ATV

Author: ATVLive

  • IPK-ja rekomandon suspendimin e zyrtarit policor nga Hani i Elezit për keqpërdorim të pozitës

    IPK-ja rekomandon suspendimin e zyrtarit policor nga Hani i Elezit për keqpërdorim të pozitës

    Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtar policor me detyrë në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.

    “Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor (tashmë i suspenduar) më 03.10.2024 ka qenë duke e kryer detyrën e kontrollimit në kabinën e cila është në dalje të Republikës së Kosovës në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit dhe dyshohet se i njëjti nuk ka ndalur e as ka futur në sistem te të dhënave të PK-së të dhënat një personi të dyshimtë i cili është ndaluar më vonë nga policia në Maqedoninë e Veriut si i dyshuar për kontrabandë me lëndë narkotike”.

    “Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka thënë IPK-ja.

  • Nënshkruhet tenderi, do të nisin punimet për ndërtimin e një stadiumi

    Nënshkruhet tenderi, do të nisin punimet për ndërtimin e një stadiumi

    2.1 milionë euro do të investohen për ndërtimin e një stadiumi të futbollit në fshatin Hogosht të Kamenicës.

    Kontrata për këtë projekt është nënshkruar të premten, raporton Paparaci.

    Tenderin e ka fituar konsorciumi ekonomik nga Gjilani, i kryesuar nga kompania private “K.N.T.SH. Teuta”, bazuar në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në platformën e-prokurimi.

    Një projekt se si do të duket stadiumi është publikuar më herët gjatë vitit. Sipas projektit, ai është dizajnuar të ketë një tribunë kryesore, të vetme.

    Në Hogosht të Kamenicës e ka bazën Klubi i Futbollit ‘Kika’.

  • Admirali i NATO-s: Ura e Ibrit të mos hapet tani, të jetë pjesë e dialogut

    Admirali i NATO-s: Ura e Ibrit të mos hapet tani, të jetë pjesë e dialogut

    Admirali Stuart B. Munsch, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, në një konferencë për medie, tha se aleanca po kërkon që ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment dhe kjo çështje duhet të jetë pjesë e dialogut, raporton EO.

    Sipas tij, çështja e urës është politike e jo ushtarake dhe se mund të shkaktojë dëm në aspektin e sigurisë së përgjithshme.

    “Politika e NATO-s është që të mos hapet në këtë kohë. Do t’i nënshtrohet dialogut. Është një çështje politike dhe jo ushtarake. Kjo është për shkak të gjasave që mund të shkaktoj dëm, të ambiente jo të sigurt. KFOR-i mban vija të hapura të komunikimit me të gjitha forcat e sigurisë në zonë. Në këtë kohë nuk kemi një shqetësim sa i përket transparencës”.

    “Ashtu siç e kam përmendur më parë KFOR mbanë një komunikim të hapur dhe transparent me organizata e sigurisë në rajon dhe me këtë kuptohen aktivitet të cilat janë dhe nuk kemi ndonjë shqetësim. Kemi disa grupe kriminale që veprojnë në këtë rajon, por kjo është jashtë realizmit të operacioneve dhe natyrisht kjo i përket edhe zbatuesve të ligjit”, ka thënë ai.

  • ​Bislimi takohet me Nevzad Lutfiun, diskutojnë për sfidat e shqiptarëve në Luginë

    ​Bislimi takohet me Nevzad Lutfiun, diskutojnë për sfidat e shqiptarëve në Luginë

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim mëngjesin e sotëm Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu.

    Përmes një komunikate thuhet se ata biseduan për një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat lidhen me aktualitetin dhe situatën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

    Ndër temat të cilat u diskutuan në këtë takim sipas njoftimit ishte edhe nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët atje, të cilët vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, duke përfshirë diskriminimin dhe shtypjen sistematike.

    “Me këtë rast, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu shqetësimet e thella në lidhje me vazhdimin e praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar pranë dhe për të mbështetur të drejtat e ligjshme të shqiptarëve atje. Zëvendëskryeministri Bislimi tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të ofrojë mbështetje të gjithanshme për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, me fokus kryesor në avancimin e të drejtave të tyre dhe për një perspektivë më të ndritur për bashkatdhetarët tanë”, thuhet në komunikatë.

  • Kërkohet ndërgjegjësim ndaj shëndetit mendor sikur atij fizik, shqetësuese mungesa e psikologëve klinik nëpër komuna

    Kërkohet ndërgjegjësim ndaj shëndetit mendor sikur atij fizik, shqetësuese mungesa e psikologëve klinik nëpër komuna

    Në Ditën e Dytë Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, psikologët nga Kosova dhe ata nga Shqipëria, kanë vlerësuar se pa një baraspeshë të shëndetit mendor dhe fizik nuk do të ketë individë që do të jenë funksional për një shoqëri të shëndosh, raporton EO.

    Për këtë, gjatë kongresit ndërkombëtar “Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja”, të organizuar nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës ata kërkuan që politikbërësit të ndërgjegjësohen për rëndësinë e shëndetit mendor.

    Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli, tha se shëndeti mendor është faktori kryesor i mirëqenies së qytetarëve, teksa shqetësuese e konsideron mungesën e psikologëve klinik nëpër komuna.

    “Ajo çka ne zhvilluam këtu është se na tregoi shumë se me të vërtetë shëndeti mendor kërkon një impenjim të veçantë nga ne si profesionist të shëndetit mendor, nga institucionet tona dhe nga institucionet e Shqipërisë. Ajo çka u elaburua dje këtu, na bëri me dije se me të vërtetë se ne duhet të veprojmë dhe të reagojmë në mënyrë imediate në inkorpurimin e psikologëve nëpër strukturat e ndryshme publike, duke filluar nga shëndeti primar, sekondar, terciar e nga sisteme arsimore”.

    “Shëndeti primar në Kosovë në të gjithat qytetet, janë vetëm tri komuna që QKMF-të kanë psikolog klinik. Kjo me të vërtetë është shqetësuese, prandaj i bëjmë thirrje institucioneve tona që të fillojnë inkorporomini e psikologëve brenda strukturave organizative”, u shpreh Havolli.

    Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Burim Meta, tha se ekzekutivi e legjislativi duhet të marrin shembull Mbretërinë e Bashkuar, të cilët sipas tij, i kanë dhënë theks të veçantë trajtim adekuat shëndetit mendor, po aq sa shëndetit fizik, raporton EO.

    “Në një takim timin në vitin 2015 në njërën nga fondacionet e shëndetit mendor në Londër, u theksua fakti se edhe në shtetet e Mbretërisë së Bashkuar, profesionistët shëndetësor iu kishin mbushur mendjen përfaqësuesit e shëndetit mendor, Qeverisë britanike që të vejnë theks të veçantë dhe trajtim adekuat shëndetit mendor, po aq sa shëndetit fizik. Edhe tek ne një qëndrim i tillë është që në vitet e ardhshme, shëndeti mendor të ketë konsideratë edhe nga legjislativi por edhe nga ekzekutivi. Natyrisht si profesionist mund të them se impakti është më pozitiv se sa i viteve të kaluara”, u shpreh Meta.

    Xhezide Lumi, mjeke në një klinikë në Zvicër, apeloi te kolegët e saj që të tregojnë thjeshtësi me pacientët e tyre.

    “Si metaforë unë e kam kopshtin. ‘T’i vjelim frutat e mira nga kopshtet e huaja’ pra ato që neve na mungojnë e jo t’iu marrim të kalbta, sepse ne gjithmonë jemi të orientuar tek ato të prishurat t’i marrim prej kulturave tjera”.

    “Ne kemi mjaft tonat të prishura, uthull nuk mundemi të marojmë të gjitha, prandaj e kisha një mesazh që të jeni të thjeshtë dhe kur të jeni të thjeshtë edhe pacientët, ata e çmojnë atë dhe ndihen më të rehatshëm te ju dhe t’i lemë anash termet mjekësore se nuk i kuptojnë ata se nuk janë të gjithë psikolog e logoped”, u shpreh ajo.

  • Haradinaj: Bisedat e Kusari-Lilës, detyrë e dhënë nga Kurti

    Haradinaj: Bisedat e Kusari-Lilës, detyrë e dhënë nga Kurti

    Sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedat e Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Radoiqiq nuk kanë qenë kryenëvete por detyrë e dhënë nga kryeministri Albin Kurti.

    Tutje, Haradinaj ka thënë se shpreson se do të ketë ndryshime më 9 shkurt, sepse Qeveria Kurti po ia vështirëson ShBA-së që ta përkrahë Kosovën.

    Ai ka shtuar se është takuar edhe me emisarin e ShBA-së, Alexander Kasanov, me të cilin ka diskutuar rreth vështirësive të vendit.

    “Jam takuar me Kasanov, kemi shprehur konsideratën tonë për angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, edhe në këtë vizitë. Është diskutuar për vështirësitë që ka përpara Kosova, e vërtetë që ShBA- ja e përkrahë Kosovës për kundër vështirësive që i shkakton Qeveria e Kosovës”.

    “Ka shpresë që do të ndodhin ndryshime nga ne me 9 shkurt. Edhe këtu shihet dyfytyrësia e Kuetit sepse Kusari-Lila nuk e ka bërë në krye në vete por detyrë prej Kurtit dhe do të duhej të dilte dhe të tregonte se un e kam dhëne detyrën. Le ti qesin krejt faktet, faji më i madh i Lilës nuk është biseda me te edhe pse është faj, por faji me i madh është qe e ka bërë fshehtë. Ne nuk jemi fshehur më kë jemi takuar kemi tregu Kosovës”, ka thëne ai, raporton EO.

  • Gjeneralmajori Ulutas ia dorëzon komandën e KFOR-it italianit Barduani, theksohet mbështetja e aleancën në dialog

    Gjeneralmajori Ulutas ia dorëzon komandën e KFOR-it italianit Barduani, theksohet mbështetja e aleancën në dialog

    Gjeneralmajori i ushtrisë turke, Özkan Ulutas ia ka dorëzuar komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani, raporton Ekonomia Online. Ceremonia e pranim-dorëzimit të komandës është mbajtur në Kampin Film City në Prishtinë.

    Me këtë rast presidentja Vjosa Osmani ia dhuroi medalje presidenciale ushtarake Gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutas.

    Gjenerali Ozkan Ulutash ka theksuar se sivjet shënohet 25 vjetori i KFOR-it në Kosovë i cili përpiqet të ofrojë një mjedis të qetë. Ulutash ka deklaruar se situata në Kosovë mbetet fragjile.

    “Gjatë këtyre 25 viteve anëtarët e komunitetit ndërkombëtarë kanë rezultuar në siguri publike në përmirësimin e marrëdhënieve dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët. Ne dëshirojmë të tregojmë se ofrojmë paqe”, ka thënë ai.

    Përderisa admirali Stuart B. Munsch, komandanti i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ka lavdëruar punën e komandantit Özkan Ulutas në Kosovë.

    Ai ka thënë se NATO-ja dhe KFOR-i me mbështetjen e plotë të BE-së e kanë lehtësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

    “Bashkësi ndërkombëtare mbetet e përkushtuar të punojmë së bashku për të promovuar paqe e stabilitet për të gjithë. 25 vjet mbi 100 mijë perona nga 27 shtet kanë shërbyer në KFOR për të ofruar paqe dhe siguri. Tani vitin e kaluar kemi pasur një komandat të dalluar të KFOR-it Ozkan Ulutas, i cili ka kryer një detyrë të madhe. Që nga dita e parë gjenerali ka punuar me devotshmëri dhe pa reshtur për të për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët”.

    “KFOR është ballafaquar me disa sfida të sigurisë për të ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe të gjitha detyrat i ka kryer me sukses. Kjo udhëheqje e ka dërguar KFOR-in përpara për të zhvilluar aktivitet diplomatike, zotimi i përbashkët i gjeneralit Ozkan Ulutash ishte i denjë dhe paanësia e tij në udhëheqje ishte në nivelin më të lartë dhe dinamika e tij e punës ishte për çdo lavditë”.

    “NATO dhe KFOR me mbështetjen e BE e kanë lehtësuar dialog ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet dhe jashtë këtij dialogu duke vepruar me zotim të madh për të parë se çafër duhet të përfshihet dhe çfarë të përjashtohet në dialog. Veprimet e Qeverisë në këtë dialog kanë pasur për qellim uljen e tensioneve”, ka thënë ai.

  • Shpërthimi i cisternës në Pejë, trupi i viktimës ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes

    Shpërthimi i cisternës në Pejë, trupi i viktimës ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Pejë, ku një person ka humbur jetën pas shpërthimit të një cisterne në një pompë të derivateve.

    Sipas burimeve të ATV-së nga vendi i ngjarjes, viktima nuk ishte punonjës i kompanisë ku ndodhi shpërthimi, por një kontraktor i jashtëm.

    Raportohet gjithashtu se trupi i pajetë i viktimës ende ndodhet në vendngjarje, teksa autoritetet përkatëse po hetojnë shkaqet e këtij incidenti tragjik. /atvlive.tv

  • ​Pacolli: Komisioni për Mjedis ka gjetur se dy prona publike janë tjetërsuar jashtëligjshëm

    ​Pacolli: Komisioni për Mjedis ka gjetur se dy prona publike janë tjetërsuar jashtëligjshëm

    Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Fitore Pacolli ka informuar për dy hulumtime të cilat i ka bërë komisioni e që lidhen me tjetërsimin e dy pronave publike, për çfarë tha se në bazë të analizave, është kuptuar se tjetërsimi ka ndodhur në mënyrë të jashtëligjshme.

    Në një konferencë për media, Pacolli ka thënë se bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës publike tek Fakulteti Teknik dhe për tjetërsimin e pronës publike të Radio Televizionit të Kosovës. Ndërsa, ka thënë se këtë lëndë do të dorëzojnë tek prokurori i shtetit.

    Ajo ka thënë se rasti i parë bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës publike me sipërfaqe prej 68 ari, pronë kjo në kompleksin e parcelave të Fakultetit Teknik.

    “Neve na kanë ardhë si kërkesa në komisionin tonë që t’i trajtojmë, sepse Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mbulon edhe çështjen e kadastrit që i bie çështjen e pronave, kështu na kanë kërkuar qytetarët që ne ta analizojmë këtë gjendje dhe të shohim se cilat janë hapat ose të rekomandojmë hapa tutje. Ne si komision i kemi analizuar dy rastet. Rasti i parë bëhet fjalë për tjetërsimin e pronës publike me sipërfaqe prej 68 ari, pronë kjo në kompleksin e parcelave të Fakultetit Teknik dhe nga të gjeturat që kemi bërë si komision dyshohet se prona publike është tjetërsuar kundërligjshëm nga se edhe në bazë të hulumtimeve origjinalin e këtij aktgjykimi nuk e kemi gjetur në asnjë vend në Kosovë. Pra, kanë munguar dokumentet bazë të cilat e dëshmojnë që tjetërsimi ka mundur të ndodhë në mënyrë ligjore. Tani, Universitetit të Prishtinës pikërisht për këtë lëndë i kërkohen mbi 2 milionë euro qira për t’i paguar kësaj toke për shfrytëzimin e saj”, tha Pacolli.

    Ndërsa, ka shtuar se rasti i dytë bëhet fjalë për pronën publike të Radio Televizorit të Prishtinës me sipërfaqe prej 3.92 hektarë, në zonën kadastrale të Çagllavicës.

    “Rasti i dytë bëhet fjalë për pronën publike të Radio Televizorit të Prishtinës me sipërfaqe prej 3.92 hektarë, pra në zonën kadastrale të Çagllavicës. Ky tjetërsim i pronës publike është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Dyshimet sërish janë se ky aktgjykim mund të jetë i falsifikuar, prandaj ne si deputetë e kemi kërkuar origjinalin e këtij aktgjykimit në Gjykatën Themelore të Prizrenit, në Arikvën Shtetërore të Kosovës dhe askund nuk e kemi gjetur…Ne sot këtë lëndë menjëherë pas konferencës e dorëzojmë tek prokurori i shtetit, sepse roli jonë si deputet përfundon këtu. Pra, ne kemi gjetur gjitha të dhënat që janë shumë interesante të rëndësishme që t’i trajtojë prokurori i shtetit”, ka shtuar Pacolli.

    Në anën tjetër, deputeti, Milazim Salijaj ka thënë se në këtë hulumtim nuk kanë gjetur dokumentacionin origjinalë dhe kjo krijon dyshime në tjetërsim të paligjshëm. Ai ka shtuar se vlera e rastit të RTP-së, është mbi 12 milionë euro.

    “Kemi shqyrtuar të dy shqetësimet dhe për pronën te Fakulteti Teknik kemi ngritur shqetësimet tona në lidhje me tjetërsimin e kësaj prone…Kemi analizuar me detaje dhe nuk kemi gjetur dokumentin origjinal dyshohet… Konform kësaj, përkundër këtij aktgjykimi që është i dyshimtë, prona është tjetërsuar paraprakisht në emër të Azemine Sahiti. Nga ajo që kemi vërejtur bëhet fjalë për tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike…Gjithashtu komisioni pas hetimeve të ngritura nga ana e sindikatës së Radio Televizonit të Prishtinës kemi kontaktuar dhe kjo çështje është ngritur gjithashtu në komision, e kemi trajtuar në detaje, kemi vizituar me anëtarët tjerë të komisionit paraprakisht zyrën kadastrale në Prizren, aty ku e ka edhe burimin ky keqpërdorim, kemi vizituar Gjykatën Themelore në Prizren…Vlera e pronës është diku mbi 12 milionë euro, jemi ardhur në përfundim qe nuk është gjetur askund një dokument origjinal”, tha Salijaj. /kp

  • ​Osmani: Populli dhe institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in

    ​Osmani: Populli dhe institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se gjatë 25 viteve bashkëpunim me KFOR-in kanë pasur edhe sfida.

    “Gjatë këtyre 25 viteve ka pasur sfida, ato më të zëshmet kanë qenë ato të shtatorit të vitit të kaluar. Dëshirojë të falënderojë forcat e Kosovës që qëndruan me ne gjatë këtyre kohërave të vështirave dhe posaçërisht gjeneralin Ulutash për pajisjet logjistike që na ndihmuan për ta mbajtur Policinë e Kosovës të sigurt dhe gjeneral Ulutash për profesionalizmin tuaj”, tha ajo.

    Ne ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR, kryetarja e shtetit u shpreh populli i Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me misionin e KFOR-it.

    “Për 25 vjet keni kaluar me ne në çdo hap, për ta bërë Kosovën një vend të qetë, të sigurt dhe paqësor. Misioni i suksesshëm dhe më i gjatë është ai i KFOR-it….në emër të vendit tim dëshirojë të tregojë dhe të zotohem edhe një herë se populli i Kosovës, institucionet tona do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me KFOR-in, siç kemi punuar edhe në të kaluarën për të treguar që Kosova mbetet një vend i qetë dhe i sigurtë dhe paqësor, që ofron siguri dhe prosperitet qytetarëve, pavarësisht prejardhjes së tyre”, tha ajo.