ATV

Author: ATVLive

  • Kurti i drejtohet mërgatës: Ju mirëpresim sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

    Kurti i drejtohet mërgatës: Ju mirëpresim sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe një herë i ka uruar mirëseardhje mërgatës kosovare.

    Ai poashtu ka bërë të ditur se sot nga ora 10:00 deri në orën 23:00 do të mbahen aktivitete në sheshin “Skënderbeu” në nderim të diasporës.

    “Ju mirëpresim sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ku në videon e bashkangjitur shihen përgatitjet e sheshit për ditën e sotme.

    Tutje, ai ka falënderuar mërgatën për kontributin e tyre.

    “Mirë se vini dhe ju falënderojmë për kontributin e pareshtur”, është shprehur ai.

    Videon e gjeni KETU

  • Laura Fazliu humb në çerekfinale, vazhdon garat për medaljen e bronztë

    Laura Fazliu humb në çerekfinale, vazhdon garat për medaljen e bronztë

    Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka humbur ndaj francezes, Clarisse Agbegnenou në çerekfinalen e Lojërave Olimpike.

    Clarisse Agbegnenou u mposht me Ippon në çerekfinale, por nuk është eliminuar, pasi do vazhdojë garat për medaljen e bronztë në sesionin e pasdites.

    Fazliu po debuton në Lojërat Olimpike, teksa po garon në kategorinë -63kg.

  • Fillojnë aktivitetet “Faleminderit Mërgatë”, në sheshin qendror hapen këndet e informimit dhe argëtimit

    Fillojnë aktivitetet “Faleminderit Mërgatë”, në sheshin qendror hapen këndet e informimit dhe argëtimit

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë hapjen e aktiviteteve tërë ditore që i dedikohen mërgatës, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre.

    Përmes një komunikate për media, thuhet se në sheshin “Skënderbeu”, janë hapur tashmë tendat me lojëra atraktive për fëmijë, tendat e informimit, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve që MPJD i ka dedikuar mërgatës, si platforma Shijo Kosovën, platforma Made In Kosova(MIK).

    Gjithashtu tek këndet e Informimit qytetarët kanë hapësirë për tu njoftuar për shërbimet konsullore që ofrohen nga MPJD dhe misionet diplomatike nëpër botë, vizat, si dhe uljen e tarifave për shërbimet konsullore, vendim ky që ka hyrë në fuqi pak ditë më parë.

    “Të gjithë qytetarët nga diaspora që ende nuk janë regjistruar, mund ta kryejnë regjistrimin online, i cili për mërgatën është i hapur deri më 31 gusht të këtij viti” thuhet tutje në komunikatë.

    Përveç pikave informuese në shesh janë hapur edhe këndë për ushqim dhe pije. Të gjitha këto kënde do jenë të hapura gjatë tërë ditës së sotme. Përmbyllja e këtyre aktiviteteve bëhet në mbrëmje kur edhe fillon koncerti ‘Faleminderit Mërgatë’ që nis nga ora 18:00 deri në orën 23:00 dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë. Këtë koncert do ta pasurojnë përformancat e artistëve të skenës sonë përfshirë: Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët.

  • Poston video me armë në rrjete sociale, policia ia konfiskon

    Poston video me armë në rrjete sociale, policia ia konfiskon

    Pas disa video incizimeve të postuara në rrjetet sociale, Policia e Kosovës gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Pozheran ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47.

    I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

  • Osmani: Kosova në Lojërat Olimpike ka demonstruar shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje

    Osmani: Kosova në Lojërat Olimpike ka demonstruar shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova ka demonstruar shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje.

    Osmani ka thënë se Kosova ishte e pafate në përballjet e djeshme, përkundër që ka arritur ta fitojë një medalje të argjendtë falë xhudistes, Dristria Krasniqi.

    “Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror. Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në ato të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë. Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dijnë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”, ka shkruar Osmani.

  • Super Adell Shaboviq, shumë afër gjysmëfinales

    Super Adell Shaboviq, shumë afër gjysmëfinales

    Notari që po e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike, Adell Shaboviq ka përfunduar i dyti në grupin e tretë në 100 metra stil i lirë.

    Koha e tij e regjistruar ishte 51.77 sekonda.

    Nga 10 grupet 16 notarët me kohën më të mirë kualifikohen në gjysmëfinale.

  • Aktorja e famshme turke po bëhet nënë për herë të parë

    Aktorja e famshme turke po bëhet nënë për herë të parë

    Aktorja e famshme turke, Neslihan Atagul është shtatzënë. Ylli i kinematografisë turke ka bërë publik lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

    Neslihan Atagul, e cila është e martuar me aktorin Kadir Doggulu publikoi një foto në Instagram teksa mban duart në bark dhe shkroi: “Dëshirojmë ta mbajmë këtë ‘lumturi’ private edhe për një kohë. Sinqerisht, kjo ishte e drejta jonë… Shkurt, jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirë.”

    31-vjeçarja, e cila pritej të luante në serialin Occupation Days Love në sezonin e ri, mësohet se është rreth 3 muajshe shtatzënë, gjë që ndryshoi të gjitha planet.

    Ndërkohë kanë nisur kërkimet për një aktore kryesor për filmin që pritet të jetë, ndër serialet ambicioze televizive të sezonit të ri.

    Çifti u dashuruan gjatë xhirimeve të serialit Fatih Harbiye të vitit 2013 dhe ndanë lajmin e lumtur vetëm disa javë pasi festuan 8 vjetorin e martesës.

  • Tomë Gashi: Nesër publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e Lulzim Fejzullahut, për vrasjen e tij kanë mëkate edhe 3 gjyqtarë

    Tomë Gashi: Nesër publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e Lulzim Fejzullahut, për vrasjen e tij kanë mëkate edhe 3 gjyqtarë

    Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nesër në ora 09:00 do të publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut, të riut që u rrah deri në vdekje.

    Gashi ka akuzuar tre gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë se njërit prej të akuzuarve nuk i kanë dhënë dënimin meritor.

    “Per vrasjen e Lulit kan mekate edhe vete 3 Gjyqtare te Gjykates Themelore ne Prishtine te cilet se paku njerit prej sulmuesve mizore ndaj Lulit per vepra shume te randa penale qe nga tentim vrasja e nje nxanesi ne apo afer oborrit te shkolles ne Besian pak vite me pare nuk i dhan denimin meritor. Po qe se Gjyjatesit do te vendosin denim ne perpjestim me veprat e tije penale ai sot nuk do te ishte ne burg per vrasje te Lulit vetem 18 vjeqar , e Luli do te ishte shendish e mire dhe jo te kalbet ne dhe ne kete moshe kaq te re”, ka shkruar Gashi.

    Në fund, Gashi ka thënë se “çdo dënim që familja e Lulit e pret ditën e nesërme është dhuratë për ta sepse Luli nuk jeton më”.

    “Çdo denim qe familja e Lulit e pret diten e neserme eshte dhurat per ta sepse Luli nuk jeton ma…!”

    Lulzim Fejzullahu, vdiq në moshën 18 vjeçare më 20 janar të këtij viti, gjashtë ditë pas plagëve që mori nga goditja me veturë e më pas me mjete të forta nga disa persona në Podujevë.

  • Arrestohen katër persona në Drenas, në gjendje të dehur sulmojnë një person

    Arrestohen katër persona në Drenas, në gjendje të dehur sulmojnë një person

    Në Drenas janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje dhe në gjendje të dehur e kanë sulmuar fizikisht një person, i cili më pastaj me një kaçavidë i ka dëmtuar veturën njërit prej të dyshuarve.

    Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • Mbahet seancë për koordinim të datave të gjykimit në rastin ndaj “Currit” dhe të tjerëve

    Mbahet seancë për koordinim të datave të gjykimit në rastin ndaj “Currit” dhe të tjerëve

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të martën është mbajtur seanca për koordinim të datave për seancat e radhës në gjykimin Ismet Osmanit-Currit, Ilir Bojkut, Sami Nikës, Mentor Maqanit dhe Adil Thaçit.

    Në këtë rast, Ismet Osmani, Sami Nika, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani akuzohen për kryerjen e veprës penale “Fajde” dhe “Detyrim”, ndërsa i akuzuari Adil Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrim”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në seancën e së martës prezent ishin prokurori Armend Hamiti dhe të akuzuarit (përveç Currit) me mbrojtësit e tyre: për Ismet Osmanin avokati Besnik Berisha, për Ilir Bojkun avokati Naser Sopjani, për Sami Nikën avokati me zëvendësim Asdren Hoxha, për Mentor Maqanin avokati Naim Rudari dhe për Adil Thaçin avokati Artan Qerkini.

    Në koordinim me avokatët, gjykata caktoi seancat e radhës.

    Fillimisht, gjykatësja e rastit, Medie Bytyqi caktoi datat e gjykimit për muajin shtator, mirëpo mbrojtësit e të akuzuarve ishin të zënë në ato data, andaj seancat e radhës u caktuan për muajin tetor.

    Në këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte revokuar dorëzaninë dhe kishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Ismet Osmanit, pasi që kishte munguar në seancën e 1 korrikut 2024.

    Mirëpo, Apeli e kishte kthyer çështjen në rivendosje, me arsyetimin se aktvendimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të nenit 384, par.1 të KPPRK-së, ngase shkalla e parë duke vendosur lidhur me masën e paraburgimit ndaj Osmanit, nuk ka vepruar konform dispozitave ligjore në fuqi dhe nuk ka respektuar procedurat e parapara për caktimin e paraburgimit në raste të tilla. Sipas Apelit, nuk janë analizuar drejt dhe në hollësi raportet shëndetësore të të akuzuarit.

    Apeli ia kishte kthyer çështjen në rivendosje Themelores me arsyetimin se nuk janë analizuar dokumentacionet shëndetësore, të cilat Themelorja ka mohuar se i ka pasur në shkresat e lëndës.

    Ndërsa, në rivendosje, Themelorja sërish revokoi dorëzaninë ndaj Currit, ndërsa ndaj tij lëshoi urdhërarrest.

    Aktakuza ndaj Ismet Osmanit i njohur si “Curri”, Sami Nikës, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaqit, ishte ngritur më 19 nëntor 2021.

    Pesë të akuzuarit, në seancën e mbajtur më 15 korrik 2022 ishin deklaruar të pafajshëm për veprat penale që u vihen barrë.

    Më 23 nëntor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë me aktvendim kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Kosovare Kelmendi, Besnik Berisha, Naser Sopjani dhe Artan Qerkini.

    Kurse, Gjykata e Apelit kishte vërtetuar aktvendimin e Themelores përmes të cilit ishin refuzuar si të pabazuara kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

    Ndryshe, Osmani po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për veprën penale të fajdesë dhe detyrimit së bashku me Sami Nikën, Ilir Bojkun, Mentor Maqanin. Kurse, Adil Thaçi ngarkohet për veprën penale “Mashtrimit”. Aktakuzën e plotë mund ta lexoni, duke klikuar në këtë link.

    Osmani në një rast tjetër dyshohet për vrasje në tentativë të ndodhur në qytetin e Graçanicës, të të cilin rast të dyshuar janë edhe djali i tij Armir Osmani, Mentor Beqiri e Behar Halili. Për këtë, ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest tjetër.