ATV

Author: ATVLive

  • ​Blinken: SHBA njofton 5.55 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    ​Blinken: SHBA njofton 5.55 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

    Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken konfirmoi planet e qeverisë amerikane për të ndarë 5.55 miliardë dollarë për ndihmën ushtarake për Ukrainën në javët dhe muajt e ardhshëm.

    Kështu thuhet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, raporton Ukrinform.

    “Sot, si pjesë e rritjes së ndihmës që Presidenti Biden drejtoi përpara takimit të tij me Presidentin Zelensky, Departamenti njoftoi Kongresin për qëllimin për të drejtuar tërheqjen e deri në 5.55 miliardë dollarë në artikujt dhe shërbimet e mbrojtjes nga stoqet e DoD (Departamentit të Mbrojtjes) për ndihmë ushtarake për Ukrainën nën Autoritetin e Tërheqjes Presidenciale”, thuhet në deklaratë.

    Sipas Blinken, kjo i referohet fondeve të alokuara sipas Aktit të Ndarjeve Suplementare të Sigurisë së Ukrainës, 2024, i cili do të përfundojë më 30 shtator 2024.

    “Ne po marrim këtë hap për të siguruar që ky Autoritet të mos skadojë dhe Shtetet e Bashkuara të mund të përdorin plotësisht fondet e përvetësuara nga Kongresi. Duke bërë këtë, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të vazhdojnë të ofrojnë një rritje të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për Ukrainën nga Aksionet e DoD nën tërheqjet e planifikuara në javët dhe muajt në vazhdim, këto tërheqje janë bërë të mundura nga mbështetja e fortë dypartiake nga Kongresi”, shpjegoi Blinken.

    Faqja e internetit e Departamentit Amerikan të Shtetit thekson se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur ushtrinë ukrainase me pajisjet që u nevojiten për të forcuar pozicionin e tyre në fushën e betejës, për të mbrojtur territorin dhe njerëzit e tyre nga agresioni brutal i Kremlinit dhe për të triumfuar në këtë luftë për të siguruar një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

    Siç raportoi më herët Ukrinform, të enjten, presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi ndarjen e ndihmës në shkallë të gjerë të mbrojtjes për Ukrainën me vlerë 7.9 miliardë dollarë./ Ukrinform

  • ​Serbët protestojnë kundër shkatërrimit të monumenteve fetare në Zubin Potok

    ​Serbët protestojnë kundër shkatërrimit të monumenteve fetare në Zubin Potok

    Qindra serbë nga rajoni i Zubin Potokut dhe më gjerë, kanë protestuar sot në Zubin Potok në shenjë pakënaqësie, siç thanë ata, me shkatërrimin e monumenteve dhe ikonave fetare që kanë ndodhur kohën e fundit nëpër fshatrat e komunës së Zubin Potokut.

    Ata protestën e filluan para stacionit policor në Zubin Potok, për të vazhduar pastaj në kishën e këtij qyteti ku ndezën qirinj.

    Protesta e cila bllokoi vetëm një korsi të magjistrales Zubim Potok – Bërnjak, ka zgjatur rreth dyzet minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa, është vëzhguar nga afër prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në numër më të madh se rëndom. /kp

  • ​“Kongresi Klinik, ngjarja më e madhe shëndetesore në Kosovë”

    ​“Kongresi Klinik, ngjarja më e madhe shëndetesore në Kosovë”

    Kongresi i Katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po cilësohet si ngjarja më e madhe mjekësore që ndodh në Kosovë pasi sjellë përvojat mjekësore të autoriteteve më të njohura botërore të fushës së kirurgjisë.

    Kështu është shprehur kryesuesi i Këshillit Shkencor në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Luan Jaha.

    Jaha në një intervistë për KosovaPress theksoi se Kongresi Klinik është një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave më të mira në kirurgji.

    Specialisti i Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, Luan Jaha theksoi se falë këtij organizimi mund të krijohen edhe bashkëpunime në mes Kosovës dhe shtetëve të ndryshme botërore.

    “Kongresi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës është ngjarja më e madhe në mjekësinë e Kosovës dhe jo vetëm në mjekësinë e Kosovës e cila ka bërë bashkë mjekët vendor nga diaspora, regjioni e pothuasje nga të gjitha kontinentet. I kemi sjellë bashkë në Kosovë që të prezantojmë përvojat e tyre, t’i diskutojnë këto përvoja me njëri-tjetrin, të fillojnë projekte të përbashkëta të cilat janë shumë të domosdoshme për vendet si dhe të shoqërohen dhe nga këto shoqërime të fillojnë bashkëpunimet”, tha ai.

    Kryesuesi i Këshillit Shkencor në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Luan Jaha deklaroise se ka pas interesim shumë të madh nga profesionistët shëndetësor për të prezantuar punimet e tyre shkencore.

    Ai garantoi cilësi të lartë të punimeve shkencore që do të prezantohen gjatë këtyre ditëve në kuadër të Kongresit Klinik.

    “Interesimi është shumë i lartë, ne kemi pas një numër jashtëzakonisht të lartë të punimeve të prezentuara për t’u paraqitur këtu në Kongres. Secili punim që prezentohet këtu ka kaluar në një recenzion shumë rigoroz i cili ka qenë i dyfisht dhe anonim dhe kemi garantuar kualitetin e këtij punimi”, tha Jaha.

    Në Kongresin e Katërt Klinik, specialisti i kirurgjisë vaskulare, Luan Jaha tha se po marrin pjesë si ligjërues kirurgë me karrierë të shquar në këtë fushë të mjekësisë.

    “Ne kemi 50 autoritete në kirurgji që vijnë prej vendeve të Amerikës Veriore e Latine, Katarit, Turqisë, Greqia e Spanja edhe Kroacinë që vijnë dhe prezantojnë përvojat e tyre. Midis ligjëruesve kemi edhe kandidat për Nobel është me të vërtetë një mbledhje e madhe e autoriteteve në mjekësi që garanton që edhe cilësia e punimeve ka me qenë shumë e lartë”, deklaroi ai.

    Në Kongresin e katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës po marrin pjesë mbi 500 profesionistë shëndetësor.

    Risi në këtë Kongres janë edhe simpoziumet që po mbahen me tema të ndryshme që kanë të bëjnë me trajtimin e plagëve, kancerit të gjirit, kirurgjisë plastike, trauma etj./kp

  • ​“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21

    ​“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21

    Grupi i tifozëve të Kosovës në futboll, “Dardanët” kanë reaguar ashpër pas zyrtarizimit të kandidaturës së përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit për grupmoshat U21 në vitin 2024.

    Në reagimin e tyre, ndër të tjera ta kanë thënë se “po shkelet me dy këmbë mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane”.

    Ky është reagimi i plotë i “Dardanëve” pa ndërhyrje:

    Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkepunimin me te ashtuquajturet serbe dhe te ashtuquajturen serbi si kurrgje hiç duke shkelur me dy kembe mbi emocionet, gjakun dhe plaget e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane. Pak dite pasi kujtuam si popull renien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkepunojne me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshen U-21. Bashkepunojne me federaten e atyre qe nuk e shqipton asnje denim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosoves te mbuluar me ngjyra te serbise apo kur tifozet e klubeve te beogradit behen nxites e motivues per rikthim te ushtrise serbe ne Kosove, gje qe me pas u perpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori pergjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikes, te cilet u treguan se pragun e shtepise e mbrojme ne çdo pellembe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje per poshterim moral dhe emocional, por ndihme dhe perkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tone!

  • ​Shënohet Dita Ndërkombëtare e Turizmit

    ​Shënohet Dita Ndërkombëtare e Turizmit

    Është shënuar Dita Ndërkombëtare e Turizmit.

    Kryetari i Unionit të Turizmit, Baki Hoti, tha se Kosova është shndërruar në destinacion turistik.

    Ai tha se në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 ka pasur prej 24 për qind të turistëve ndërkombëtarë.

    Sipas tij, ky ritëm pritet të vazhdojë edhe në pjesën e mbetur të vitit.

    Mbështetje turizmit në Kosovë i dhanë edhe zëvendëskryeministrja, Emilja Rexhepi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

  • Mes Kosovës dhe Amerikës, kush kujdeset për gojën më shumë? Dentistja zgjedh Amerikën

    Mes Kosovës dhe Amerikës, kush kujdeset për gojën më shumë? Dentistja zgjedh Amerikën

    Të ftuar në një panel mysafirësh, Dentistja Vesa Mita – Kurtolli ne emisionin The Elite Way, e pyetur për kujdesin ndaj gojës nuk e rreshton të parën Kosovën.

    Sipas saj, kujdesi dhe higjiena e gojës janë ndër gjërat kryesore dhe madje ndër gjërat e para që qytetarët harrojnë të kujdesen për të.

    Andaj nga eksperienca e saj dhe studimet në Amerikë, Vesa në krahasimin e dy vendeve, zgjedhë Amerikën si vend me i kujdesshëm në higjienë dhe mbajtjen e pastërtisë së gojës.

    Ndër faktorët që Dentistja thekson gjatë emisionit njëra ndër gjërat që e favorizon apo rrit kujdesin dhe higjienën e gojës në Amerikë është edhe flourizimi i ujit.

    Për shumë informacione të tjera profesionale të fushës, Vesa ndanë edhe video këshilluese në rrjetet e saj sociale për të cilat kujdeset që të gjitha këshillat e shëndetit të jenë të çasshme.

    Për më shumë ndjek emisionin e plote – The Elite Way:

  • ​Tahiri: Shteti në bllokadë me mbajtjen e pozitave të rëndësishme me ushtrues detyre

    ​Tahiri: Shteti në bllokadë me mbajtjen e pozitave të rëndësishme me ushtrues detyre

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se vendimet që i marrin personat zyrtarë që janë me pozitë ushtrues detyre mund të kontestohen nga institucionet juridike dhe të konsiderohen antiligjore, sipas Ligjit Për Zyrtarët Publik

    Në një konferencë për media, Tahiri ka theksuar se urgjentisht duhet interpretim nga ministria e linjës, pra Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përndryshe, sipas tij shteti bie në bllokadë.

    Sipas tij, kohëzgjatjen e funksionit e kufizon ligji, rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me akt nënligjor, siç është vendimi për zgjatje mandati, përtej atij që është shprehimisht i përcaktuar në ligj.

    Andaj, sipas deputetit Tahiri të gjitha vendimet që nënshkruhen nga ushtruesit e detyrës të cilët janë në funksion mbi një vit, mund të konsiderohen në kundërshtim me ligjin dhe mund të mos prodhojnë asnjë efekt juridik ndaj palëve.

    “Çka duhet të din sot qytetari i Kosovës, se kjo Qeveri për një kohë të gjatë vazhdon ta udhëheq shtetin me ushtrues detyrës. Të tri institucionet kryesore të vendit, Kuvendi, Presidenca, Kryeministria udhëhiqet me ushtrues detyrës. Kur themi në qeveri, pesë dikateret kryesore të ekonomisë janë me ushtrues të detyrës, në kryeministri është ushtrues i detyrës sekretari. Në Ministri të Financave kemi ushtrues të detyrës. Po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë kemi ushtrues të detyrës, në Ministri të Infrastrukturës, kemi ushtrues të detyrës dhe në ministri të Ambientit kemi ushtrues të detyrës. Pra, të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me ekonominë, me financat, udhëhiqen me ushtrues të detyrës. Ajo që mund të them është zgjatja e funksionit është e kufizuar me këtë ligj dhe rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me një akt ligjor siç është vendimi të zgjatet mandatit për tej atij i cili është përcaktuar me ligj”, tha ai.

    Tahiri shtoi se kjo praktikë e kësaj qeverie në këtë mandat tre vjet e gjysmë është duke shkatërruar shërbimin civil, duke politizuar dhe duke bërë dëm të madh në administratën shtetërore.

    “Unë nuk kam asgjë kundër emrave të përvitshëm që janë nëpër ministri, të cilët bartin funksione të ushtruesit të detyrës. Por, kjo praktikë në këtë mandat tre vjet e gjysmë është duke shkatërruar shërbimin civil, duke partizuar, duke politizuar dhe duke bërë dëm skajshmërisht të madh në administratën shtetërore dhe duke e vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e akteve që nënshkruhen nga këta ushtrues detyre”, theksoi ai.

    Sipas tij, ka kërkuar që deri të hënën ministria e linjës, në këtë rast MPB-ja duhet ta jap një opinion ligjor që shtetit të mos bllokohet dhe të mos mbesin pa paga 80 mijë shërbyes civil të administratës së shtetit. /kp

  • Kosova e Hondurasi nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet akademive diplomatike

    Kosova e Hondurasi nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet akademive diplomatike

    Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, znj. Liza Gashi, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Hondurasit, z. Gerardo Torres Zelaya. Në këtë takim, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi ndërmjet akademive diplomatike.

    Ky memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe përfaqëson një veprim konkret në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e trajnimit diplomatik dhe të bashkëpunimit bilateral. Të dy zëvendësministrat u shprehën se ky bashkëpunim do t’i forcojë edhe më tej lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hondurasit.

    Gjithashtu, u diskutua për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e diasporës, tregtisë dhe investimeve, me fokus të veçantë në fushat e interesit të ndërsjellë. Zëvendësministrja Gashi theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

  • ​Pejë, sekuestrohet mbi 1 ton drogë

    ​Pejë, sekuestrohet mbi 1 ton drogë

    Sot në Pejë, Prokuroria Themelore ka sekuestruar mbi një ton drogë.

    Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi i cili tha se vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta.

  • ​Kongresi Klinik ndihmon në edukimin e vazhdueshëm profesional

    ​Kongresi Klinik ndihmon në edukimin e vazhdueshëm profesional

    Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka vazhduar punimet në ditën e dytë. Pjesëmarrësit këtë Kongres po e konsiderojnë si një dritare të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më bashkëkohore në fushën kirurgjikale.

    Në Kongresin e katërt Klinik të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po marrim pjesë rreth 500 pjesëmarrës nga Kosova dhe vendet e rajonit.

    Kirurgu nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, Bekim Ramaj konsideron se kongreset si ky i Kolegjit të Kirurgeve të Kosovës që prek sferat ndërkombëtare ndihmon në edukimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve shëndetësor.

    “Këto kongrese janë shumë të rëndësishme sepse na bashkojnë me interesat globale në nivel në nivel ndërkombëtarë na ndihmon në edukimin profesional të vazhdueshëm për të përcjell trendin e kohës botërore për kirurgji, risitë e reja që ndodhin në kirurgjinë moderne”, theksoi ai.

    Për rëndësinë e Kongresit të katërt Klinik foli edhe Havushe Ramadani e cila është kirurge plastike pranë Klinikës së Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    “Ky organizim është shumë më rëndësi për gjithë sferën e mjekësisë, në veçanti për profesionistët shëndetësor që merren me trajtimin e plagëve ….janë të rëndësishme sepse ne si profesionistë në vazhdimësi mbajmë trajnime si brenda dhe jashtë Kosovës kjo është shumë e rëndësishme për profesionistët shëndetësor lë që të jenë në rrjedha”, theksoi Ramadani.

    Nga Suhareka për të marr përvojat ndërkombëtare e vendore kishte ardhur edhe otorinolaringologu Nasip Fetiu.

    Ai vlerëson se duhet të merren edhe teknikat e mjekësisë në botë dhe mos të izolohen vetëm në teknikat vendore.

    “Ndihmojnë mjaftë shumë në ripërtrirjen e dijeve sidomos në marrjen e informacioneve të reja që vijnë sidomos kur ka ekspertë të huaj si në këtë Kongres, informacionet e reja që i marrim dhe nëpër këto kongrese është më rëndësi komunikimi, përvojat e njëri tjetrit. Mos të izolohemi vetëm teknikat tona, por të marrim edhe informacione tjera mjekësia po ec në botë dhe e vetmja mundësi me përcjell është kjo”, tha ai.

    Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka një program shkencor që paraqet përparime më të mëdha shkencore.

    Ligjërata në këtë Kongres po mbahen nga 50 ligjërues ndërkombëtarë dhe mbi 65 vendor e rajonal.

    Kongresi i katërt Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës ka nisur dje, ndërsa do të vazhdoj deri më 29 shtator./kp