ATV

Author: ATVLive

  • “5 minuta punëdore”, pikturim dhe dekorim me ngjyra argjile

    “5 minuta punëdore”, pikturim dhe dekorim me ngjyra argjile

    Ekipi i ATV, mëngjesin e sotëm bëri një vizitë në shkollën “The British School of Kosova”, ku realizoi biseda më nxënësit e kësaj shkolle për aktivitetet e tyre të përditshme.

    Nxënësja Anoi Konushevci, për ATV-në demonstroi një nga aktivitetet e saj të përditshme, që për ditën e sotme ajo kishte zgjedhur të bëjë një vazo me lule.

  • “Jam shumë e shëndoshë për atë emision” – Shkodrania falenderon shoqen e ngushtë për sukseset e saj

    “Jam shumë e shëndoshë për atë emision” – Shkodrania falenderon shoqen e ngushtë për sukseset e saj

    Modelja nga Shkodra, Danja Marashaj, ishte e ftuar në emisionin STUDIO A në ATV.

    Në këtë emision ajo zbuloi se shoqja e saj ka qenë mbështetësja më e madhe gjatë rrugëtimit të saj profesional, duke e ndihmuar të arrijë aty ku është sot.

  • Presidenti amerikan Biden arrin në Berlin për bisedime mbi Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

    Presidenti amerikan Biden arrin në Berlin për bisedime mbi Ukrainën dhe Lindjen e Mesme

    Presidenti i SHBA Joe Biden mbërriti të premten në Berlin për bisedime me liderët gjermanë mbi mbështetjen perëndimore për Ukrainën dhe situatën e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme.

    Biden është planifikuar të takohet me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarin Olaf Scholz dhe bisedimet e tyre pritet të fokusohen në forcimin e lidhjeve transatlantike dhe mbështetjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

    Gjermania është aktualisht donatori i dytë më i madh i Ukrainës pas SHBA-së dhe ka ofruar armë të avancuara si tanke luftarake Leopard 2, raketa Patriot dhe sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T.

    Vizita e Biden vjen në një kohë të dyshimeve në rritje për të ardhmen e ndihmës perëndimore për Ukrainën, për shkak të zgjedhjeve në SHBA – më pak se tre javë larg – dhe mundësisë së një mandati të dytë për ish-presidentin Donald Trump.

    Trump dhe Partia e tij Republikane kanë qenë shumë më pak mbështetëse për të ndihmuar Ukrainën të luftojë Rusinë, me disa anëtarë të partisë që kërkojnë që ndihma të ndërpritet plotësisht.

    Pas bisedimeve të tij me udhëheqësit gjermanë, Biden është planifikuar gjithashtu të zhvillojë një takim me kancelarin Scholz, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.

    “Presidenti Biden mezi pret të ketë një bisedë me liderë të tjerë për çështjet kritike të ditës, të cilat padyshim përfshijnë luftën e Rusisë kundër Ukrainës, situatën atje; gjithashtu situatën në Lindjen e Mesme, gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme diplomatike në lidhje me konfliktin tani mes Izraelit dhe Libanit, natyrisht, rreziku i përshkallëzimit të situatës me Iranin”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë para vizitës.

    Vizita e lamtumirës së Biden në Berlin, pasi mandati i tij në detyrë përfundon në janar, ishte planifikuar fillimisht për një javë më parë, por u shty për shkak të uraganit Milton, i cili kërcënoi me shkatërrim masiv shtetin e Floridës.

    Policia e Berlinit u vendos në gatishmëri të lartë gjatë vizitës së Bidenit dhe rreth 2,500 oficerë policie u vendosën për të forcuar sigurinë dhe për të siguruar rrugën e Bidenit nga aeroporti i Brandenburgut në qendër të qytetit.

    Rrugët rreth ndërtesave kryesore qeveritare u mbyllën dhe snajperët u vendosën në majë të ndërtesave. Autoritetet lokale kanë paralajmëruar banorët të presin ndërprerje të konsiderueshme të trafikut të premten./AA

  • KQZ: Votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër

    KQZ: Votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër

    Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër votimi, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

    KQZ do të caktojë qendrat e votimit me kusht dhe listën e tyre do ta publikojë në faqen zyrtare të këtij institucioni, tha zëdhënësi Valmir Elezi, përmes një video-adresimi.

    Ndryshimet për votimin me kusht ishin bërë me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme të miratuar në vitin 2023.

    “Ky lloj votimi [me kusht] është i mundur sërish, por nuk do të lejohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, tha Elezi.

    Data për mbajtjen e zgjedhjeve është caktuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë politike dhe KQZ-në.

    Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të jenë të parat zgjedhje të rregullta parlamentare në Kosovë, që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008./KP

  • ​Muharremaj: Suhareka po bëhet me stadium me standarde ndërkombëtare

    ​Muharremaj: Suhareka po bëhet me stadium me standarde ndërkombëtare

    Ministri i Minsitrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku të enjten bëri të ditur se është përzgjedhur koncepti ideor për stadiumin e Suharekës dhe se tashmë ka filluar hartimi i projektit zbatues dhe vitin e ardhshëm do të nisin procedurat e prokurimit për punimet në këtë impiant sportiv.

    Një lajm të tillë e ka mirëpritur Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Ai në “Facebook” ka shkruar duke thënë se ky qytet po bëhet me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtar

    “Ky është lajm i mirë për Komunën e Suharekës. Po bëhemi me stadium të ri të kategorisë 2, me kapacitet 6518 ulëse, që plotëson standardet më të larta ndërkombëtare, sipas njoftimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Komuna jonë ka bashkëpunuar vazhdimisht, duke dhënë kontribut edhe në ndarjen e parcelës prej 13 hektarëve. Mirëpresim secilin investim që ndodhë në komunën tonë”, ka shkruar Muharremaj.

  • ​Përurohet institucioni parashkollor “Xixëllonjat”, Rama: Kryeqyteti po krijon kushte të mirëfillta për fëmijët

    ​Përurohet institucioni parashkollor “Xixëllonjat”, Rama: Kryeqyteti po krijon kushte të mirëfillta për fëmijët

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren, Jehona Lushaku Sadriu përuruan renovimet e institucionit parashkollor “Xixëllonjat” në lagjen Pejton, me kapacitet prej 250 fëmijëve.

    Kryetari Rama tha se duke renvouar këto institucione, kryeqyteti po krijon kushte të mirëfillta për fëmijët.

    Ai potencoi se duke krijuar kushte të mira, fëmijëve u mundësohet të mësojnë dhe të edukohen.

    Ai tha se përurimi i renovimit të këtij institucioni është arritje për këtë pjesë të Prishtinës, pasi sipas tij kjo i ndihmon prindërit të punojnë më lirshëm.

    Rama tregoi se pesë institucione parashkollore janë në renovim e sipër.

    Jehona Lushaku Sadriu potencoi se renovimi i objektit “Xixëllonjat” është dëshmi që kryeqyteti u kushton rëndësi fëmijëve dhe mësuesve.

    Ajo shtoi se Prishtina e meriton këtë kopsht madhështor.

    Ndërkaq, në emër të prindërve dhe gjyshërve, Musli Aliu tha se janë me fat që në këtë institucion parashkollore kanë rritur dhe edukuar fëmijët.

  • Biskota të shëndetshme shtëpiake nga hurmat

    Biskota të shëndetshme shtëpiake nga hurmat

    Hurmat janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale, ndër të cilat posaçërisht janë vitaminat B1, B5 dhe thartirat folike

    Përbërësit:

    – 500 g biskota të bluara,

    – 120 g sheqer të kaftë,

    – 180 g margarinë.

    – 2 vezë,

    – 300 g hurma,

    – 200 g lajthi të bluara.

    Përgatitja:

    1. Përzieni biskotat e bluara dhe sheqerin e kaftë. Tundni margarinën e shkumëzuar dhe vezët dhe përzieni me biskotat.

    2. Përbërjes shtoni hurmat e grira dhe lajthitë e bluara, të gjitha ngjishni mirë dhe bëni biskota të vogla.

    3. Piqni në furrën e nxehur në 200 gradë Celsius rreth 20 minuta. /Telegrafi

  • Presioni i gjakut ndikon trurin dhe kujtesën

    Presioni i gjakut ndikon trurin dhe kujtesën

    Humbja e kujtesës është një gjendje që trupi mund ta zhvillojë për shkak të shumë sëmundjeve.

    Duke filluar që nga skleroza, alzheimeri e deri tek dementia që po përhapet me shpejtësi vitet e fundit.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga kjo sëmundje.

    Teksa shumë studime kanë treguar se është më e përhapur tek gratë, kjo sëmundje mund të jetë e lidhur ngushtë dhe me disa procese të tjera të trupit.

    Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se si ndikon presioni i gjakut në zhvillimin e dementias apo “sëmundjes së harresës” ndër vite.

    Lidhja mes dy sëmundjeve

    Presioni i gjakut dhe ndryshimi i tij përgjatë viteve mund të sjellë një sërë pasojash.

    Kështu ndodh edhe me zhvillimin ose jo të sëmundjes së dementias.

    Ekspertët thonë se ka një lidhje domethënëse mes hipertensionit apo presionit të lartë të gjakut dhe shfaqjes në dementias.

    Më të rrezikuarit sipas mjekëve janë ata që vuajnë nga hipertensioni në moshën e mesme.

    Pra plakja e trurit apo humbja e kujtesës nga dementia e ka zanafillën e saj që nga problemet me presionin e lartë të gjakut.

    Si Ndryshon Presioni i Gjakut Përgjatë Viteve

    Shumë funksione të trupit ndryshojnë përgjatë viteve dhe po kështu edhe presioni i lartë i gjakut.

    Sipas mjekëve presioni i gjakut ndryshon disa herë gjatë jetës dhe veçanërisht gjatë moshës së mesme dhe të moshuar.

    Për të gjithë personat që kanë përjetuar gjatë këtyre dy periudhave të paktën një herë hipertensionin, prekja nga dementia është më konkrete.

    Gjithsesi më të rrezikuarit janë personat që vuajnë nga hipertensioni pas të 50-tave.

    Ndërsa rreziku ulet për personat që vuajnë nga hipertensioni në moshën e tretë

    Në zhvillimin e sëmundjes dhe hipertensionit përveç moshës dhe gjinisë ndikon edhe stili i jetesës.

    Ndër armiqtë më të mëdhenj të trurit janë alkooli, duhani, mungesa e gjumit apo kequshqyerja.

  • Sipas shkencës, ky është shkaktari numër një i sëmundjes së diabetit

    Sipas shkencës, ky është shkaktari numër një i sëmundjes së diabetit

    Me shumë mundësi, jeni të njohur me diabetin, atë sëmundje aspak të ëmbël, edhe pse ka lidhje me sheqerin.

    Në fakt, është një nga sëmundjet më të zakonshme në botë, dhe numrat po rriten vazhdimisht.

    Por, çfarë saktësisht është diabeti?

    Para se të hyjmë në kauzë, duhet të përcaktojmë se çfarë është diabeti. Diabeti ndodh kur glukoza në gjak – ose sheqeri në gjak – është shumë i lartë. Glukoza në gjak është burimi kryesor i energjisë së trupit dhe rrjedh nga ushqimi që hani.

    Shtoni insulinë: një hormon i prodhuar nga pankreasi juaj. Endokrin Web thotë se “insulina shpesh përshkruhet si një çelës, i cili zhbllokon qelizën për të lejuar që sheqeri të hyjë në qelizë dhe të përdoret për energji”. Por ndonjëherë trupi juaj nuk prodhon insulinë të mjaftueshme – ose aspak – apo thjesht nuk e përdor insulinën siç duhet.

    Ajo që ndodh atëherë është se glukoza qëndron në gjak dhe nuk arrin në qelizat tuaja – duke shkaktuar grumbullimin e glukozës në gjak, e cila rrit nivelet e sheqerit në gjak.

    Ekzistojnë disa lloje të diabetit: tipi 1, tipi 2, gestacional, dhe për ata që janë në prag, pre-diabeti. Ndërsa secili është i veçantë, ata të gjithë ndajnë të njëjtat probleme themelore me sheqerin në gjak. Diabeti i tipit 1 dhe tipi 2 janë sëmudnje kronike. Pre-diabeti është një pararendës i diabetit kronik dhe diabeti gestacional shpesh zgjidhet vetvetiu pas lindjes së foshnjës.

    Çfarë mund të ndodhë nëse trupi juaj nuk është në gjendje të përdorë siç duhet glukozën për të prodhuar energji?

    Dy llojet kryesore të diabetit-tipi 1 dhe lloji 2-kanë shenja paralajmëruese të ngjashme, megjithëse me tipin 1, shfaqja e simptomave mund të jetë më e shpejtë, duke u shfaqur brenda disa ditësh ose javësh dhe priret të jetë më e rëndë. Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit, mund të përjetoni urinim të shpeshtë – një shenjë se veshkat tuaja po përpiqen të nxjerrin sheqerin e tepërt në gjakun tuaj.

    Etja ekstreme pothuajse gjithmonë shoqëron urinimin e shpeshtë sepse trupi juaj dehidratohet nga të gjitha urinimet. Në të njëjtën mënyrë, mungesa e lëngjeve në trupin tuaj mund t’ju japë gojë të thatë dhe kruajtje të lëkurës. Ju gjithashtu mund të ndjeni uri të shtuar ose të keni humbje peshe të papritur për shkak të pamundësisë së trupit për të marrë energji të mjaftueshme nga ushqimi që hani.

    Nivelet e larta të sheqerit në gjak, me kalimin e kohës, mund të ndikojnë në rrjedhën e gjakut dhe të shkaktojnë dëme nervore, gjë që e bën shërimin e plagëve të vështirë.

  • Cikli global i ujit është çekuilibruar, për herë të parë në historinë e njerëzimit

    Cikli global i ujit është çekuilibruar, për herë të parë në historinë e njerëzimit

    Cikli global i ujit është çekuilibruar, për herë të parë në historinë e njerëzimit, shkruan A2 CNN. Kështu thotë një studim i ri i publikuar nga Komisioni Global mbi Ekonominë e Ujit, një grup ndërkombëtar ekspertësh dhe drejtuesish shtetesh.

    Raporti thotë se keqpërdorimi i tokës dhe keqmenaxhimi i ujit për dekada të tëra, si dhe kriza klimatike, kanë “stresuar në mënyrë të paprecedentë” ciklin botëror të ujit.

    Aty formon lumenj të mëdhenj avujsh që janë në gjendje të lëvizin për distanca të gjata, para se të ftohen, të kondensohen dhe të bien sërish në tokë në formën e shiut dhe borës.

    Sipas raportit, çekuilibrimi i ciklit të ujit është thellësisht i lidhur me ndryshimet klimatike.

    Në botë, rreth 3 miliardë njerëz kanë probleme me furnizimin me ujë. Ekspertët thonë se kriza mund të përballohet vetëm përmes menaxhimit më të mirë të burimeve natyrore dhe uljes së ndotjes.