ATV

Author: ATVLive

  • Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

    Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës janë në raportin 24 orësh të policisë.

    Në Lipjan një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar me mjet të fortë dy burra tjerë.

    “Lipjan 20.10.2024-10:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

    Në Obiliq një grua e ka sulmuar një tjetër.

    “Obiliq 20.10.2024-15:56. Është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër shtetase të Shqipërisë, ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

    Një burrë në Prishtinë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar një grua. Ai është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë 18.10.2024-01:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me datë 21.10.2024 i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

    Po ashtu një grua ka raportuar se ka dhunë psikike dhe është kërcënuar nga një burrë.

    “Prishtinë 20.10.2024-17:30. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pasur dhunë psiqike dhe është kërcënuar përmes telefonit nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.”

  • Osmani mban takim më Kongresistin Ritchie Torres, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

    Osmani mban takim më Kongresistin Ritchie Torres, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim me Kongresistin, Rithchie Torres.

    Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se e kanë mbajtur një takim përmbajtësor me të për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, shkruan EO.

    Tutje, Osmani shprehet mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur për Kosovën dhe për forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ajo falënderon mërgatën për organizimin dhe që sipas saj vazhdon të luajë rol kyç në kultivimin dhe fuqizimin e vazhdueshëm të kësaj aleance.

  • Haradinaj nderohet në Nju Jork, mirënjohjen ia dedikon bashkëluftëtarëve në UÇK

    Haradinaj nderohet në Nju Jork, mirënjohjen ia dedikon bashkëluftëtarëve në UÇK

    Gjatë ditës së djeshme, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u nderua nga kryetari i Yonkers Mike Spano me mirënjohje të qytetit.

    Lidhur me këtë, Haradinaj thotë se u ndje shumë i vlerësuar.

    “Në një ceremoni të veçantë në qytetin Yonkers, New York, Kryetari i qytetit, z. Mike Spano, më vlerësoi me Mirënjohjen e Qytetit. Njëherësh, duke shpallur zyrtarisht datën 20 tetor 2024 si “Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt, me motivacionin; “Për njohjen e shërbimit shumëvjeçar ndaj vendit të tij dhe përkushtimin e tij në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor, si dhe në shërbimin publik”. Gjithashtu në këtë ceremoni, Kryetari Spano shpalli gjithashtu 20 tetorin 2024 si ditën zyrtare të ngritjes së flamurit të Kosovës në qytetin e Yonkers”, shkruan Haradinaj në Facebook.

    “Ky nderim është një vlerësim jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që besojnë në një Kosovë të lirë, të zhvilluar dhe të integruar në NATO, si dhe në miqësinë e palëkundur mes popullit tonë dhe atij amerikan. E dedikoj këtë mirënjohje bashkëluftëtarëve të mi në radhët e UÇK-së dhe çdo ushtari amerikan që ka shërbyer në Kosovë. Ky çmim është dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta për një Kosovë më të mirë dhe më të fortë”.

    “Zoti e bekoftë popullin e Kosovës! Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë miqësinë tonë të përjetshme!”.

  • Llamba elektrike ndriçuese nisi suksesin para 145 vjetësh

    Llamba elektrike ndriçuese nisi suksesin para 145 vjetësh

    Shpikësi Thomas Edison më 21 tetor 1879, filloi provat për një tjetër lloj filamenti për llambën e tij elektrike ndriçuese.

    Llamba bëri dritë për 40 orë, duke shënuar eksperimentin e parë të suksesshëm të Edison me llambën elektrike, pas mijëra dështimesh në provat laboratorike në Menlo Park të Nju Xhersi.

    Çelësi i suksesit ishte përdorimi i një filamenti prej karboni të hollë sa një fije floku, e cila ndriçonte, por nuk shkrihej nga nxehtësia që krijonte elektriciteti.

    Ai deklaroi para punonjësve të laboratorit: “Nëse arrita ta bëj të ndriçojë për 40 orë, mund ta bëjë të ndriçojë për 100 orë.”

    Në bazë të kësaj llambe, Edison filloi ndërtimin e sistemit të parë të suksesshëm të ndriçimit, i cili më vonë do të furnizonte me energji 85 shtëpi që kompania e tij i kishte pajisur me qarqe elektrike dhe llamba ndriçimi në Nju Jork.

  • Lojtari i Juventusit bie pre e grabitësve, iu vodhën 500 mijë euro pasuri

    Lojtari i Juventusit bie pre e grabitësve, iu vodhën 500 mijë euro pasuri

    Dagllas Luiz dhe e dashura e tij Alisha Lehmann janë shokuar kur janë kthyer në shtëpi mbrëmjen e kaluar, pasi kishin dalë për të festuar fitoren e Juventusit përballë Lazios.

    Dagllas dhe Alisha janë tmerruar kur janë kthyer në banesë, kur kanë parë se hajdutët kishin vjedhur një pasuri të konsiderueshme në banesën e tyre.

    11 ora dhe bizhuteri të cilat vlerësohen me 500 mijë euro, ky ishte dëmi që hajdutët ju kishin shkaktuar Luizit dhe Alishës, dy juventinëve, i pari me sakudrën e burrave dhe e dyta me atë të grave.

    Kjo nuk është hera e parë që futbollistët që luajnë me fanelën e Juventusit bien pre e grabitjeve, në të shkuarën një histori e ngjashme u ka ndodhur edhe Moise Kean, Kaio Jorge dhe Angel Di Maria.

  • Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun një marrëveshje

    Ministri bullgar sot viziton Kosovën, nënshkruajnë me Çekun një marrëveshje

    Ministri bullgar i Kulturës, Nayden Todorov, do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

    Si do të pritet në takim nga homologu i tij kosovar, Hajrullah Çeku.

    Sipas njoftimit, Çeku dhe Todorov do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëprodhimit në kinematografi Kosovë-Bullgari.

  • O’Brien dhe Eichorst sot në Prishtinë, pritet të takohen me Kurtin

    O’Brien dhe Eichorst sot në Prishtinë, pritet të takohen me Kurtin

    Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien dhe Drejtoresha e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme Angelina Eichhorst, pritet të vijnë sot në Prishtinë. Siç merr vesh Gazeta Express ata do të kenë takim me kryeministrin Kurti.

    Dyshja O’Brien dhe Eichhorst takimin do ta zhvillojnë me kryeministrin Albin Kurti.

    O’Brien dhe Eichhorst dje ishin në Serbi ku u takuan me presidentin serb Aleksandar Vuciq.

    Vuçiq tha se në takimin që pati u diskutua edhe për Kosovën dhe sa i përket dialogut të vazhdojë me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

    “Kemi shkëmbyer mendime edhe për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Me bashkëbiseduesit u njoha në detaje për situatën në Kosovë dhe shpreha shqetësimin e thellë për sfidat me të cilat populli serb përballet çdo ditë. Theksova nevojën për një angazhim më të madh të SHBA-së në këtë çështje, pasi që një mbështetje më e fortë dhe pjesëmarrje më aktive e Shteteve të Bashkuara mund të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, tha Vuçiq.

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    IHMK ka njoftuar se sot temperaturat minimale do të shkojnë deri në -1 gradë, ndërsa maksimalet deri në 18 gradë.

    “E hënë- Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gardë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.”

  • Apelohet për vaksinim kundër gripit sezonal

    Apelohet për vaksinim kundër gripit sezonal

    Përgatiti: Besmire Kluna

    Të moshuarit dalin të jenë kategoria e cila më së shumti po vaksinohen kundër gripit sezonal.

    “Po na e marrim qe 5 a 6 vjet, qe 10 vjet. Efektet na mbron nga gripat, nga tanat gripat, s’kem problem”, thotë një qytetar.

    “Po na ndihmon. Po e kemi marrë vaksinën, edhe shoqja e ka marrë, shumë mirë është”, tha jnë tjetër qytetar.

    “Po, po jam ardhë me marrë. Veç për të mirë po mendoj që është”, tha një qytetar.

    Këta qytetarë janë në mesin e 6 mijë të tjerëve në Prishtinë, të cilët që nga fillimi i këtij muaji janë vaksinuar kundër gripit sezonal.

    “Në 15 qendra të mjekësisë familjare e bëjmë aplikimin e vaksinës. Secili qytetar mund ta marrë në lagjen e vet. Diku rreth 6000 qytetarë e kanë marrë vaksinën e gripit sezonal, që tregon për një interesim do të thotë të mirë të qytetarëve”, tha drejtori i shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

    Përveç të moshuarve, grave shtatzëna dhe punëtorëve shëndetësorë, mjekët bëjnë apel që këtë vaksinë ta marrin edhe të rinjtë e grupmosha e mesme.

    “Njerëzit që janë të shtyrë në moshë, sidomos ata që kanë edhe sëmundje të tjera, për shembull hipertension, diabet, mirëpo preferohet që të merret nga të gjithë, gratë shtatzëna dhe te fëmijët shumë të vegjël. Deri më tani, vetëm në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë dhënë 2300 vaksina pa llogaritur edhe qendrat të tjera në komunën e Prishtinës. Si mesazh për shikuesit e ATV-së dhe për gjithë popullatën e Prishtinës, bëj thirrje që të vaksinohen kundër gripit”, tha Rushit Ismajli, specialist i mjekësisë Familjare në QKMF.

    Sivjet, sipas IKSHPK-së, furnizimi me vaksina të gripit sezonal është bërë më herët se çdo vit tjetër dhe për këtë sezon, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 000 doza.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë:

  • Klinika e Psikiatrisë rifillon dhënien e certifikatave mjekësore për leje të armëmbajtjes

    Klinika e Psikiatrisë rifillon dhënien e certifikatave mjekësore për leje të armëmbajtjes

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Në fund të muajit të kaluar, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovë kishte njoftuar rifillimin e dhënies së certifikatave mjekësore për leje për armëmbajtje.

    Që nga 25 shtatori, Klinika e Psikiatrisë ka lëshuar 72 certifikata të tilla.

    Bazuar në këtë shifër, drejtori i Klinikës, Faton Kutllovci, vlerëson se interesimi është në rritje e sipër.

    “Mirë është duke shkuar si proces, interesimi është duke u rritur edhe kjo mendoj është për pasojë se për një periudhë të gjatë ky shërbim në kuadër të Qendrës Klinike Universitare nuk është ofruar”, tha drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci.

    Personat e interesuar duhet t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore nga disa profesionistë shëndetësorë.

    “……ditën e martë dhe të mërkurë procesi shkon ashtu që personat që janë të interesuar t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore të lajmërohen në ora 13:00, marrin fletëpagesën dhe pastaj nga ora 14:00 do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore nga gjashtë profesionistë: specialist i ORL-së, oftamologu, mjeku familjarë, neurologu, psikiatri dhe psikologu”, tha Kutllovci.

    Dhënia e certifikatës mjekësore për leje të armëmbajtjes po konsiderohet si një mekanizëm i cili ka efekt pozitiv në sigurinë e vendit.

    “Çdo kush që tenton ta kryej një krim së pari mendon tek ajo se nuk do të zbulohet, prandaj kur ti e ke armën e evidentuar në disa institucione dhe po e quajmë ‘normal’ me certifikatë të mjekut atëherë e rrit sigurinë se nuk e përdorë kur e dinë se do të zbulohesh”, tha Xhemajl Ademaj, njohësi i balistikës dhe sigurisë.

    Sipas të dhënave nga policia e Kosovës, brenda dhjetë muajve janë iniciuar mbi 1.300 raste për armëmbajtje pa leje. Konsiderohet se rreth 260 mijë armë pa leje janë në duart e qytetarëve të Kosovës.

    Dënimi për armëmbajtje pa leje përcaktohet sipas Kodit Penal dhe parashihet gjobë deri në 7500 euro. Veç tjerash, parashihet edhe dënimi me burgim deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje.

    Më shumë detaje i gjeni në Edicionin Qendror të lajmeve në videon më poshtë: