ATV

Author: ATVLive

  • ​Parandalohet kontrabandimi i duhanit në Gjilan

    ​Parandalohet kontrabandimi i duhanit në Gjilan

    Policia e Kosovës ka njoftuar se nga patrullat policore në Gjilan është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra (duhan).

    Sipas policisë janë gjetur dhe konfiskuar 680 paketime me peshë 340 kilogram duhan i përpunuar.

    “Me urdhër të prokurorit kompetentë, malli së bashku me automjetin dërgohen në Terminlain Doganor Dheu i Bardhë”, thuhet në njoftim.

  • ​Lideri i Superligës përballet sot me Llapin

    ​Lideri i Superligës përballet sot me Llapin

    Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës në futboll do të nis sot më një ndeshje jashtëzakonisht interesante. Befasia e këtij fill sezoni dhe lideri i tabelës Suhareka do të ballafaqohet me Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Suharëka është skuadra e vetme pa humbje në elitën e futbollit kosovar, me katër fitore dhe një barazim, raporton KosovaPress. Nga ana tjetër, Llapi ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërsa kërkon fitoren e tretë radhazi.

    Ndryshe, Suhareka është liderë e tabelës me 13 [ikë, kurse Llapi është në vendin e pestë me 10 pikë. Kjo ndeshej nis nga ora 15:00.

  • Elshani paralajmëron për mbyllje të rrugëve tjera që shfrytëzohen për kontrabandë

    Elshani paralajmëron për mbyllje të rrugëve tjera që shfrytëzohen për kontrabandë

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se vendosja e pengesave mbi Urën në Bërnjak do të ndikojë në masë të madhe parandalimin e kontrabandimit të mallrave.

    Ai ka thënë se kjo pik kalimi edhe pse jo zyrtare ka qenë e ndjeshme dhe një nga vendet ku është bërë kontrabandimi me mallra.

    Elshani tha se kjo nuk do të paraqesë problem për lëvizjen e qytetarëve me vetura të vogla, duke paralajmëruar se do të ketë bllokim edhe të rrugëve tjera që shfrytëzohen për kontrabandë.

    “Janë në mesin e mbi 60 rrugëve ilegale që janë përdorë për kalimin e kontrabandës mallrave. Mbi 25 rrugë i kemi blloku, kështu që do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të veprimit sipas ligjit e që në atë zonë kemi të bëjmë më shumë me kontrabandë me mallra. Nuk do të paraqes vështirësi për qytetarët që të lëvizin me vetura të vogla pasi nuk është pikë kalim zyrat por konsiderojmë në mas të madhe në parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin e mallrave”, tha Elshani.

  • A ia ka përcjellë hapur shqetësimet ndërkombëtare Kurtit dhe a bashkërendohen me njëri-tjetrin, çfarë tha Osmani

    A ia ka përcjellë hapur shqetësimet ndërkombëtare Kurtit dhe a bashkërendohen me njëri-tjetrin, çfarë tha Osmani

    Presidentja Vjosa Osmami është pyetur nëse bashkërëndohet me Kryeministrin Albin Kurti për politikën e jashtme dhe se a ia ka shprehur hapur shqetësimet ndërkombëtare, duke theksuar se marrëdhëniet nuk i kanë më si më parë.

    Osmani ka thënë se për të gjitha gjitha çështjet diskutojnë shumë hapur, pavarësisht se qasja nuk është domosdoshmërisht e njëjtë,

    Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me shtetet aleate.

    “Jo domosdoshmërisht e kemi qasjen e njëjtë, megjithatë sa i përket interesave afatgjata të shtetit tonë, sa i përket synimit final, ne nuk dallojmë. E duam një Kosovë të fuqishme, sovrane në çdo cep të territorit, një Kosovë të integruar në familjen euro-atlantike, në mekanizmat nga të cilat përfitojnë qytetarët tanë, një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht. Mbi të gjitha, një Kosovë ku sundon ligji e jo kriminelët. Prandaj në këtë aspekt jemi të pakompromis. Por, insistimi im i vazhdueshëm është që në mënyrë që të gjitha këto veprime që janë plotësisht legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën të jenë me sukses më afatgjatë dhe më të qëndrueshme, duhet vazhdimisht të punojmë bashkë me aleatët tanë”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Osmani ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë momentumin për integrimin euro-atlantik, që Kosova të mos mbetet mbrapa, meqë siç ka thënë “dritarja emundësive” mund të mbyllet për një periudhë të gjatë.

    “Sa i përket interesit të vendit tonë, duhet të punojmë pavarësisht a jemi sot në pushtet apo dikush është në opozitë. Interesi i Kosovës duhet të jetë mbi të gjitha dhe janë disa tema që duhet të na bashkojnë. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, integrimi euro-atlantik i vendit tonë, janë prioritete kombëtare dhe ato duhet t’i vendosim para gjitha të tjerash.

    Nganjëherë shkon më ngadalë, nganjëherë shkon me shpejt, por me rëndësi është që koordinohemi, të bashkëpunojmë dhe që Kosova të ecën përpara duke mos mbetur prapa, sepse nganjëherë kjo dritarja e mundësive hapet për një periudhë, por pastaj mbyllet për një periudhë të gjatë. Duhet ta shfrytëzojmë momentumin dhe unë dje kam marrë një konfirmim të fuqishëm nga Presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës dhe se Shtetet e Bashkuara vërtet e konsiderojnë Kosovën si ndër sukseset më të mëdha në historinë e vet dhe duhet ta mbajmë si të tillë”, ka thënë Osmani.

  • Gjermania po jep 10-14 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vit, e dyta në Europë

    Gjermania po jep 10-14 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vit, e dyta në Europë

    Pas viteve ’90, Italia dhe Greqia ishin streha e emigrantëve shqiptarë që u larguan në kërkim të një pune dhe jete më të mirë. Pas disa vitesh, të ikurit u integruan gradualisht.

    Në vitin 2008, Italia dha 63 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë, ndërsa Greqia, 30 mijë. Nga shtetet e tjera, numri i lejeve ishte minimal, p.sh. Franca dha atë vit 404 dhe Gjermania, 461.

    Pas periudhës 2008-2009, lejet e qëndrimit dhënë nga këto dy shtete ranë, duke reflektuar frenimin e emigracionit. Por, vala e re e emigracionit që ka përfshirë vendin pas vitit 2016 po tregon një gjeografi shumë më të zgjeruar.

    Ndërsa Italia vijon të ruajë kryesimin, me rreth 30 mijë leje në vit, për herë të parë që nga viti 2020, Gjermania ka kaluar si shteti i dytë për nga numri i lejeve që jep për shtetasit shqiptarë. Në 2022, ky shtet dha nivelin më të lartë të lejeve prej gati 16 mijë, ndërsa në 2023, rreth 15 mijë leje.

    Greqia në 2023 dha 12.6 mijë leje. Kroacia renditet në vend të katërt (1800), e ndjekur nga Belgjika (1240) dhe Malta me rreth 1200.

    Gjermania, Kroacia dhe Malta, destinacione punësimi

    Ndërsa në Greqi dhe Itali, arsyeja kryesore e lejeve mbetet ajo familjare, Gjermania, Kroacia dhe Malta po rezultojnë tërheqëse për punësim.

    Në 2023, Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë (nga 14.8 mijë leje gjithsej). Mjekë, infermierë, specialistët të IT-së apo dhe të tjerë po lënë vendet e tyre të punës në Shqipëri dhe po emigrojnë me kontrata të rregullta në Gjermani. Ky i fundit ka dhënë 10 mijë leje qëndrimi për arsye punësimi në vetëm 2 vjet (2022-2023).

    Dy destinacione të tjera që po rezultojë tërheqëse për punonjësit shqiptarët janë Kroacia dhe Malta. Që nga viti 2019, Kroacia jep mesatarisht rreth 2 mijë leje të reja qëndrimi për arsye punësimi për shtetasit shqiptarë. Burimet nga tregu pohojnë se ata punojnë kryesisht në ndërtim, për shkak të pagave të mira, apo dhe në turizëm në sezon.

    Malta është shteti tjetër që po tërheq shqiptarë për të punuar, kryesisht në ndërtim dhe turizëm. Në 2022 Malta dha mbi 1800 leje, ndërsa në 2023 numri i tyre ra në gati një mijë.

    Pothuajse të gjitha lejet që jepen nga Kroacia dhe Malta janë për arsye punësimi.

    Vala e re e emigracionit rriti sërish lejet e qëndrimit

    Në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë, sipas Eurostat.

    Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

    Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

    Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë./Monitor

  • Sot mbahet protestë në Zubin Potok nga qytetarët serbë

    Sot mbahet protestë në Zubin Potok nga qytetarët serbë

    Qytetarët serbë që jetojnë në veri të vendit kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste sot në Zubin Potok.

    Këtë e ka konfirmuar për EO zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Ai ka thënë ka thënë se protesta do të mbahet në orën 11:00 dhe se arsyeja e proteste s’është bërë e ditur.

  • ​Parashikimi i motit për sot

    ​Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor.

    Temperaturat minimale sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius ndërsa do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s.

    “Kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut që u regjistruan në ditët e fundit dhe këto kushte të mira meteorologjike e favorizojnë bujkun që mbjelljet e kulturave bujqësore në muajin e ardhshëm t’i kryejnë me sukses”, thuhet në njoftim.

  • ​Shënohet Dita Botërore e Turizmit

    ​Shënohet Dita Botërore e Turizmit

    Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Turizmit.

    27 shtatori është përzgjedhur për të përkuar me një moment të rëndësishëm në turizmin botëror, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botëror më 27 shtator 1970.

    Organizata Botërore për Turizëm e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) është agjenci e Kombeve të Bashkuara, përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.

  • ​14 vjet nga dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit

    ​14 vjet nga dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit

    Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit më 27 shtator 2010, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ai kishte shkelur aktin më të lartë juridik të vendit duke mbajtur dy poste njëkohësisht – atë të kreut të shtetit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndonëse me funksione të ngrira.

    Sejdiu e bëri publik vendimin për dorëheqje gjatë një konference, me anë të së cilës ai u është drejtuar qytetarëve dhe opinionit.

    “Të dashur, qytetarë të Republikës së Kosovës. Sot unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës. Qe nga 10 shkurti i vitit 2006, si president i Republikës së Kosovës dhe i të gjithë qytetarëve të saj, kam ushtruar këtë funksion me përgjegjësi, me përkushtim të plotë dhe ndërgjegje të pastër, gjithnjë duke pasur si udhërrëfyes themelor interesin e qytetarëve dhe të vendit tonë të dashur”, tha Sejdiu.

    Sejdiu theksoi se kishte mbajtur postin e kryetarit të LDK-së me funksione të ngrira i bindur se kjo nuk paraqiste shkelje të Kushtetutës.

    Sidoqoftë, ai u shpreh se vendimin për dorëheqje e kishte marrë pikërisht për të respektuar Gjykatën Kushtetuese si instanca më e lartë të interpretimit të Kushtetutës së Kosovës.

    Para se të publikonte vendimin për dorëheqje, Sejdiu zhvilloi takime të mbyllura me kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçi dhe përfaqësuesit e Quintit.

    Më pas, Sejdiu i komunikoi vendimin edhe kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Qe nga zgjedhja në postin e presidentit, shumë nga analistët, mediat dhe deputetët kishin rikujtuar Sejdiun se po shkelte Kushtetutën me mbajtjen e postit të kryetarit të LDK-së.

    Por, nismën zyrtare për të proceduar rastin në Kushtetuese, e kishte marrë deputeti i pavarur Naim Rrustemi, i cili tani beson se jo vetëm Sejdiu, por përgjegjës për këtë shkelje janë edhe partneri i tij në koalicion, Hashim Thaçi, dhe i gjithë koalicioni aktual, pasi që, sipas tij, kanë ndërtuar një marrëveshje qeverisëse duke mos e respektuar Kushtetutën.

  • Bllokohen 24 prona dhe 11 objekte në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

    Bllokohen 24 prona dhe 11 objekte në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

    Prokuroria Themelore në Prishtinë në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga Tatimi”, ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.

    Pronat dhe objektet u bllokuan në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë.

    Sipas Prokurorisë, vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara përkohësisht është 55687 metra katrorë.