ATV

Author: ATVLive

  • Haradinaj për vdekjen e motrës së Adem Jasharit: Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!

    Haradinaj për vdekjen e motrës së Adem Jasharit: Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Hava Jasharit – Gashi, motrës së komandantit legjendar Adem Jashari.

    Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e përshkroi Hava Jasharin si një nga heroinat e familjes Jashari, e cila përjetoi shumë vuajtje, por gjithmonë mbeti e pamposhtur.

    Ai shprehu ngushëllime të sinqerta për Bacën Rifat, mbarë familjen Jashari dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër.

    “Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!” – përfundoi Haradinaj postimin e tij.

    Postimi i plotë:

    Pikëllues lajmi për kalimin në amshim të Hava Jashari – Gashi, motra e komandantit legjendar, Adem Jashari.

    Motra Havë ishte njëra nga shumë heroinat e familjes emblematike të familjes Jashari e cila kishte kaloi një jetë të tërë në shtypje e tortura por gjithmonë e pamposhtur.

    Ngushëllime të sinqerta Bacës Rifat, mbarë familjes dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër motrën Havë.

    Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!

  • Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Edhe sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Edhe sot, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Të enjten e ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 88-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori Filipo De Miniçis, dëshmitari dyshohet se ishte arrestuar nga anëtarët e UÇK-së dhe ishte dërguar në Fabrikën e Metalit në Kukës dhe do të japë dëshmi sa i takon vdekjes së një personi atje.

  • Arrestohet gjilanasi, kanosi me armë zjarri një burrë dhe një grua

    Arrestohet gjilanasi, kanosi me armë zjarri një burrë dhe një grua

    Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur me armë zjarri një burrë dhe një grua.

    Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe 10 fishekë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazët, leja e një arme, dhe 133 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje , ka kanosur me armë zjarri dy viktimat (një mashkull dhe një femër) kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit me një karikator dhe 10 fishekë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë, një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazët, leja e një arme, dhe 133 fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në raportin e policisë.

  • Një vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jetë i mbyllur nga 23-26 shtator

    Një vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jetë i mbyllur nga 23-26 shtator

    Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka njoftuar se Manastiri në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitorë nga sot deri më 26 shtator.

    Në njoftim thuhet se kjo do të bëhet “për arsye të sigurisë dhe që të ruhet paqja, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”.

    Ndonëse nuk është përmendur në njoftim, më 24 shtator bëhen 1 vit nga sulmi i armatosur i terroristëve serbë në Banjskë të Zveçanit.

    Pasi e vranë rreshterin Afrim Bunjaku, terroristët serbë u patën strehuar brenda Manastirit.

    Së fundmi, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave lidhur me sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, në mesin e tyre edhe Milan Radojçiq.

    Sulmi në Banjskë ishte një sulm i armatosur i terroristëve serbë kundër njësive speciale të Kosovës që ndodhi në fshatin Banjskë në veri të Kosovës më 24 shtator 2023. Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe për rrjedhojë edhe disa terroristë serbë.

    Sulmi ndaj Policisë së Kosovës u cilësua si sulm terrorist nga Kosova, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian dhe u dënua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Incidenti ndodhi gjatë një periudhe tensionesh të shtuara pas vendosjes me forcë të katër kryetarëve të komunave në komunat me shumicë serbe në maj të vitit 2023 pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët e Kosovës dhe dështimit të bisedimeve për marrëveshjen e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Zona e prekur afër Mitrovicës është një qendër kryesore për pakicën etnike serbe të Kosovës, me banim kryesisht në katër komuna.

    Në periudhën 23-24 shtator 2023, dy kamionë pa targa janë vendosur në një urë në hyrje të fshatit Banjskë, duke bllokuar rrugën. Sipas presidentit serb Aleksandar Vuçiq, grupi që vendosi bllokadën përbëhej nga serbët e Kosovës të cilët “nuk donin të duronin më terrorin e (kryeministrit kosovar) Kurti”.[28]

    Bllokada u raportua në polici dhe në orët e para të mëngjesit të datës 24 shtator. Rreth orës 02:30 në vendngjarje kanë mbërritur 3 njësi policore, me ç’rast janë sulmuar nga drejtime të ndryshme nga një grup i armatosur prej rreth 30 personash, me armë të ndryshme, përfshirë granata.[29] Në të shtënat fillestare, forcat policore kosovare arritën të zmbrapsnin sulmin fillestar.[30][31] Tre policë kosovarë u plagosën dhe u transportuan në spitalin rajonal në Mitrovicën e Jugut, njëri prej tyre vdiq me të mbërritur.

    Pas pritës, grupi i terroristëve të armatosur hynë në Manastirin e Banjskës dhe u barrikaduan brenda para se të rrethoheshin nga njësitet speciale të policisë. Një grup pelegrinësh nga Novi Sadi ishin në manastir në kohën e sulmit. Manastiri është pjesë e eparkisë së Kishës Ortodokse Serbe të Rashkës-Prizrenit. Në orën 17:27, njësitet speciale të Kosovës hynë dhe pushtuan manastirin, duke i dhënë fund rrethimit.

    Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës deklaroi se fshati është vënë nën kontroll pas “disa betejave të njëpasnjëshme” gjatë ditës.

    Autoritetet kosovare arrestuan dy persona të armatosur dhe katër serbë të tjerë, të cilëve u gjetën pajisje komunikimi afër vendit të ngjarjes dhe i hetuan për terrorizëm. Ata konfiskuan gjithashtu automjete të përdorura nga sulmuesit që përmbanin një arsenal armësh, eksplozivi, municione dhe mjete të tjera logjistike për të mbështetur qindra njerëz.

    EULEX, misioni i BE-së që vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë ishin gjithashtu në vendin e ngjarjes.

    Zyrtarisht, 3 militantë serbë u konfirmuan se kishin vdekur në përleshje. Xhelal Sveçla, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës, ka deklaruar se së paku 3 militantë serbë janë vrarë dhe se ka shumë mundësi që të vriten edhe më shumë militantë serbë. Nga militantët serbë u vra rreshteri i policisë Afrim Bunjaku. Është nderuar pas vdekjes me Urdhrin Hero i Kosovës.

  • Joshua pas humbjes nga Dubois: Jam luftëtar, do të vazhdoj të boksojë

    Joshua pas humbjes nga Dubois: Jam luftëtar, do të vazhdoj të boksojë

    Anthony Joshua mbrëmë u mposht me KO nga Daniel Dubois, duke humbur titullin e Kampionit të Botës në IBF.

    34-vjeçari nuk arriti ti përballonte goditjet e kundërshtarit të tij, dhe u rrëzua në raundin e pestë.

    Pas meçit, Joshua foli në konferencë për media duke thënë se pavarësisht se i kërkohet pensionimi nga tifozët, ai do të vazhdoj të luftojë.

    “Dhe ju ndoshta po pyesni: “A dua të vazhdoj të luftoj? Sigurisht që dua të vazhdoj të luftoj.

    Kjo është arsyeja pse thashë se arritëm sukses dhe dolëm jashtë mase. Dhe çfarë do të thotë kjo tani?

    ‘A do të ikim? A do të jetojmë për të luftuar një ditë tjetër? Dhe kjo është ajo që jam. Një luftëtar”, tha Joshua.

  • ​Sot caktohet seanca e radhës e Kuvendit, shqyrtohen kryesisht pikat e papërfunduara

    ​Sot caktohet seanca e radhës e Kuvendit, shqyrtohen kryesisht pikat e papërfunduara

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës në të cilën janë paraparë të shqyrtohen 27 pika të rendit të ditës, të papërfunduara nga seancat e kaluara, si dhe nëntë pika të reja të seancës së radhës.

    Në mbledhjen e sotme e cila nisë në orën 11:00, do të shqyrtohen edhe propozimet dhe kërkesat e tjera.

    Mbledhja e Kryesisë

    Rendi i ditës

    I. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:

    1. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

    II. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    1. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

    III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 shtator 2024:

    1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

    5. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

    6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

    7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,

    8. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

    9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

    10. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,

    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,

    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,

    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

    14. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

    15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,

    17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,

    18. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,

    19. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,

    20. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

    21. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

    22. Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,

    23. Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,

    24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,

    25. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,

    26. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,

    27. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,

    28. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

    IV. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

    1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    2. Pyetjet parlamentare,

    3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,

    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,

    7. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,

    8. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,

    9. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

    V. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    Vendi: C301

    Koha: 11:00

  • ​Diskriminimi ndaj shqiptarëve, sot mbahet protestë në Preshevë

    ​Diskriminimi ndaj shqiptarëve, sot mbahet protestë në Preshevë

    Më 23 shtator nga ora 13:00 në Preshevë do të mbahet protesta “Marsho për identitet dhe dinjitet”.

    Marshi protestues do të nisë nga stadiumi i qytetit dhe do të vazhdojë deri te qendra e qytetit.

    Protesta mbahet për shkak të diskriminimit, shtypjes dhe shkeljeve që iu bëhen shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Serbisë.

    Në këtë protestë do të kërkohet ndërprerja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve nga Serbia, njohja e diplomave, vendeve të punë dhe institucione të hapura për të gjithë, ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës Ardita Sinani në një postim në Facebook.

    “Të marshojmë për barazi dhe drejtësi! Në gusht ishim në Bujanoc, në shtator jemi në Preshevë, për të dëshmuar se jemi një. Problemet tona nuk mund të shtyhen më. Aspak më pak se sa na takon, asnjëherë më shumë, por gjithmonë atë që meritojmë! Për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Për Preshevën me Gjykatë, për institucione ku shqiptarët janë të përfaqësuar! Kjo është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë. Dilni dhe marshoni”, ka shkruar ajo.

  • ​Parashikimi i motit për sot

    ​Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

    Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.

    “Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njofitm.

  • Arrestohen katër kosovarë për kontrabandim me migrantë

    Arrestohen katër kosovarë për kontrabandim me migrantë

    Janë arrestuar katër kosovarë në fshatin Shipol të Mitrovicës së Jugut, nën dyshimin se më 25 shtator të këtij viti, kanë tentuar të transportojnë pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së.

    Lidhur me rastin, policia thotë se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar 6280 euro, 7300 lek shqiptare, 140 franga, dhe katër automjete.

    “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda më 22.09.2024 kanë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët ishin duke transportuar pesë shtetas të Jemenit të cilët dyshohet se kishin qëllim t’i dërgonin drejt shteteve të BE-së. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe automjeteve janë gjetur dhe sekuestruar: 6280 €, 7300 lek shqiptare, 140 CHF zvicerane, dhe 4-automjete”, thuhet në raportin e policisë.

    Me vendimin e prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • Vdes motra e Adem, Hamëz e Rifat Jasharit

    Vdes motra e Adem, Hamëz e Rifat Jasharit

    Ka vdekur Hava Jashari-Gashi, motra e Adem, Hamëz e Rifat Jasharit.

    Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur nipi i saj, Bekim Jashari.

    Njoftimi i plotë:

    Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot.

    Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm.

    Ceremonia mortore do të mbahet sot më 23.09.2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc-Skenderaj.

    Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.