ATV

Author: ATVLive

  • Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët, pushteti e quan të padrejtë qasjen e BE-së dhe ShBA-së

    Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët, pushteti e quan të padrejtë qasjen e BE-së dhe ShBA-së

    Reagimet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës pas vendimit për mbylljen e komunave paralele serbe në veri janë shqetësuese sipas dy partive opozitare LDK dhe AAK. Megjithëse thonë se strukturat ilegale serbe në veri duhet të shuhen, të njëjtit e konsiderojnë të domosdoshëm koordinimin me aleatët perëndimorë. Në anën tjetër, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje deklaratat e ashpra të aleatëve i konsiderojnë të padrejta, derisa theksojnë së shuarja e strukturave ilegale në veri nuk janë provokuese, por respektim i rendit dhe ligjit.

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë për KosovaPress se kryeministri Kurti dhe ministrat e ti janë të izoluar nga aleatët ndërkombëtarë. Sipas saj, masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe mos largimi i tyre janë alarm për prishjen e raporteve me aleatët perëndimorë.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, deklaron se Kosova si pasojë e veprimeve të gabuara të kryeministrit Kurtit po humb aleatët dhe miqtë perëndimorë.

    Në anën tjetër, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, megjithëse i konsideron të padrejta reagimet e aleatëve ndërkombëtarë për mbylljen e komunave paralele serbe në veri, deklaron se raportet nuk janë përkeqësuar.

    Pas mbylljes së strukturave paralele në veri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, duke i kualifikuar si “veprime provokuese dhe të njëanshme.”

  • Zhduket turisti lituanez në Alpet Shqiptare, kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth

    Zhduket turisti lituanez në Alpet Shqiptare, kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth

    Një turist lituanez prej dy ditësh është zhdukur në alpet tona.

    Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.

    Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij. Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth./tch

  • Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave

    Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave

    Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të nisë ekzaminime të reja për të sapolindurit, të cilat do të ndihmojnë në diagnostikimin e së paku katër çrregullimeve metabolike.

    Ato përfshijnë sëmundje si hipotiroidizmi kongjenital dhe fenilketonuria, të cilat mund të shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme mentale dhe neurologjike, nëse nuk trajtohen në kohë.
    Ekzaminimet e reja do të mund të diagnostikojnë edhe fibrozën cistike, e cila e bën të vështirë për fëmijët e prekur të marrin frymë ose ta tresin ushqimin, si dhe galaktozeminë, e cila nuk e lejon trupin ta përpunojë sheqerin që gjendet në produktet e qumështit.

    Zbulimi i hershëm i këtyre sëmundjeve, sipas profesionistëve shëndetësorë, është vendimtar, pasi ndërhyrja në kohë mund t’i parandalojë pasojat apo vonesat e mëdha në zhvillim.

    Pajisjet për këto ekzaminime – në vlerë prej më shumë se 109 mijë eurosh – i ka blerë Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, i cili ka nën mbikëqyrje QKUK-në dhe spitalet rajonale.

    Tash për tash, ekzaminimet e tilla kryhen vetëm jashtë Kosovës.

    “Jetike për kujdesin shëndetësor”

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Neonatologjisë, Luan Morina, thotë se bazuar në numrin e përgjithshëm të lindjeve, brenda vitit në Kosovë mund të ketë pesë deri në gjashtë raste me sëmundjet e lartpërmendura.

    Sipas tij, ekzaminimet për to do t’i bëhen secilës foshnje në QKUK, brenda pesë ditësh nga lindja.

    “Skriningu [ekzaminimi] neonatal është pjesë jetike e kujdesit shëndetësor dhe qëllimi i tij është zbulimi i hershëm i sëmundjeve kongjenitale. Nëse detektohet herët se fëmija ka sëmundje të tilla, masat e trajtimit dhe mjekimet janë më të lehta”, thotë Morina.

    “Deri më tash, te rastet që kemi dyshuar, ne i kemi kërkuar ekzaminimet e tilla, por ato janë bërë jashtë vendit”, shton ai.

    Morina nuk jep ndonjë afat specifik se kur do të nisin ekzaminimet në fjalë në QKUK, por thotë se brenda pak muajsh – derisa të montohen pajisjet dhe derisa stafi të trajnohet në mënyrë adekuate.

    Mynevere Latifi-Hoxha, pediatre në pension, thotë se shumë sëmundje të padukshme në fillim, mund të zbulohen me ekzaminime adekuate dhe të trajtohen me sukses.

    Latifi-Hoxha, e cila për disa vite ka udhëhequr Klinikën e Neonatologjisë, thotë se edhe në kohën kur ajo ka punuar aty, ka pasur kërkesa për blerjen e aparaturave, por se, veç premtimeve, nuk është realizuar asgjë.

    “Është shumë e rëndësishme që shteti të ofrojë mundësi për bërjen e këtyre analizave, sepse janë disa sëmundje që mund të zbulohen herët, me një pikë gjaku. Dhe, nëse bëhet një laborator i mirë, mund të zbulohen edhe sëmundje të tjera”, thotë Latifi-Hoxha.

    Në QKUK, brenda 24 orësh, lindin rreth 30 foshnja.

    Vitin e kaluar, në Raportin e Progresit të përpiluar nga Komisioni Evropian, është thënë se vdekshmëria e fëmijëve në Kosovë mbetet problem serioz, pasi 16 në 1.000 prej tyre vdesin përpara se t’i mbushin 5 vjet.

    Kjo shifër, sipas atij raporti, është tri herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

    Si shkaktare të vdekjeve janë përmendur sëmundjet jongjitëse.

    Po sipas atij raporti, cilësia e kujdesit shëndetësor në Kosovë, përgjithësisht, është shqetësuese, ndërsa përgjegjshmëria institucionale e ofruesve të shëndetit publik, është e ulët.

    Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për sfidat që hasen në klinika të ndryshme të QKUK-së, nisur nga mungesa e çarçafëve deri te keqadministrimi i barnave.

    Por, në fillim të kësaj vere ka pasur edhe disa renovime të konsiderueshme në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, të cilat i kanë përmirësuar kushtet si për pacientet, ashtu edhe për të porsalindurit. /REL/

  • Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

    Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë e nis me stërvitje për menaxhimin e trazirave

    Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.

    Në një postim në Facebook, thuhet se trupat shqiptare janë në gatishmëri.

    “Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

  • Kurti bën thirrje për aplikimin e qytetarëve për Çmimet e Vullnetarizimit

    Kurti bën thirrje për aplikimin e qytetarëve për Çmimet e Vullnetarizimit

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë.

    Në një postim në Facebook, ai ka ftuar të gjithë që bëjnë vullnetare të aplikojnë për Çmimet e Vullnetarizmit, e që afati është deri 30 shtator 2024.

    “Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim”.

    “Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që të nominoni të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”, ka thënë Kurti.

  • Zhegrova, Muric dhe Muslija largohen nga grumbullimi i Kosovës

    Zhegrova, Muric dhe Muslija largohen nga grumbullimi i Kosovës

    Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

    “Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së”, thuhet në njoftimin nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

    Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.

    Kosova e nisi me humbje të thellë sezonin e ri të Ligës së Kombeve, duke u mposhtur 0:3 në “Fadil Vokrri” nga Rumania.

    Ndërsa të hënën përballet me Qipron në udhëtim.

  • “Turma pa kokë”: Edi Rama sulmon opozitën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

    “Turma pa kokë”: Edi Rama sulmon opozitën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po mban fjalim në Asamblenë Kombëtare të PS.

    Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS, nuk la pa kritikuar opozitën.

    Megjithatë pavarësisht kundërshtimeve, ai shtoi se qëllimi kryesor i PS është të çojë Shqipërinë përpara drejt rrugës europiane.

    “Për kundërshtarët tanë që nuk kanë asnjë ide dhe asnjë alternativë për këtë vend, prodhimi dhe shpërndarja e sa më shumë helmi duke shfrytëzuar cdo kanal dezinformimi është e vetmja alternativë e mbetur. Në na udhëheq ambicia për Shqipërinë, ata udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh. As duan dhe as nuk dinë të bëjnë gjë tjetër. Unë jam gjithë i pakënaqur me punët e mira që bëjmë. Dua që të shohim gjithnjë se sa shumë janë punët për t’u bërë.

    Ata janë të lumtur kur i vënë zjarrin parlamentit. Por të qeverisësh Shqipërinë që duhet të ngjitet në majën e re të 2030 për të vendosur flamurin shqiptar në radhën e shteteve europiane dhe të kesh të bësh me folësa qesharakë që hedhin shqelma si turma pa kokë të tifozë kur dalin të dehur pas një humbje, do të thotë të jetosh përditë me rrezikun fatal. Deri më sot ja kemi dalë ta shmangim këtë rrezik”, tha ai.

  • Albin Kurti nuk e harron Shqipërinë, uron kombëtaren për fitoren ndaj Ukrainës

    Albin Kurti nuk e harron Shqipërinë, uron kombëtaren për fitoren ndaj Ukrainës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas fitores me përmbytje të skuadrës kombëtare 2-1 përballë Ukrainës.

    Përmes një postimi në Instagram, Kurti ka thënë se Shqipëria luajti si pretendente për liderë te grupit e se pjesëmarrja e saj në Euro 2024 nuk ishte rastësi.

    ‘’Pjesëmarrja në Euro 2024 nuk ishte rastësi. Shqipëria sonte luajti si pretendente për lidere të grupit. Dy gola të shpejtë dhe fitore me përmbysje të rezultatit, për një fillim të mbarë në Ligën e Kombeve. Urime e suksese!’’, tha Kurti.

    Loja e mbrëmë ishte shumë dinamike dhe Shqipëria pati një paraqitje fantastike, Ismajli shënoi golin e barazimit pas një goditje këndi, teksa iu afrua edhe dy herë të tjera rrugës së rrjetës.

  • Selena Gomez bëhet miliardere

    Selena Gomez bëhet miliardere

    Aktorja, këngëtarja, investuesja dhe sipërmarrësja 32-vjeçare Selena Gomez është bërë një nga miliarderet më të reja në Shtetet e Bashkuara, sipas Bloomberg, që vlerëson pasurinë e saj neto në 1.3 miliard dollarë.

    Një pjesë e pasurisë për yllin e “Only Murders in the Building” vjen nga kënga, partneritetet e brendeve dhe aktrimi, por “pjesa më e madhe” e pasurisë së saj është e lidhur me Rare Beauty, linjën e saj të grimit 5-vjeçar që është një sukses. me influencuesit dhe adoleshentët.

    Pasuria bazohet në “vlerën e vlerësuar” të Bloomberg të aksioneve të saj në brendin e bukurisë, interesin e saj për platformën e shëndetit mendor Wondermind dhe fitime të tjera të ndryshme nga muzika, aktrimi, pronat dhe paratë që ajo fiton nga partneritetet që ajo poston në mediat sociale, e cila përfshin 424 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

    Popullariteti i saj në Instagram e bën atë personin e tretë më të ndjekur, pas ikonave të futbollit Cristiano Ronaldo (638 milionë) dhe Lionel Messi (504 milionë).

    Gomez gjithashtu thuhet se ka kontaktuar me investitorët për Rare Beauty, duke kërkuar një vlerësim prej 2 miliardë dollarësh.

    Në vitin 2020, Gomez zbuloi se ajo ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar dhe më vonë tha në një intervistë me Entrepreneur se çdo marrëveshje që arrihet me të “duhet të ketë një element që është bamirës ose në hapësirën e shëndetit mendor”.

    Ajo filloi Fondin e Ndikimit të Rrallë për të ndihmuar në mbledhjen e 100 milionë dollarëve për të ndihmuar njerëzit të kenë qasje në shërbimet e shëndetit mendor.

    Rrjedhat e tjera të të ardhurave për ish-yllin e fëmijëve përfshijnë të ardhurat nga shfaqja e saj Hulu “Only Murders in the Building”, e cila sapo u rinovua për një sezon të pestë ku ajo fiton 6 milionë dollarë në sezon, dhe një pjesë më të vogël nga honorari muzikor.

  • U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, arrestohet 68-vjeçari në Malësi të Madhe në Shqipëri

    U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, arrestohet 68-vjeçari në Malësi të Madhe në Shqipëri

    Një 68 vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar mëngjesin e së dielës nga policia e Shkodrës.

    Shtetasi Gj.K. u filmua disa javë më parë nga droni i policisë në zonën e fshatit Gashaj në Malësi të Madhe teksa kujdesej për dhjetëra bimë kanabisi të mbjella në një parcelë.

    Gjatë këtij operacioni policia asgjësoi 62 rrënjë kanabis, teksa 68 vjeçari Gj.K. ia doli të largohej, shkruan A2.

    Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se 68-vjeçari është dhe autor i kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.