Një vrasje në tentativë ka ndodhur në fshatin Greme të Ferizajt në orët e vona të së hënës.
Një person është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi ishte plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur për momentin.
Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i Policisë:
Me datën 26.08.2024 rreth orës 23:17 kemi pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt, nga personi/persona të panjohur, para shtëpisë së tij kanë plagosur me armë zjarri një person, mashkull, kosovar i moshës rreth 37 vjeçar.
Viktima fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK- Prishtinë.
Ndërsa i dyshuari/të dyshuarit me një veturë menjëherë janë larguar në drejtim të panjohur.
Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe nën autorizim të tij, hetuesit rajonal janë duke punuar intenzivisht në zbardhjen e rastit, ndërsa rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë”.

Leave a Reply