ATV

Author: ATVLive

  • Kosova përfaqësohet edhe në garat e notit sot në Paris

    Kosova përfaqësohet edhe në garat e notit sot në Paris

    Në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Paris, Kosova do të paraqitet sot në dy sporte. Në xhudo garat do t’i zhvillojë xhudistja Laaura Fazliu e cila ka synim që të futet në zonën e medaljeve.

    Por, përveç xhudos, edhe notari Adell Shaboviq debuton sot në Lojërat Olimpike. Notari kosovar garon në disiplinën e 100 metra stil i lirë. Garat e notit në këtë disiplinë nisin më ora 11:00.

    Ndryshe, deri më tani Kosova ka siguruar një medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike, medalje të cilën e rrëmbeu xhudistja Distria Krasniqi.

  • Detaje nga ngjarja e rëndë në Angli me dy fëmijë të vdekur e nëntë të plagosur

    Detaje nga ngjarja e rëndë në Angli me dy fëmijë të vdekur e nëntë të plagosur

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Anglinë, ku një person ka sulmuar me thikë ditën e djeshme disa njerëz dhe fëmijë në një klub veror për fëmijë në Southport.

    Nëntë persona gjithsej u plagosën gjatë sulmit, duke përfshirë dy të rritur që u përpoqën të mbronin fëmijët nga vrasësi me thikë në Merseyside.

    Mbreti Charles ka ngushëlluar familjarët e viktimave dhe të plagosurve nga sulmi, ndërsa Ëilliam dhe Kate lëshuan një deklaratë të përbashkët në mbështjete për viktimat e incidentit të tmerrshëm.

    Në një deklaratë në Twitter, Princi dhe Princesha e Uellsit thanë: Si prindër, ne nuk mund të fillojmë të imagjinojmë se çfarë po përjetojnë familjet, miqtë dhe të dashurit e atyre që u vranë dhe u plagosën sot në Southport. Ne dërgojmë lutjet tona për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë sulm të tmerrshëm.

    Policia ka arrestuar një djalë 17-vjeçar në lidhje me sulmin me dyshimin për vrasje. Edhe pse një motiv mbetet i paqartë, oficerët thonë se kanë përjashtuar terrorizmin.

  • Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar

    Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në Paris, ku diskutuan për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe mbështetjen e futbollit të Kosovës.

    Takimin me Osmanin, presidenti i FIFA-s e ka cilësuar si privilegj, duke thënë se ky institucion e mbështet FFK-në.

    “Ne folëm sesi futbolli mund t’i bashkojë njerëzit dhe kemi plane për të vazhduar përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, e cila do të mbështesë lojtarët e rinj të talentuar të vendit në realizimin e potencialit të tyre”, thuhet në reagimin e tij në rrjetin social Instagram.

    Infantino kujtoi vizitën e tij në Kosovë në vitin 2022.

  • Sot më qetë, këto momente s’ka pritje të gjatë në asnjë pikë kufitare

    Sot më qetë, këto momente s’ka pritje të gjatë në asnjë pikë kufitare

    Për dallim nga ditët e kaluara, ku pikat kufitare ishin më të ngarkuara, e në veçanti ajo te Dheu i Bardhë, ditën e sotme, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk ka pritje fare.

    Në Jarinje, Kullë, Merdarë e Qafë e Morinës sipas përditësimit të fundit, pritjet janë deri në 10 minuta.

    Ndërsa pikat tjera kufitare raportohet të jenë qetë, me pritjet e zakonshme 3 deri në 5 minuta.

  • Ballkani dhe Drita luajnë sot në Ligën e Konferencës

    Ballkani dhe Drita luajnë sot në Ligën e Konferencës

    Ballkani dhe Drita do të vazhdojnë paraqitjet e tyre në garat evropiane dhe sot zbresin në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet kthyese në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

    Drita e pret në stadiumin “Zahir Pajaziti” skuadrën islandeze Breiddablik me fillim nga ora 17:00 dhe kërkon ta ruaj epërsinë nga ndeshja e parë ku fitoi me rezultat 2-1, raporton KosovaPress.

    Nga ana tjetër, Ballkani do të ballafaqohet me kampionin e Maltës, Hamrun Spartans ku kërkojnë fitore për të kaluar tutje pas barazimit pa gola në duelin e parë. Kjo ndeshej zhvillohet nga ora 20:00.

  • Gjendje e rënduar në Shëngjin! Zjarri përhapet pranë hoteleve dhe banesave, evakuohen banorët dhe turistët

    Gjendje e rënduar në Shëngjin! Zjarri përhapet pranë hoteleve dhe banesave, evakuohen banorët dhe turistët

    Situata ne malin e Shëngjinit në Shqipëri është përkeqësuar gjatë natës, përsa i përket përhapjes së flakëve.

    Edhe pas ndërhyrjes me helikopter ka qenë e pa mundur izolimi i plotë i vatrave të zjarrit, ku për shkak të erës së fortë gjatë mbrëmjes, zjarri është riaktivizuat sërish në disa zona të malit.

    Flakët janë afruar pranë hoteleve dhe banesave në Ranën e Hedhun, ndërkohë janë evakuuar banorët e zonës si dhe turistët./TCH/

  • Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

    Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

    E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 me anë të rezolutës A/RES/ 68/192, 30 korriku u caktua si Dita Botërore kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

    Në rezolutë thuhet se një ditë e tillë ishte e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e viktimave të trafikimit njerëzor dhe për promovimin, mbrojtjen e të drejtave të tyre.

    Simboli i kësaj dite është ”Zemra blu”, e cila përfaqëson trishtimin e atyre që trafikohen duke na kujtuar zemrën e ftohtë të atyre që blejnë dhe shesin qeniet njerëzore.

    Trafikimi i personave është një krim i rëndë dhe një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Çdo vit, mijëra burra, gra dhe fëmijë bien në duart e trafikantëve, në vendet e tyre dhe jashtë vendit. Pothuajse çdo vend në botë është i prekur nga trafikimi, qoftë si një vend i origjinës, transit apo destinacion për viktimat.

    UNODC, si kujdestar i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar transnacional (UNTOC) dhe protokolleve të tij, ndihmon shtetet në përpjekjet e tyre për të zbatuar Protokollin për Parandalimin, Frenimin dhe Ndëshkimin e Trafikimit të Personave (Protokolli i Trafikimit të Personave).

    Protokolli për parandalimin, shtypjen dhe ndëshkimin e trafikimit të personave përcakton trafikimin e personave si rekrutimin, transportin, transferimin, strehimin ose pranimin e personave, me anë të kërcënimit ose përdorimit të forcës ose formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, abuzimit të pushtetit ose i një pozicioni të cenimit ose i dhënies ose marrjes së pagesave ose përfitimeve për të arritur pëlqimin e një personi që ka kontroll mbi një person tjetër, me qëllim të shfrytëzimit.

  • Dita Botërore e Miqësisë

    Dita Botërore e Miqësisë

    Dita Botërore e Miqësisë, pavarësisht se festohet në ditë të ndryshme në vende të ndryshme, zyrtarisht festimi i saj daton më 30 korrik.

    Kjo është një ditë ku më së shumti duhet të falënderohet miqtë që keni pranë, të vlerësoni ata dhe të shprehni se sa me fat jeni që i keni.

    30 korriku u zgjodh si datë nga OKB. Më 30 korrik 1958 u propozua Dita Botërore e Miqësisë.

    Fillimisht kjo ditë u përdor për qëllime biznesi, për ato industri të prodhimit të kartolinave, me qëllim shitjen e tyre, por avancimi i shkencës, zhvillimi i teknologjisë që ka sjell një mbipopullim të rrjeteve sociale nuk lë më nevojën e përdorimit të kartolinave.

    Pavarësisht se atëherë komercializmi nisi ta hidhte poshtë këtë ditë, duke e cilësuar si “mashtrim marketingu”, kartolinat apo lulet vazhdojnë të mbeten një traditë popullore.

  • MPJD-ja organizon festë për mërgatën në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit

    MPJD-ja organizon festë për mërgatën në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon festën “Faleminderit mërgatë” në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

    Ministria ka njoftuar se aktivitetet do të fillojnë këtë të martë nga ora 10:00 deri në ora 23:00.

    “Qytetarët do të kenë rastin të jenë pjesë e këndeve të shumta të vendosura në sheshin “Skënderbeu” përmes të cilave do të promovohen produkte vendore, turizmi, kultura, teknologjia si dhe këndi ku qytetarët nga diaspora do të kenë mundësi të regjistrohen”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, gjatë kësaj feste në kuadër të aktiviteteve do të ketë: ushqim, pije, aktivitete të ndryshme rekreative dhe lojëra për fëmijë.

    “Aktivitetet tërë ditore do të përmbyllen me koncertin “Faleminderit mërgatë”, i cili fillon nga ora 18:15 dhe hyrja do jetë falas për të gjithë. Artistët që do të përformojnë në këtë koncert janë: Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët”, thuhet në njoftim.

  • Sot i dhurohet CT-ja Klinikës së Radiologjisë

    Sot i dhurohet CT-ja Klinikës së Radiologjisë

    Sot do të mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të CT-së për Klinikën e Radiologjisë.

    Ky donacion vjen nga Zyra për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në Ambasadën Amerikane.

    Në këtë ngjare do të marrin pjesë ambasadori amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi.