ATV

Author: ATVLive

  • BE-ja paralajmëron edhe një takim Kosovë-Serbi

    BE-ja paralajmëron edhe një takim Kosovë-Serbi

    Pas dështimi të takimit tre palësh midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë të marten në Bruksel, Bashkimi Evropian ka insistuar për një tjetër mundësi për takim të shpejtë midis palëve me shpresën, siç ka thënë, emisari Miroslav Lajcak që të gjendet një zgjidhje për mos marrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Për keqardhje që nuk iu trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbeten në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, tha Lajcak.

    Por, përfaqësuesit e partisë në pushtet Vetëvendosje thonë se ka pak shpresë për një takim tjetër deri në ardhjen e strukturave të reja brenda Bashkimit Evropian. Deputeti Enver Haliti, vlerëson se Serbia po vendos kushte për takime të cilat nuk janë të përfshira në agjendë.

    ‘’Serbia po insiston që të imponojë tema në bisedime në Bruksel të atyre temave që i shkojnë për shtati Serbisë. Ka insistim nga BE-ja që të vazhdojnë bisedimet, por qasja e Serbisë se nuk e njohin marrëveshjen nuk dihet nëse është valide marrëveshja. Shpresojmë se me ardhjen e strukturave të reja në BE dialogu të ketë dinamikë të re”, tha Haliti për rtv21.

    Pas dështimit të takimit trepalësh, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë bënë akuza të ndërjeslla dhe Besnik Bislimi tha se nuk pranuar të diskutohet në Bruksel për kërkesat e Serbisë sic ishin Asociacioni, veriu i Kosovës dhe hapja e urës. Megjithatë në margjinat e dialogut në Bruksel u diskutua për hapjen e urës edhe pse Bislimi nuk kishte treguar për një takim me zyrtarët e NATO-s. Për këtë tregoi përmes një komunikate vetë NATO.

    “Në takim mori pjesë ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus dhe komandanti i operacioneve civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Stefano Tomatin. Takimet u zhvillua në margjinat e dialogut të organizuar nga ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak. Goffus theksoi nevojën për zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme [rreth Urës së Ibrit]. Vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s”, tha NATO.

    Partitë opozitare e kanë kritiuar Qeverinë se detajet e bisedimeve në Bruksel po i mbanë të fshehta. Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane nga LDK, Rrezarta Krasni, tha se janë të shqetësuar për mungesën e transparencës së Qeverisë në dialog”.

    ‘’Ju e dini se që nga fillimi kjo Qeveri ka qenë jo transparente në dialog. Por pres javën e ardhshme ta ftoj për raportim kryenegociatorin. Nuk ka shpresë për dialog as për marrëveshje të tjera. Jam shumë e shqetësuar sepse ata nuk din se për çka shkojnë dhe për çka flasin. Deklaratë ndryshe japin në media, ndryshe në facebook dhe ndryshe gjatë raportimit në komisione”, tha Krasniqi.

    Kritikave të opozitë se Qeveria po i diskuton cështje e brendshme në dialog me Serbinë iu përgjigj deputeti i VV-së, Enver Haliti.

    ‘’Jo, asnjëherë Qeveria nuk ka pranuar të diskutohet për urën dhe nuk do të pranoj që të bëhet temë e dialogut në Bruksel sepse kjo temë është mbyllur vite më parë”, tha Haliti.

    Kryenegociatori Besnik Bislimi tha pas takimit me Lajçakun se letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila konteston shtetësinë e Kosovës nuk është tërhequr.

  • Vuçiq e konfirmon edhe njëherë se nuk largohet nga Kina e Rusia pavarësisht kritikave: Nuk vendosi sanksione ndaj rusëve

    Vuçiq e konfirmon edhe njëherë se nuk largohet nga Kina e Rusia pavarësisht kritikave: Nuk vendosi sanksione ndaj rusëve

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte i ftuar në programin e regjimit në TV Pink. Fillimisht ai shikoi udhëtimin për në Bruksel që e pret sot. Më pas Vuçiq pa fije turpi u mundua ta arsyetojë lidhjen e tij me Kinën e Rusinë, pavarëisht kërkesave dhe krotikave nga Bashkimi Evropian.

    “Do të ketë një takim shumë të rëndësishëm kryesisht për ritmet e rritjes dhe tregun. Sigurisht që do të diskutohen disa probleme si dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian. Besoj se do të jetë një bisedë e drejtë, e cila varet shumë nga Prishtina, por edhe nga Sarajeva”, tha ai.

    Vuçiq më pas në televizionin që e dirigjon vet, pretendoi se Prishtina refuzoi dialogun.

    “Ata kurrë nuk e deshën atë dhe gjithmonë përpiqeshin të fajësonin Beogradin për gjithçka. Kemi të bëjmë me njerëz, qëllimi i të cilëve është dëbimi dhe shkatërrimi i popullit serb në rajonin e Kosovës. Ata nuk duan dialog, sepse thonë se janë shtet sovran. Nuk mendoj se atje na presin ditë më të mira, atje do të kemi probleme të panumërta, por Serbia do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj në Kosovë”, tha ai.

    Nuk mjaftoi veç kjo. Presidenti serb pa dhënë asnjë argument, mbrojti Kinën dhe Rusinë, pavarësisht shumë kritikave për mosvendosje të sanksioneve ndaj vendit që po kryen terror mbi Ukrainën.

    “Diçka tjetër më ra në vesh, dhe kjo është fjalia në të cilën ai habitet që më shumë njerëz nuk më pyesin pse u takova me Xi Jinping dhe të tjerët. Ne jemi një vend i lirë dhe nuk kam nevojë për lejen e askujt. Unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk vendos, sepse mendoj se është mirë për Serbinë, jam takuar me Xi Jinping, sepse mendoj se është mirë për vendin tonë”, tha Vuçiq.

  • Vdekja e një fëmije në Malishevë, policia jep detaje

    Vdekja e një fëmije në Malishevë, policia jep detaje

    Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një 12 vjeçari dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

    “Malishevë, 16.09.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte rrëzuar në shtëpinë e tij sot me datën 18.09.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

    Sipas raportimeve në media, ai ishte rrëzuar në banjën e shtëpisë së tij në Malishevë.

  • ​Pas Romës, edhe Milani pritet ta shkarkojë trajnerin

    ​Pas Romës, edhe Milani pritet ta shkarkojë trajnerin

    Humbja e re e Milanit në Ligën e Kampionëve e lë sërish në litar trajnerin e tyre. Tashmë flitet për një ndryshim të qartë drejtimi në skuadrën milaneze dhe siç pritej ka kandidatë për të zënë vendin e tij.

    Humbja nga Liverpooli e ka rënduar situatën e trajneri Fonseca dhe e ardhmja e tij tashmë është në dyshim serioz. Mediat italiane logjikisht nuk kanë vonuar shumë për të nisur kritikta ndaj trajnerit. Në Sere A kuq e zinjtë kanë 5 pikë nga 12 të mundshme, kurse të dielën vjen “Derby della Madonnina” kundër Interit, përcjellë KosovaPress.

    Trajneri portugez e ka në ajër të ardhmen e tij dhe për këtë arsye tashmë po flitet për një pasardhës. Massimiliano Allegri do ta kishte dhënë miratimin për të zënë atë pozicion, edhe pse mediat e tjera flasin për Edin Terziq.

  • ​Parashikimi i motit për sot

    ​Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

    Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu sipas IHMK-së.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

  • ​25 vjet nga themelimi i TMK-së

    ​25 vjet nga themelimi i TMK-së

    Sot bëhen 25 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

    Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000.

    Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua gjenerallejtënant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

    TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

    Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

    “Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen një vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

    Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj. Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

    Para 6 vjetësh, FSK është shndërruar në ushtri të Kosovës, ndërsa Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes./KP/

  • ​11 vjet nga vrasja e policit të EULEX-it

    ​11 vjet nga vrasja e policit të EULEX-it

    Sot mbushen 11 vjet nga vrasja e një pjesëtari të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në veri të Kosovës.

    Audrius Senavicius, doganieri 35-vjeçar lituanez, ishte vrarë në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur.

    Senavicius kishte shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012. Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë./KP/

  • ​Sundimi i ligjit, Konjufca takon shefin e EULEX-it

    ​Sundimi i ligjit, Konjufca takon shefin e EULEX-it

    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Giovanni Pietro Barbano, me të cilin ka diskutuar mbi bashkëpunimin në sundimin e ligjit dhe synimet e përbashkëta për demokraci dhe stabilitet afatgjatë.

    Bashkëbiseduesit theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm me qëllimin përparimin gjithnjë e më të madh në drejtim të sundimit të ligjit.

    Konjufca falënderoi Barbano tha se EULEX-i ka dhënë kontribut në kapacitetet e Kosovës për t’u përballur me sfidat që gjenden përpara.

    Ndërsa Barbano ka shprehur gatishmëri dhe angazhimin për bashkëpunim gjithnjë e më të thellë në drejtim të sundimit të ligjit, thuhet në komunikatë.

  • ​Dështimi i takimit të dialogut në Bruksel, s’shihen zhvillime të reja në horizont

    ​Dështimi i takimit të dialogut në Bruksel, s’shihen zhvillime të reja në horizont

    Mungesa e takimit trepalësh të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut po konsiderohet një dëshmi më shumë për dështimin e këtij procesi, nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosalv Lajçak. Partitë opozitare, shprehen skeptike se do të ketë diçka konkrete në muajt në vijim drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, derisa Kosova është në prag të zgjedhjeve dhe emisarit Lajçak po i përfundon mandati. Në anën tjetër, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje kërkojnë nga Bashkimi Evropian të ketë qasje të balancuar në këtë proces. Sipas tyre, BE-ja duhet të insistojë që Serbia të tërheq letrën ku atakon pikat që ia konfirmojnë shtetësinë Kosovës si dhe të nënshkruajnë ujdinë e Ohrit.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë për KosovaPress se Kosova duhet të tregohet palë konstruktive në dialog, mirëpo assesi duke diskutuar tema të brendshme në Bruksel.

    “Nuk pres që të ketë zhvillime të reja edhe për shkak të barrikadimit të dy palëve në proces dhe për shkak të kontekstit zgjedhor që do të ketë Kosova me 9 shkurt. Natyrisht do të ishte e rëndësishme që Kosova në proces të dialogut si palë konstruktive dhe e rëndësishme të përfitonte. Zhvillimet e Kosovës dhe Serbisë në dialog do të jenë deteriminuese edhe në çështje të integrimit në Bashkimin Evropian. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të jetë i determinues edhe për procesin e zgjerimit por edhe të ardhmen tonë integruese. Kosova duhet të jetë e vetëdijshme që të jetë më bashkëpunuese”, thekson Deliu.

    Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, deklaron se emisari Lajçak ka tentativa për takime në nivel të kryenegociatorëve vetëm për shkak të arsyetimit të punës së tij, kur është në përfundim të mandatit.

    Sipas saj, në këtë proces s’pritet të ketë progres pasi Kosova gjendet veçse në proces zgjedhor, derisa akuzoi kryeministrin Kurti se ka bërë koncesione të mëdha në dialog me pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe draftit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Lajçak po mundohet, meqenëse është në fund të mandatit, pasi tani do të ketë konfiguracion tjetër BE-ja dhe janë në fazën e konstituimit të institucioneve. Ai mundohet të arsyetoi mandatin e vet me përpjekje për takime të ndërsjella, duke ditur se nuk do të pranojnë palët. LVV-ja dhe zotëri Kurti do të mundohen me populizma duke i refuzuar agjendën, ndërsa ne e dina se që katër vite le që ka dialogu, por ka bërë koncesione të mëdha. (Kurti) Ka pasur një dialog pa parime dhe një dialog që nuk ka qenë transparent”, thekson Kadrijaj për KosovaPress.

    Në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se pavarësisht tentimeve të Lajçak për takime trepalëshe në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, është koha e fundit që BE-ja të veprojë drejt në dialog, duke i kërkuar Serbisë të nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit dhe të tërheq letrën e dërguar nga ish kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

    “Nëse kërkohet që të ketë dialog duhet që të dy palët të pranojnë të njëjtin dokument dhe të qëndrojnë brenda kornizave të atij dokumenti. Nëse njëra palë nuk është aty, unë mendoj se BE-ja duhet të drejtojë orientimin e saj kah kjo palë dhe të bëjë të njëjtën që të rikthehet në marrëveshjen bazike në mënyrë që të ecim përpara më procesin e dialogut. Në të kundërtën nuk kemi ndonjë arsye për dialoguar me një shtet që ka bërë një sulm terrorist për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës…Është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i hap sytë dhe të veprojë drejt dhe saktë sa i përket qasjes në procesin e dialogut”, thekson ajo.

    Pas dështimit të takimit trepalësh në Bruksel, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shprehu keqardhjen që s’ka pasur një takim të tillë për të trajtuar siç tha çështjet urgjente.

    Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi akuzoi homologun e tij serb, Petar Petkoviq se takimi s’ka ndodhur për fajin e tij pasi s’ka pranuar agjendën e diskutimit të dakorduar me ndërmjetësin Lajçak. Të njëjtën gjë e bëri edhe Petkoviq ndaj Bislimit.

    Krahas këtyre, Bislimi bëri të ditur se Serbia nuk ka tërhequr letrën nga Brukseli, pavarësisht deklaratës së Lajçak në Prishtinë se e njëjta e ka bërë një gjë të tillë.

    Pas takimeve bilateraleve të palëve me Lajçak është raportuar se Bislimi dhe Petkoviq kanë pasur takime të ndara edhe në selinë e NATO-s në lidhje me urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. /kp

  • ​Zelensky: Kursi i luftës varet nga furnizimi i shpejtë i armëve nga partnerët

    ​Zelensky: Kursi i luftës varet nga furnizimi i shpejtë i armëve nga partnerët

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se njësitë ukrainase po mbajnë vijën e frontit falë guximit të ushtarëve dhe mbështetjes nga partnerët.

    Këtë e ka bërë të ditur kreu i shtetit në aplikacionin e mesazheve Telegram, transmeton Ukrinform.

    “Brigadat tona po mbajnë vijën e parë falë trimërisë së ukrainasve dhe mbështetjes së partnerëve tanë. Tani për tani, është veçanërisht e rëndësishme të ndjejmë ndikimin e marrëveshjeve tona në vijat e frontit. Këto marrëveshje duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur – Nga kjo varet rrjedha e luftës, vetëm veprimet që forcojnë pozitën e Ukrainës dhe përkeqësojnë situatën e pushtuesve, do ta detyrojnë Rusinë të kërkojë paqen”, tha Zelensky.

    Ai falënderoi “të gjithë ata që punojnë dhe luftojnë për Ukrainën, për popullin tonë dhe për interesat tona”.

    Rreth 194 përleshje luftarake midis forcave ukrainase dhe pushtuesve rusë u regjistruan më 17 shtator, shumica e tyre në sektorët e Pokrovsk dhe Kurakhove./Ukrinfrom/