ATV

Author: ATVLive

  • Sot tetë ndeshje në Ligën e Kombeve

    Sot tetë ndeshje në Ligën e Kombeve

    Liga e Kombeve sot e vazhdon programin e ndeshjeve.

    Të dielen, meraklinjtë e futbollit do të kenë një mori zgjedhjesh se cilën ndeshje ta ndjekin.

    Sot janë paraparë të zhvillohen tetë lojë goxha interesante, ku vlen të theksohet përballja në mes të Austrisë dhe Norvegjisë.

    Ndeshjet zhvillohen në tri termine, 15:00, 18:00, 20:45.

    Përballjet që do të luhen sot:

    Kazakistani – Sllovenia, 15:00;

    Finlanda – Anglia, 18:00;

    Armenia – Maqedonia e Veriut. 18:00;

    Lichtestein – Gjilbraltari, 18:00;

    Malta – Moldavia, 18:00;

    Greqia – Irlanda, 20:45;

    Austria – Sllovenia, 20:45;

    Ishujt Faroe – Letonia, 20:45.

    Ndryshe ditën e djeshme, Kosova u përball me Lituaninë.

    “Dardanët” si mysafirë triumfuan me rezultat 1:2, me golat e Edon Zhegrovës dhe Ermal Krasniqit.

    Të martën, skuadra e Franco Fodas do ta pres Qipron në “Fadil Vokrri”.

  • Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shtime, një person dërgohet për trajtim

    Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Shtime, një person dërgohet për trajtim

    Një shtëpi në Shtime është përfshirë nga zjarri.

    Pronari i shtëpisë ka raportuar në polici, se zjarri erdhi nga rrethana të panjohura.

    Si pasojë e tymit viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të panjohura në zjarr është përfshirë shtëpia tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë e tymit viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

  • Serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë pa viza në BE

    Serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë pa viza në BE

    Serbët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë që lëshohen nga e ashtuquajtura Zyra Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, nga sot mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

    Rregullorja për heqjen e vizave, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare të BE-sëë më 23 shtator hynë sot në fuqi.

    “Kjo rregullore hyn në fuqi në ditën e njëzetë nga data e publikimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian. Kjo rregullore është plotësisht e detyrueshme dhe drejtpërdrejt e zbatueshme në shtetet anëtare në përputhje me Traktatet”, thuhet në dokument.

    Ambasadori i Serbisë në BE, ka thënë se ky është një lajm i mirë, sepse heq padrejtësinë dhe trajtimin diskriminues të BE-së ndaj serbeve të Kosovës. Ai ka thënë se ky vendim është rezultat i luftës diplomatike të zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nuk ka qenë aspak e lehtë, raportojnë medisat serbe.

    Rregullorja e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së për amendamentet e Rregullores në lidhje me mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Administrata Koordinuese e Serbisë u nënshkrua më 18 shtator në Strasburg nga presidentja e Parlamentit Evropian (PE) Roberta Metzola dhe ministri për Çështjet Evropiane të Hungarisë, Janos Boka, si përfaqësues i vendit që kryeson Këshillin e BE-së, transmeton RTK.

    Më 6 mars Komisioni për Punë të Brendshme në Parlamentin Evropian) caktoi eurodeputetin slloven nga radhët e Aleancës së Socialistëve dhe Demokratëve, Matjaz Nemec, raportues për largimin e regjimit të vizave për serbët e Kosovës që posedojnë pasaporta ilegale.

    Qeveria e Kosovës kishte thënë se Komisioni Evropian nuk e ka konsultuar dhe informuar në lidhje me propozimin për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë të cilët jetojnë në Kosovë.

    Ekzekutivi e kishte konsideruar “shkelje të papranueshme të sovranitetit”, ndërsa i kishte bërë thirrje BE-së që pasaportat serbe t’i trajtojë si të paligjshme.

    Qytetarët e Kosovës nga 1 janari 2024, kanë fituar mundësinë që të lëvizin pa viza nëpër vendet e Bashkimit Evropian, por lëvizja e lirë pa viza nuk kishte vlejtur edhe për poseduesit e pasaportave ilegale serbe.

  • Ish-kryeministri i Skocisë vdes gjatë një konference në Maqedoninë e Veriut

    Ish-kryeministri i Skocisë vdes gjatë një konference në Maqedoninë e Veriut

    Alex Salmond, ish-kryeministri i Skocisë dhe një nga figurat më me ndikim në fushatën për pavarësinë skoceze, ka vdekur në moshën 69 vjeç të shtunën.

    Politikani i njohur raportohet të ketë vdekur pas një fjalimi që mbajti në Maqedoninë e Veriut.

    Mediat në Maqedoni të Veriut shkruajnë se Salmond vdiq gjatë drekës së konferencës që u mbajt në hotelin Inex Gorica në Ohër. Supozohet se shkaku i vdekjes ishte një atak në zemër.
    Përpjekjet e ekipit mjekësor të Ambulancës së Ohrit për reanimim kanë rezultuar të pasuksesshme, njofton “Alsat M”.

    Salmondi dje pati një prezantim në edicionin e dytë të Forumit për Diplomaci Kulturore, të bashkëorganizuar nga zyra e ish-presidentit Gjorge Ivanov, Qendra Ndërkombëtare “Aleanca e Qytetërimeve” dhe Instituti për Diplomaci Kulturore nga Berlini, raporton The Guardian.

    Salmond shërbeu si kryeministër i Skocisë nga viti 2007. Ai dha dorëheqjen pas dështimit për të siguruar pavarësinë në referendumin e vitit 2014, duke ia dorëzuar pozicionin zëvendësit të tij, Nicola Sturgeon.

    Salmond filloi periudhën e dytë si lider i SNP në vitin 2004, duke siguruar pushtetin në Holyrood në vitin 2007.

    Salmond dha dorëheqjen nga SNP në vitin 2018 pas akuzave për ngacmim seksual, duke formuar dhe udhëhequr partinë rivale Alba. Ai u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat penale në vitin 2020, pas një gjyqi.

    Anas Sarwar, lideri i Laburistëve Skocezë, tha se “lajmi i trishtuar për ndarjen nga jeta të Alex Salmond sot do të jetë një shok për të gjithë ata që e njohën në Skoci, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe përtej saj”.

    Ai e përshkroi atë si “një figurë qendrore në politikë për më shumë se tre dekada dhe kontributi i tij në peizazhin politik skocez nuk mund të nënvlerësohet”.

  • Kurti: Nga lufta për çlirim deri te përpjekja për pavarësi, asnjëra nuk do të arrihej pa mërgatën

    Kurti: Nga lufta për çlirim deri te përpjekja për pavarësi, asnjëra nuk do të arrihej pa mërgatën

    Kryeministri Albin Kurti, u prit në Mynih nga mërgata shqiptare atje.

    Kurti në një postim në Facebook, shkruan se nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi, asnjëra nuk do të arrihej pa mërgatën.

    “Afër 120 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë e punojnë në Bavari. Shumë prej tyre jetojnë mes Gjermanisë dhe Kosovës, e secili është urë bashkuese ndërmjet dy vendeve. Lidhja e fortë me vendlindjen dhe atdheun është dëshmuar vendimtare në momentet më kritike, nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi. As njëra e as tjetra nuk do të arrihej pa mërgatën tonë të çmueshme. Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet”, shkruan i pari i qeverisë.

    Bashkë me Kurtin në Mynih, ishte dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

  • Dhunohet një grua në Pejë, arrestohet i dyshuari

    Dhunohet një grua në Pejë, arrestohet i dyshuari

    Një burrë është arrestuar nga policia në Pejë.

    Ai dyshohet se e kishte dhunuar një grua.

    Rasti raportohet të ketë ndodhur të premten rreth orës 23:00.Në raporton 24 orësb të policisë thuhet se viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë në QKUK.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

  • Arrestohet një person në Prishtinë, bashkë me dy të tjerë ngacmuan punëtoret e një dyqani

    Arrestohet një person në Prishtinë, bashkë me dy të tjerë ngacmuan punëtoret e një dyqani

    Dy punëtore në një market në Prishtinë kanë raportuar se janë ngacmuar vazhdimisht nga tre persona.

    Njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “NGACMIM- Prishtinë 12.10.2024-19:50. Është raportuar se dy femra kosovare punëtore në një market në vazhdimësi janë ngacmuar nga tre persona të dyshuar meshkuj kosovar. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

  • Zogaj: Prishtina në krizë nëse s’votohet buxheti, Qeveria me qasje totalisht bllokuese

    Zogaj: Prishtina në krizë nëse s’votohet buxheti, Qeveria me qasje totalisht bllokuese

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj në një intervistë për Ekonomia Online, paralajmëroi se nëse buxheti për vitin 2025 nuk votohet sipas afateve ligjore kryeqytetit do të ketë krizë buxhetore.

    Zogaj ka sqaruar se me mosvotimin e buxhetit deri në dhjetor Prishtina mund të humbasë një pjesë të fondeve që vijnë nga Ministria e Financave dhe se Kuvendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    “Është e saktë që kishim dy seanca të jashtëzakonshme për ta votuar buxhetin e vitit 2025, por të dy seancat dështuan në mungesë të kuorumit, sepse partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK lëshuan sallën dhe si rezultat e pamundësuan votimin e buxhetit. Tani jemi në muajin tetor dhe nëntor që janë muajt kyç për ta votuar buxheti, për ndryshe ne kemi kaluar në afatin shumë të rëndësishëm që ishte 30 shtatori i vitit 2024”.

    “Kemi edhe pak kohë përpara për ta votuar buxhetin, por nëse nuk e votojmë deri në dhjetor atëherë veçse hymë në një krizë buxhetore të Prishtinës. I ka dy pasoja, i pari është humbim një pjesë të fondeve mundemi të vijmë deri tek ai vendim nga Ministria e Financave dhe e dyta nëse nuk votohet buxhetin edhe më tutje, atëherë mundet të shkoj asambleja në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Zogaj.

    Ai shtoi se humbja e shumicës në Kuvendin Komunal i sjellë problem Komunës së Prishtinës. Sipas tij, vetëm qëndrimi i PDK-së dhe VV-së në sallë e mundëson votimin e buxhetit për vitin tjetër.

    “Nuk mendojmë që ka qenë gabimi jonë, në fakt PDK-ja ka lëshuar koalicionin, ne normalisht jemi të vetëdijshëm që humbja e shumicës në Kuvend Komunal, sjellë këto probleme që po shohim ne sot. Ne jemi në tentim të krijimit të shumicës në vazhdimësi, kemi një marrëveshje me AAK-në por akoma nuk jemi në atë shumicën politike që na duhet në Kuvendin Komunal, andaj kemi nevojë për mbështetje prej partive opozitare, Vetëvendosje dhe PDK për ta votuar buxhetin”.

    “Vetëm me qëndrim të tyre në sallë ne e votojmë buxhetin, andaj thirrja jonë për ta është kur të ulemi në tavolinë të diskutojmë jemi të hapur për kërkesat e tyre për projektet të caktuara. Kemi qenë të hapur në vazhdimësi të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta votojmë buxhetin”, tha ai.

    Nënkryetari theksoi se qasja e nivelit qendror ndaj kryeqytetit ka qenë totalisht qasje bllokuse dhe nuk ka pasur mbështetjet financiare.

    Madje, Zogaj deklaroi se buxheti shtesë është ndarë vetëm për komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, kurse për komunat e tjera nuk është ndarë asnjë cent shtesë, raporton EO.

    “Qasja e qeverisjes qendrore ndaj kryeqytetit është totalisht është qasje bllokuse, më këtë veçse jemi bindur në kohët e fundit për arsye se nuk na ndihmojnë në asnjë projekt të Prishtinës, për shembull dje kemi pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, ishte një takim shou kryesisht i thirrur nga ai dhe për të pa asnjë rezultat. Pra ai takim nuk ka asnjë rezultat diskutuam për qentë endacak dhe për kontratën kolektive, por vetëm fjalë boshe pa asnjë rezultat. Njëjtë ka qenë qasje në krejt mandatin e tyre, qasje bllokuese kryesisht dhe jemi të bllokuar te nënkalimi i Agim Ramadani dhe shumë projekte tjera. Po shihen bllokada edhe te rasti i bllokimit të buxhetit, andaj shishet qartë që nuk ka bashkëpunim mes Qeverisë dhe kryeqytetit”, theksoi nënkryetari.

    “Ne nëse i shohim numrat i shohim edhe prioritetin e kësaj Qeverie, buxheti shtesë që janë ndarë për komunat, janë kryesisht janë të ndara për komunat ku qeverisë Vetëvendosje, Shtimes i është dhënë një buxhet i lartë, Gjilanit dhe komunave të tjera kur qeverisë Vetëvendosja, kurse në komunat ku qeverisin partitë tjera si LDK dhe PDK, nuk është ndarë asnjë cent shtesë. Kryeqyteti është i të gjithëve është kryeqyteti i Kosovës, ne duhet me pasur një buxhet shtesë për ta përfunduar problemet që i ka kryeqytetit. Buxheti i Prishtinës është buxhet shumë i kufizuar”, deklaroi ai.

    Po ashtu, Zogaj ka folur edhe për Lojërat Mesdhetare 2023, ku sipas tij, ka pasur tendencë që të lihet anash kryeqyteti nga ky organizim.

    “Kishte një tendencë që me lënë anash kryeqytetin nga organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030, por është arritur një marrëveshje tani së fundmi që Lojërat Mesdhetare të organizohen nga një trekëndësh i institucioneve, pra nga Komuna e Prishtinës, Qeveria dhe Komiteti Olimpik. Tani krijohet një organ organizativ i cili do të merret me të gjithë organizmin mesdhetare në këto katër pesë vitet e ardhshme. Nuk rrezikohet jam i bindur që lojërat kanë me ndodhur dhe është një prej ngjarjeve më të mëdha që i ka ndodh jo vetëm Kosovës por të gjithë Ballkanit”, tha Zogaj.

    “Besoj që ne do të arrijmë një marrëveshje dhe do ta votojmë buxhetin e Prishtinës, është buxhet zhvillimor i projekteve të mëdha dhe qytetarët e Prishtinës nuk e meritojnë një bllokadë të tillë, andaj bëjë ftesë partive opozitare që të ulemi dhe ta gjejmë marrëveshjen dhe ta votojmë dhe të ecim tutje”, deklaroi ai për EO.

  • Arrestimi i kosovarit në Serbi, MPJ-ja lajmëron shtetet e QUINT-it

    Arrestimi i kosovarit në Serbi, MPJ-ja lajmëron shtetet e QUINT-it

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar shtetet e QUINT-it për arrestimin e shtetasit M.I. në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, në Horgosh.

    Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ndaj të arrestuarit nën akuzat për gjoja krime lufte më 1999 organet policore në Serbi i kanë caktuar masën e arrestit prej 48 orësh, ndërsa pas kësaj thuhet se do t’i dorëzohet Prokurorisë Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës së Beogradit për procedura të mëtejme.

    MPJ-ja ka thënë se po sot në mëngjes një polic i Kosovës është marrë në pyetje në pikëkalimin në Merdar teksa po udhëtonte drejt Gjermanisë. Polici është liruar pas disa orësh ndalimi.

    “Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet. Për këtë çështje janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Kosovë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

  • KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

    KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të dielën, më 13.10.2024, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokacione të Prishtinës do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas lokacioneve në Prishtinë:

    Njoftime për punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    NS 110/10[kV] Prishtina 6

    Nga Dalja 10 kV PTK Dispeqingu do te nderprehet:

    NS 10/04kV TS Dispeçingu (kodi: 19100014048) nga ora 07:00 deri në orën 19:00

    Vendet: TS 048 Dispeqingu, KOSTT, Bankomati i BKT afër zyrave të KEDS dhe ATK.

    Arsyeja: Ndërprerje emergjente për siguri.

    2.

    NS 110/10[kV] Prishtina 6

    Nga Dalja 10kV PTK Dispeçingu do të nderprehet:

    NS 10/0.4kV TS Dispeçingu (S-kek) (kodi: 12000017168) nga ora 07:00 deri në orën 19:00

    Vendet: TS 048 Dispeçingu, KOSTT, Bankomati i BKT afër zyrave te KEDS dhe ATK .

    Arsyeja: ndërprerje për siguri, ndërrimi i pikës furnizuese të ndërtesës KEDS.