënë zbatueshmeri kryesisht në nivele të kënaqshme. Por pavarësisht kësaj IQP-ja apo Inspektoret e Punës po konstatojnë edhe raste të cilat tregojnë që ky vendim nuk po zbatohet. Të shtunën me 13 korrik IQP-ja ka ndalur në teren për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi nga subjektet juridike dhe ka konstatuar 28 shkelje në 28 subjekte juridike të cilat nuk kanë zbatuar këtë vendim të MSh-së”.

    “Për këtë e potencova se 28 rastet, pjesa dërrmuese e tyre janë në sektorin e ndërtimtarisë. Sepse siç e potencon edhe vendimi ndalohet puna nga ora 11:00 të paradites deri në orën 17:00 pas dite. Puna në ambiente të hapura të ekspozuar ndaj diellit, shumica e këtyre ambienteve janë në sektorin e ndërtimtarisë që ne e mbikëqyrim”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se bazuar në dispozitat ligjore IQP-ja do të shqiptoj gjobat ndaj këtyre subjekteve, të cilat sipas tij, janë të parapare në udhëzimin administrativ.

    “Rrjedhimisht bazuar edhe në dispozitat ligjore të ligjit të punës, të ligjit për siguri dhe shëndet në punë dhe të udhëzimit administrativ të gjobave, IQP-ja do të shqiptoj gjoba ndaj këtyre 28 subjekteve juridike. IP-ja është duke vazhduar të bëjë mbikëqyrjen e zbatimin të këtij vendimi të MSh-së pikërisht të pikës 1,2 dhe 4 të tij, që bie ne domenin e Inspektoratit Qendror të Punës si ligj-zbatues të bëjë mbikëqyrjen e tij. Janë identifikuar në Prishtinë, në Gjakovë, në Prizren dhe në Pejë”, ka thënë ai.

    Për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim javën e kaluar për kufizimin e orarit të punës nga data 13 korrik deri më 20 korrik 2024.

    Gratë shtatzëna lirohen nga puna përgjatë kësaj periudhe kohore, derisa në pamundësisë të lirimit nga puna sipas paragrafit 1 të vendimit, gratë shtatzëna punojnë nga shtëpitë.

    Qytetarët me sëmundje kronike përgjatë datave të caktuara nga ministria, punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.

    Nga data 13 korrik deri më datën 20 korrik, ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura përgjatë orarit 11:00 deri në 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

  • Kurti nënvizon marrëdhëniet e ngushta me Turqinë

    Kurti nënvizon marrëdhëniet e ngushta me Turqinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga ambasada turke në shtetin tonë, me rastin e “Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar” të Turqisë.

    Në fjalën e tij, Kurti përkujtoi dëshmorët e demokracisë të cilët 8 vjet më parë, më 15 korrik 2016, i shpëtuan institucionet demokratike të shtetit të Turqisë të zgjedhura nga populli turk, nga një përpjekje e dështuar grusht-shteti.

    “Mesnatën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut 2016, populli i Kosovës ishte me popullin e Turqisë, sepse ne jemi dy popuj miq, shtetet tona janë partnere dhe aleate, kurse vendet tona ndajnë shumë të përbashkëta si nga e kaluara historike, ashtu edhe nga e tashmja e demokracive tona dhe e ardhmja e synuar prosperuese.” tha kryeministri.

    Ai nënvizoi marrëdhëniet e ngushta me Turqinë, si nga ana e rolit të Turqisë në NATO gjatë luftës në Kosovë dhe kontributit të ushtarëve turq në kuadër të trupave të KFOR-it për sigurinë dhe paqen në Kosovë, e po ashtu dhe nga ana e lidhjeve e shkëmbimeve mes nesh.

    Më tej, kryeministri foli për vizitat në Turqi dhe takimet me Presidentin Recep Tayyip Erdoğan, organizimin e forumit të parë ekonomik Kosovë-Turqi teksa shkëmbimet tona tregtare pritet ta kalojnë shifrën 1 miliard euro, vizitën në kompaninë e industrisë së mbrojtjes dhe aviacionit “Baykar”, prej nga kemi blerë fluturaket luftarake dronët Bajraktar TB-2 për ushtrinë tonë dhe kontributin historik e aktual të diasporës shqiptare në Turqi.

    “Janë gjithë këto interesa dhe vlera të përbashkëta që na mbajnë të lidhur dhe në raporte miqësore dy vendet tona. Duke i qëndruar pranë dhe duke e ndihmuar njëri tjetrin, ne i mbrojmë republikat tona dhe vlerat e përbashkëta demokratike.” përfundoi fjalën e tij.

  • Sllovakia ashpërson ligjin për lirinë e tubimit pas atentatit kundër Ficos

    Sllovakia ashpërson ligjin për lirinë e tubimit pas atentatit kundër Ficos

    Sllovakia ashpërsoi ligjin për lirinë e tubimit, pas atentatit kundër kryeministrit Robert Fico, dy muaj më parë.

    Ligji, që u miratua në fund të qershorit dhe hyri në fuqi të hënën, nuk lejon tubime në një rreze prej 50 metrash nga selia e qeverisë dhe presidencës, parlamentit dhe të gjitha godinave të gjykatave.

    Me ligj, ndalohen edhe demonstratat kundër politikanëve para rezidencave të tyre.

    Tubimet mund të ndalohen gjithashtu nëse e rrezikojnë rendin publik.

    Ligji parashikon që liderët e partive të përfaqësuara në parlament, ta kenë edhe të drejtën e mbrojtjes personale.

    Ngjashëm, mbrojtja personale duhet të sigurohet edhe për prokurorin e përgjithshëm dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese.

    Kryeministrat që kalojnë më shumë se dhjetë vjet në detyrë, do ta kenë të drejtën e pensionit të përjetshëm, po ashtu.

    Deri më tash, kjo e drejtë vlen vetëm për Ficon.

    Kritikët nga opozita thonë se ligji është një hap drejt “shtetit policor”.

    Fico, 59 vjeç, u qëllua nga afër më 15 maj, në një qytet të Sllovakisë qendrore dhe iu nënshtrua dy operacioneve të gjata.

    Personi i armatosur, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71 vjeç, është në paraburgim në pritje të gjykimit.

  • Zyrapi pohon që nuk ka parë urdhër për arrestimin e Blerim Kuqit të nënshkruar nga Jakup Krasniqi

    Zyrapi pohon që nuk ka parë urdhër për arrestimin e Blerim Kuqit të nënshkruar nga Jakup Krasniqi

    Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi pohoi se nuk ka parë urdhër të nënshkruar nga Jakup Krasniqi për arrestimin e Blerim Kuqit.

    Këtë deklarim, Zyrapi e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Avokatja në temën e fundit gjatë pyetjeve për Zyrapin u fokusua tek arrestimi dhe lirimi i Blerim Kuqit, ku e pyeti dëshmitarin se a e konfirmon që nuk ka parë një urdhër të tillë asnjëherë.

    “Ju e konfirmoni e nuk keni parë asnjë urdhër për arrestimin e Blerim Kuqit të nënshkruar nga Jakup Krasniqi”, pyeti avokatja.

    Ndërsa, dëshmitari Bislim Zyrapi e pohoi se nuk e ka parë një urdhër të tillë. Seanca do të vazhdojë pas pushimit të drekës.

  • Ish-noteri i akuzuar për korrupsion kërkon të lirohet nga akuza, Prokuroria kërkon dënimin e tij

    Ish-noteri i akuzuar për korrupsion kërkon të lirohet nga akuza, Prokuroria kërkon dënimin e tij

    Në fjalën përfundimtare të hënën në Gjykatën Themelore në Pejë, ish-noteri Bashkim Stavileci ka kërkuar të lirohet nga aktakuza për korrupsion, kurse prokurorja Valbona Disha-Haxhosaj dhe pala e dëmtuar, kërkuan që Stavileci të dënohet sipas ligjit dhe të anulohen të gjitha veprimet që ishin marrë në këtë rast nga ai.

    Bashkim Stavileci, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës së noterit në zyrën e tij në Pejë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për personin tjetër-shitësin Musa Kuqi, kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Noterinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ai tha se në rastin e përfundimit të lëndës që është objekt i akuzës, nuk kishte pasur asnjë interes, asnjë motiv dhe asnjë qëllim që ta favorizojë apo ta dëmtojë ndonjërën nga palët kontraktuese.

    “Kontratën për shitjen e paluajtshmërisë e kam përpiluar në bazë të dokumenteve që kanë arritur në zyrën time noteriale dhe në tërësi jam përmbajtur rregullave ligjore të përpunimit material të dokumeteve. Prandaj, jam plotësisht i pafajshëm dhe propozoj që procedura penale kurndër meje të pezullohet”, tha i akuzuari Stavileci.

    Prokurorja Disha-Haxhosaj, në fjalën përfundimtare ka thënë se pas analizimit të provave personale dhe materiale në këtë çështje penale, është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se i akuzuari Bashkim Stavileci ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

    Disha-Haxhosaj tha se kjo është provuar me procesverbalin për shqyrtimin e trashëgimisë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së noterit, Stavileci nuk kishte vepruar konform detyrës së tij zyrtare, e cila gjë tha se ishte vërtetuar pas administrimit të aktvdekjes dhe certifikatave të lindjes së trashëgimlënësve, si dhe me provat tjera.

    Ajo tha se vepra penale është kryer nga përgjegjësia e noterit, i cili kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Noterinë dhe Ligjin për Trashëgimi, duke i dëmtuar fillimisht Marina, Milanka, Milica, Millorad Dujoviq dhe të dëmtuarin tjetër, blerësin e paluajtshëmrisë Lulzim Borincaj.

    Andaj, prokurorja propozoi që të gjitha aktvendimet mbi trashëgiminë dhe veprimet tjera të ndërmarra nga noteri Stavileci të anulohen dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të gjykohet sipas ligjit.

    Fjalës përfundimtare të prokurores iu bashkëngjitën edhe të autorizuarit e të dëmtuarve, avokatët Sokol Mushkolaj dhe Osman Cucoviq, të cilët kërkuan dëmshpërblimin dhe që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

    Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Stavileci, avokati Bujar Bërdynaj, mbeti pranë fjalës përfundimatare të dorëzuar më shkrim.

    Avokati tha se Prokuroria aktakuzën e ka ngritur aktakuzën në bazë të shkeljes së Ligjit mbi Noterinë, andaj i propozoi gjykatës që të mbrojturin e tij ta lirojë nga aktakuza sepse nuk ka prova që të argumentojnë që i njëjti ka shkelur Ligjin mbi Noterinë.

    Ndërsa, i akuzuari Bashkim Stavileci, e mbështeti fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 19 shtator 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, Bashkim Stavileci, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës së noterit në zyrën e tij në Pejë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për personin tjetër-shitësin Musa Kuqi, kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin mbi Noterinë.

    Sipas akuzës, ai kishte mundësuar përpilimin e kontratës për shitblerjen e patundshëmrisë në mes të shitësve Milan Radmilo Dujoviq, Milica Zivota Dujoviq, Marina Vukasina Dujoviq dhe Milanka Vukasina Terziq, të cilët i ka përfaqësuar Musa Kuqi, në bazë të autorizimit bartës të vërtetuar nga noterja Nina Shtiglic në Beograd, në njërën anë dhe blerësit– të dëmtuarit Lulzim Borinca, Faruk Hajrizi dhe Sevdije Ismajli në anën tjetër, duke ia shitur pronën për shumën prej 90 mijë euro.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Stavileci edhe pse ka pasur për detyrë, nuk e ka konstatuar se autorizimi bartës, nuk është në emër të Milanka Terziq, siç është cekur në atë, por në emër të Milan Dujoviq dhe bazuar në këtë fakt, Musa Kuqi nuk ka pasur autorizim nga ana e Milanka Terziq për shitjen e patundshmërisë e as për realizimin e trashëgimisë.

    Aktakuza thotë se përkundër kësaj, i pandehuri e përpilon dhe e noterizon kontratën e cekur, për shitblerjen e patundshmërisë edhe pse në rastin e noterizimit të kontratës autorizimi bartës ka qenë në emër të Milanka Dujoviq, e jo në emër të Milanka Terziq siç e kishte cekur i akuzuari në kontratën e shitblerjes dhe me këtë veprim i ka shkaktuar dëme të dëmtuarit-blerësit Lulzim Borincaj në shumën prej 90 mijë euro.