ATV

Author: ATVLive

  • Më 11 tetor komanda e KFOR-it kthehet tek italianët

    Më 11 tetor komanda e KFOR-it kthehet tek italianët

    Më 11 tetor komanda e forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, do t’i kthehet italianëve.

    Në pozitën e komandantit të KFOR-it, në vend të gjeneralmajorit Ozkan Ulutash do të vie gjeneralmajori Enrico Barduani.

    Ulutash ishte komandanti i 28 i KFOR-it deri Barduani do të jetë i 29-ti.

    Sipas njoftimit të misionit të Aleancës Veriatlantike në Kosovë, ceremonia e ndërrimit të komandës do të bëhet në ora 9:30.

    Ngjarja kryesohet nga Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. Munsch.

  • Hajnat vjedhin në shtëpi të mërgimtarëve, në Ferizaj

    Hajnat vjedhin në shtëpi të mërgimtarëve, në Ferizaj

    Një person ka raportuar në polici se hajnat kanë vjedhur në një shtëpi të mërgimtarëve, të dielën në Ferizaj.

    Sendet e vjedhura dyshohet të jenë një pushkë gjuetie me leje, dhe dy bateri.

    Sipas policisë, rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”.

  • Diego Simeone kritikon Courtoisin pas situatës kaotike që u krijua në derbin e Madridit

    Diego Simeone kritikon Courtoisin pas situatës kaotike që u krijua në derbin e Madridit

    Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka përmendur sjelljen e Thibaut Courtois mes skenave kaotike që u shkaktuan mbrëmë (e diel) në ‘Estadio Metropolitano’.

    ‘Los Rojiblancos’ arritën që të marrin një pikë në një derbi mjaft të tensionuar pasi Angel Correa realizoi në minutën e 95-të për t’i dhënë fund një ‘natë të çmendur’ në kryeqytetin e Spanjës.

    Rezultati final ishte vetëm një histori e kësaj ndeshje e cila në minutën e 70-të ishte ndërprerë përkohësisht nga gjyqtari.

    Që të dy ekipet u urdhëruan që të largohen nga fusha dhe sigurimi i stadiumit u ballafaqua me tifozët në përpjekje për të mbajtur nën kontroll zemërimin e tifozëve të Atletico Madrid.

    Ish-lojtari i Atleticos, Courtois, ishte objektivi i tyre pasi ai duket se kishte festuar para tyre golin që i dha avantazhin Real Madridit.

    Kjo shkaktoi që situata të eskalonte dhe tifozët hodhën çakmakë dhe gjësende në fushë në drejtim të reprezentuesit belg.

    Kjo e kishte detyruar Simeonen që të futej në fushë në përpjekje për ta qetësuar turmën, por ai gjithashtu ka thënë se Courtois duhet të marrë përgjegjësi për veprimet e tij.

    “Ne të gjithë duhet të ndihmojmë. Nëse i provokojmë njerëzit, ata zemërohen. Ju mund të festoni një gol, por jo duke shikuar në tribuna, duke i provokuar ata dhe duke bërë gjeste. Nuk justifikohet as ajo që ndodhi më pas”, ka thënë tekniku argjentinas./Telegrafi/

  • Në një shkollë në Fushë-Kosovë jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra, dyshohet se parat u keqpërdorën nga prindërit

    Në një shkollë në Fushë-Kosovë jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra, dyshohet se parat u keqpërdorën nga prindërit

    Në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë jo të gjithë nxënësit janë pajisur me libra shkollorë. Madje dyshohet se ka prindër, të cilët ani pse kanë marrë subvencionet nuk iu kanë blerë fëmijëve të tyre tekstet shkollore. Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit e quajnë si të gabuar këtë formë të subvencionimit.

    Ka kaluar pothuajse një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor.

    Por mësimdhënësit në disa nga shkollat në vend po kanë probleme me nxënësit të cilët ende nuk i kanë siguruar librat.

    Një problem i tillë është evidentuar në shkollën “Selman Riza” në Fushë-Kosovë.

    “Të them të drejtën kemi telashe, sidomos në gjuhën angleze. Sa jam në dijeni prej Ministrisë subvencionet se janë kry, ndoshta kanë mbet diku ma pak diku më shumë, por pjesa dërmuese i kanë kry, por librat nuk i kemi këtu. Kemi telashe me libram disa thonë se në stoqe nuk ka sasi të mjaftueshme, sepse ka qenë një evazion i qytetarëve që kanë shkuar në një librari dhe nuk ka gjet”, thotë drejtori i shkollës Esad Simnica

    Drejtori i kësaj shkolle, Esad Simnica, thotë se ka prindër të cilët ani pse i kanë marrë subvencionet nuk iu kanë blerë librat fëmijëve të tyre.

    “Po ka me herët e pata me gjuhën angleze, e cila më tha që unë jam dijeni që i kanë marrë subvencionet dhe kam kërkuar si kujdestare a i keni marrë subvencionet dhe tha i kam marrë, por librat nuk janë. Ka keqpërdorime”, thotë ai.

    E sipas ekspertit të arsimit, Rinor Qehaja, Ministria e Arsimit duhet të marrë masa ndaj këtyre prindërve.

    “Ministria në këtë rast duhet me garantuar mekanizma që me të vërtetë ata prind të cilët subvencionohen për blerjen e teksteve shkollore, dhe si të tilla i blejnë dhe i shfrytëzojnë për destinimin e tyre. Dhe me të vërtetë ajo çfarë na është dëshmuar këtë vit është një trend në rritje të rasteve të ripërdorimit të teksteve shkollore të vjetra nga nxënësi tek nxënësi”, shprehet Qehaja.

    Kritika në lidhje me formën e subvencionimit të librave kanë edhe nga Sindikata e Arsimit.

    “Mund të ketë, nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që ndonjë prind pa ndonjë qëllim të keq, por të gjendur në situata të rënda sociale ato pare të ketë dedikuar për diçka tjetër me shpresë se mësuesit e klasës do të ia kompletojnë. Krejt kjo ka mundur të mos ndodhë fare dhe të mos i vënë në siklet mësimdhënësit. Unë po them se duhet të ndërprerë kjo formë e shpërndarjes se librave”, shprehet kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

    Qeveria e Kosovës këtë vit, ka ndarë afër 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së librave dhe mjeteve mësimore.

  • Sot fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën “Xhemail Mustafa” dhe “Faik Konica”

    Sot fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën “Xhemail Mustafa” dhe “Faik Konica”

    Sot fillon mësimi gjithë-ditor në shkollën fillore “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.

    Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Perparim Rama.

    Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se kuzhina dhe kabineti i artit në këtë shkollë janë gati.

    “Kuzhina dhe kabineti i artit në SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë janë gati! Nesër, fillojmë mësimin gjithëditor. Nxënës të dashur, ju jeni në qendër të çdo vendimi që marrim. Ne punojmë për t’ju siguruar kushtet më të mira të mësimit, sepse ju jeni e ardhmja jonë”, shkroi Rama.

    I pari i Prishtinës bashkë me nënkryetaren, Jehona Lushaku do të vizitojnë shkollat “Faik Konica” dhe “Xhemajl Mustafa”.

    Shkolla e parë që do të vizitohet është “Faik Konica”. Gjatë kësaj vizite, do të shikojnë nga afër nisjen e mësimit gjithëditor në këto shkolla.

  • Partia e Lirisë e së djathtës ekstreme i fiton zgjedhjet – Mike e Serbisë, kundër Kosovës

    Partia e Lirisë e së djathtës ekstreme i fiton zgjedhjet – Mike e Serbisë, kundër Kosovës

    Votuesit austriakë ia dhuruan fitoren e parë të dielën Partisë së Lirisë të Austrisë nga e djathta ekstreme, sipas rezultateve preliminare, duke e ilustruar shtimin e përkrahjes për partitë e së djathtës ekstreme në Evropë, e nxitur nga shqetësimi për nivelin e imigrimit.

    Partia e Lirisë e Austrisë (FPO), që ka qëndrime euroskeptike dhe më miqësore ndaj Rusisë, kishte epërsi të ngushtë në sondazhe për disa muaj para Partisë Popullore Austriake në pushtet të kancelarit Karl Nehammer në një fushatë të mbizotëruar nga imigrimi dhe shqetësimet për ekonominë, raporton agjencia “Reuters”.

    E udhëhequr nga 55-vjeçari Helbert Kickl, FPO-ja fitoi 28,8 për qind të votave, ndërsa OVP-ja doli e dyta me 26,3 për qind. Social-demokratët (SPO) e morën vendin e tretë me 21,1 për qind të votave, sipas një projeksioni të mbështetur në pothuajse të gjitha votat nga kompania “Foresight” për televizionin ORF, margjinë pak më e gjerë e fitores sesa që ishte parashikuar në sondazhet e fundit.

    “Ne e kemi bërë historinë austriake, sepse është hera e parë që Partia e Lirisë është numër 1 në zgjedhje parlamentare dhe ju duhet të mendoni se sa larg kemi ardhur” – tha Kickl pas rezultatit rekord të partisë, që erdhi shtatë dekada pas themelimit të saj në vitet e pesëdhjeta nën udhëheqësinë e një ish-ligjvënësi nazist.

    Partia ka punuar për ta moderuar imazhin e vet dhe për ta zgjeruar mbështetjen, por Kickl mbetet figurë provokuese dhe përçarëse, troç e papëlqyer nga udhëheqës të partive të tjera, të cilët u bashkuan menjëherë për ta refuzuar mundësinë e një koalicioni me të.

    Nëse Kickl nuk mund të bindë një parti tjetër për të hyrë në pushtet me të, kjo do të mund t’i jepte fund shpresës së FPO-së për formimin e një qeverie dhe do t’ia hapte derën një koalicioni me parti më të moderuara.

    Vetëm OVP-ja ka dhënë shenja se do të mund të punonte me FPO-në, por e ka përjashtuar këtë gjë me Kickl, që nuk ka dhënë ndonjë sinjal se do të tërhiqej për të lënë ndonjë figurë tjetër në krye të vendit.

    Sipas parashikimeve për ndarjen e ulëseve në Kuvend, OVP-ja dhe SPO-ja, që e kanë udhëhequr Austrinë me dekada së bashku, do të mund të formonin një shumicë pa një parti tjetër, kombinim që për një kohë të gjatë ishte dukur me pak gjasa.

    Fitorja e FPO-së u çmua nga partitë e së djathtës ekstreme në mbarë Evropën, ku kjo rrymë politike ka shënuar shtim të përkrahjes, përfshirë Holandën, Francën dhe Gjermaninë. Rritja e mbështetjes për të djathtën ekstreme mund ta shtojë rrezikun për përçarje brenda Bashkimit Evropian rreth politikave kyçe, përfshirë mbrojtjen e Ukrainës nga pushtimi rus.

    Analistët thonë se pavarësisht nga fakti nëse Kickl do të bëhet kancelar apo jo, Austria tashmë ndodhet në ujëra të panjohura. “Ky, natyrisht, është moment i madh. Është një kthesë në Republikën e Dytë” – tha analisti politik, Thomas Hofer, duke iu referuar historisë austriake pas Luftës së Dytë Botërore.

  • SBASHK dorëzon sot nënshkrimet për Projektligjin për skema pensionale

    SBASHK dorëzon sot nënshkrimet për Projektligjin për skema pensionale

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

    Dorëzimi i nënshkrimeve do të bëhet tek Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në orën 10:00.

    “Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftim.

  • Kurti – shqiptarëve në Amerikë: Nëse para tri dekadave iu kemi thënë sakrifikoni, tash iu themi investoni

    Kurti – shqiptarëve në Amerikë: Nëse para tri dekadave iu kemi thënë sakrifikoni, tash iu themi investoni

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e vazhdon qëndrimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Atje është takuar me organizata e diasporën shqiptare.

    Ai i njoftoi edhe me politikat e qeverisë për diasporën, me qëllim përfshirjen sa më të madhe të saj në zhvillimin social dhe ekonomik. Ndër to u theksua Dritarja për Investime të Diasporës, përmes së cilës synohet t’i garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë.

    Me këtë rast ai u bëri ftesë atyre që të shohin mundësitë që ofron Kosova për investime dhe t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesor.

    “Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ju tha ai të pranishmëve.

    Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “STRUGA” lindi si nevojë e komunitetit shqiptar, kryesisht nga Struga në New Jersey, të cilët e themeluan më 1977 me emrin “Fondi i Përbashkët Shqiptar”.

  • Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Edhe sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Seanca pritet të nis nga ora 09:00.

    Të enjten, dha dëshminë e tij dëshmitari i 91-të i Zyrës së Prokurorit të Specialiuar (ZPS), në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

  • Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

    Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet me fillim nga ora 11:00.

    Ky është rendi i ditës:

    Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
    III. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:

    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12 dhe 26 shtator 2024:Votimi për emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

    Pyetjet parlamentare,

    Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,

    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,

    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-295 për kripto-asetet,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-312 për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-315 për banim social dhe të përballueshëm,

    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-320 për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor,

    Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës, për vitin 2023,

    Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Kodit nr.06/L-006 të Drejtësisë për të Mitur,

    Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-049 për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-034,

    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

    Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,

    Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.