ATV

Author: ATVLive

  • “Shota” fiton çmimin kryesor në Spanjë

    “Shota” fiton çmimin kryesor në Spanjë

    Ansambli Kombëtar “SHOTA” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

    “Super lajm, edhe një çmim botëror nga artistët tanë. Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit”, ka shkruar ministri në Facebook.

  • 7 vjet nga votimi i Qeverisë Haradinaj

    7 vjet nga votimi i Qeverisë Haradinaj

    Sot mbushen shtatë vjet kur tashmë ish-legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës votoi pro qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj.

    Qeveria Haradinaj mori 61 vota, ku nga të pranishmit nuk kishte asnjë votë kundër dhe vetëm një abstenim nga Zafir Berisha.

    Në votim nuk morën pjesë deputetet e LDK-së, Alternativës dhe Vetëvendosjes që braktisën sallën.

    Në fjalën e tij në fillim të seancës parlamentare, Haradinaj prezantoi prioritetet e kabinetit: forcimi i rendit dhe ligjit, anëtarësimi në NATO, integrimi, dialogu me Serbinë.

    “Kosova sot rrezikohet nga rreziqe të reja e të vjetra, ndaj asaj i duhet së pari siguri e brendshme, forcim i rendit dhe shtetit ligjor. Vetë Kosova do të ndihet e sigurt vetëm me anëtarësimin në NATO dhe ne do të punojmë për ta çuar drejt NATO-s. Anëtarësimi në organizmat ndërkombëtare është vështirësuar, por ne do të punojmë edhe për këtë. Ne do punojmë në kohë rekord për implementimin e MSA-së dhe do të marrim statusin e vendit kandidat. Gjithashtu, ne do të forcojmë miqësinë me Shtetet e Bashkuara, një miqësi e përhershme dhe jo vetëm për kohë të vështira. Sa për rajonin, dialogu me Serbinë nuk ka alternativë”, deklaroi ai.

    Ndryshe, ende pa mbushur dy vjet punë në detyrën si kryeministër, Ramush Haradinaj u detyra të jep dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë, pas së cilës u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

  • Theret me thikë një burrë në Gjilan

    Theret me thikë një burrë në Gjilan

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në mbrëmje në Deçan një burrë është therur me thikë.

    “Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

    Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Lidhur me rastin thuhet se është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

  • Sot Kosova pa Zhegrovën, Muric e Muslijen luan kundër Qipros

    Sot Kosova pa Zhegrovën, Muric e Muslijen luan kundër Qipros

    Kombëtarja e Kosovës në futboll do të ballafaqohet me Qipron nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së dytënë kuadër të Ligës së Kombeve.

    Në këtë duel nuk do të luajnë Zhegrova, Muric e Muslija, pasi janë përjashtuar nga grumbullimi, shkaku i thyerjes së rregullave disiplinore.

    Trajneri Franco Foda dhe Amir Rrahmani dje u paraqitën në konferencë për media.

    Selektori Foda tha se e kanë analizuar ndeshjet e Qipros, dhe se është ekip i fortë.

    Kurse kapiteni Rahmani tha se se Kosovës vetëm fitorja i kryen punë sot.

  • Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

    Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

    Kryesia e Kuvendit po rikthehet në obligimet e saj.

    Sot ata për mblidhet për të diskutuar sërë çështjesh me rëndësi.

    Më poshtë gjeni pikat e rendit të ditës, sipas njoftimit të Kuvendit:

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
    2. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:
    3.  Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

    III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    1.  Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.
    2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
    3.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
      2.    Pyetjet parlamentare,
      3.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,
      4.    Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
      5.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
      6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,
      7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,
      8.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
      9.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,
      10.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,
      11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,
      12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,
      13.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
      14.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
      15.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,
      16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,
      17.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
      18.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
      19.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
      20.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
      21.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
      22.    Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,
      23.    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,
      24.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,
      25.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,
      26.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,
      27.    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
      28.    Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
      29.     Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
      30.    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.
    4. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    Kryesia do të mblidhet nga ora 11:00.

  • Bien temperaturat në Kosovë, maksimalja sot deri në 28 gradë

    Bien temperaturat në Kosovë, maksimalja sot deri në 28 gradë

    Sot moti në Kosovë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pasditja mund të sjellë shi.

    Ndërkaq, temperaturat mund të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

    “Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende -vende të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi I jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

  • Dardanët u nisën për në Qipro pa Zhegrovën, Muslijën dhe Muriqin

    Dardanët u nisën për në Qipro pa Zhegrovën, Muslijën dhe Muriqin

    Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë nisur sot për në Qiprim për ndeshjen që do të zhvillohet të hënën, në orën 18:00, në Larnaca dhe i takon xhiros së dytë të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Gjithashtu, ata sot e kanë kryer seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes kundër Qipros në Kampin Nacional në Hajvali.

    “Dardanët nisën për në Qipro”, është mbishkrimi i videos të shpërndarë nga Federata e Futbollit të Kosovës në Facebook, ku shihet futbollistët duke u nisur.

    Në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës thuhet se futbollistët dardanë kanë punuar intensivisht në përgatitjet e fundit, me qëllim që të jenë në formën më të mirë të mundshme dhe me moral të lartë përballë ekipit të Qipros.

    Ndeshja me Qipron është një përballje e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes së pësuar në shtëpi nga Rumania.

    Ndërkohë, sot me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

  • Scholz i Gjermanisë bën thirrje edhe një herë që të punohet për paqen në Ukrainë

    Scholz i Gjermanisë bën thirrje edhe një herë që të punohet për paqen në Ukrainë

    Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje për një përpjekje tjetër për të sjellë paqen në Ukrainë, duke shtuar se ai dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishin rënë dakord të dy në bisedimet e fundit mbi nevojën për një konferencë të re paqeje që do të përfshinte Rusinë.

    “Unë besoj se tani është koha për të diskutuar se si të arrihet në paqe nga kjo gjendje lufte, në të vërtetë me një ritëm më të shpejtë”, i tha Scholz transmetuesit ZDF në një intervistë televizive.

    Zelensky tha në korrik se synonte të kishte një plan gati në nëntor për të mundësuar që Kievi të zhvillonte një samit të dytë ndërkombëtar për paqen në Ukrainë dhe se përfaqësuesit e Rusisë duhet të merrnin pjesë.

    Ukraina në qershor priti delegacione nga 92 vende në një samit të parë në Zvicër për të avancuar planin e saj për paqen, shkruan Reuters.

  • BDI: Nikolovski shpif qëllimisht për t’i dëmtuar projektet që na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë

    BDI: Nikolovski shpif qëllimisht për t’i dëmtuar projektet që na lidhin me Kosovën dhe Shqipërinë

    Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut me shqetësim siç thuhet ‘ndjek lehtësinë me të cilën gënjeshtrat dhe manipulimet ditoroe botohen dhe shpërndahen pa asnjë ndjenjë përgjegjësie për fjalën publike’.

    Në reagimin e BDI-së thuhet se akuzat e ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolovski, në lidhje me përfitimin e funksionarëve të BDI-së në procesin e ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë, janë të pabaza dhe plotësisht të pavërteta.

    “Çdo informacion në lidhje me Korridorin 8 dhe autostradën Shkup – Bllacë është i pasaktë dhe shfaq injorancë institucionale nga qeveria me legjitimitet monoetnik”, thuhet në reagim.

    Sipas BDI-së, dy kilometrat e para tek kufiri në Bllacë janë të përfunduara në Qeverinë e kaluar.

    “Juve ju ka mbetur vetëm ta lëshoni në përdorim. Vazhdimi i asaj autostrade në gjatësi prej 10 kilometra, është projektuar nga kompania amerikane Hill dhe është finansuar nga BERZH, bashkë edhe me asistencën teknike. Ky projekt finansohet me kredi nga BERZH, ku rreth 30 milion € janë grant. Traseja e autostradës është përzgjedhur për ta evituar shkatërrimin e varrezave të Bllacës dhe poligonin ushtarak Stenkovec”, thuhet në komunikatë.

    Më tej thuhet se ky projekt bazë i përgatitur për më shumë se 2 vite është tenderuar dhe kjo Qeveri duhet të bëj përzgjedhjen e realizuesit të punimeve.

    “Çdo ri-projektim do të zgjasë gati se 3 vjet. Sa i përket shpronësimit, minimumi i çmimit për shpronësim i paguar deri më tani aty nga shteti është 2€ për metër katror ndërsa maksimumi 20 €, kështu që pretendimet e Nikollovskit janë absurde. Prandaj, ftojmë ministrin Nikolovski të paraqet dëshmi konkrete për akuzat e tij. Nëse këtë nuk e bën, do ta konsiderojmë se ai është një krijues i lajmeve të rreme dhe propagandës si dhe kundërshtarë i projekteve që na lidhin me Shqipërinë dhe Kosovën”.

    Në treagim thuhet se Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmonë ka vepruar me transparencë dhe integritet në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

    “Ne nuk do të lejojmë që këto gënjeshtra të na devijojnë nga misioni ynë për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme. Ftojmë publikisht ministrin të dëshmojë akuzat ose të tërhiqet nga këto shpifje që dëmtojnë jo vetëm figurat tona publike, por edhe besimin e qytetarëve në institucionet e shtetit. BDI qëndron e fortë dhe e patundur në përkushtimin e saj për të mbrojtur të vërtetën dhe interesat e qytetarëve të saj”, thuhet në fund të reagimit të BDI-së.

  • Rreth 260 mijë armë ilegale, propozohet mbështetje financiare për ata që e dorëzojnë

    Rreth 260 mijë armë ilegale, propozohet mbështetje financiare për ata që e dorëzojnë

    Vrasje, sulme e kërcënimet me armë nuk kanë të ndalur muajt e fundit në Kosovë. E numri i armëve pa leje llogaritet të jetë i madh në duart e qytetarëve të Kosovës. Policia e Kosovës vetëm nga janari e deri në korrik ka konfiskuar 814 armë të ndryshme ilegale, ndërsa gjatë vitit 2023, ka konfiskuar 1392 armë ilegale.

    Sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi mënyra më e mirë për dorëzimin e armëve, është që institucionet e sigurisë në kompensim t’u japin mjete financiare.

    Sipas tij, mund të jenë fonde edhe nga organizata ndërkombëtare.

    Ibishi ka thënë për KosovaPress se në baza vjetore Policia e Kosovës konfiskon rreth 1500 armë të ndryshme ilegale. Ndërsa në posedim janë diku rreth 260 mijë armë të ndryshme.

    Ndërsa, PK në një përgjigje me shkrim ka theksuar se ka punuar në vazhdimësi për parandalimin dhe konfiskimin e armëve ilegale, duke bërë fushata dhe apele të ndryshme për mospërdorim të armëve të zjarrit.

    ‘’Policia e Kosovës përmes planeve të saja në vazhdimësi ka punuar për parandalimin dhe konfiskimin e armëve ilegale, si dhe ka bërë fushata dhe apele të ndryshme për mospërdorim të armëve të zjarrit. Gjatë periudhës janar- korrik 2024, janë konfiskuar 814 armë të ndryshme; Gjatë vitit 2023, janë konfiskuar 1392 armë të ndryshme dhe gjatë vitit 2022, janë konfiskuar 1473 armë të ndryshme, ’’ është përgjigjur PK.

    KosovaPress ka dërguar disa pyetje edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

    Ndërkaq, më 2 shtator 100 plumba janë shkrepur në lagjen ‘’Aktash’’ të Prishtinës, ku si pasojë mbeti i vrarë Pajtim Gashi gjatë konfliktit mes dy familjeve, Sekiraqët dhe Capat.

    E vetëm dy ditë pas vrasjes, në po të njëjtën lagje, u kërcënua me armë punëtori i një lokali.