ATV

Author: ATVLive

  • Dyshohet për tre të vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit nga përplasja e dy automjeteve në Maqedoni

    Dyshohet për tre të vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit nga përplasja e dy automjeteve në Maqedoni

    Tre persona dyshohet të kenë humbur jetën sot, kur një veturë dhe një kamion kanë marrë flakë në rrugën Manastir-Prilep.

    Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin e automjeteve.

  • Ambasadori britanik viziton Gjykatën Supreme: Sistem i avancuar gjyqësor

    Ambasadori britanik viziton Gjykatën Supreme: Sistem i avancuar gjyqësor

    Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

    Rexhepi e njoftoi ambasadorin Hargreaves me rolin dhe kompetencat e Gjykatës Supreme si dhe me reformat aktuale në sistemin gjyqësor.

    “Ai bëri me dije për ambasadorin britanik, qëllimin e kësaj reforme që përfshinë rritjen e llogaridhënies dhe vlerësimin e drejtë të performancës së gjyqtarëve duke u mbështetur në cilësi dhe jo në sasi të lëndëve të kryera. Duke rritur cilësinë, sipas kreut të Supremes, zvogëlohen rastet e kthyera në rigjykim dhe rrjedhimisht rritet besimi i publikut dhe kënaqshmëria e palëve me punën e sistemit gjyqësor”, thuhet në komunikatë.

    Në anën tjetër ambasadori Hargreaves vlerësoi performancën e sistemit gjyqësor. “Ai e cilësoi sistemin gjyqësor si të avancuar dhe i cili, sipas tij, ka përparuar për një kohë të shkurtër. Ai shprehu kënaqësinë që Britania e Madhe ka dhënë kontribut në këtë rrugëtim të përbashkët”, vazhdon komunikata.

    Po ashtu, kreu i Supremes shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për sistemin gjyqësor dhe Gjykatën Supreme në veçanti, përmes projekteve si ai me WBROL-i, realizimi i të cilave ka ndihmuar në arritjen e objektivave të gjyqësorit.

  • Dita e Bashkimit të Gjermanisë, uron Haradinaj: Gjermania një nga aleatët më të palëkundur

    Dita e Bashkimit të Gjermanisë, uron Haradinaj: Gjermania një nga aleatët më të palëkundur

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania ka qenë një nga aleatët më të ngushtë dhe të palëkundur të Republikës së Kosovës.

    Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

    “Në këtë ditë të rëndësishme për popullin dhe shtetin gjerman, dua t’i shpreh urimet më të përzemërta Republikës Federale të Gjermanisë dhe të gjithë qytetarëve të saj për Ditën e Bashkimit”, ka uruar Haradinaj.

    Haradinaj ka thënë se populli dhe qeveria gjermane kanë qëndruar pranë nesh në momentet më të vështira.

    “Gjermania ka qenë një nga aleatët më të ngushtë dhe të palëkundur të Republikës së Kosovës, duke ofruar gjithmonë mbështetje të sinqertë dhe të vazhdueshme për zhvillimin tonë demokratik, ekonomik dhe social. Populli dhe qeveria gjermane kanë qëndruar pranë nesh në momentet më të vështira, duke na ndihmuar për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë”, është shprehur Haradinaj.

    Ai ka shtuar se Kosova duhet ta forcoj partneritetin me Gjermaninë.

    “Jemi përjetësisht mirënjohës për këtë mbështetje të paçmuar dhe shpresojmë të vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë të qëndrueshëm në vitet që vijnë”, ka përfunduar ai.

  • Gërvalla në Francë, merr pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Frankofonisë

    Gërvalla në Francë, merr pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Frankofonisë

    Me ftesë të ministrit për Evropën dhe Punë të Jashtme të Francës, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, po merr pjesë në Konferencën e 45-të Ministrore të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që po mbahet në Paris.

    Kjo pjesëmarrje është një mundësi e rëndësishme për Kosovën për të avancuar interesat e saj në skenën ndërkombëtare dhe për të krijuar lidhje të reja të rëndësishme bashkëpunimi me vendet anëtare të ONF.

    “Gjatë kësaj konference, Kosova do të promovojë aspiratat e saj për zhvillim të qëndrueshëm dhe të forcojë dialogun me vendet frankofone, duke përfituar nga përvoja dhe mbështetja e tyre në fusha kyçe si ekonomia, inovacioni dhe edukimi. Për më tepër, pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë që mban moton “Krijoni, inovoni dhe ndërmerrni në frëngjisht” nënvizon përkushtimin e saj ndaj diversitetit kulturor dhe gjuhësor, si dhe përpjekjet për të zgjeruar hapësirat e diplomacisë ndërkombëtare”.

    “Përfshirja e Kosovës në këtë konferencë është një hap konkret në vazhdimin e rrugës së saj drejt integrimit më të thellë në organizatat ndërkombëtare, duke forcuar marrëdhëniet me partnerët aktualë dhe duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me vendet e tjera anëtare të ONF”, njofton zyra për media e Gërvallës.

  • Deputetët e opozitës, kaos jashtë Kuvendit, u vënë flakën 4 manekinëve në Shqipëri

    Deputetët e opozitës, kaos jashtë Kuvendit, u vënë flakën 4 manekinëve në Shqipëri

    24 deputetët e përjashtuar të opozitës tentuan të futen në seancën e sotme plenare të Kuvendit, por u ndaluan nga Garda e Republikës.

    Ata mbërritën që rreth orës 8:30 në ambientet e Kuvendit, por Garda nuk i ka lejuar të hyjnë në ambientet e brendshme të sallës së Kuvendit.

    Deputetët e përjashtuar janë konfliktuar me Gardën dhe me deputetët e mazhorancës, të cilët nuk i lejonin të futeshin në sallë. Nga ky konflikt e kanë pësuar edhe disa deputetë të opozitës, të cilët nuk ishin të përjashtuar, por që nuk kanë mundur të futen në seancën plenare të Kuvendit.

    Më pas deputetët e opozitës u vunë flakën katër manekinëve me fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj, që i sollën përpara derës kryesore të parlamentit, duke larguar nga aty simbolin me fjongo rozë për luftën kundër kancerit të gjirit.

    Deputeti Flamur Noka i hodhi benzinë manekinëve dhe u vuri flakën, ashtu sikurse ndodhi me karriget e deputetëve në seancën e së hënës.

    Në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua seanca plenare e parashikuar për sot. Pika e parë e rendit të ditës ishte diskutimi i pr/ligjit, për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri””.

    Pas seancës kreu i grupit parlamentar të Partisë demokratike, Gazment Bardhi deklaroi në një prononcim për mediet se, “besoj se cilido që di të lexojë shqip, përjashtimi deputetëve të Kuvendit, 24 deputetëve me masën përkatëse nuk parashikohet në rrethanat që njeh Rregullorja e Kuvendit”.

    Pra, shtoi Bardhi, “praktikisht njësoj siç deputetët e burgosur të opozitës janë burgosur pa ligj, edhe deputetët e dënuar janë dënuar pa ligj, sepse ky është një regjim që nuk njeh ligj dhe Kushtetutë, dhe këtë po e tregon edhe me agresivitetin dhe luftën që po bën me deputetët e opozitës, me opozitën në tërësi me qytetarët e ndershëm të këtij vendi, që kanë vendosur t’i qëndrojnë përballë regjimit të Edi Ramës”.

    Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend vendosi dje përjashtimin me 60 ditë nga Kuvendi për kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.

    Sekretariati vendosi të përjashtojë me 40 ditë 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Gështenja, Luan Baçi, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho dhe Dashnor Sula.

    Gjithashtu me 10 ditë është përjashtuar edhe deputeti Edi Paloka./ATSh

  • Komisioni për Integrim Evropian voton tri projektligje, janë në përputhje me legjislacionin e BE-së

    Komisioni për Integrim Evropian voton tri projektligje, janë në përputhje me legjislacionin e BE-së

    Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar të etjen tri projektligje, raporton Ekonomia Online. Kryetarja e këtij Komisioni, Rrezarta Krasniqi, tha se të tri këto projektligje janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian (BE).

    Me gjashtë vota për dhe një abstenim është miratuar i Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

    Me gjashtë vota për është miratuar edhe Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

    Po ashtu anëtarët e këtij Komisioni me gjashtë vota për as një kundër dhe as një abstenim ka miratuar Projektligji për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

  • Trepça në rrezik, Sadiku: Ka mungesë të investimeve dhe minatorë jo të certifikuar

    Trepça në rrezik, Sadiku: Ka mungesë të investimeve dhe minatorë jo të certifikuar

    Përveç pagave, edhe teknologjia e stërvjetruar dhe mungesa e minatorëve të certifikuar janë disa nga sfidat që po përballet Trepça tash e sa kohë. Drejtori i Minierës në Stantërg, Shyqyri Sadiku, kërkon nga Qeveria e Kosovës, nga institucionet përkatëse që sa më shpejt të ndihmojë këtë ndërmarrje me investime, në të kundërtën sipas tij do të ketë rënie të prodhimit.

    Sfidat për ekzekutimin e pagave për minatorët, menaxhmenti në këtë ndërmarrje, ka hequr dorë nga benefitet mujore për Ushtruesin e Detyrës së drejtorit, dhe paga e tij është 1 mijë e 900 euro, krahasuar me atë të kryeshefit të mëhershëm sa ishte 2 mijë e 500 euro.

    Përveç kësaj, Sadiku flet edhe për arsyet e largimit të disa minatorëve nga puna në muajt e fundit.

    “E kam gjetur (minierën) në një situatë të rëndë dhe ka qenë edhe një sfidë për mua që jemi ballafaquar deri e kemi kthyer gjendjen normale në miniere për shkak derdhjes së acidit klorhidrik, që kanë pas pasojë edhe rreth 12 minatorë, një pjesë e tyre është me lëndime të rënda që kanë pas, janë duke u trajtuar ende. Jam ardhur në pozitë pas atij skandali, dhe kemi bërë përpjekje të bëjmë një rrëzim më të mirë rreth prodhimit, që e kemi arrit. Në muajin shkurt, ka qenë një muaj shumë i mirë që i është kthyer prodhimit, por, fatkeqësisht në muajin mars, kur e kam paralajmëruar ish krye shefin e Trepçës në muajin shkurt që kemi me mbet pa furnizime, nuk kanë marrë asnjë masë dhe krejt muajin mars nuk kemi krijuar asnjë të hyrë, për shkak të mungesës së furnizimit me eksploziv, kanë filluar pastaj edhe pakënaqësitë e punëtorëve që kanë filluar edhe grevën, mos marrja e pagës me kohë, por, gjendja financiare e Trepçës ka qenë e vështirë për shkak mungesës së furnizimeve me mjete. Humbjet ditore janë sill rreth 40 mijë euro për një ditë. Këtu marrë për bazë edhe një teknologji të stërvjetruar në minierë, kemi probleme edhe me mungesë të punëtorëve të certifikuar, që ata e kryejnë punën kryesore në miniere që aktualisht kemi rreth 18 minatorë të certifikuar, ndërsa kemi nevojë për rreth 60 minatorë të certifikuar”, thotë Sadiku.

    Sadiku derisa nuk përjashton mundësinë e rënies së prodhimit, kërkon të rritet shuma e mjeteve financiare për investime në Trepçë.

    “Nëse nuk certifikohen minatorët, mund të ketë edhe rënie të prodhimit, nëse nuk ke minatorë dhe xehetarë në ballë të punës me përgatit xehe për eksplatim, definitivisht kemi me pas edhe rënie të prodhimit. Por po besoj, se është krijuar një seriozitet më i madh, dhe një menaxhment është ardhur i ri tek Trepça dhe një bord është ardhur i ri, që kemi filluar pa përjashtuar edhe muajin korrik që ka qenë gati i gjithi grevë, dhe muaji gusht deri me 15 ka qenë grevë, ku kemi filluar prodhimin me 15 gusht, gjatë asaj periudhe kemi arrit një rezultat të kënaqshëm, diku 7 mijë ton vetëm për gjysmën e muajit, ndërsa sa i përket muajit shtat jemi një situatë shumë më të mirë…19: 35 Po shpresoj se në një të ardhme të afërt edhe Qeveria do të bëjë investime në teknologji, në Trepçë, dhe do të kërkon llogaridhënie prej përgjegjësve se a po shkojnë ato mjete në teknologji dhe investime aty ku duhet…Këtë vit (Qeveria) ka investuar 7.9 milionë euro…Kërkoj që ka qenë më e nevojshme të rritet, por këto investime që i bënë, më të kapshme për mua kanë qenë të investojë në teknologji që ne të sigurojmë pagat tona dhe në të ndihmojmë edhe e shtetin”, thotë Sadiku.

    Ndërsa, ai thotë se si ushtrues detyre, kryeshefi i ri, ka heq dorë prej shumës së pagës që ka qenë më herët.

    “Ish kryeshefi që është liruar nga detyra, bordi aktual, pagën e ka pas 2 mijë e 500 euro. Tash është emëruar një ushtrues detyre kryeshef i ri, që ka heq dorë prej pagës që ka qenë dhe tash pagën e ka rreth 1 mijë e 900 euro, ka heq dorë prej gjitha benfiicioneve që i takojnë, edhe prej veturës. Edhe unë kam heq dorë bashkërisht më të, që nuk e shfrytëzojmë as makinat për udhëtim të ndërmarrjes dhe as një benificion tjetër, as mbushje telefonike, përpos pagës që kemi, kemi heq dorë për shkak gjendjes financiare të Trepçës”, thotë ai.

    Ndërsa, ai tregon edhe arsyet e largimit të punëtorëve nga kjo ndërmarrje.

    “Një pjesë nuk janë lajmëruar me kohë, që dhe ligji e obligon që nëse humb tre ditë brenda muajit pa ndërprerë, ai e ka obligim të na njoftojë. Një numër i tyre që sipas informacione që kam, kanë migruar jashtë Kosovës dhe nuk e kanë bërë kërkesën për shkëputjen e kontratës. Momentin që nuk e bënë kërkesën për shkëputjen e kontratës fillojnë procedurat me flet paraqitje ,dhe shkojnë në komision disiplinor, dhe merr vendimet për shkëputjen e kontratës. Aktualisht në miniere tek ne janë shtatë që i është shkëputur kontrata, pra në njësinë tonë në miniera, dhe në procedura tek komisioni disiplinor janë edhe 13, për shkelje të detyrave të punës”, thotë Sadiku.

    Kujtojmë se minatorët e Trepçës patën hyrë në grevë gjatë verës së këtij për shkak të mosrealizimit të pagave me kohë.

    Ndërkaq, Qeveria e Kosovës nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale.

    Rreth 30 milionë euro janë ndarë për ndërmarrjen publike Trepça nga Qeveria e Kosovës në katër vitet e fundit. /kp

  • ​BE në Kosovë mban konferencë për edukimin mediatik, diskutohet për rolin e gazetarisë konstruktive

    ​BE në Kosovë mban konferencë për edukimin mediatik, diskutohet për rolin e gazetarisë konstruktive

    “Gazetaria konstruktive: Fuqizimi i shoqërive të informuara dhe rezistente” ka qenë tema e konferencës për edukimin mediatik, e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në konferencën gjithë ditore në Prishtinë u diskutua për rolin e gazetarisë konstruktive, për lajmet sensacionale dhe tranzicionin në media digjitale. Diskutimi në dy panele të ndara fokusoi sfidat me të cilat përballen mediat, duke përfshirë ndikimin e rrjeteve sociale, mungesën e kontrollit mbi lajmet e rreme dhe presionin politik ndaj mediave. Para pjesëmarrësve të mërkurën në konferencë pati edhe adresime inspiruese nga gazetarë të dëshmuar.

    Bashkimi Evropian është i zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik të fortë, fuqishëm dhe llogaridhënies, u shpreh shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

    “Kemi parë narrativa të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë dhe i japin zjarr këtyre në rajon por edhe më larg. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian bashkë me partnerët është e zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik qe është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies. Në BE kemi ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar dezinfomimin. Ne jemi sy hapur ndaj fushatave të tilla të dezinformimit dhe të sigurohemi që narrativat e rreme të përballen me fakte”, deklaroi Orav.

    Ai foli edhe për rëndësinë e programeve të edukimit mediatik dhe sistemeve të verifikimit të fakteve, për çka konsideroi se fuqizohen edhe qytetarët.

    Edukimi mediatik është i integruar në kurrikulën shkollore, sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

    “Edukimi mediatik është i integruar në kurrikulën tonë shkollore, me qëllim të orientimit të drejtë të fëmijëve dhe imunizimit të tyre ndaj manipulimeve potenciale dhe jo etike. Në këtë kuadër edhe digjitalizimi është ndër mënyrat optimale për të adresuar këtë çështje. Andaj përveçse ka adresuar si strategji e arsimit, jemi në finalizim të përmirësimit të shërbimeve të cilësisë ne arsim, në përputhje me trendet e arsimit digjital në tërë botën”, deklaroi Nagavci.

    Konferenca e Bashkimit Evropian për edukimin mediatik vijoi me panelin me temën “Gazetaria konstruktive: Formësimi i narrativave të së nesërmes”. Mediat në Kosovë e rajon theksuan sfidat me të cilat po përballen, duke përfshirë ndikimin e rrjeteve sociale, mungesën e kontrollit mbi lajmet e rreme dhe presionin politik ndaj mediave.

    Kryeredaktori në “Alsat-M”, Admir Qose nënvizoi mungesën e kontrollit mediatik në mediat e Maqedonisë se Veriut.

    “Kemi shumë lajme dhe shumë operatorë të mediave dhe herën e fundit kanë qenë rreth 345 të regjistruara, duke i përfshirë edhe portalet. Shumica prej tyre nuk janë pjesë e mediave, nuk ka ndonjë kontroll mbi to dhe raportojnë çfarë të duan”, ka thënë kryeredaktori në “Alsat-M”, Admir Qose.

    Për ndikimin e rrjeteve sociale në gazetarinë kosovare foli anëtari i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Besnik Velija.

    “Vitet e fundit në Kosovë ka pasur shumë lajme për krizën e cila është ende në vijim në pjesën e veriut dhe për shkak të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë kemi shumë lajme që kanë të bëjnë me krizën dhe konfliktin e mundshëm pjesën veriore te Kosovës. Unë mendoj që gazetaria konstruktive është tejet e rëndësishme në këtë kohë në Kosovë dhe veçanërisht mund ta përdorim si një mjet kur raportojmë për krizën në veri të Kosovës dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë “, u shpreh ai.

    Anida Sokol, e cila është redaktore dhe studiuese në Mediacentar në Bosnje Hercegovinë, foli për ndikimin e pushtetit tek mediat dhe mungesën e burimeve financiare.

    “Kemi parë që besimi i audiencës është polarizues. Dhe po ballafaqohemi me popullizmin anti-media dhe ndërhyrje politike në media dhe mungesë të burimeve financiare. Dhe kjo është ajo se si punojnë mediat lokale, ku bazohen me se çfarë bën presidenti”, theksoi ajo.

    Për tranzicionin e zhvillimin e medias u fol në panelin e dytë të konferencës së organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

    “Gjatë pandemisë na është dashur që të pushojmë shtypin e gazetës për shkak te masave dhe asnjëherë nuk jemi rikthyer. Dhe kjo ishte e dhimbshme për neve qe jemi si nostalgjik dhe subjektiv dhe që nuk e kemi në dorë gazetën dhe nuk ja marrim erën. Diçka që është e rëndësishme është qe të mos e humbim rëndësinë që e kemi ndaj Kodit të Etikës dhe parimeve të gazetarisë”, tha kryeredaktorja në Grupin Koha, Brikenda Rexhepi.

    Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i “Albanian CenterMediaLook” në Shqipëri, Ervin Luku tha se armiku kryesor i shtypit është koha.

    “Armiku kryesor i shtypit të shkruar ishte vet koha. Ishte vet koha sepse për të publikuar një lajm të ri në gazetë do të duhej te prisje të paktën 24 orë për shkak të sistemit dhe mënyrën se si funksionon gazeta. Çka do të thotë se vetëm ky fakt e nxjerrte jashtë loje gazetën dhe dikush u tregua i shkathtë dhe arriti të rishpikte vetveten. Pra të përshtatej nga gazeta print të kalonte në sistemin online”, tha ai.

    Në sesione të ndara, Thomas Gam Nielsen nga Instituti Danez për gazetari konstruktive dhe Haris Avdić Pejoćic nga Task Forca e Ballkanit Perëndimor të shërbimit evropian të veprimit të jashtëm para pjesëmarrësve kanë dhënë mesazhet e tyre për gazetari konstruktive.

    Në këtë konferencë janë prezantuar edhe biseda inspiruese nga themelues të mediave.

    Në këtë konferencë janë mbajtur edhe biseda inspiruese nga themelues të mediave. Albana Jashanica, nga media “Katror” dhe Mite Kuzevski, nga “Vidi Vaka”, ndanë përvojat e tyre me pjesëmarrësit, duke treguar sfidat dhe sukseset e tyre si themelues të platformave mediatike.

    Në mbyllje të kësaj konference gjithë ditore, zëvendëshefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova u bëri thirrje pjesëmarrësve të reflektojnë mbi çështjet e diskutuara gjatë ditës.

    “Kërkoj që të reflektoni për ato që dëgjuam sot. Misioni i BE-së në Kosovë është qe të përkrahim rajonin si dhe të fuqizojmë shoqëritë reziliente dhe të shohim se si gazetari konstruktive mund të kontribuojë këtu dhe si mund të ndryshojë kundër sensacionit të cilat u theksuan sot gjatë gjithë ditës”, tha ajo. /kp

  • ​Dita e dytë e Forumit për Siguri të Varshavës, Kuti i shoqëruar me ministrin Maqedonci

    ​Dita e dytë e Forumit për Siguri të Varshavës, Kuti i shoqëruar me ministrin Maqedonci

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka njoftuar se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe shefin e Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadorin Drilon Gashi kanë marr pjesë në takime të njëpasnjëshme që sipas tij në fokus kishin çështjet e sigurisë, mbrojtjes, sundimit të ligjit, digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike, në kuadër të ditës së dytë të Forumit për Siguri të Varshavës.

    “Takuam zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gaëkoëski e ministrin e Drejtësisë, Adam Bodnar, ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Hanno Pevkur, ambasadorin e Austrisë në Poloni e ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë, Dr. Ëerner Fasslabend, Andreas Stadler, dhe drejtorin e Fondacionit Casimir Pulaski, Zbignieë Pisarski, si dhe me publicistin e njohur polak dhe kryeredaktorin e gazetës Ëyborcza, Adam Michnik. Mbrëmjen e përmbyllëm me një pritje të organizuar për diasporën tonë në Poloni”, ka thënë kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    Kurti shtoi se Polonia është shtet mik për shumë vite.

    “Na ka mbështetur ndër vite. Me hapjen e Misionit të Kosovës në Poloni sivjet, po zgjerojmë dhe forcojmë partneritetin ndërmjet dy shteteve dhe popujve tanë”, thuhet.

  • Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka

    Operohet Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë tregon problemin shëndetësor që ka

    Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur këtë të enjte në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

    Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

    Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

    Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale, shkruan televizioni A2.

    “Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… ia kam mësuar edhe emrin… Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.