ATV

Author: ATVLive

  • Bajrami për kontratën 15 milionëshe të Sveçlës: As Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin e Qeverisë

    Bajrami për kontratën 15 milionëshe të Sveçlës: As Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin e Qeverisë

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Qeveria nuk po mundet ta fsheh “korrupsionin me tenderat sekret”, duke marrë shkas nga një deklaratë e fundit e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se ai nuk ka detaje për një tender 15 milionë euro në dikasterin që ai udhëheq.

    Bajrami thotë se MPB-ja negocioi vetë me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilës ia dha 5 milionë euro më shumë sesa shuma që diskutohej në procedurë të hapur.

    “As Rusia as Serbia, e as bombat atomike nuk mjaftojnë për ta fshehur korrupsionin me tenderat sekret të kësaj Qeverie”, shkroi Bajrami në një postim në Facebook. “Vetëm në një tender në Ministrinë e Punëve të Bredshme ndrrimi nga procedura e hapur në atë sekrete i kushtoj buxhetit të shtetit 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro”.

    “Kjo është historia e tenderit 15 milionësh në Ministrinë e Punëve të Brendhsme për të cilin ministri mbrëmë tha “nuk i di detajet”. Ja detajet minister”, shkroi ajo, duke përshkruar procedurën që tha se është ndjekur.

    Në viti 2017, Bajrami tha se “blerja e licensave të Microsoft-it ishtë bërë me procedurë të hapur, ashtu siç e kërkon Ligji i Prokurimit Publik, kontratë tri vjeçare, në atë kohë tenderin e kishte fituar operatori ekonomik/kompania vendore “Cacttus” që kishte ofruar çmimin me të ulët 9 milionë e 529 mijë e 174 euro”.

    “Në vitin 2020 prapë për blerje të licensave të Micosoft-it përmes një procedure të hapur, tenderin e fiton kompania nga Shqipëria ‘Infosoft Systems’, por kësaj radhe jo çmimi me i ulët sepse në garë kanë qënë edhe dy operatorë me çmim më të ulët se operatori fitues ‘Infosoft Systems’, por sipas Ministrinsë së Punëve të Brendshme ata nuk i kishin plotësuar të gjitha kërkesat e tenderit. Pra në vitin 2020 përmes procedurës së hapur ‘Infosoft Systems’ e furnizon Ministrinë e Punëve të Brendshme me licensa të Microsift-it për tri vite me çmim prej 10 milionë e 295 mijës e 243 euro”, shtoi Bajrami.

    Në vitin 2023, Bajrami tha se Ministria e drejtuar nga Sveçla nuk shpalli më tender por e zgjodhi vetë një kompani për tenderin 15 milionësh.

    “Çka ndodhë në vitin 2023 është se Ministria e Punëve të Brendshme nuk shpallë më tender, duke eleminuar kështu çdo garë mes operatorëve ekonomik dhe kontratën e negocion vetëm me kompaninë ‘Infosoft Systems’, të cilën veçse e kishte brenda nga viti 2020, por tash kjo kontratë për kohën e njëjtë, mallin e njëjtë i kushton buxhetit të Kosovës hiç me pak se 14 milionë e 988 mijë e 509 euro”, shkroi Bajrami.

    Ajo tha se kompania e njëjtë fitoi rreth 5 milionë euro më shumë duke negociuar direkt me Ministrinë.

    “VËMENDJE: E njëjta kompani me procedurë të hapur 10 milionë e 295 mijë e 243 euro, ndërsa me procedurë të mbyllur/kontratë sekrete 14 milionë e 988 mijë e 509 euro, dmth, dallimi është 4 milionë e 693 mijë e 266 Euro”.

    “Ky është korrupsioni që po bëhet me kontrata sekrete. Kjo është aryeja që LDK është kundër kontratave sekrete”, shkroi Bajrami.

    Ajo thotë se Sveçla e ka nënshkruar këtë kontratë dhe se nuk është e vërtetë që ai s’i di detajet e saj.

  • Austria voton në zgjedhjet nacionale, ekstremi i djathtë pritet të fitojë

    Austria voton në zgjedhjet nacionale, ekstremi i djathtë pritet të fitojë

    Vendvotimet janë hapur të dielën për zgjedhjet nacionale në Austri, teksa Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë shpreson që të fitojë për herë të parë, duke shfrytëzuar pakënaqësitë e votuesve për emigracionin, inflacionin, luftën në Ukrainë dhe shqetësime të tjera.

    Herbert Kickl, një ish-ministër i Brendshëm i cili ka udhëhequr Partinë e Lirisë që nga viti 2021, dëshiron të bëhet kancelari i ri i Austrisë, raporton AP.

    Por për ta arritur këtë, atij do t’i duhej një partner koalicioni për të udhëhequr një shumicë në dhomën e ulët të parlamentit. Mirëpo fitorja nuk është e sigurt, pasi sondazhet e fundit tregojnë për një garë të ngushtë.

    Sipas sondazheve, votuesit kanë dhënë mbështetje për Partinë e Lirisë me 27%, për Partinë Konservatore Popullore Austriake të kancelarit Karl Nehammer me 25% dhe socialdemokratët e qendrës së majtë me 21%.

    Megjithatë, Kickl ka arritur një kthesë që nga zgjedhjet e fundit të Austrisë në vitin 2019.

    Në qershor, Partia e Lirisë fitoi ngushtë për herë të parë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, të cilat gjithashtu ishin në favor për partitë e tjera të ekstremit të djathtë evropian.

    E djathta ekstreme ka prekur zhgënjimin e votuesve për inflacionin e lartë, fushatën ushtarake ruse në Ukrainë dhe pandeminë COVID.

  • Messi shënon gol vendimtar për Inter Miamin

    Messi shënon gol vendimtar për Inter Miamin

    Lionel Messi ka qenë vendimtar për skuadrën e tij Inter Miami.

    Ai shënuar gol në barazimin 1-1 ndaj Charlotte.

    Ylli argjentinas shënoi në minutën e 67-të të ndeshjes.

    Ky ishte goli i 17-të i Messit në paraqitjen e tij të 19-të me fanellën e Inter Miami këtë sezon, teksa ai ka dhuruar edhe 12 asistime.

  • Osmani: Kur Biden kërkoi ndihmë për strehimin e refugjatëve afganë, Kosova ishte e para që tha po

    Osmani: Kur Biden kërkoi ndihmë për strehimin e refugjatëve afganë, Kosova ishte e para që tha po

    Presidentja Vjosa Osmani më 24 shtator ka marrë pjesë në Clinton Global Initiative në New York.

    Presidentja Osmani ka folur për ndjenjën dhe përjetimet e një refugjati, duke theksuar se njerëzit e Kosovës e kanë dashur lirinë dhe këtë nuk ka mundur askush t’ua mohojë e ndalojë pa marrë parasysh se sa e gjatë ishte rruga për këtë

    “Të jesh një refugjatë të formon si person, por edhe profesionalisht për të gjithë jetën. Dhe të inspiron në vete për nevojën që t’i shërbesh vendit tënd, njerëzve të tu dhe njerëzimit në botë”, ka theksuar Osmani.

    Ajo ka theksuar se ”e di që jemi shtet i vogël por fuqishëm e besoj se ndikimi i jonë në botë nuk duhet të përkufizohet me madhësinë gjeografike apo vendndodhjen”.

    Osmani ka thënë se Kosova dëshiron t’i ndihmojë të gjithë refugjatët anembanë botës.

    Presidentja, Osmani ka treguar se ishte çështje minutash përgjigjja që i dha presidentit amerikan, Joe Biden, për strehimin e refugjatëve afganë.

    “Kur presidenti Joe Biden kërkoi ndihmën tonë për strehimin e refugjatëve afganë, Kosova ishte vendi i parë të thoshte po. 15 minuta pasi unë e pranova kërkesën u përgjigja pozitivisht sepse ne donim të kthenim prapa, e dimë çfarë do të thotë të mos jesh në gjendje të jetosh në vendin tënd, të detyrohesh me forcë të fluturosh nga vendi yt, dhe të të ndalohet e drejta e njeriut”, ka deklaruar ajo.

    E para e vendit ka thënë se është e njëjta me gjithë mbështetjen “që po japim te Ukraina dhe për refugjatët ane mbanë botës, dhe të jemi të sigurt se ne jemi zëri i zërave. Ne kemi folur në çdo pjesë të botës për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë”.

    Osmani gjatë vizitës së saj në SHBA, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

  • Sveçla tha se s’ka detaje për kontratën 15 milionëshe, Kica-Xhelili: Ky është vetëm një nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë

    Sveçla tha se s’ka detaje për kontratën 15 milionëshe, Kica-Xhelili: Ky është vetëm një nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit ka thënë se ‘nuk mund t’i bëjë publike tenderin 15 milionë euro shkaku i Rusisë e Serbisë’.

    Përmes një postimi në Facebook, Kica Xhelili iu është kundërpërgjigjur ministrit duke thënë se pasi që ‘t’ia jepni tenderët dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni’, raporton Ekonomia Online.

    “Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë”, ka thënë deputetja.

    Sipas saj, kjo është vetëm një nga 270 milionët ndër tavolinë.

  • Punëtorja e një marketi në Prishtinë i raporton 200 euro falsifikuara, arrestohet i dyshuari

    Punëtorja e një marketi në Prishtinë i raporton 200 euro falsifikuara, arrestohet i dyshuari

    Një punëtore në një market në Prishtinë ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 200 euro të falsifikuara.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    “FALSIFIKIM I PARASË- Prishtinë / 28.09.2024-20:45. Një femër kosovare arkëtare në një market, ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar një kartëmonedhë prej 200 € që dyshohet të jetë e falsifikuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.”

  • Dy ballafaqime interesante në elitën e basketbollit kosovar

    Dy ballafaqime interesante në elitën e basketbollit kosovar

    Java e tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll nis sot, dhe pritet të sjellë ballafaqime interesante.

    Sot luhet derbi i kësaj xhiroje ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, nga ora 17:00.

    Ndërkaq nga ora 19:00, ndeshje interesante është edhe ajo mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit.

  • Në 24 orët e fundit 10 të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Kosovë

    Në 24 orët e fundit 10 të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Kosovë

    10 persona janë arrestuar në Kosovë, përgjatë 24 orëve të fundit, për veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’.

    Në shtatë raste të ndryshme janë arrestuar personat e dyshuar, më poshtë gjeni rastet në fjalë:

    “ Rr. Abedin Sogojeva, Fushë Kosovë/ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator me 8 copë fishekë. I dyshuari gjithashtu kishte kanosur me armë ish të dashurën e tij shqiptare shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    “Sallabajë, Podujevë / Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes veti. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur një pushkë gjuetie me 5 copë fishekë, ndërsa të i dyshuari tjetër (në xhep) i është gjetur një thikë, të cilat janë konfiskuar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”.

    “Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 14 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

    “Grabovc, Obiliq / Pas disa të shtënave me armë zjarri, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 54 copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

    “Dumnicë e Poshtme, Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook, kishte postuar armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

    Bjeshkët e Belegut, Deqan / Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në çantën e krahut i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 13 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar”.

    Bjeshka e Radushës, Istog / Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një armë me 50 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”.

  • Arrestohet punëtorja e një kompanie sigurimi, dyshohet se përfitoi kundërligjshëm dhjetëra mijëra euro

    Arrestohet punëtorja e një kompanie sigurimi, dyshohet se përfitoi kundërligjshëm dhjetëra mijëra euro

    Është arrestuar një grua në Prishtinë, pasi që dyshohet se në kompaninë ku ajo punonte ka fituar kundërligjshëm mijëra euro.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se e dyshuara që punonte në një kompani private të sigurimit dhe është arrestuar dje.

    Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë/25.09.2024-09:40. Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë €uro”, thuhet në njoftim.

  • Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York

    Rama: Vizitë krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York

    Kryeministri Edi Rama ndau me ndjekësit në Facebook disa foto nga vizita dhe takimet në Nju-Jork në javën kur u mblodh edhe sesioni i 79-të i Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së. Kreu i qeverisë shqiptare u shoqërua nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe veç takimeve me liderët evropianë, zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të 100 shoqatave shqiptare në Amerikë.

    Ndërsa publikon fotot Rama shkruan:

    “Mirmëngjesi dhe me fotoalbumin e një vizite krenarie për Shqipërinë në Javën e Kombeve të Bashkuara në New York, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.