ATV

Author: ATVLive

  • Hovenier uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Hovenier uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, e ka uruar Laura Fazliun për medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Hovenier në një postim në platformën X, derisa e ka shpërndarë një shkrim të Komitetit Olimpik të Kosovës në të cilin i urohet medalja e fituar Laurës.

    “Urime Laura”, ka shkruar Hovenier.

    Fazliu bëhet xhudistja e dytë kosovare në Paris që arrin të kurorëzohet me medalje. Para saj, Distria Krasniqi, e rrëmbeu të argjendtën.

    Fitorja e “Lakit” erdhi në Golden Score, pasi kundërshtares së saj iu dhanë tri “Shido”, për pasivitet në luftë. Kjo është hera e parë që 23-vjeçarja kosovare merr pjesë në Lojëra Olimpike.

  • Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë

    Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë

    Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë pas ndeshjeve në repesazh.

    Fazliu ka mposhtur kundërshtaren kroater Katarina Kristo në ‘golden score’, pasi nuk mjaftuan minutat e rregullt.

    Që të dyja morën nga të dy vërejtje, teksa Fazliu me vendim të përbashkët u shpall fituese.

    Kjo është medalja e pestë për Kosovën, si dhe e para për Laura Fazliun.

    Ndeshja ishte e vlefshme në peshat 63 kilogramë.

  • Sindikata e Trepçës fton nesër në takim minatorët për të gjetur “zgjidhje konkrete dhe afatgjate”

    Sindikata e Trepçës fton nesër në takim minatorët për të gjetur “zgjidhje konkrete dhe afatgjate”

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka ftuar në takim minatorët e këtij gjigandi metalurgjik, pas situatës së krijuar dhe vështirësive financiare, raporton Ekonomia Online.

    Përmes një njoftimi për media, qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilën ndodhen minatorët dhe miniera e StanTergut.

    “Duke pasur parasyshë situaten e fundit të krijuar në ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe vështërsit financiare me të cilat jemi duke u ballafaquar vazhdimisht, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhje konkrete dhe afatgjate, ju ftojmë që nesër nga ora 07:00 të takohemi në menzem e minieres në Stan Tërgut. Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilen ndodhemi ne minatorët dhe miniera e StanTergut”, thuhet në njoftim.

  • Nuza arbitron në ndeshjen e Ligës së Konferencës

    Nuza arbitron në ndeshjen e Ligës së Konferencës

    Tjetër delegim i gjyqtarëve të Kosovës në raundin e dytë të UEFA Conference League.

    Genc Nuzës i është besuar nga UEFA ndeshja e raundit të dyte të Conference Leauge, Śląsk – Riga. Në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin “Miejski ëe Ëracłaëiu” të Ëroclaëit në Poloni, gjyqtarin Nuza do ta asistojnë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Dardan Çaka.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten më 1 gusht me fillim në orën 20:30.

  • Trump: Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris ishte turp

    Trump: Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris ishte turp

    Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të mbajtura në Paris ishte “turp”, transmeton Anadolu.

    “Mendoj se ceremonia e hapjes ishte një turp”, tha Trump në një intervistë me Fox News.

    Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024 tërhoqi reagime të konsiderueshme për pasqyrimin e pikturës së Leonardo da Vinçit “Darka e Fundit” me një performancë “drag queen”, të cilën shumë persona e shohin si mungesë respekti ndaj besimeve fetare.

    Trump tha se nëse ai do të ishte i përfshirë në Lojërat Olimpike Los Angeles 2028 dhe do të kishte ndikim mbi organizatorët, ai do të siguronte që të mos kishte përshkrim të tillë të “Darkës së Fundit”.

    Ndërkohë, Konferenca e Peshkopëve Francezë tha se ceremonia “përfshinte skena të talljes me krishterimin”.

  • Mërgimtarët mirëpresin aktivitetet “Faleminderit Mërgatë”

    Mërgimtarët mirëpresin aktivitetet “Faleminderit Mërgatë”

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka hapur aktivitetet tërë ditore që i dedikohen mërgatës, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre, raporton EO.

    Në sheshin “Skënderbeu”, janë hapur tashmë tendat me lojëra atraktive për fëmijë, tendat e informimit, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve që MPJD i ka dedikuar mërgatës, si platforma Shijo Kosovën, platforma Made in Kosova (MIK).

    Pjesëtari i programit për Diplomacinë Qytetarë në kuadër të MPJD-së, Arlind Alidema ka bërë thirrje të gjithë diasporës që të kthehen në Kosovë dhe të investojnë në vendlindjen e tyre.

    “Këtu në këtë pjesën që jemi duke promovuar që çdo gjeneratë duke ikë çdo ditë e më shumë, gjithashtu janë edhe programe të tjera të cilat jemi duke promovuar, po ashtu edhe regjistrimin e popullsisë për diasporës. Kemi edhe kadet ‘Made in Kosova’, dhe kështu po e presim mërgatën po i tregojmë që gjeneratat e reja të kthehen në vendlindje dhe me i ndihmuar Kosovën. Ka interes të madh nga mërgata, unë për veti kam qenë në New Yourk, dhe kam qenë i fascinuar këtu, por kam shumë shokë që vijnë nga vendet të tjera në Kosovë, prej Gjermanisë, Holandës dhe prej të gjithave vendeve. Ditën e parë kanë qenë më pak persona kurse në ditën e dytë është rritur edhe më shumë. Këta janë të gjithë profesionist të diasporës, secili që ka pasur një profesion të fushave të ndryshme jemi kthyer në Kosovë dhe jemi sistemuar nëpër dikastere të ndryshme nëpër ministri të ndryshme. Mesazhi për mërgatën është se kthehuni sot jeta është më mobile, sot Kosova është vend ku ka mundësi për të investuar”, u shpreh Alidema.

    Jon Gjini i cili jeton në Francë, për Ekonomia Online ka thënë se Kosova po e pret mirë, po ashtu ai shtoi se e ka kryer edhe çështjen e regjistrimit.

    Po ashtu, ai la mesazh për bashkatdhetarët që t’i kenë sytë nga Kosova.

    “Jetoj në Lion, jam studentë i juridikut, vijë shpesh në Kosovë deri në vitin e kaluar jam ardhur nga dy tre muaj verës, më pak dimrit. Në varësisht se sa kemi pasur kohë dhe mundësi kemi ardhur, por sivjet ka një vjet që nuk kam ardhur. Super na ka prit Kosova dhe Shqipëri, jemi regjistruar në fazën e parë ishte një regjistrim i lehtë. Besoj që është e rëndësishëm që të ketë statistika të besueshme që më vonë të ketë politikë të besueshme. Politika që vepron me statistika të besueshme funksion më mirë. Besoj që mërgata është ende më e gjerë. Për mërgatën kam mesazh që t’i kenë sytë nga Kosova dhe Shqipëria.

    Kurse qytetarja nga New York, Ajshe Hoti ka thënë se po i pëlqen shumë Kosova se si e ka pritur dhe se sa ka përparuar.

    “Vij nga New Yorku, po kalojmë shumë mirë kemi ardhur që një muaj. Shumë po bëhet sidomos tani po më pëlqen, qysh i kanë zbuluar organizata për neve po bëjnë shumë por edhe për popull shumë më shumë se përpara. Me rini me muzika, të gjitha po më pëlqejnë. Ende nuk jam regjistruar sot jam duke pritur për tu regjistruar. Ndoshta e qojë jetën në mërgim por më vonë dua të jetojë këtu, Të vijnë në Kosovë te vendlindja shumë e bukur, duhet me i zbuluar të gjitha gjërat se i kemi të bukura që i kemi krijuar sidomos rinia dhe gratë dhe jam shumë e kënaqur”, ka thënë Hoti.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë hapjen e aktiviteteve tërë ditore që i dedikohen mërgatës, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, në shenjë falënderimi dhe mirënjohje, për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre.

    Në sheshin “Skënderbeu”, janë hapur tashmë tendat me lojëra atraktive për fëmijë, tendat e informimit, ku qytetarët mund të informohen rreth aktiviteteve që MPJD i ka dedikuar mërgatës, si platforma Shijo Kosovën, platforma Made in Kosova(MIK).

  • Vuçiq e uron diktatorin e Venezuelës për fitoren e tij në zgjedhje

    Vuçiq e uron diktatorin e Venezuelës për fitoren e tij në zgjedhje

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar sot presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro për fitoren e tij në zgjedhje dhe i ka uruar sukses në përpjekjet e tij “profesionale” dhe në sfidat në drejtimin e këtij vendi.

    “Ju përgëzoj për fitoren në zgjedhje. Kohët në të cilat jetojmë sigurisht nuk janë të lehta dhe ju uroj suksese në përpjekjet tuaja profesionale dhe sfidat në udhëheqjen e Republikës Bolivariane të Venezuelës”, thuhet në urimin e Vuçiqit të kumtuar nga shërbimi i tij për media.

    Vuçiqi ka theksuar se Serbia vlerëson që Venezuela “tregon respekt për parimet e së drejtës ndërkombëtare, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke mbështetur në këtë mënyrë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

  • Organizata QIKA i reagon Kurtit: Glorifikoi Akil Gjakovën, të hetuarin për dhụnë në familje

    Organizata QIKA i reagon Kurtit: Glorifikoi Akil Gjakovën, të hetuarin për dhụnë në familje

    Organizata jo-qeveritare QIKA ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mbështetjen e ofruar ndaj xhudistit Akil Gjakova. Kjo, pasi që ai është nën hetime për dhunë në familje.

    “Kryeministri Kurti nga Parisi glorifikoi shpirtin luftarak të Akil Gjakovës, derisa në Kosovë i njëjti është nën hetime për dhunë në familje dhe gjykata i ka vendosur masë ndalese që t’i mos afrohet bashkëshortes në distancë prej 50 metrash për periudhë kohore një vjeçare”, thuhet në komunikatën e tyre.

    “Ne, në QIKA, jemi të vetëdijshme për faktin që rasti i xhudistit Akil Gjakova është duke u trajtuar nga institucionet e drejtësisë dhe respektojmë parimin e prezumimit të pafajësisë, megjithatë kosiderojmë se përkrahja publike e një personi që është nën hetime për dhunë në familje dhe i cili fillimisht ka ikur nga përgjegjësia dhe është shpallur “person në kërkim” nga policia është krejtësisht e papranueshme”, vijon komunikata.

    “Amnistia e vazhdueshme e kryeministrit për Gjakovën inkurajon abuzuesit e grave dhe përjetëson kulturën ku kryerësit apo të denoncuarit për vepra penale gjejnë strehë dhe mbështetje nga personat publik, ndërkohë që viktimat mbesin në margjina dhe të cenuara. Kjo qasje dërgon një mesazh të rrezikshëm se dhuna ndaj grave mund të minimizohet apo edhe të justifikohet, nëse kryesi i veprës ka arritje sportive apo të tjera”.

  • Humb jetën pas një aksidenti në Itali i riu nga Kosova

    Humb jetën pas një aksidenti në Itali i riu nga Kosova

    Mësohet se një i ri shqiptar nga Kosova ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti në Itali, përcjell albinfo.ch.

    Familja Zogaj nga Malisheva ka marrë një lajm të kobshëm ditën e djeshme, pasi djali i tyre ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

    I ndjeri jetonte në Itali, atje ku edhe është aksidentuar për vdekje.

    Lajmin e kanë ndarë familjarët e viktimës, teksa për ceremoninë e varrimit kanë thënë se do të njoftojnë me kohë.

  • Gërvalla i bën thirrje diasporës të marrin pjesë sa më shumë në aktivitetet e “Faleminderit Mërgatë”

    Gërvalla i bën thirrje diasporës të marrin pjesë sa më shumë në aktivitetet e “Faleminderit Mërgatë”

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka falënderuar diasporën për pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet “Faleminderit Mërgatë”, që nga ora 10:00 e mëngjesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Në një postim në Facebook, ajo ka pohuar se i mirëpresin të gjithë.

    “Ejani dhe bëhuni pjesë e shumë aktiviteteve rekreative, promovuese dhe informuese, ku mund të shijoni ushqimet tona tradicionale dhe të regjistroheni në platformën e-diaspora”.

    “Festa do të vazhdojë deri në orën 18:00, kur do të nisë koncerti me artistë nga Kosova dhe mërgata jonë. Mos e humbisni këtë ditë të veçantë plot energji pozitive”, ka thënë Gërvalla.