ATV

Author: ATVLive

  • Zhduken dy të mitura, njëra në Viti e tjetra në Rahovec

    Zhduken dy të mitura, njëra në Viti e tjetra në Rahovec

    Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë janë zhdukur dy vajza të mitura.

    Policia ka njoftuar për dy raste, një në Viti dhe tjetra në Rahovec, rastet vazhdojnë të jenë nën hetime.

    “Smirë, Viti/28.09.2024-12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policin se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

    “Rahovec / 28.09.2024-23:00. Me 29.09.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare –e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”.

  • U martua me një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari në Pejë

    U martua me një vajzë të mitur, arrestohet i dyshuari në Pejë

    Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ishte miratuar me një të mitur, raporton EO.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit viktima është kthyer tek prindërit e saj.

    Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    “Pejë / 28.09.2024-10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me viktimën femër kosovare të moshës së mitur. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Sveçla për hapjen e Urës së Ibrit: Është çështje e momentit kur duhet të hapet

    Sveçla për hapjen e Urës së Ibrit: Është çështje e momentit kur duhet të hapet

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se qeveria vazhdon t’i ketë planet e njëjta për hapjen e Urës së Ibrit.

    Për të parin e MPB-së, për Urën e Ibrit të gjithë kanë qenë në dijeni, dhe se sipas tij vet prezenca e KFOR-it aty tregon se ata e kanë ditur një gjë të tillë.

    “Nuk ka ndodhur hapja. Vazhdojmë ti kemi planet për ta hapur. Për Urën të gjithë kanë qenë qenë në dijeni, është edhe vet prezenca e KFOR-it është dëshmitar. Ne kemi marrë të gjitha hapat për hapjen e Urës, është një proces, të gjitha janë transparente”, tha Ministri.

    Ministri Sveçla tha se janë duke bashkëbiseduar me aleatët dhe se pjesë e diskutimeve s’është çështja se a duhet hapur apo jo, por kur është momenti për ta bërë një gjë të tillë.

    “Jemi duke bashkëbiseduar me aleatët dhe KFOR-inë. Nuk është çështje e diskutimeve a duhet të hapur apo jo, por e momentit se kur duhet të hapet ura”, tha Sveçla në “Kallxo Përnime“.

  • Osmani: Vuçiqit s’ia ndien për serbët në Kosovë, do vetëm të shtyjë planin për aneksim në stilin e Krimesë

    Osmani: Vuçiqit s’ia ndien për serbët në Kosovë, do vetëm të shtyjë planin për aneksim në stilin e Krimesë

    Presidentja Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në think tank-un “Council on Foreign Relations” në Neë York ku foli për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, si dhe rolin e saj në arenën ndërkombëtare.

    Osmani tha se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, por thotë se këtë po e pengon Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq.

    Ajo foli për bandat kriminale të kontrolluara nga Beogradi që frikësojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, duke përmendur vrasje të politikanëve, djegie të shtëpive e metoda të tjera të frikësimit e shantazhit.

    “Duke mos i lejuar ata [serbët e Kosovës] që të integrohen në institucionet e Kosovës, ata tentojnë të përdorin të njëjtat instrumente që kanë përdorur në Bosnjë e Hercegovina. Ata tentojnë që të shkatërrojnë Kosovën nga brenda. Dhe sa më shumë që serbët e Kosovës nuk integrohen aq më shumë Serbia do t’i përdorë “argumentet” e Putinit se ne do të mbrojmë komunitetin pakicë. Në fakt, gjithçka që u intereson është territori. Gjithçka që iu intereson është që të shtyjnë përpara planet për aneksim të stilit të Krimesë derisa atyre nuk ia ndien për të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë”.

    Osmani tha se tensionet në veri të vendit janë të krijuara vetëm nga një burim – “që është Serbia sepse Vuçiqi është bosi i këtyre bandave kriminale, sepse i financojnë, i mbështesin ata politikisht, i kontrollojnë”.

    “Dhe së dyti Vuçiqi është njeriu që politikisht tenton t’i mbajë pengje serbët e Kosovës duke mos i lejuar ata që të integrohen në atë që sot është kushtetuta më e mirë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në Europë”.

    Osmani tha se “ne nuk duam që askush të kalojë atë që kemi kaluar ne. Ne e dimë se si është të jetosh në diskriminim konstant. Ne duam që secili të ndihet i barabartë dhe i sigurt dhe të ketë mundësitë që të kenë sukses”.

  • Pushteti kërkon përmbajtje nga raportimet për sanksionim të Policisë

    Pushteti kërkon përmbajtje nga raportimet për sanksionim të Policisë

    Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje që mediat të jenë të kujdesshme në raportimet, krejt kjo pas qarkullimit të lajmeve se ShBA-ja ka ndërprerë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës, ndërsa Ambasada Amerikane në Prishtinë në një përgjigje për media të etjen, kanë thënë se nuk ka një vendim të tillë.

    Zyra për komunikim e Ambasadës i është referuar një deklarate të bërë më 30 gusht, ku thuhej: “Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vartësit e saj. Jemi duke vazhduar të rishikojmë këtë çështje, dhe nuk kemi marrë asnjë vendim në këtë kohë”.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë bërë thirrje që qeveria të ketë kujdese në raport me përdorimin e policisë, kjo pasi PK-ja mund të sanksionohet.

    Deputeti i VV-së Enver Dugolli, ka thënë për Ekonomia Online se Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë edhe me ShBA-në edhe me shtetet partnere është policia më profesionale në rajon dhe më gjerë.

    Ai ka thënë se Serbia dhe Rusia janë shumë të interesuar që përmes lajmeve të rrejshme të krijojnë opinione dhe paqartësi sa më shumë, për këtë ai ka bërë thirrje që të jemi të vëmendshëm në këtë drejtim.

    “Ne po shohim gjithçka por po shohim më shumë fake news, dhe ky është një lajm i rrejshëm, nuk e di nga kush ka dalë por mund të them se nuk është e vërtetë fare. Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të mirë edhe me ShBA-në edhe me shtetet partnere është policia më profesionale në rajon dhe më gjerë. Prandaj një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe prandaj nuk spekulojë me lajme të cilat nuk janë të vërteta”.

    “Duhet edhe ne si qytetarë, shoqëri dhe media të jemi më të kujdesshëm dhe mos të lëshohemi në këto ujëra të turbullta që qarkullojnë. Ju e dini se Serbia dhe Rusia janë shumë të interesuar që përmes lajmeve të rrejshme të krijojnë opinione dhe paqartësi sa më shumë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm në këtë drejtim. Policia e Kosovës është jashtëzakonisht në nivel edhe profesional edhe e motivuar. Është shumë më e fortë dhe për e përgatitur se çdoherë tjetër”, ka thënë ai.

    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë për Ekonomia Online se pas deklarimeve të fundit ambasadorit të ShBA-së, qeveria duhet që të ketë kujdese në raport me përdorimin e policisë.

    “Pas deklarimit të ambasadorit amerikan, asaj thënies epokale që na adresojë dhe mendoj se këtu duhet të shqyrtohen pozicionet politike qeverisë në raport me përdorimin e policisë. Policia e ka kompetencat dhe detyrat e veta dhe më urdhër operativ që marrin në bazë të situatës në terren. Ata janë garantuesit dhe reaguesit e parë edhe ligjshmërisë dhe i rendit. Në qoftë se është vlerësuar se policia për shkak të urdhrave politik ka tejkaluar kompetencat e veta. Apo ka devijuar nga misioni që ka të përshkruara me ligj, atëherë kjo masë do të ishte skandaloze dhe do të ishte shumë e dëmshme sepse është i vetmi institucion i kompletuar që janë bartur përmes planit të sinkronizimit vite për barë janë bartur të gjitha kompetencat”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se nuk do të ishte e çuditshme që ShBA-ja ta ndërpriste bashkëpunimin me Policinë, kjo sipas tij, marr parasysh sjelljen e qeverisë Kurti.

    “Fajet ekskluzivisht janë politike, edhe forca është e sanksionuar për shkak të veprimeve politike, në 52 ditshin e parë të Qeverinë Kurti 2, për shkak të tendencave për ta përdorur mjetet ushtarake dhe ushtrinë në çështje civile dhe revolta qytetare është sanksionuar ushtria nga blerja e armatimeve. Në Qeverinë Kurti 2 jemi përjashtuar nga ‘Defendër Europe 2023’ edhe pse po mundohet me kamufluar që i kemi kaluar të gjitha dhe u përjashtuam pikërisht nga komandanti amerikan. Faji është politikë sepse institucioni i ushtrisë ka përformuar në mënyrën më të shkëlqyer dhe krahasuar me të gjitha ushtritë tjera ka qenë më i miri, njëjtë është edhe Policia e Kosovës. Tani me ardhur në një situatë me u penalizuar nga SHBA është veçse faji i politikës dhe keqpërdorimi politike e të dyve institucioneve”, ka thënë ai.

  • Limaj: Keqqeverisja e Kurtit do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme

    Limaj: Keqqeverisja e Kurtit do të ketë pasoja deri në 100 vjetët e ardhshme

    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë për Ekonomia Online se keqqeverisja e Albin Kurtit do të ketë pasoja të rënda në 100 vitet e ardhshme.

    Limaj ka thënë se shkak i kësaj situate janë vendimet në veri të vendit, ndërsa i quan vendime populiste.

    “Keqmenaxhimi, mosqeverisja, njerëzit e paaftë, mos zhvillimi ekonomik, dhe këto kanë pasoja por vjen dikush nesër dhe i përmirëson, dhe me politikat që është duke i bërë qeveria në veri janë politika që neve do të na kushtojnë me qindra vjet, kemi me jetu me ato vendime të këqija të kësaj qeverie me 100 vjet dhe nuk mundet nesër dikush me i ndryshu, dhe mendoj që ko qeveri dështimin më të madh e ka veriun”, ka thënë fillimisht Limaj.

    “Këto janë politika populliste dhe gjithçka që ka ndodhë në këtë qeveri është politika populliste, është një mendim i përgjithshëm edhe ata që e kanë mbështetur këtë qeveri dhe ata që kanë pasur rezerva ndaj kësaj qeverie është një mendim i përgjithshëm që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha planet e brendshme të qeverisjes edhe planin ekonomik edhe atë shëndetësore edhe në arsimor në të gjitha drejtimet brenda për brenda Kosovës është një dështim total i kësaj qeverisje, nuk ka arritur të bëjë një projekt një reformë, kështu është mendimi i përgjithshëm dhe kur vjen puna te veriu ka të tillë që thonë këndej ka dështuar me të gjitha por tek veriu është mirë, unë mendoj ndryshe se dështimi më i madh i kësaj qeverie është sjellja e saj në drejtim të veriut dhe dëmin më të madh që e ka shkaktuar Kosovës është pikërisht mënyra se si i është qasur veriut dhe çekun më të madh që e kanë paguar Kosova edhe paguan sot, është pikërisht me sjelljen e saj në veri”, u shpreh Limaj.

    Kreu i Nismas ka thënë se situata në veri ka prodhuar sanksione nga Bashkimi Evropian, ndërkaq ka thënë se për katër vite pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtarë është zero.

    “Kosova është keq, për mua është alarmante se ne si njerëz po na duket normale me jetu me sanksione, dhe vetë fakti që Kosova është e ndëshkuar nga Bashkimi Evropian, kjo është skandaloze, me e keqja është që po na duket normale me qenë nën sanksione, dhe që do duhej që Serbia të ishte, nëse për asgjë tjetër por për Banjskë. Që katër vite pozicioni jonë ndërkombëtarë është zero, dhe është rrezik që një vend si Kosova e pa mbyllur me jetu nën sanksion, në vend që të luftojmë me pesë vende që të n’a njohin, në vende që të bëjmë marrëveshje me NATO-n drejt anëtarësimit të partneritetit, në vende që të bëjmë hapa drejt bashkimit Evropian, dhe ne kemi marrë ndëshkim prej tyre”, u shpreh Limaj.

    Limaj ka thënë se fitorja e partisë në pushtet me një dallim kaq të madhe të përqindjes është e dëmshme për demokracinë. Konsideron se dallimi ndërmjet partisë së parë dhe të dytës nuk duhet të jetë më shumë se shtatë për qind.

    “Në Kosovë duhet që pozitë dhe opozitë dallimi mos të jetë i madh, dhe na duhet opozitë e fuqishme pavarësisht se kush vjen, dhe ata që vijnë nesër jo me ardh kështu sepse secili ka tendencë dhe kur ka një shumicë të tillë me shku dhe me kontrollu çdo gjë por nuk e lejojnë organet e pavarura, ne duhet ti ruajmë institucionet e pavarura, duhet t’a ruajmë potencialin opozitarë dhe të arriturat tona demokratike, dhe besoj që duhet të jemi krenarë që jetojmë në një shtet ku opozita ka fituar 50 për qind, dhe kjo ndodhë vetëm në një shtet demokratik, sepse këtu është krijuar një vlerë demokratike në shoqërinë e hapur dhe prandaj duhet ta ruajmë, dhe tash duhet t’i themi këtij sistemi që ka fituar 50 për qind që ka tendenca me rrënua institucionet e pavarura dhe demokratike”.

    “Na duhet që zëri opozitar të jetë i fuqishëm dhe përtej garave partiake ne kemi diçka më të shenjtë, vlerat që kemi ndërtuar dhe nuk e lejojmë që askush me i cenua dhe kjo do të bëhet kur kthehemi në normalitet që partia e parë me të dytën nuk duhet të ketë 5 ose 7 për qind më shumë dallim, nuk mundet me qenë dallimi aq i madh sepse njerëz të këtij vendi jemi dhe i trajtojmë të njëjtat probleme, dikush më mirë me aftësi më të larta dhe jo një balancë kaq e madhe”, ka deklaruar Limaj.

  • Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe rolin e mërgatës në SHBA

    Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe rolin e mërgatës në SHBA

    Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, takoi mbrëmë shoqata dhe organizata shqiptare që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë bashkëbisedimit me mërgatën, Kurti i njoftoi nga afër për të arriturat dhe sukseset e Kosovës, duke theksuar rritjen ekonomike, demokratike e shoqërore.

    “Ai shtoi se vendi ynë me një qeverisje progresiste, ka ngritur platforma që kanë siguruar më shumë vende të reja pune, edhe përmes iniciativave të qeverisë si platforma Superpuna.

    “Ai përmendi edhe mbështetjen për gratë dhe vajzat, për punësimin dhe rritjen e bizneseve të tyre, duke shtuar rëndësinë e fuqizimit të grave brenda shoqërisë”.

    Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin dhe rolin e mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri ritheksoi vullnetin dhe gatishmërinë për të punuar krah për krah mërgatës, për progresin dhe zhvillimin tutje të Kosovës.

  • Deputetët kërkojnë ndryshimin e UA-së që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

    Deputetët kërkojnë ndryshimin e UA-së që ndalon bartjen e shamisë në shkolla

    Deputetet e Kuvendit të Kosovës kanë bërë thirrje që organet kompetente të ndryshohet udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla.

    Ligjvënësit thonë se ky Udhëzim Administrativ duhet të ndryshojë për shkak se bartja e shamisë nuk është simbol fetar.

    Gjatë javës që lamë pas ka pasur kërkesa për shfuqizimit të këtij udhëzimi administrativë, kjo pas përjashtimit të një nxënëses nga gjimnazi “Bedri Pejani”, në Pejë, për shkak të bartjes së shamisë.

    Kryetari i Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, ka thënë se ky udhëzim nuk duhet që të shfuqizohet, por që institucionet shkollorë duhet që të kenë kujdese që me uniformë dhe simbol fetar nuk nënkupton bartja e shamisë.

    Gola, i cili është deputet i Lëvizës Vetëvendosje, ka theksuar se në momentin që ka përjashtime të nxënësve nga shkolla për bartje të shamisë, duhet që në këto raste të ketë inspektime pasi nuk po respektohet e drejta e saj për shkollim.

    “Para se gjithash unë nuk mendoj që një udhëzim administrativ që normon ndalesën e përdorimit të uniformave dhe simboleve fetare do të shfuqizohet. Po duhet pasur kujdes që me uniform dhe simbol fetar nuk nënkuptohet shamia, vetëm simbolet dhe uniformat fetare. Mendoj që është krejtësisht e logjikshme që në një shtet sekular të mos përdoren në institucione publike simbolet fetare, aq më tepër që ne po flasim për një kontekst kulturalisht jo vetëm të ndjeshëm çfarë është Kosova, me këtë rast komponenta fetare din nganjëherë me elektrizuar raportet shoqërore, din nganjëherë me polarizuar raportet shoqërore prandaj mendoj që është plotësisht e logjikshme. Mirëpo me sa e di unë nuk ka as një shkollë në Kosovë që shfaq pengesa juridike që një vajzë të përdor shaminë në shkollë. Tash nëse ka raste që ka ndalesa, ku një vajzë ndalohet që të përdor shaminë atëherë duhet që të thirren instancat përkatëse, inspektorati, që nuk po respektohet e drejta e saj për shkollim”.

    “Jo për shkak se shamia nuk mund të interpretohet si uniformë fetare, nuk është uniform fetare. Është një veshje e një religjioni edhe aq. Tash në këtë rast do të duhej që të inspektohet rasti edhe instancat përkatëse të marrin vendimin se sa ky vendim i shkollës ka qenë në përputhshmëri me normat ligjore në fuqi”.

    E kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balaj, ka thënë se ky udhëzim administrativë duhet të ndryshohet pasi nuk është i specifikuar, dhe në këtë formë sipas saj, është duke lënë hapësirë që vetë drejtorët e shkollave të vendosin se a duhet që një vajzë që bart shami të përjashtohet nga shkolla apo jo.

    Për këtë ajo ka thënë se shamia nuk është uniformë dhe se udhëzimi administrativ nuk mundet me qenë me i fuqishëm se Kushtetuta, e cila garanton të drejtët e çdo qytetari për shkollim.

    “Çdo fillim vit shkollorë ne kemi problemin e njëjtë, nuk kanë nevojë që të komplikojnë situatën. E para shamia nuk është uniformë dhe secila vajzë që është me shami dhe pa shami ka të drejt që të shkollohet. Udhëzimi administrativ nuk mundet kurrë me qenë me i fuqishëm se Kushtetuta e para kjo. E dyta, udhëzimi administrativ nuk është i specifikuar dhe është duke lënë mundësi që secili drejtor në nivelin lokal, në nivel shkolle me vendos a do të shkojë një vajzë me shami në shkollë a jo. Ne me këtë udhëzim administrativ kemi lënë një drejtor të shkollës me vendos për këtë. Ne kemi ligj, ne kemi Kushtetutë edhe tash nëse je duke folur me drejtor thonë se ne kemi udhëzimin administrativ i cili nuk ka të përcaktuar për veshjen e simbolit fetar”, ka thënë ajo.

    Balja, ka thënë se kanë pasur kërkesa të vazhdueshme nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të ketë ndryshime, por pavarësisht premtimeve tash e katër vite nuk është ndërmarr ndonjë hap për të ndryshuar udhëzimin administrativ.

    “Sa herë kemi thirrur ministren e Arsimit për të diskutuar për këtë, që të ndryshohet udhëzimi administrative, kemi pas premtime që do të ndryshohet, por që katër vite as një hap konkret nuk kemi pasur. Moralisht jemi duke ndikuar sepse ata kanë frikë tash sepse nuk janë të sigurta se a do të ju ndihmoj shteti, këtu do të thotë secilin vit kemi problem unë shpresoj që ministria do të gjejë zgjidhje për këtë”, ka thënë ajo.

    Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e uniformave fetare në shkolla, i njëjti madje është kundërshtuar disa herë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

  • Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

    Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin.

    Në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve.

    IHMK , thekson se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

  • Kërkohet përmirësimi i legjislacionit për gjuhën e shenjave në Kosovë

    Kërkohet përmirësimi i legjislacionit për gjuhën e shenjave në Kosovë

    Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, ka organizuar të premten konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të Shurdhërve dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, me moton “Me shenja për të drejtat e gjuhës së shenjave”, raporton Ekonomia Online.

    Qëllimi i këtij takimi është që të theksohet rëndësia e përdorimit të gjuhës së shenjave si një mënyrë për arritjen e të drejtave për gjuhën e shenjave, duke përfshirë përmirësimin e legjislacionit, si dhe procesin e zhvillimit të koncept-dokumentit për gjuhën e shenjave në Republikën e Kosovës.

    Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, Habit Hajredini, ka thënë se në këtë takim do të diskutohet edhe për konceptdokumenti që ka të bëjë me ofrimin e gjuhës së shenjave për personat e shurdhër.

    “Sot ne jemi këtu për të shënuar këtë ditë ndërkombëtare dhe për të diskutuar për progresin, sfidat dhe vështirësitë që kemi në fushën e të drejtave për personat me aftësi të kufizuar, ne veçanti për peronat e shurdhër. Natyrisht për të ju informuar me procesin e ri që e kemi marr si qeveri, për të zhvilluar koncept dokumentin që ka të bëjë me lehtësimin apo ofrimin e gjuhës së shenjave në përgjegjësi për personat e shurdhër për të diktuara për progresin e sfidat që kemi në edukim, shëndetësi e mirëqenie sociale”, ka thënë ai.

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilija Rexhepi, ka thënë se prioritet i qeverisë së Kosovës është që të siguroj mundësi dhe të drejta të barabarta e qasje për të gjithë qytetarët pa dallime.

    “Qëllimi i qeveris është që të siguroj mundësi të barabartë për të gjithë, qasje për të gjithë. Qeveri është e përkushtuar për zbatimin e kornizës politike dhe politikave që janë në fuqi që janë në respektim e personave me aftësi të kufizuara. Duhet të punohet edhe më shumë, të bëhen reformat në shkolla, duke filluar me personelin. Jemi në proces të përfundimit të strategjisë për personat me aftësi të kufizuar… Zotohemi në përmbushjen e të gjitha obligimeve që kemi si qeveris jemi të gatshme që duhet të punohet më shumë, institucionet duhet të organizohen. Në çdo institucion do të ofrojmë shërbime për personat me aftësi të kufizuar. Vetëm bashkë mund ti zgjidhim problemet tona”, ka thënë ajo.

    Besnik Parduzi, kryetar i Shoqatës Kosovare të Shurdhërve, ka thënë se shpreson që koncept-dokumenti për këta persona i hartuar nga qeveria të kaloj deri ne dhjetor të këtij viti.

    “Sot mblidhem që të reflektojmë se cilat janë sfidat që përballemi. Koncept dokumentin është dorëzuar një draft dhe shpresojmë që deri në fund të dhjetori kjo të aprovohet dhe të kemi hapa të tjerë për komunitetin e shurdhërve. Shpresoj që kjo të arrihet deri në dhjetor, që koncept-dokumenti të kaloj”, ka thënë ai.