ATV

Author: ATVLive

  • Rutte në takimin me Ministrat e Mbrojtjes të G7, diskutoi për rritje të mbështetjes për Ukrainën

    Rutte në takimin me Ministrat e Mbrojtjes të G7, diskutoi për rritje të mbështetjes për Ukrainën

    Të shtunën (19 tetor) Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte u takua me Ministrat e Mbrojtjes të G7-ës në Napoli, për të diskutuar se si të rritet më tej mbështetja për Ukrainën, të rritet prodhimi industrial i mbrojtjes dhe më shumë.

    Ishte takimi i parë i G7 për Rutte në rolin e tij si Sekretar i Përgjithshëm dhe hera e parë që G7 thirri një takim të dedikuar në formatin e Ministrave të Mbrojtjes, thuhet në njoftimin e NATO-s, transmeton Klankosova.tv.

    Sekretari i Përgjithshëm theksoi vlerën e bashkëpunimit midis G7 dhe NATO-s, duke pasur parasysh natyrën komplekse të sfidave për sigurinë e përbashkët.

    Për Ukrainën, ai nënvizoi se si sigurimi që Ukraina të ketë atë që i duhet për të mbizotëruar është kritike për sigurinë dhe stabilitetin edhe përtej rajonit.

    Ndërsa ministrat diskutuan prodhimin industrial të mbrojtjes, Rutte vuri në dukje rëndësinë e të punuarit së bashku – në të gjithë Aleancën dhe më gjerë – për të rritur dhe përshpejtuar jo vetëm prodhimin, por se këto përpjekje janë të përafruara më mirë duke punuar me standardet e NATO-s.

    Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi gjithashtu se si NATO po bën më shumë për të ndërtuar partneritetet e saj, jo vetëm në Indo-Paqësorin, por edhe në lagjen jugore të NATO-s – një fushë tjetër në të cilën u fokusuan diskutimet e G7.

    Takimi në Napoli vjen pas takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel këtë javë, ku aleatët ranë dakord për një sërë iniciativash në lidhje me përmirësimin e parandalimit dhe mbrojtjes, sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme për Ukrainën dhe duke bërë më shumë me partnerët në Indo- Paqësor si dhe BE.

  • DW: Harris një luftëtare optimiste, Trump përhap perspektiva të zymta

    DW: Harris një luftëtare optimiste, Trump përhap perspektiva të zymta

    Harrisi dhe Trumpi përdorin mesazhe krejtësisht të ndryshme gjatë fushatës: ajo paraqitet si një luftëtare optimiste, ndërsa ai përhap perspektiva të zymta për të ardhmen. Edhe këtu pasqyrohet ndarja e shoqërisë në SHBA.

    “It´s good to be back in Pennsylvania” (“Është mirë të kthehesh në Pensilvani”) ose “We love you, Arizona! (“Të duam, Arizona!”): Kamala Harris dhe Donald Trump nuk kanë nevojë të thonë më shumë për të ndezur brohoritje të furishme gjatë tureve të tyre në SHBA. Megjithatë, kjo është e vetmja e përbashkët në performancat e tyre.

    Harrisi punoi së bashku me Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë për gati katër vjet. Në fushatën elektorale, megjithatë, ajo e prezanton veten si njeri i diskriminuar dhe kjo ecën mirë.

    “Ne kemi shumë punë përpara nesh,” i bërtet ajo turmës ende euforike, “por tani vjen ajo që ia vlen: neve na pëlqen të punojmë shumë.”

    Harrisi dhe ushtria e saj e luftëtarëve të gëzuar po e arrijnë me punë fitoren: kështu e paraqet veten demokratja. Optimiste dhe e përkushtuar: për një të ardhme ku gratë vendosin për trupin e tyre, ku të gjitha mund të përballojnë përkujdesjen për fëmojët dhe të përfitojnë nga mundësitë e tyre.

    Tone më të forta kundër Trumpit

    Harrisi nuk e përdor më fjalën “gëzim” aq shpesh sa në fillim; ajo tani e prezanton veten si grua praktike, të dhembshur, të afërt dhe humane. Kur nëna e saj u sëmur nga kanceri, për shembull, ajo u kujdes për të, thotë ajo, para se të shpallë se përkujdesja në shtëpi do të mbulohet nga sigurimet shëndetësore në të ardhmen.

    Trumpi, nga ana tjetër, thotë Harrisi, interesohet vetëm për veten e tij. Atij i pëlqen më mirë të mbjellë frikë dhe të trembë njerëzit sesa të bëjë atë që bëjnë liderët e vërtetë: të zgjidhin problemet.

    Toni i Harrisit ndaj Trumpit është bërë gjithnjë e më i ashpër dhe personal ditët e fundit. Ai nuk është person serioz, por zgjedhja e tij do të kishte pasoja brutale të rënda, thotë ajo. Ai është “gjithnjë e më i paqëndrueshëm” dhe i shkëputur nga roli i Presidentit.

    Lojërat e Trumpit

    Ajo u referohet sulmeve agresive të Trumpit ndaj Partisë Demokrate dhe asaj që ai e konsideron “të majtën ekstreme”.Kjo sipas tij është armiku nga brenda, tha Trumpi gjatë fushatës së tij, “fundërrina që urren vendin tonë, një armik më i madh se Kina dhe Rusia”.

    Por në kanalin televiziv Fox Business ai tha se të çmendurit radikalë të sëmurë mund të viheshin nën kontroll shumë shpejt, nëse është e nevojshme nga Garda Kombëtare ose Ushtria.

    Përdorimi i ushtrisë kundër bashkatdhetarëve të vet ishte dikur e papërfytyrueshme në SHBA. Trumpin e duartrokasin për këtë.

    Fitore me skenarë apokaliptikë?

    Në një kohë që Harrisi ua paraqet Amerikën mbështetësve të saj si një vend me mundësi të mëdha, Trumpi flet për një vend në rënie, të rrënuar nga demokratët, të cilët lanë të hyjnë në vend miliona e miliona emigrantë kriminelë dhe të çmendur për të shkatërruar Amerikën.

    Po të marrë Harrisi edhe katër vite të tjera, i gjithë vendi do të bëhet kamp refugjatësh, pretendon ai.

    Trumpi i kërcënon kundërshtarët e tij politikë me hakmarrje dhe shpagim, edhe sepse gjoja e kanë manipuluar drejtësinë për ta futur në burg. Në vend të kësaj, ai u premton votuesve të tij që 5 Nëntori të jetë dita e çlirimit.

    Po të shohësh fushatën, Harrisi dhe Trumpi duket se po flasin për dy vende të ndryshme. Mbështetësit e tyre jetojnë në botë që thuajse nuk komunikojnë. As Trumpi dhe as Harrisi nuk kanë shumicën pas vetes.

    Vendi është i ndarë në dy pjesë të barabarta. Sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve, në këtë nuk do të ndryshojë gjë./DW

  • Aksidenti me fatalitet në Kamenicë, Policia jep detaje

    Aksidenti me fatalitet në Kamenicë, Policia jep detaje

    Një person i moshës 33-vjeçare ka vdekur pasi është përfshirë në një aksident trafiku në rrugën e Kamenicës, afër pompës Hib Petrol.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Paparaci Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

    Nga ky aksident, drejtori i një kamionete të përfshirë dhe pasagjeri raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetë.

    Sipas policisë, dyshohet se viktima për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë ka humbur kontrollin mbi veturën, duke goditur fillimisht anësoret e rrugës dhe më pas kamionetën.

    “Nga hetimet e para dyshohet se deri te ky aksident i rëndë të ketë ardh për shkak të mosë përshtatjes së shpejtësisë dhe mos resprktimit të shenjave të trafikut, ku drejtuesi i veturës e humbë kontrollin mbi mjetin duke godit fillimisht ansoret e rrugës dhe më pas përplaset direkt me kamionetën që i vinte për ballë”, ka thënë Hashani për Paparacin.

    Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes.

  • Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut në Rusi, Seuli qorton ambasadorin rus

    Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut në Rusi, Seuli qorton ambasadorin rus

    inistria e Jashtme e Koresë së Jugut ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Seul për të protestuar për atë që ka thënë se është dislokim i trupave të Koresë së Veriut në Rusi, për t’i dërguar më pas në Ukrainë, duke u zotuar për një përgjigje të përbashkët ndërkombëtare.

    Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kim Hong-kyun, thirri në takim Georgy Zinoviev, të dërguarin rus në Seul, dhe i kërkoi tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve të Koresë së Veriut nga Rusia, njoftoi ministria.

    Kim tha se pjesëmarrja e trupave të Koresë së Jugut në luftën në Ukrainë përbën shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe Kartës së OKB-së. Po ashtu, sipas Kimit, kjo përbën edhe kërcënim serioz për sigurinë e Koresë së Jugut dhe shteteve të tjera.

    “Ne dënojmë fuqishëm bashkëpunimin ilegal ushtarak të Koresë së Veriut, përfshirë dislokimin e trupave në Rusi”, citohet të ketë thënë Kim, sipas Ministrisë së Jashtme.

    “Ne do të përgjigjemi së bashku me komunitetin ndërkombëtar duke mobilizuar të gjitha mjetet që kemi kundër akteve që kërcënojnë interesat tona kyçe të sigurisë”.

    Ministria tha se Zinoviev i tha Kimit se do t’ia dërgojë këtë mesazh Moskës.

    Agjencia e spiunazhit e Koresë së Jugut javën e kaluar tha se Koreja e Veriut ka dërguar 1.500 pjesëtarë të forcave speciale në Lindjen e Largët të Rusisë për trajnime në një bazë lokale ushtarake dhe me gjasë ata do të dislokohen për luftime në Ukrainë.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka akuzuar Phenianin se po përgatitet të dërgojë 10.000 ushtarë në Rusi dhe të dielën bëri thirrje për reagim të fortë nga shtetet që e kanë pranuar përfshirjen në rritje të Koresë së Veriut në pushtimin rus të Ukrainës.

    Këshilli për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë nuk ka konfirmuar raportimet se ushtarët e Koresë së Veriut po luftojnë për Rusinë, thanë zyrtarët amerikanë javën e kaluar, por shtuan se nëse këto raportime dalin të jenë të vërteta, “kjo do të shënonte një zhvillim të rrezikshëm në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”.

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, po ashtu javën e kaluar thanë se aktualisht nuk kanë dëshmi për praninë e Phenianit.

    Ministria e Mbrojtjes e Seulit tha të hënën se Koreja e Jugut është konsultuar me Uashingtonin para se agjencia e spiunazhit të bënte njoftimin.

    Si Rusia, ashtu edhe Koreja e Veriut kanë mohuar se dërgojnë armë te njëra-tjetra, por janë zotuar për forcimin e raporteve ushtarake, teksa në qershor kanë nënshkruar një traktat të përbashkët të mbrojtjes.

    Kremlini po ashtu ka mohuar vlerësimin e Koresë së Jugut se Veriu ka dërguar personel ushtarak për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës. /TCH

  • Elezi me njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës që regjistrohen si votues jashtë vendit

    Elezi me njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Kosovës që regjistrohen si votues jashtë vendit

    Të gjithë shtetasit e Kosovës që regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës në Zgjedhjet për Kuvend, do të largohen nga lista e votuesve brenda Kosovës, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

    Por, në rast se ndonjë prej tyre ndërron mendje edhe pasi është regjistruar si votues jashtë vendit dhe kërkon që të votojë fizikisht në vendvotimin e tij në Kosovë më 9 shkurt 2025, KQZ do t’ia mundësojë rikthimin në listën votuese brenda Kosovës deri më 27 dhjetor 2024.

    Këto informacione i ka bërë të ditura për Ekonomia Online, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, derisa është duke vazhduar periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

    Sipas tij, paragrafi 9 i nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme ka paraparë që KQZ secilin votues të regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, ta largojë nga Lista e Votuesve brenda Kosovës.

    “Është detyrim ligjor për KQZ-në që secilin votues i cili regjistrohet për të votuar nga jashtë Kosovës, ta largojë nga Lista e Votuesve brenda Kosovës e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve. Pra, një shtetas që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij për votim vetëm në listën e votuesve jashtë Kosovës. Këtë informacion ne ua transmetojmë individualisht çdo shtetasi që aplikon dhe regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, qoftë për të votuar në përfaqësi diplomatike apo përmes postës”, tha Elezi.

    Më tej, sipas Elezit, KQZ i ka dhënë zgjidhje edhe rasteve kur ndonjë shtetas ndërron mendje edhe pasi është regjistruar dhe kërkon që të votojë fizikisht në vendvotimin e tij në Kosovë.

    “Mund të ndodh që ndonjë shtetas i cili pasi është regjistruar për të votuar jashtë Kosovës të kërkojë të çregjistrohet nga kjo mënyrë votimi dhe të kthehet në Listën Votuese brenda Kosovës për të votuar fizikisht në vendvotim. Kësaj situate, KQZ i ka dhënë zgjidhje me anë të Rregullores Zgjedhore për Votimin Jashtë Kosovës. Pra, votuesi i regjistruar për votim jashtë Kosovës, i cili kërkon të kthehet në listën votuese brenda Kosovës, ka kohë të paraqesë kërkesën e tij deri në 24 orë para përfundimit të periudhës së kundërshtimit, në këtë proces zgjedhor deri më 27 dhjetor 2024”, njoftoi Elezi.

    Që nga 29 gushti është duke u zhvilluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

    Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së.

    Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:

    1. Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës

    2. duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ në Kosovë;

    3.  duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës.

  • CorrWatch e vlerëson transparent procesin e përcaktimit të tarifave të energjisë

    CorrWatch e vlerëson transparent procesin e përcaktimit të tarifave të energjisë

    Konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” (GLPS, GAP dhe INDEP), kanë publikuar të hënën raportin “Transparenca në përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë”, raporton EO.

    Naim Bujupi nga INDEP, ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë, është treguar transparentë në përcaktimin e tarifave.

    “Është me rëndësi që procesi tarifor të jetë i qartë dhe transparentë, për shkak të prek interesin qytetar, prek bizneset në përgjithësi. Në dokument, transparencën e kemi vlerësuar në tri rrafshe: e para ka qenë aspekti legjislativ e dyta ka qenë se kanë qenë publike dokumentet dhe e treta ka qenë se sa palët e interesit kanë qenë të involvuara”.

    “Sa i përket pjesës legjislative ne e kemi vërejtur se rregullatori ka qenë në përgjithësi transparent sepse së pari ka bërë publike të gjitha ato që janë të nevojshme për përcaktimin e tarifës dha gjithashtu ka bërë publike të gjitha dokumentet relevante që kanë të bëjnë me procesin tarifor. Sa i përket vitit 2021, ZRrE ka bërë publikimin të gjitha dokumentet relevante, gjithashtu ka hapur afatet për diskutim dhe komente”.

  • Ursula von der Leyen të shtunën në Prishtinë, takon Osmanin e Kurtin

    Ursula von der Leyen të shtunën në Prishtinë, takon Osmanin e Kurtin

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen këtë javë do ta nisë një turne në shtet e Ballkanit Perëndimor. Ajo të shtunën, do të jetë në Kosovë. Kështu bëhet e ditur në kalendarin e publikuar në web-faqen e KE-së, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Presidentja Von der Leyen vizitën e saj e fillon në Shqipëri të mërkurën më 23 tetor, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, e më pas pritet ta mbajë një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë.

    Po të enjtën, Ursula von der Leyen do të shkojë në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me kryeministrin Hristjan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

    Më pas, po të enjten do të vizitoj Bosnjën e Hercegovinën, ku fillimisht pritet t’i vizitojë zonat e prekura nga përmbytjet e fundit vdekjeprurëse. Presidentja e KE-së të premten do të ketë takime në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës.

    Nga Bosnja, ajo do të shkojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Millosh Vuçeviq.

    Ditën e fundit të turneut, presidentja Ursula von der Leyen do qëndrojë për vizitë në Kosovë, kurse më pas do të shkojë në Mal të Zi, ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq.

  • Raportohet se ka vdekur Fethullah Gulen, kleriku turk me bazë në ShBA

    Raportohet se ka vdekur Fethullah Gulen, kleriku turk me bazë në ShBA

    Predikuesi mysliman turk Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndronte pas një grusht shteti të dështuar të 2016-ës, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur, thanë media turke dhe një faqe interneti e lidhur me Gulenin të hënën.

    Ai ishte 83 vjeçar.

    Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Recep Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

    Herkul, një faqe interneti që publikon predikimet e Gylenit, tha në llogarinë e saj në X se Gulen kishte vdekur të dielën në mbrëmje në spital kur po trajtohej, raporton Reuters.

    Guleni ishte dikur aleat i Erdoganit, por ata u kundërshtuan në mënyrë spektakolare dhe Erdogan e konsideroi atë përgjegjës për tentativën për grusht shteti të vitit 2016, në të cilën ushtarët mashtrues komanduan avionë luftarakë, tanke dhe helikopterë. Rreth 250 njerëz u vranë në përpjekje për të marrë pushtetin.

    Gylen kishte jetuar në mërgim të vetëimponuar në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1999.

  • Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

    Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.

    Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit turpi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia.

  • Një burrë dyshohet se sulmoi dy të tjerë në Prishtinë, dëmton dhe një veturë e xhamat e një lokali

    Një burrë dyshohet se sulmoi dy të tjerë në Prishtinë, dëmton dhe një veturë e xhamat e një lokali

    Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy burra të tjerë në Prishtinë, i cili ka rënë dhe në pranga të policisë.

    Jo vetëm aq, i dyshuari ka dëmtuar dhe një veturë dhe xhamat e një lokali.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë dhe ka dëmtuar një veturë dhe xhamat e një lokali. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.