ATV

Author: ATVLive

  • ​Zelensky: Plani i fitores së Ukrainës do t’i prezantohet Bidenit dhe të dy kandidatëve presidencialë

    ​Zelensky: Plani i fitores së Ukrainës do t’i prezantohet Bidenit dhe të dy kandidatëve presidencialë

    Të gjitha hapat e planit të fitores së Ukrainës do t’i paraqiten Presidentit të SHBA Joe Biden dhe të dy kandidatëve presidencialë.

    Këtë e tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një fjalim me video të dielën, transmeton Ukrinform.

    “Ne punojmë vazhdimisht me përfaqësuesit e të dyja palëve në Shtetet e Bashkuara – në margjinat e Forumit në Itali, u takova me një delegacion të Kongresit të SHBA,” tha ai.

    Sipas Zelensky, ata folën, në veçanti, për planin e fitores për Ukrainën – për disa nga detajet e tij.

    “Ne do t’i paraqesim të gjitha hapat Presidentit të SHBA Biden dhe të dy kandidatëve presidencialë, Trump dhe Harris, në mënyrë të plotë”, shtoi ai.

  • Katër raste të etheve të Nilit në Kosovë: Si shfaqet virusi dhe si ta parandaloni?

    Katër raste të etheve të Nilit në Kosovë: Si shfaqet virusi dhe si ta parandaloni?

    Në Kosovë, përgjatë vitit 2024 u raportuan gjithsej katër raste laboratorike me ethet e Nilit Perëndimor.

    Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku dhe informoi për vendet ku janë hasur rastet.

    “Në Kosovë gjatë vitit 2024 janë raportuar gjithsej 4 raste laboratorike të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor:

    Rasti i parë i importuar është konfirmuar me datë 07.08.2024 tek një banor i komunës së Fushë Kosovës.Rasti i dytë është autokton, është konfirmuar me datë 09.08.2024, tek një banor i Bardhit të Madh të komunës së Fushë Kosovës.Rasti i tretë po ashtu është autokton, është konfirmuar me datë 30.08.2024, tek një banor i Prizrenit.Rasti i katërt është rast i importuar, është konfirmuar me datë 05.09.2024, tek një banore e Fsh. Rufc i Vjetër të komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim.
    Të gjitha raste janë trajtuar në Klinikën Infektive dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore janë liruar në shtëpi.

    Virusi i Nilit Perëndimor (West Nile Virus – WNV) transmetohet nga pickimi i mushkonjave te zogjtë. Njerëzit dhe gjitarët gjithashtu mund të infektohen, megjithëse rreth 80 për qind e infeksioneve humane nuk kanë simptoma. Shumica e rasteve humane paraqiten midis korrikut dhe shtatorit kur mushkonjat janë aktive.

    Rreth 20 për qind e infeksioneve WNV tek njerëzit mund të shkaktojnë ethet e Nilit Perëndimor (West Nile Fever – WNF), e karakterizuar me: dhimbje koke, ethe, mialgjia, të vjella, skuqje, lodhje, dhimbje e syve. Më pak se një për qind mund të shkaktojë sëmundje neuroinvazive të Nilit Perëndimor që prek sistemin nervor.

    Faktorët e rrezikut përfshijnë: moshat e shtyra, tumoret në tru, presionin e lartë të gjakut, çrregullime të gjakut, diabetit, sëmundjet e veshkave, abuzimi me alkoolin, faktorët gjenetikë. Shkalla e vdekshmërisë në mesin e njerëzve që zhvillojnë sëmundje neuroinvazive të Nilit Perëndimor mund të jetë deri në 17 për qind.

    Si përhapen ethet e Nilit Perëndimor: WNV zakonisht përhapet te njerëzit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen nga zogjtë e infektuar. Mushkonjat përhapin virusin, dhe zogjtë ndihmojnë virusin të rritet në numër. Virusi gjithashtu mund të përhapet midis njerëzve përmes transfuzionit të gjakut dhe transplantimit të organeve. Mënyra të tjera në të cilat virusi mund të përhapet janë nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji dhe përmes ekspozimit laboratorik.

    “Vaksinimi dhe trajtimi: Nuk ka trajtim specifik për virusin, vetëm kujdes shëndetësor mbështetës .

    Vlerësimi i rrezikut : Ekziston një rrezik mesatar për popullatën në periudhën pranverë-verë, por ai mund të minimizohet duke iu përmbajtur rekomandimeve për parandalim që i përcjellin institucionet kompetente”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.

    Parandalimi:

    -Parandaloni shtimin e mushkonjave në mjedisin tuaj

    -Vendosni rrjeta në dyer të shtëpive dhe banesave tuaja

    -Shmangni kontaktin me duar të zhveshura gjatë trajtimit të shpezëve ose shtazëve të ngordhura

    -Nëse hidhni shpezë të ngordhura, përdorini dorëza dhe qese plastikë të dyfishta

    -Mbani të pastra pishinat, pishinat dekorative, shatërvanët!

    -Mos krijoni pellgje në oborret tuaja.

    -Përdorni qirinj aromatikë, spirale aromatike, si repelentë mbrojtës gjatë qëndrimit jashtë dhe në natyrë (kopsht, oborr).

    -Shmangni daljen dhe qëndrimin jashtë në agim ose muzg, kur mushkonjat janë më aktive!

    -Vishni veshje adekuate, mundësisht me ngjyra të hapura, që do mbulojnë sa më shumë trupin/lëkurën tuaj (mëngë të gjata, pantallona të gjata, çorapë, kapele…)!

    -Aplikoni mjete mbrojtëse (repelentë) në formë kremi, stiku, spreji për lëkurën dhe rrobat, e që i dëbojnë mushkonjat!

    Nëse shfaqni simptoma të sëmundjes, ata duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore dhe ta informojnë mjekun për qëndrimin në zonat ku ekzistojnë sëmundje që përhapen nga mushkonjat.

  • ​Një 30 vjeçare aspiron aksidentalisht gjilpërën, mjekët në Pulmologji arrijnë t’ia heqin

    ​Një 30 vjeçare aspiron aksidentalisht gjilpërën, mjekët në Pulmologji arrijnë t’ia heqin

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se një 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një gjilpërë.

    Sipas njoftimit, gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

    “Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje. Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti”, thuhet tutje.

  • Zhduket një grua në Malishevë

    Zhduket një grua në Malishevë

    Një grua është raportuar e zhdukur në Malishevë.

    Rasti në polici është raportuar nga një burrë.

    “Më 09.09.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Kosova së shpejti me ambasadë në Kolumbi

    Kosova së shpejti me ambasadë në Kolumbi

    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi.

    Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se Gashi u prit në Pallatin San Carlos nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kolumbisë, Jorge Enrique Rojas.

    “Pikë kryesore e takimit ishte hapja e ambasadës së Republikës së Kosovës në Kolumbi”, thuhet në postim.

    Gashi falënderoi zëvendësministrin Rojas për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Kolumbia përgjatë proceseve integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Ndërsa nga ana tjetër zëvendësministri Rojas e falënderoi Gashin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e Kolumbisë që t’i zgjerojë më tej marrëdhëniet e mira mes dy vendeve përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dhe intensifikimit të shkëmbimeve diplomatike.

  • Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë, dy të dyshuar në arrati

    Pesë raste të dhunës në familje në 24 orë, dy të dyshuar në arrati

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë.

    Në Lipjan një grua është intervistuar pasi e kishte kanosur dhe kishte tentuar ta sulmojë një grua tjetër.

    “Lipjan,08.09.2024-10:00. Është intervistuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta e kishte kanosur dhe tentuar ta sulmoj viktimë femër kosovare. Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.”

    Ndërsa në Obiliq një grua ka njoftuar se më 6 shtator është sulmuar fizikisht nga një person. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Obiliq,08.09.2024-11:32.Viktima femër kosovare ka lajmëruar se më datën 06.08.2024 është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.”

    E në Prishtinë një grua është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar, i cili gjendet në arrati.

    “Prishtinë / 08.09.2024-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.”

    Në Pejë, një grua ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë një person e ka kanosur dhe ka tentuar ta fusë në veturë me forcë.

    I dyshuari gjendet në arrati.

    “Pejë/ 08.09.2024-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur verbalisht ka tentuar me forcë ta fus në veturë. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore.”

    Një person është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

    Ai është dërguar në mbajtje.

    “Malishevë / 08.09.2024-12:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

  • Shoqërohen në polici dy persona në Istog, iu gjetën dy armë, 4 karikatorë dhe 44 fishekë

    Shoqërohen në polici dy persona në Istog, iu gjetën dy armë, 4 karikatorë dhe 44 fishekë

    Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Istog kanë ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit tek të dyshuarit kanë gjetur në dy çanta krahu dy armë/pistoleta, katër karikatorë dhe 44 fishekë.

    Ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.

    “Rr. Radush-Moken, Istog / 08.09.2024-13:15. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet, të drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, në dy çanta krahu kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë/pistoleta, katër karikatorë dhe 44 fishekë. Dy të dyshuarit nuk kanë poseduar leje për armëmbajtje, përveç lejes për rekreacion/shenjëtari. Lidhur me rastin të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

  • Lajçaku paralajmëron vizitë në Serbi për përgatitjen e takimit mes kryenegociatorëve në Bruksel

    Lajçaku paralajmëron vizitë në Serbi për përgatitjen e takimit mes kryenegociatorëve në Bruksel

    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.

    Duke përmbledhur zhvillimet e javës së kaluar, Lajçak në një postim në llogarinë e tij në Facebook dha detaje edhe për takimin që pati në Kosovë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

    “Me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, diskutova për zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimit. Më pas do të shkoj në Serbi në përgatitje të takimit të radhës në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

    Mes tjerash, ai, përmendi edhe pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit, ku liderë nga e gjithë Evropa u mblodhën për të diskutuar sfidat urgjente globale.

    “E ardhmja në BE e Ballkanit Perëndimor u shfaq dukshëm në shumë formate të ndryshme – nga hapja deri te panelet e dedikuara dhe një diskutim i organizuar nga Ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon”.

    “Duke u angazhuar në diskutime me politikanë, politikëbërës, diplomatë dhe ekspertë, ne kërkuam mënyra për të forcuar sigurinë, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE në Ballkanin Perëndimor.

  • Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për një ditë

    Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për një ditë

    Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 1 mijë e 762 vozitës.

    Po në të njëjtën kohë, sipas të dhënave të policisë, u regjistruan 20 aksidente me të lënduar dhe 24 të tjerë me dëme materiale.

    Po ashtu 22 persona u arrestuan, e 14 të tjerë u dërguan në mbajtje.

  • ​Basketboll/ Gjysmëfinalet e Superkupës garantojnë spektakël

    ​Basketboll/ Gjysmëfinalet e Superkupës garantojnë spektakël

    Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll.

    Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës, derisa sfida e dytë është ndërmjet finalistëve të “Play-offit”, Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

    Sfidat në Prizren premtojnë spektakël dhe ndeshje cilësore në parket. Fituese aktuale e Superkupës është Trepça, që edicionin e kaluar fitoi edhe titullin, Kupën dhe Ligën Unike.