ATV

Author: ATVLive

  • Krasniqi: PDK do e bëjë secilin qytetar të krenohet sërish me Kosovën

    Krasniqi: PDK do e bëjë secilin qytetar të krenohet sërish me Kosovën

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij është gati për fitore të reja.

    Tutje, ai shton se PDK do e bëjë secilin qytetar të krenohet sërish me Kosovën.

    “Sa herë që Kosova është në dhembje – është kushtrim për Partinë Demokratike të Kosovës. PDK është gati për fitore të reja dhe do ta bëjë secilin qytetar të krenohet sërish me Kosovën!”, ka shkruar Krasniqi.

  • Dua Lipa, mahnitëse në paraqitjen e saj

    Dua Lipa, mahnitëse në paraqitjen e saj

    Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa ka performuar mbrëmë në Teksak.

    E paraqitja e saj, i la fansat gojëhapur.

    E veshur me bluzë të shkurtës, njësojë dhe pantallona, ajo dukej magjepse.

  • Sondazhet zgjedhore në ShBA: Kush është përpara – Harris apo Trump?

    Sondazhet zgjedhore në ShBA: Kush është përpara – Harris apo Trump?

    Dy nga shtetet më të rëndësishme për muajin nëntor, Pensilvania dhe Arizona, tregojnë vështirësitë me të cilat përballen Kamala Harris dhe Donald Trump në javët e fundit të fushatës zgjedhore.

    Sipas sondazhit të fundit nga New York Times/Philadelphia Inquirer/Siena College, në fakt, demokratja ka një avantazh të lehtë në Pensilvani, 50% kundrejt 47%, ndërsa republikani vazhdon të jetë përpara në Arizona, 51% kundrejt 46%.

    Kujtojmë se ish-presidenti i SHBA-së dhe kandidati republikan për president Donald Trump refuzoi një kërkesë nga Fox News për një tjetër debat me kandidaten demokrate dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

    Në llogarinë e tij në Truth Social, Trump, në të gjitha kapitujt, pretendoi se kishte fituar dy debatet e fundit, një kundër Presidentit Joe Biden dhe tjetrin kundër Harris më 4 shtator, duke shtuar se “nuk do të ketë revansh”.

  • Ministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi: Deklaratat e Zëvendëskryeministrit për Kosovën qëndrim personal, është vijë e kuqe për ne

    Ministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi: Deklaratat e Zëvendëskryeministrit për Kosovën qëndrim personal, është vijë e kuqe për ne

    Si “qëndrim personal” e ka konsideruar ministri shqiptar për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Qeverinë e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, deklaratën e Zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Milun Zogoviç, se “Kosova është pjesë e Serbisë”, derisa ka theksuar se për shqiptarët kjo çështje është “vijë të kuqe”.

    Këto komente, Gjeka i ka bërë në një përgjigje për Albanian Post, ku ka bërë të ditur se për deklaratën e Zogoviç-it, do të kërkojnë në seancën e ardhshme të ekzekutivit malazez qëndrim nga anëtarët e tjerë të qeverisë.

    “Në seancën e parë të Qeverisë do ta bëjmë këtë pyetje dhe do të kërkojmë nga anëtarët e tjerë të Qeverisë që të shprehen për këtë deklaratë”, tha Gjeka për AP.

    Zogoviç është pjesë e koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, të njohur për qëndrimet e tyre pro ruso-serb. Këtë koalicion, Milojko Spajiç, lideri i Lëvizjes “Evropa Tani”, për t’u bërë kryeministër e kishte bërë pjesë të shumicës, madje ua kishte dhënë edhe postin e Kryetrait të Kuvendit, të cilin e mban Andrija Mandiç, i cili Vladimir Putin-in e Rusisë e konsideron si president të tij.

    Fillimisht forcat pro ruso-serbe kishin vetëm Kryetarin e Kuvendit, ndërsa së fundmi janë bërë edhe pjesë e qeverisë së Spajiç-it, duke marrë poste të rëndësishme, siç është kjo që e mban Zogoviç.

    Por, kur Spajiç kishte arritur marrëveshje me disa parti politike në Mal të Zi, përfshirë këtu disa parti shqiptare dhe ato pro serbo-ruse, të gjitha kishin nënshkruar atë që njihet si marrëveshja e parimeve.

    Aty thuhet se do ta mbështesin integritetin territorial të Ukrainës, si dhe sanksionet kundër Rusisë, forcimin e mëtejshëm të pjesëmarrjes së Malit të Zi në NATO, avancimin e të drejtave të pakicave, mbështetjen e pa diskutueshme të sovranitetit të vendeve fqinje, përfshirë edhe të Kosovës.

    “Deklarata e nënkryetarit Zogoviç është qëndrim i tij personal. Sepse, me hyrjen në Qeverinë e Malit të Zi, ne kemi nënshkruar një marrëveshje politike ku thuhet se nuk ka ndryshim në politikën e jashtme të vendit. Dhe kjo nënkupton zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Kosovës”, thotë Gjeka për AP.

    Por, në këtë mënyrë, me këto deklarata skandaloze, Ministri shqiptar në qeverinë e Malit të Zi thekson se Zogoviç-i dhe subjekti i tij “e shkatërrojnë atë marrëveshje”.

    “Kjo është një vijë e kuqe për ne dhe ata e dinë mirë”, paralajmëron Gjeka.

    Në një intervistë për median malazeze “Aplus”, zëvendëskryeministri Zogoviç ka thënë se me futjen në qeverinë e Spajiç-it, nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket Kosovës. Ai ka propaganduar se “Kosova është krahinë jugore e Serbisë”.

    “Sa i përket obligimeve ndërkombëtare të Malit të Zi, gjithçka do të respektohet, por unë kam mendimin tim se Kosova është pjesë e Serbisë e shkëputur qëllimisht. Këtë qëndrim e kam shprehur në Kuvend, pak ditë para se të hyja në Qeveri”, ka deklaruar Zogoviç, ndonëse zyrtarisht kryeministri Spajiç dhe pjesa dërrmuese e kabinetit të tij e pranojnë dhe e përkrahin realitetin sa i përket Kosovës..

    Me të ardhur në pushtet Lëvizja “Evropa Tani”, me kryeministër Milojko Spajiç, shumë njohës ndërkombëtar të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor kanë shprehur shqetësimin në lidhje me orientimin që mund ta ketë qeveria malazeze, duke qenë se pjesë e saj janë edhe forcat pro ruso-serbe.

    Shqetësimet ishin rritur kur Andrija Mandiç-i, një pro ruso-serb që shfaqet në selinë e Partisë Progresive Serbe (SNS) – partia e Aleksandër Vuçiç-it – gjatë proceseve elektorale në Serbi, kishte marrë postin e Kryetarit të Kuvendit.

    Përveç kësaj, Mandiç është shprehur dhe vazhdon të shprehet hapur kundër pavarësisë së Kosovës. Ai madje kishte mbajtur grevë urie kur Mali i Zi e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

    Nga ana tjetër, shqiptarët që janë pjesë e ekzekutivit të Spajiç-it (kanë tri ministri, përfshirë një pozitë të zëvendëskryeministrit), kanë deklaruar se nuk do të qëndrojnë në asnjë moment në qeveri në rast se ndryshon qëndrimi i shtetit malazez sa i përket Kosovës.

    Ndryshe, Kosova dhe Mali i Zi kanë qenë vende përbërëse në kuadër të Jugosllavisë, por me statuse të ndryshme.

    Mali i Zi ka qenë një nga gjashtë republikat e Federatës Jugosllave, ndërsa Kosova ishte krahinë autonome në kuadër të Serbisë, dhe kjo deri në vitin 1989, kur presidenti fashist i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç e suprimoi atë.

    Mali i Zi është vendi i fundit që është shkëputur nga Jugosllavia, dhe kjo jo më larg se në vitin 2006. Lëvizjen për shkëputjen nga Jugosllavia e kishte udhëhequr ish-presidenti malazez, Milo Gjukanoviç.

    Kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj, më 17 shkurt të vitit 2008, Mali i Zi vetëm disa muaj më pas, saktësisht me 9 tetor 2008, e kishte njohur pavarësinë e saj. Kryeministër në atë kohë ishte Gjukanoviç.

    Njohja nga Mali i Zi për Kosovën ishte mjaft e rëndësishme, pasi që një vend fqinje po pajtohej me mëvetësinë e saj. Ishte vendi i 49 që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

  • Protesta në Turqi kundër dhunës ndaj grave

    Protesta në Turqi kundër dhunës ndaj grave

    Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes së grave, pas raportimit të dy rasteve në Stamboll.

    Qindra persona kanë bërtitur zëshëm kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partisë së tij me rrënjë islamike, AKP.

    “Ju jeni një Qeveri që lejoni vrasjen e grave”, ka thënë organizatorja e marshit, Gunesh Fadime Ahsahin, para turmës.

    Gulizar Sezer, nëna e një gruaje të re që është vrarë, ka thënë se duhet t’i jepet fund “masakrimit të vajzave tona”.

    Trupi i vajzës së saj është gjetur ne qershor, pasi fillimisht është gjuajtur në det, i mbështjellë në një tepih.

    Protesta tjera janë mbajtur në Ankara dhe Izmir, sipas Federatës për të Drejta të Grave.

    Protesta të ngjashme janë mbajtur çdo ditë gjatë javës, në qytete të ndryshme, kryesisht nëpër kampuse universitare.

    Protestat kanë shpërthyer prej vrasjes së dy vajzave të reja në javën e fundit, brenda 30 minutave.

    I dyshuari për vrasje e ka vrarë më pas edhe veten.

    I dyshuari dhe dy gratë kanë qenë të moshës 19-vjeçare, kanë thënë zyrtarët.

    Erdogan, që paraprakisht ka fajësuar alkoolin dhe rrjetet sociale për vrasje të tilla, është zotuar të mërkurën që të forcojë sistemin gjyqësor dhe të luftohet krimi.

    Turqia regjistron me vite raste të vrasjes së grave.

    Një grup monitorues ka thënë se vetëm këtë vit janë kryer 299 vrasje të grave, në shtetin me 85 milionë banorë.

    Më 2021, Turqia është tërhequr prej një konvente të Këshillit të Evropës për parandalim të dhunës ndaj grave, e njohur si Konventa e Stambollit.

    Konventa obligon autoritetet kombëtare që të hetojnë dhe ndëshkojnë dhunuesit e grave.

  • Rama për emigrantët: Nuk mund të lëvizin lirshëm, e kundërta ndërhyjnë forcat e sigurisë

    Rama për emigrantët: Nuk mund të lëvizin lirshëm, e kundërta ndërhyjnë forcat e sigurisë

    Vetëm një javë larg hapjes së kampit të emigrantëve në Gjadër, marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe italiane, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane ‘La Repubblica’ , ku ka folur për këtë marrëveshje.

    “Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë. Do të shqetësohemi vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar”, thotë Rama në intervistë, ndërsa ‘La Repubblica’ shkruan se, ‘kryeministri shqiptar që ëndërron anëtarësimin në BE, është i qetë’.

    “Ishte ai që bëri paktin me kryeministren italiane, Giorgia Melonin për megastrukturën për ndalimin dhe riatdhesimin e emigrantëve jashtë kufijve italianë dhe tani ai vetëm po vëzhgon”.

    Kreu i qeverisë shprehet se qendrat për emigrantët nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë shqiptare.

    Rama bën të qartë se marrëveshja nuk parashikon që emigrantët të largohen nga kampet dhe të lëvizin lirshëm, pasi në raste të tilla do të ndërhyjnë forcat shqiptare të sigurisë.

  • E diela basketbollistike me dy ndeshje tejet interesante

    E diela basketbollistike me dy ndeshje tejet interesante

    Dita e diel për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me plot emocione.

    Dy ndeshje tejet interesante do të jenë në programin e “ProCredit” Superligës.

    Në Suharekë, në palestrën “13 qershori” do të zhvillohet derbi i Anadrinisë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit.

    Ndeshja nis nga ora 17:00.

    Kurse, lojë tjetër mjaft interesante pritet të jetë ajo mes Proton Cable Prizrenit dhe kampionit në fuqi Trepçës.

    Përballja zhvillohet nga ora 19:00.

  • Hoxhaj në Samitin World Changers: Shqiptarët duhet të përfitojnë nga revolucioni i madh i teknologjisë

    Hoxhaj në Samitin World Changers: Shqiptarët duhet të përfitojnë nga revolucioni i madh i teknologjisë

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marr pjesë si folës në Samitin World Changers Balkan, i cili është mbajtur dje në Shkup.

    Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së në Kuvend, në fjalën e tij në Samit, para shumë politikanëve ballkanas dhe ndërkombëtar, ka thënë se shqiptarët duhet të ecin me kohën dhe të përfitojnë nga revolucioni i madh i teknologjisë, siç është inteligjenca artificiale, ku veçse ndodhet bota e fuqishme.

    “Ky do jetë dallimi në të ardhmen, në mes të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, ku shqiptarët asesi nuk guxojnë që të mos ecin me kohën dhe të mos përfitojnë nga revolucioni i madh i teknologjisë në të cilin veçse ndodhet bota e fuqishme!”, ka thënë Hoxhaj në Samit.

  • Rrahje mes shtatë personave në Pejë, lëndohet një polic

    Rrahje mes shtatë personave në Pejë, lëndohet një polic

    Një rrahje mes shtatë personave ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00, në Pejë.

    Gjatë përleshjes, njëri nga personat e përfshirë në këtë incident kishte përdorur një mjet të fortë për të sulmuar personat e pranishëm.

    Në vendin e ngjarjes kishin qenë të pranishëm edhe dy zyrtarë policorë – jashtë detyres zyrtare, të cilët kanë intervenuar në rast, ku gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë.

    Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor.

    Katër dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

    Rasti nën hetime, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Pengim i personit zyrtar”.

  • Vdes 34-vjeçari në Prizren, duke punuar ra në kontakt me rrymën

    Vdes 34-vjeçari në Prizren, duke punuar ra në kontakt me rrymën

    Një person ka vdekur në Prizren, derisa ishte duke punuar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

    Rastin për Ekonomia Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje dhe viktima është i moshës 34 vjeçare.

    “Një person vdes në vendin e punës, dyshohet si pasoj e kontaktit më rrymën Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.M. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty nga mjekët dhe dëshmitarët është informuar se viktima është në gjendje të rëndë shëndetesore.

    Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontak me rrymën elektirke. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s. Me urdhër të prokurorit êshtë inicuar rast”, ka thënë Bytyqi.

    Me vone me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetusit kujdestar janë konsultuar me prokurorin i cili ka dhënë urdhër që trupi I pa jetë dërgohet për egzminim në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë . Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren.