ATV

Author: ATVLive

  • ​Konjufca për kërcënimet e Vuçiqit: Nuk na bëjnë përshtypje

    ​Konjufca për kërcënimet e Vuçiqit: Nuk na bëjnë përshtypje

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk i bëjnë përshtypje. Ai theksoi se në veri të vendit janë prezente institucionet e sigurisë, për çka tha se nuk shqetësohen dhe frikësohen nga kërcënime e tij.

    Para mediave, Konjufca theksoi se pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet, po të mos ishte LVV, veriu do të përfundonte në negociata. Ai foli edhe për aktakuzën për Banjskën, për çka u shpreh se ka “goditur në shenjë”.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk i bëjnë përshtypje.

    “Të gjitha që i bëri janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe diçka e cila nuk ekziston më. Strukturat paralele, tash gradualisht janë hequr prej Kosovës po vazhdojnë të hiqen edhe sot e kësaj dite. Mirëpo ajo substanca e tyre do të thoja se është hequr, kanë mbetur disa të tjera mirëpo në vazhdimësi nuk kemi pse të ngutemi shumë. Është në rrugë të mbarë ky proces dhe ky proces ka qenë i domosdoshëm për konsolidimin e kushtetueshmërisë dhe të shtetësisë së Kosovës dhe sovranitetit në atë pjesë të vendit. Ky është drejtim ynë. Tash Vuçiqi po tenton t’i ruajë ato që nuk i ka më. Edhe faktikisht po kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës për shtyp. Mirëpo, ky është një kërcënim me thënë të drejtën nuk është se na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë edhe është shansa e humbur e qytetarëve që kanë mendime të tjera”, u shpreh Konjufca.

    Pas bojkotit të serbëve nga institucionet vendore, Konjufca shtoi se Kosova ka qenë para dy opsioneve.

    “Unë jam i sigurt që po të kishte qenë opsioni i vjetër politik në Kosovë, do të kishim përfunduar në negociata, por kjo nuk ka qenë opsioni jonë, opsioni jonë është kushtetutshmëria me çdo kusht, qoftë edhe përmes përdorimit të organeve të sundimit të ligjit për të vendosur atje rendin dhe ligjin. Kosova do të përfundonte shumë keq nëse pas dhunës, pas kushtëzimeve dhe pas imponimeve, veriu i Kosovës do të përfundonte në negociata. Kjo nuk ka qenë opsion për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për qeverisjen e Kosovës”, shtoi ai para mediave.

    I pyetur se a pranon Kosova që në takimet në Bruksel të diskutohet për veriun, Konjufca tha se dialogu ka vdekur për këtë vit.

    “Me këtë strukturë dhe në anglisht që thonë me këtë ‘set up’, unë kam vlerësuar që dialogu tashmë ka vdekur… ta shohim se çfarë po ndodhë në vitin 2025, për vitin 2024 nuk kemi çfarë të flasim”, shtoi Konjufca.

    Sa i përket aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë, kryeparlamentari Konjufca tha se nuk duhet të ketë vonesa, ashtu siç shtoi ai, që ka ndodhur me përpilimin e kësaj aktakuze.

    “Është një aktakuzë e cila mendoj që për nga definicioni i çështjeve që i ka ngritur, ka goditur në shenjë. Për arsye se ne këtë e kemi thënë përgjatë gjithë kohës. Synimi i grupit terrorist e para ka qenë aneksimi i një pjese të Republikës së Kosovës. Me këtë pretendim ka pasur njerëz edhe që kanë bërë shaka. Por kjo nuk është hajgare, është e vërtetë. E dyta, grupi terrorist e ka pasur mbështetjen e plot të Serbisë. Ky është pretendimi i dytë i aktakuzës. E treta dhe e katërta janë tentimi për të shkatërruar rendin kushtetues dhe sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës. aty ishte shumë mirë e argumentuar edhe aspekti i kriminalitetit shumë të madh financiar që ka bërë ky grup terrorist, duke shpërlarë para dhe duke i vendosur krejt këto shpërlarje të parave dhe keqpërdorimeve të tenderëve në funksion të financimit dhe të krijimit të logjistikës së nevojshme për funksionalizimin e këtij grupi terrorist”, përfundoi ai./KP

  • ​Kukaj kritikon qasjen e kryeministrit Kurti ndaj çështjeve të grave në Kosovë

    ​Kukaj kritikon qasjen e kryeministrit Kurti ndaj çështjeve të grave në Kosovë

    Diellza Kukaj, kryetare e Aleancës së Gruas së Kosovës në Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se deklarata e Kryeministrit Albin Kurti për mbështetjen e grave në Kosovë është një përpjekje e radhës për të maskuar “dështimet e tij të mëdha lidhur me çështjet gjinore”.

    Kukaj tha se sa i përket tregut të punës, gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë një nga grupet më të diskriminuara. Shkalla e papunësisë së tyre sipas Kukaj është alarmuese dhe ka shumë pak përpjekje reale për të krijuar politika që nxisin pjesëmarrjen e tyre në ciklin ekonomik.

    Reagimi i plotë i Diellza Kukaj:

    Kurti asnjë fjalë për dhunën kundër grave!

    Deklarata e Kryeministrit Kurti për mbështetjen e grave në Kosovë është një përpjekje e radhës për të maskuar dështimet e tij të mëdha lidhur me çështjet gjinore. Kur thotë se “gratë ngrihen, e gjithë shoqëria dhe kombi ngrihet me to”, a i referohet rritjes së dhunës ndaj grave dhe mungesës së drejtësisë për to? Gratë në Kosovë përballen me sfida të shumta që nuk mund të tejkalohen me fjalime të zjarrta, por kërkojnë veprime të qarta, konkrete dhe të qëndrueshme – diçka që, për fat të keq, qeveria juaj nuk e ka adresuar siç duhet.

    Së pari, sa i përket tregut të punës, gratë në Kosovë vazhdojnë të jenë një nga grupet më të diskriminuara. Shkalla e papunësisë së tyre është alarmuese dhe ka shumë pak përpjekje reale për të krijuar politika që nxisin pjesëmarrjen e tyre në ciklin ekonomik.

    -Vetëm 18% e grave janë aktive në tregun e punës, ndërsa pjesa tjetër mbetet e margjinalizuar dhe e përjashtuar nga mundësitë për përmirësim ekonomik.

    -Mbi 65% e tregut joformal përbëhet nga gratë, të cilat mbeten të ekspozuara ndaj shkeljeve të të drejtave të punës, pagave të ulëta dhe jashtë çdo kompensimi të përfshirë në statistikat tuaja politike. Rrjedhimisht, pjesëmarrja e grave në vendimmarrje dhe në tregun e punës është ndër më të ulëtat në Evropë.

    Së dyti, ndërhyrjet në mbrojtjen nga dhuna ndaj grave mbeten sipërfaqësore.

    -Në katër vitet e fundit, janë vrarë mbi 20 gra nën këtë qeverisje. Këto gra, të pambrojtura nga sistemi, u vranë nga partnerët apo familjarët e tyre, ndërsa institucionet u treguan të paafta për t’i mbrojtur. Qeveria dhe institucionet nuk kanë ndërmarrë masa të forta për të ndalur këtë dhunë sistematike, dhe mbrojtja për gratë në rrezik është pothuajse inekzistente.

    -Shtëpitë e strehimit janë të mbingarkuara, ndërsa politika për barazinë gjinore mbetet vetëm në letër.

    Së treti, ndërsa qeveria merr merita për shtesat e lehonave, disa komuna, si Rahoveci, nën qeverisjen e Aleancës, kanë treguar më shumë përkushtim ndaj grave, duke ndarë deri në 500 euro nga buxheti komunal për gratë që lindin në QKMF. A nuk besoni se qeveria do të mund të bënte më shumë!!?

    Përfaqësimi i grave në politikë, megjithëse përmendet si arritje, nuk është në përputhje me thelbin e barazisë. Po e dimë se, Simone de Beauvoir thotë se, gratë që arrijnë pushtetin pa sfiduar status quo-në nuk përfaqësojnë barazinë e vërtetë. Kryeministër, megjithse po përmend shifra të përfaqësimit të grave në legjislaturën tënde, sa prej tyre trajtojnë në mënyrë të efektshme çështjet reale të grave? Cilat janë arritjet konkrete? Sa prej këtyre grave janë duke punuar për të zgjidhur problemet e përditshme që gratë e Kosovës përballen? Ajo që mungon është një përkushtim real për t’i bërë gratë të ndihen të sigurta, të barabarta dhe me mundësi të vërteta për përparim.

    Zoti Kryeministër, pabarazia gjinore në Kosovë është rrënjosur thellë në struktura shoqërore dhe ekonomike që kërkojnë më shumë se fjalë të bukura për t’u zhbërë.

  • ​Skuadra angleze shkarkon trajnerin

    ​Skuadra angleze shkarkon trajnerin

    Stoke City ka shkarkuar trajnerin Steven Schumacher pas humbjes të së shtunës nga Oxford United. Humbja 1-0 ishte humbja e tretë e sezonit për Potters në kampionat dhe i lë ata në vendin e 13-të në tabelë me vetëm dy fitore nga pesë ndeshjet e tyre.

    Kjo i jep fund mandatit të 40-vjeçarit Schumacher si trajner i Stoke pas vetëm nëntë muajsh, pasi u largua nga Plymouth Argyle për të marrë detyrën në dhjetor. Drejtori sportiv i Stoke, Jon Ëalters tha se vendimi është marrë për t’i “shërbyer interesave afatgjata” të klubit, përcjellë KosovaPress.

    “Si gjithmonë në futboll, këto vendime që janë të vështira”, theksoi Ëalters, përcjellë KosovaPress. Ish-trajneri i Creëe, Alex Morris dhe ish-kapiteni Ryan Shaëcross, i cili tani punon si trajner i Potters U-21, do të marrë drejtimin e ekipit deri në një vendim tjetër.

  • SHSATKK nis zbatimin e masave sindikale për shkak të mos përmbushjes së obligimeve nga MKRS-ja

    SHSATKK nis zbatimin e masave sindikale për shkak të mos përmbushjes së obligimeve nga MKRS-ja

    Shoqata Sindikale e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë marrë vendim të fillojnë me masa sindikale, për shkak të mospërfilljes dhe mos përmbushjes së obligimeve nga ana e MKRS-së për hartimin dhe miratimin e rregullores për organizimin e brendshëm të pozitave në TKK.

    Përmes një komunikate për media, SHSATKK ka njoftuar se si masë sindikale, duke filluar nga sot, do të jetë fillimi i provave me 10 minuta vonesë.

    Më poshtë po ju sjellim komunikatën e plotë të SHSATKK-së:

    Komunikatë për medie

    Bazuar në nenin 44 paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovss (për lirinë dhe organizimin sindikal), Nenit 89 të ligjit të punës, nenit 27 të ligjit për organizim sindikal, ligjit për greva nr.03/L-200; Shoqata Sindikale e Artistëve të TKK-së, në takimin e radhës të mbajtur më 04.09.2024, ka analizuar të gjitha proceset e deritashme që lidhen me përmirësimin e koeficientëve të pagave për aktorët e trupës rezidente dhe të punëtorëve të TKK-së, dhe ka marrë vendim që përmes kësaj letre t’ua ua rikujtoj mospërfilljen dhe mospërmbushjen e obligimeve nga ana e MKRS për hartimin dhe miratimin e rregullores për organizimin e brendshëm të pozitave në TKK, as pas 18 muajve.

    Vendimi për ndërmarrjen e masave sindikale nga anëtarët e shoqatës vije pas mospërfilljes 18 mujore të kërkesave tona nga ana e MKRS-së dhe duke konsideruar se janë shtjerrur të gjitha format e tjera për realizimin e kërkesave tona andaj ju njoftojmë me vendimin e marrë.

    VENDIM

    Ju njoftojmë se Shoqata Sindikale e Artistëve te Teatrit Kombëtar te Kosovës në përputhje me të gjitha rregulloret dhe ligjet përkatëse, ka marrë vendim që sot, me datë 16.09.2024, të filloj zyrtarisht zbatimin e hapave sindikal me: Fillimi i provave me 10 minuta vonesë.

    Ky hap është vetëm fillimi i hapave që do të ndërmarrim ashtu siq kemi paralajmëruar në letrën e dërguar ministrit të kulturës të datës 10.09.2024. Hapat sindikal do të përshkallëzohen javë pas jave deri në grevën e përgjithshme e cila do te filloj me datë 01.11.2024 deri në realizimin e kërkesës tonë: Permiresimin e koeficienteve të pagave për aktorët dhe punëtorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

    Kërkesën tonë e bazojmë në përgatitjen profesionale të trupës sonë; shkallën e përgjegjësisë; specifikës së vendit të punës; volumin e punës së shtuar; punës pa orar e cila arrinë edhe deri në 16 orë punë në ditë; punës gjatë vikendeve dhe festave zyrtare për shkak të kërkesave specifike të punës; kalendarit të ngjeshur të aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit; numrit të reprizave (rreth 150 repriza gjatë një stinori artistik); numrit të shikuesve që është trefishuar duke qene institucioni i kulturës me më së shumti vizitorë, dhe mbi të gjitha, rëndësisë së institucionit të TKK-së duke qenë institucioni më i lartë kulturor në vend.

    Në të ardhmen, SHSATKK do të angazhohet dhe do të jetë partner i institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht i MKRS-së, duke luajtur rol aktiv në përmirësimin e kushteve për performuesit e artit deri në hartimin e Ligjit të veçantë për performuesit e artit në Republikën e Kosovës.

    Me respekt,
    Sheqerije Bucaj, kryetare e SHSATKK, Prishtinë, 16.09.2024

  • Konjufca: Demokracia mirëmbahet nëpërmjet angazhimit qytetarë

    Konjufca: Demokracia mirëmbahet nëpërmjet angazhimit qytetarë

    Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha nivelet”, të hënën Kuvendi i Kosovës ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, raporton EO.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se shënimi i kësaj ditë është i rëndësishëm për ta theksuar rendësin e idealeve të lirisë, barazisë dhe drejtësisë, për ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, krahas sulmeve dhe tendencave në rritje që ekzistojnë në kahen e kundërt për ta minuar dhe për ta sfiduar demokracinë.

    Ai po ashtu u shpreh se është e rëndësishme ta njohim progresin demokratik të deri tashëm, që sipas tij e e ka shënuar Kosova duke qëndruar paralelisht përkrah botës demokratike për ruajtjen e idealeve që përfaqëson demokracia sidomos në këtë kohë të sfidave të mëdha globale

    “Kjo ditë është e caktuar nga Kombet e Bashkuara dhe ne si shtet synojmë që të jemi pjesë e këtij institucioni të rëndësishëm. Bëjmë mirë që të jemi pjesë e këtyre standardeve, duke vepruar kështu tregojmë pjekurin tonë shtetërore, pjekuri demokratike. Në një kohë ku në mbarë botë po merr hapësirë dezinformimi, tema globale është caktuar inteligjenca artificiale si një mjet për qeverisje të mirë. Kjo është një thirrje për vëmendje për institucionet tona që ta vene në funksion inteligjencën artificiale. Demokracia mirëmbahet nëpërmjet pjesëmarrjes së qytetarëve. Pa transparencë nuk ka demokraci. Asnjë sukses i Kuvendit nuk mund të jetë i plotë pa partneritetin me qytetarë, organizata të shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare e mediat”, ka thënë Konjufca.

    Drejtoresha e Institutit Nacional Demokratik (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg, ka thënë se për 25-vjetorin që ky Institut është duke u angazhuar në Kosovë, janë zotuar që të krijoj një sistem qeverisë që është llogaridhënës.

    “Një ditë që na përkujton përgjegjësen kolektive për të kultivuar vlerat demokratike. Ne jemi të zotuar ne 25 vjetorin këtu që të krijoj një sistem qeverisë që është llogaridhënës. Inteligjenca artificiale ka nisur që të transformojmë botën tonë, AI ofron mundësi të mëdha për progres. Kjo teknologji paraqet edhe sfida, ne Kosovës e kemi parë që mjete digjitale dhe AI mund të prek gratë. Kosova ka mundësi për standarde të lartë që të shfrytëzohen në të mirë të shoqërisë, mund të ndërtojmë institucione më të fuqishme”,

    Kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, Arbëresha Kryeziu, ka thënë se falë bashkëpunimit me organizata e shoqërisë civile e organizatat ndërkombëtare, është rritur demokracia, llogaridhënia dhe transparenca e Kuvendit të Kosovës.

    “Kuvendi është një nga institucionet me demokratike. Kuvendi sot është më i hapur edhe më i qasshëm se asnjë herë më parë, për këtë ka më shumë llogaridhënie dhe transparencë”, ka thënë ajo.

    E Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në këtë ditë të demokracisë duhet që të flitet për cenimet që sipas saj qeveria aktuale i ka bërë demokracisë.

    “Është një ditë e veçantë sot e para për të kujtuar prekjet shumë vjeçare të Kosovës për të konsoliduar demokracinë. Është bërë një punë e madhe. Sot dua të flasim edhe për gjendje e rënd që ju është bërë vlerave demokratike të Kosovës. Kemi pasur një qeveri jo demokratike. Kemi një kryeministër që në sesionin pranveror 36 herë nuk ju është përgjigjur kërkesave dhe pyetjeve parlamentare të deputetëve. Duhet të përmendim edhe cenimin e medias, organizatat ndërkombëtare kanë vënë në theks cenimin e medias të lirë. Qeveri duhet që të ketë qasje tjetër dhe ministrat të jenë qasshëm”, u shpreh ajo.

    Në kuadër të kësaj ditë janë paraparë një sërë aktivitetesh që do të mbahen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

  • Kurti merr pjesë në hapjen solemne të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Therandë

    Kurti merr pjesë në hapjen solemne të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi” në Therandë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të shkojë sot në Therandë.

    Sipas njoftimit nga zyra e kryeministrit, ai do të marrë pjesë në hapjen solemne të përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.

    Ngjarja nis në orën 18:30.

  • Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas

    Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas

    Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlana Grygorenko, i bashkohen programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Grygorenko, të dielën në mbrëmje është mirëpritur në aeroportin e Prishtinës, nga drejtorja ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, koordinatori i terrenit, Adem Sylejmani, asistentja e projekteve, Leonita Morina, si dhe përfaqësues të MPB-së, Bernardeta Palucaj Lekaj dhe Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga prilli 2022, e zbaton programin që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta, të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në Kosovë”.

    “JiR – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

  • Shoqëria civile reagon ndaj MINT-it dhe MF-së për mungesë transparence

    Shoqëria civile reagon ndaj MINT-it dhe MF-së për mungesë transparence

    Iniciativa CorrWatch* ka shprehur shqetësimin e thellë për mbyllje dhe mungesë të transparencës të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në proceset e rekrutimit për këto pozita të larta drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) në kuadër të MINT, Sekretar i Përgjithshëm në MFPT, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore e Prokurimit (AQP).

    Përmes një komunikate për media, CorrWatch ka reaguar lidhur me mbylljen dhe mungesën e transparencës së MFTP për proceset rekrutuese për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në MFPT.

    “Monitorimi i shoqërisë civile në procese të rekrutimit është i garantuar edhe me legjislacionin në fuqi. Neni 48, paragrafi 7 i Ligjit Nr.08/L-197 për Zyrtarët Publik parasheh si në vijim: “Në procedura të rekrutimit për pozita të kategorisë lartë drejtuese në cilësinë e vëzhguesve mund të marrin pjesë përfaqësues nga shoqëria civile dhe sindikatat”, thuhet në komunikatë.

    CorrWatch ka bërë kërkesë për monitorimin e këtyre pozitave por nuk jemi njoftuar për asnjërën fazë të procedurës për pozitat e lartëcekura. Në rastin e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë e Punësimit, CorrWatch është njoftuar që njësia përgjegjëse është duke pritur përgjigje nga Ministri i MFPT.

    “Për pozitën e Drejtorit ekzekutiv në AQP dhe Sekretarit të Përgjishëm në MFPT, CorrWatch nuk ka marrë asnjë përgjigje si dhe nuk është njoftuar për t’a monitoruar procesin. Në MINT janë përgjigjur se do të lejohet monitorimi vetëm në fazën e verifikimit paraprak. Megjithatë, edhe përkundër konfirmimit, CorrWatch nuk është ftuar për monitorimin e fazën e verifikimit paraprak. Mohimi i përfshirjes së shoqërisë civile nga MFPT dhe MINT është i kundërligjshëm, cënon garancitë e dhëna me ligj si dhe transparencën si njëra nga shtyllat kryesore të meritokracisë. Një praktikë e tillë rrezikon që këto procese të mbyllura të jenë subjekt i ndikimeve politike dhe personale, duke minuar kështu besimin e qytetarëve në institucionet publike. CorrWatch u bën thirrje Ministrive në fjalë që të zbatojnë ligjin dhe krijojnë mundësitë për qasje të hapur dhe të drejtë, ku monitorimi nga shoqëria civile të jetë i plotë dhe gjithëpërfshirës në të gjitha fazat e procesit të rekrutimit ashtu siç garantohet me ligj. Sinqerisht, GLPS, Instituti GAP & INDEP”, thuhet në këtë komunikatë.

  • Stradner për rikthimin e shërbimit ushtarak nga Vuçiq: Një tjetër marrëzi, teksa kërkon vëmendje nga Perëndimi

    Stradner për rikthimin e shërbimit ushtarak nga Vuçiq: Një tjetër marrëzi, teksa kërkon vëmendje nga Perëndimi

    Ivana Stradner, ekspertja e fushës së sigurisë dhe informacionit dhe vëzhguese e thellë e gjendjes në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar deklaratën e fundit të presidentit serb, Alkesandar Vuçiq për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi.

    Stradner e ka quajtur këtë një hipokrizi të radhës të Vuçiqit si përpjekje për të tërhequr vëmendjen e perëndimit.

    Përmes një postimi në “X” Stradner ironizoi situatën, duke përmendur se qytetarët serbë po bëjnë shaka në rrjetet sociale sesi do ta kundërshtojnë këtë urdhër.

    “Një tjetër marrëzi e Vuçiqit teksa kërkon vëmendje nga Perëndimi. Është qesharake të lexosh komentet online – serbët po bëjnë shaka se si do ta kundërshtojnë këtë urdhër. Ndërkohë, njerëzit nacionalistë pro-Vuçiqit i dërgojnë fëmijët e tyre për të studiuar në Perëndim dhe në shkolla ndërkombëtare në Serbi”, ka shkruar Stradner.

  • FSK e kryen ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”, testojnë edhe kapacitetet e togut të mortajave

    FSK e kryen ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”, testojnë edhe kapacitetet e togut të mortajave

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar Kompania e Shtabit e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore e ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Arrow Delta 01”.

    “Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania e Shtabit (KSH) e Regjimentit të Tretë (R3K), të Këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor’’Arrow Delta 01’’”

    FSK thotë se qëllimi i ushtrimit kishte objektiv testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse si dhe testimin e kapacitete të liderëve kyç.

    “Qëllimi i ushtrimit kishte objektivë testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimin e kapaciteteve të liderëve kyç. Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të planit po ngrit kapacitetet operacionale, bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere, të cilat po ndihmojnë FSK-në, me përvojat e tyre.”