ATV

Author: ATVLive

  • KPK cakton Petrit Kryeziun u.d i Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren

    KPK cakton Petrit Kryeziun u.d i Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të martën në takimin e 252-të, ka miratuar dorëheqjen e Admir Shalës nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

    Pas miratimit të dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit, Shala është kthyer në pozitën e prokurorit në Prokurorin Speciale të Kosovës.

    Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit, KPK ka caktuar për ushtrues detyre prokurorin, Petrit Kryeziun. Kryeziu u caktua në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, i cili tha se për bazë ka marrë performancen e lartë që ai ka treguar si prokuror deri me tash.

    “Konstatojmë se është miratuar dorëheqja e kryeprokurorit Radmi Shala nga pozita e kryeprokurorit në Prizren. E falënderojmë për kontributin që ka dhënë në Prizren. Unë kam marr një listë të prokurorëve dhe e kam pa që nga të gjithë kandidatët, Petrit Kryeziu është më i vlerësuari dhe nuk ka asnjë masë disiplinore të shqiptuar dhe mendoj që është prokuror me perspektivë dhe që mund të jap kontributin e mjaftueshëm dhe propozimi është që ky prokuror të caktohet deri në zgjedhjet e tjera. Detyra e tij do të fillojë 27 gusht deri në zgjedhjet e konkursit të ri”, u shpreh Kelmendi.

  • Kishin konflikte për vendin e parkimit, shqiptari vritet nga fqinji në Belgjikë

    Kishin konflikte për vendin e parkimit, shqiptari vritet nga fqinji në Belgjikë

    Një shqiptar është vrarë nga një fqinj i tij në Machelen të Belgjikës.

    Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00, ku shqiptari i paidentifikuar, baba i tre fëmijëve, u qëllua për vdekje nga fqinji i tij, i cili tashmë është arrestuar.

    Sipas raportimeve, dy burrat ishin në konflikt për një kohë të gjatë për një vend parkimi sipas banorëve vendas./abcnews.al

  • Plagoset një person në Greme të Ferizajt, dërgohet në QKUK

    Plagoset një person në Greme të Ferizajt, dërgohet në QKUK

    Një vrasje në tentativë ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt në orët e vona të së hënës.

    Një person është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi ishte plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur për momentin.

    Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe se rasti është duke u hetuar.

    Njoftimi i Policisë:

    Me datën 26.08.2024 rreth orës 23:17 kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt, nga personi/persona të panjohur, para shtëpisë së tij kanë plagosur me armë zjarri një person, mashkull, kosovar i moshës rreth 37 vjeçar.

    Viktima fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK- Prishtinë.

    Ndërsa i dyshuari/të dyshuarit me një veturë menjëherë janë larguar në drejtim të panjohur.

    Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit.

    Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe nën autorizim të tij, hetuesit rajonal janë duke punuar intenzivisht në zbardhjen e rastit, ndërsa rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë”.

  • 65 aksidente për 24 orë në Kosovë

    65 aksidente për 24 orë në Kosovë

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 65 aksidente trafiku.

    Sipas statistikave të policisë, 31 nga aksidentet që ndodhën në këtë periudhë ishin me persona të lënduar, ndërsa 34 të tjera me dëme materiale.

    Bazuar në raportin policor, 2434 tiketa trafiku janë shqiptuar në këtë 24 orësh.

  • Përurohet renovimi i Klinikës Emergjente në QKUK, kostoja rreth 800 mijë euro

    Përurohet renovimi i Klinikës Emergjente në QKUK, kostoja rreth 800 mijë euro

    Afër 800 mijë euro është kostoja e renovimeve të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, investim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Të martën, këto hapësira u përuruan nën praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    I pari i Qeverisë tha se hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, hapësira këto që do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime.

    Ai ka theksuar se tanimë “kushtet e punës janë në anën e mjekëve”, të cilët më herët përveç pacientëve, janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha.

    “Rreth 800 mijë euro janë investuar në klinikën emergjente. Një punë që është dashur të kryhet për pesë muaj, operatori ekonomik e ka kryer për tre muaj. Kemi rritje të numrit të shtretërve nga 20 në 25. Më herët, përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha. Tani kushtet e punës i kanë në anën e tyre. Në sallën e operimit, tani ekzistojnë edhe kamerat, që domethënë operimi mund te përcillet edhe nga jashtë ne kohë reale”.

    Tutje, ai ka shtuar se operatori ekonomik që ka kryer punën është vendor, njëlloj edhe inxhinierët e puntorët.

    “Rreth 800 mijë euro është investimi për këtë rinovim. Punëkryesi është vendor, me pronarë, inxhinierë, punëtorë të Kosovës”, ka thënë Kurti.

    Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës vazhdon ta ketë barrën kryesore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore emergjente për pacientët e mbarë Kosovës. Bazuar në të dhënat në prokurimin publik, vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.

  • ZPS për dëshmitarin e 81-të: Ka qenë anëtar i UÇK-së

    ZPS për dëshmitarin e 81-të: Ka qenë anëtar i UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 81-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili ka kodin W04764 dhe është me masa mbrojtëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Pyetjet për dëshmitarin i ka filluar ZPS-ja e përfaqësuar nga prokurorja Sarah Clanton. sipas përmbledhjes se lexuar nga prokurorja, ky dëshmitar ka qenë anëtar i UÇK-së.

    “Dëshmitari W04764 ka qenë anëtar i UÇK-së i cili ka qenë i pranishëm në Shqipëri dhe Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999”, tha prokurorja.

    Me arsyetimin e mbrojtjes se identitetit të dëshmitarit, seanca kaloi në sesion privat për marrjen e dëshmisë së tij.

    Vlen të theksohet se u pranuan në prova materiale të gjitha deklaratat që dëshmitari kishte dhënë më herët për ZPS-në së bashku me materialet përcjellëse.

    Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë e gjysmë e që prej kësaj kohe, tri orë janë ndarë për pyetjet e ZPS-së dhe shtatë orë për kundërpyetjet e mbrojtjes.

    Sipas kryegjyqtarit, të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

  • Nis asfaltimi i rrugës “Avni Saraçi” në Vushtrri, projekt 250 mijë eurosh

    Nis asfaltimi i rrugës “Avni Saraçi” në Vushtrri, projekt 250 mijë eurosh

    Komuna e Vushtrrisë ka nisur të martën punimet për asfaltimin e rrugës “Avni Saraçi”, projekt në vlerë prej 250 mijë eurosh, raporton EO.

    Kryetari Ferit Idrizi ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi që ajo do të lidhet me rrugën Drenica dhe me pjesën e rrugës që e lidh Mitrovicën.

    Tutje, ai ka bërë të ditur se rruga e re do të jetë me gjerësi 7 metra, e cila do të posedojë edhe shtegun për biçikleta dhe trotuar për këmbësor.

    “Jemi në vazhdën e finalizimit të projekteve pas finalizimit të asfaltimit të rrugës Druar-Pestov që inauguruam para disa ditës dhe jemi në prag të finalizimit edhe të rrugës Drenica. Sot jemi duke asfaltuar dhe finalizuar rrugën Avni Saraçi, që është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm, një arteri që lidhet me rrugën Drenica edhe me këtë pjesën e rrugës që e lidh Mitrovicën”.

    “Vlera e projektit është 250 mijë euro, është një rrugë që plotëson të gjitha standardet, e ka gjerësinë e rrugës 7 metra, ka shtegun për biçikleta dhe ka trotuarin për këmbësor. Besoj që kjo shumë shpejt do të lidhet edhe me shëtitoren që kemi filluar që ta ndërtojmë në mes të Urës së Gurit dhe banesës sportive”, ka thënë ai.

    Idrizi ka folur edhe për projektet e tjera që janë duke u finalizuar në këtë komunë.

    “Kjo është një prej shumë projekteve që jemi duke i realizuar të infrastrukturës në qytetin e Vushtrrisë, jemi duke realizuar edhe rregullimin e sheshit ku kanë përfunduar parkingjet nëntokësore, amfiteatri edhe ai do të jetë i gatshëm qysh në fillim të vitit të ardhshëm. Mandej e kemi tregun e gjelbër të qytetit i cili po ashtu është në realizim e sipër, është rruga Bekim Berisha, është rruga Lumni Surdulli dhe është edhe shkolla fillore Mustaf Venhari që është një projekt shumë i rëndësishëm për nxënësit e këtij qyteti”, ka thënë ai.

  • ​Çerekfinalet e Superkupës në basketboll

    ​Çerekfinalet e Superkupës në basketboll

    Nga 7 deri më 11 shtator në Prizren do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në basketboll. Tetë skuadrat e elitës pritet të sjellin spektakël të basketbollit.

    Pas përfundimit të 28 xhirove të edicionit të kaluar, tashmë dihen çiftet çerekfinale. Fituesja e fundit, Trepça do të ndeshet me Borën, derisa finalistja Peja do të përballet me Proton Cable Prizrenin.

    Sfidë interesante do të jetë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, si dhe mes Sigal Prishtinës e Vëllaznimit. Në ditët në vazhdim do të jepen detaje për Superkupën e Kosovës që zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit.

    Ndeshjet çerekfinale:

    Trepça – Bora

    Peja – Proton Cable Prizreni

    Golden Eagle Ylli – Bashkimi

    Sigal Prishtina – Vëllaznimi

  • Kurti: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi për kujdesin e SHBA-së për sigurinë në Kosovë

    Kurti: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi për kujdesin e SHBA-së për sigurinë në Kosovë

    Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur sot për takimin që pati javën e kaluar me drejtorin e CIA-s, William Burns, në Prishtinë.

    Kryeministri Albin Kurti theksoi se takimi ka shkuar mirë, ndërsa shtoi se vizita e tij në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për sigurinë dhe paqen në Kosovë.

    “Takimi ka shkuar shumë mirë dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë para së gjithash nëpërmjet Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Unë e falënderoj shefin e CIA-sËilliam Burns, i cili vizitoi vendin tonë dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë edhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe të paqes dhe stabilitetit e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Kurti.

    Këto komente Kurti i bëri gjatë përurimit renovimit të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare.

  • Kurti: Me renovimet në Klinikën Emergjente, mjekët s’do të përballen më me vështirësi

    Kurti: Me renovimet në Klinikën Emergjente, mjekët s’do të përballen më me vështirësi

    Afër 800 mijë euro është kostoja e renovimeve të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, investim i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, raporton EO.

    Të martën, këto hapësira u përuruan nën praninë e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Kryeministri Albin Kurti, tha se hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, hapësira këto që do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime.

    Kurti ka theksuar se tanimë “kushtet e punës janë në anën e mjekëve”, të cilët më herët përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha.

    “Rreth 800 mijë euro janë investuar në klinikën emergjente. Një punë që është dashur të kryhet për pesë muaj, operatori ekonomik e ka kryer për tre muaj. Rritje të numrit të shtretërve nga 20 deri në 25. Më herët, përveç pacientëve, mjekët janë përballur edhe me kushtet e punës dhe vështirësitë e mëdha. Tani kushtet e punës i kanë në anën e tyre. Në sallën e operimit, tani ekzistojnë edhe kamerat, që domethënë operimi mund te përcillet edhe nga jashtë ne kohë reale”.

    “Rreth 800 mijë euro është investimi për këtë rinovim. Punëkryesi është vendor, me pronarë, inxhinierë, punëtorë të Kosovës”, ka thënë Kurti.

    Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës vazhdon ta ketë barrën kryesore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore emergjente për pacientët e mbarë Kosovës.

    Bazuar në të dhënat në prokurimin publik, vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.