ATV

Author: ATVLive

  • Bëhen disa zbulime arkeologjike në një fshat të Suharekës, datojnë nga periudha e bronzit dhe hekurit

    Bëhen disa zbulime arkeologjike në një fshat të Suharekës, datojnë nga periudha e bronzit dhe hekurit

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar për zbulime të reja dhe të rëndësishme arkeologjike në lokalitetin e Hisarit në Suharekë.

    Gërmimet, të udhëhequra nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, kanë sjellë prova të vazhdimësisë së popullsisë ilire-dardane nga periudha e bronzit dhe hekurit.
    Ndër zbulimet më të rëndësishme janë disa kallëpe për prodhimin e stolive dhe enëve, të cilat dëshmojnë për një nivel të avancuar të zanateve të kohës.

    Këto gërmime kanë ndihmuar në pasurimin e të dhënave për kulturën e Eneolitit të vonë dhe për rolin e popullatave iliro-dardane në rajon. Ky lokalitet arkeologjik pritet të sjellë edhe më shumë informacione mbi periudhat e hershme historike të Kosovës.

  • Kosovari gjobitet me 12 mijë euro nga Kroacia për kontrabandim të cigareve

    Kosovari gjobitet me 12 mijë euro nga Kroacia për kontrabandim të cigareve

    Një kosovari i është shqiptuar gjobë në vlerë të 12 mijë eurove për shkak të tentimit të kontrabandimit të konfiskuar 8,200 copë të cigareve “Marlboro” në Bajakovë të Kroacisë.

    Në njoftimin e lëshuar nga institucionet kroate thuhet se cigaret u gjetën në kufirin e Serbisë për Kroaci.

    “Në rastin e parë, personit fizik shtetas i Republikës së Kosovës i janë konfiskuar 8,200 copë cigare ‘Marlboro’, të cilat fshiheshin në bagazhin e automjetit të pasagjerëve me targa gjermane dhe është shqiptuar gjobë prej 12.000 euro”, thuhet në njoftim.

  • Maqedonci për konkursin e FSK-së: I shërbeni atdheut, do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë

    Maqedonci për konkursin e FSK-së: I shërbeni atdheut, do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje lidhur me hapjen zyrtare të konkursit për t’u bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se ushtria do të pranojë 300 të rinj që do të mbrojnë Republikën nën emblemën e shqiponjës sypatrembur.

    “Nga sot deri më 10 tetor 2024, të gjithë të rinjtë e të rejat e interesuara për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, mund të aplikojnë në yeb faqen e ministrisë duke plotësuar formularin në këtë link:

    https://rekturimi.fsk.rks.org/apply”.

    “Si pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjersa i shërbeni atdheut do të keni mundësi të zhvilloni një karrierë të sigurtë të udhëhequr nga profesionistët më të mirë në fushën e mbrojtjes”, ka thënë Maqedonci.

  • ​Kreu i “Dardanëve” ka një thirrje për lojtarët e Kosovës

    ​Kreu i “Dardanëve” ka një thirrje për lojtarët e Kosovës

    Kryetari i grupit të tifozëve të Kosovës “Dardanët”, Lul Berisha u ka bërë thirrje futbollistëve të Kombëtares së Kosovës që në ndeshjen ndaj Qipros, e cila zhvillohet sonte të japin maksimumin dhe të marrin fitore në mënyrë që të tejkalohet situata e krijuar së fundi brenda grupit.

    Pas humbjen nga Rumania, tek kombëtarja shpërtheu një skandal ku me vendim të FFK-së Florent Muslija, Aro Muric dhe Edon Zhegrova u përjashtuan nga grumbullimi për shkak se kanë thyer rregulla e kombëtares.

    “Kosova nuk krahasohet me asgjë dhe askënd. Kosova është e të gjithëve. Kosova është dashuria më e madhe e përbashkët që kemi. Djem, rikthenani sonte buzëqeshjen dhe lumturinë. Kokën lart dhe fitore. Gjithmonë me juve. Forca”, ka shkruar Berisha në “Facebook”

    Qipro dhe Kosova do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 18:00.

  • Për një muaj, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 187 aktakuza

    Për një muaj, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 187 aktakuza

    Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht 2024, ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.

    Përmes një komunikate për media, ky institucion i ndjekjes ka bërë të ditur se në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.

    “Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Gusht, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër gjashtëmbëdhjetë të miturve. Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.

  • Gashi: Katër vite nën udhëheqjen e VV-së janë katër vite të dështuara

    Gashi: Katër vite nën udhëheqjen e VV-së janë katër vite të dështuara

    Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje konsiderohet si qeverisja më e dobët në historinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Gashi ka thënë se nën udhëheqjen e VV-së janë katër vite të dështuara.

    “Kjo legjislaturë me këtë qeverisje mund të konsiderohet si qeverisja me e dobët në historinë e Kosovës. Është karakterizuar me shkelje të vazhdueshme dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e qeverisë… për keqardhje katër vite nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, janë katër vite të dështuara”, u shpreh Gashi.

  • ​Zyrtare/ Ballkani emëron trajnerin e ri

    ​Zyrtare/ Ballkani emëron trajnerin e ri

    Artim Pollozhani do të jetë trajner I ri I Ballkanit. Lajmi ëhstë konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar në faqen zyrtare të kampionit të Kosovës.

    “Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani. Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t. Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

    Pollozhani merr drejtimin e Ballkani pas largimit të Ilir Dajës javën e kaluar.

  • ​Opozita për sesionin vjeshtor në Kuvend: Do të shpërfaqim fytyrën e vërtet të qeverisë Kurti

    ​Opozita për sesionin vjeshtor në Kuvend: Do të shpërfaqim fytyrën e vërtet të qeverisë Kurti

    Tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK e kanë quajtur qeverinë Kurti si më të dobët në histori të Kosovës.

    Sipas tyre, ketë qeveri e ka karakterizuar kapja e institucioneve, vendimmarrja e dobët, populizmi dhe prishja e raporteve me aleatë.

    Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefat e tri partive parlamentare thanë se do të angazhohen që në sesionin vjeshtor të shpërfaqin fytyrën e vërtet të qeverisë Kurti.

    Kryesia e Kuvendi në mbledhjen e sotme vendosi që seanca e parë plenare e sesionit vjeshtor të mbahet të enjten me datën 12 shtator.

  • ​Vala e të nxehtit nxit zjarret në jugperëndim të SHBA-së, duke detyruar evakuime masive

    ​Vala e të nxehtit nxit zjarret në jugperëndim të SHBA-së, duke detyruar evakuime masive

    Një valë e rrezikshme të nxehti që përfshiu SHBA-në Jugperëndimore ka shkaktuar një rritje të zjarreve, veçanërisht në Kaliforni dhe Nevada, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre ndërsa zjarrfikësit përpiqen të ndalin flakët.

    Guvernatori i Nevadës, Joe Lombardo, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të dielën për shkak të zjarrit Davis që po përhapet me shpejtësi, që ndodhet në jug të Renos. Rreth 20,000 njerëz tashmë janë evakuuar pasi zjarri vazhdon të rritet. “Agjencitë shtetërore po punojnë me zell për të mbështetur partnerët lokalë ndërsa ne e zbusim dhe eliminojmë këtë zjarr së bashku,” tha Lombardo në X.

    Ndërkohë, në Kaliforni, Guvernatori Gavin Newsom lëshoi një deklaratë emergjence të shtunën për kontenë San Bernardino, ku zjarri i pakontrolluar po rrezikon mbi 11,000 banorë. Qendra Kombëtare e Zjarrit Ndërinstitucional raporton se shtatë zjarre të mëdha po digjen në të gjithë shtetin, me vetëm Line Fire që ka djegur rreth 17,500 hektarë dhe kërcënon 35,000 struktura.

    Zjarrfikësit në San Bernardino po përballen me sfidën e shtuar të një paralajmërimi për nxehtësinë e tepërt deri të hënën në mbrëmje, siç është lëshuar nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA. Temperaturat po komplikojnë përpjekjet për të kontrolluar zjarrin dhe për të mbrojtur shtëpitë.

    Evakuimet janë bërë gjithashtu në Pyllin Kombëtar të Angeles, ku një zjarr i veçantë është zgjeruar me shpejtësi në 800 hektarë me zero kontroll, sipas Axios. Vala e të nxehtit ka krijuar kushte të rrezikshme në pjesën më të madhe të rajonit, pasi temperaturat ekstreme nxisin përhapjen e shpejtë të zjarreve.

    Më tej në veri në Lake County, zjarri i Boyles në Clearlake ka detyruar 4,000 banorë të evakuohen dhe ka shkatërruar struktura të shumta, duke përfshirë 30 shtëpi dhe automjete. Që nga e diela, zjarri ishte vetëm 10% nën kontroll.

    Në Nevada, zjarri i Davis vazhdon të rritet, duke konsumuar 6500 hektarë dhe duke kërcënuar strukturat. Disa banorë kanë mbetur pa energji elektrike dhe shumë rrugë janë mbyllur. Dëme të konsiderueshme materiale tashmë janë raportuar ndërsa ekipet e zjarrfikësve luftojnë për të ngadalësuar përhapjen.

    Përveç këtyre zjarreve të mëdha, zjarre të tjera të mëdha po digjen në Idaho, Oregon dhe Wyoming, ku moti ekstrem vazhdon të pengojë përpjekjet për shuarjen e zjarrit.

  • ​Shqipëri-Gjeorgji, “Air Albania” do të jetë i stërmbushur

    ​Shqipëri-Gjeorgji, “Air Albania” do të jetë i stërmbushur

    Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45.

    Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

    Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

    Federata Shqiptare e Futbollit u kërkon të gjithë tifozëve shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar. /ATSH/