ATV

Author: ATVLive

  • Sllovakia mbyll më 31 dhjetor Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë

    Sllovakia mbyll më 31 dhjetor Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë

    Sllovakia, një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, ka vendosur ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë një çerek shekulli pas hapjes së saj. Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar mbylljen e Zyrës Sllovake.

    Qeveria e Sllovakisë do ta mbyllë Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, në një hap që largon përpjekjet për njohje të shtetit të Kosovës.

    Mbyllja e Zyrës Ndërlidhëse i është konfirmuar Radio Kosovës nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Evropiane e Republikës së Sllovakisë.

    “Sipas vendimit të Qeverisë Sllovake, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Sllovakisë në Prishtinë do të mbyllet deri më 31 dhjetor 2024, për shkak të riorganizimit të rrjetit diplomatik dhe zvogëlimit buxhetor”, thuhet në një përgjigjen e Departamenti të Komunikimit të MPJ-së sllovake.

    Vendimi për mbylljen e Zyrës në Prishtinë, është marrë muajin e kaluar pasi kabineti i majtë-nacionalist i kryeministrit, Robert Fico, po shtyn përpara një agjendë që riformon institucionet dhe politikën e jashtme sllovake.

    Ministria e Jashtme e Kosovës nuk e ka komentuar mbylljen e zyrës në Prishtinë dhe as ndikimin që mund të ketë ky vendimin në raportet me mes dy vendeve.

    Gëzim Visoka, profesor në Departamentin e Studimeve të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Qytetit të Dublinit, në Irlandë, thotë se mbyllja e zyrës nuk është shenjë e mirë për aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës.

    “Mbyllja e Zyrës Sllovake në Prishtinë nuk do të duhej të paraqiste një lajm shqetësues”, ka thënë Visoka, Radio Kosovës .”Por fakti që Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka një politikë të jashtme të përafërt me Serbinë rreth Kosovës, rajonit, dhe luftës në Ukrainë, mbyllja e zyrës është ë sinjal jo i mirë”.

    Visoka ka thënë se mbyllja e zyrës në këtë kohë, mund të lexohet si mosgatishmëri për ta njohur Kosovën. “ Kjo të paktën tregon mosgatishmëri që të ndërtojë marrëdhënie pragmatike diplomatike, siç ka bërë Greqia në dekadën e fundit”, ka thënë ai.

    Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Juraj Blanar, në një takim të premten me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Beograd deklaroi se qëndrimi i Sllovakisë për mosnjohje të Kosovës mbetet i pandryshueshëm ngase pavarësia Kosovës shkelë integritetin territorial i Serbisë.

    Në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare, zyrat ndërlidhëse, reflektojnë marrëdhëniet diplomatike të shteteve, ngase sinjalizojnë pabarazi në raportet bilaterale, janë tipare të praktikave para-diplomatike dhe zakonisht vendosen ne rajone e jo kryeqytete dhe janë dy shkallë nën nivelin e ambasadës dhe misioneve të posaçme diplomatike.

    Në vitin 1999 kur Kosova u vendos nën administrim të OKB-së, shumë shtete, përfshirë edhe ato që ishin kundër si Rusia, vendosën në Prishtinë zyrat e tyre ndërlidhëse, dhe pas pavarësisë shumica e atyre që njohën Kosovën u shndërruan në ambasada apo misione diplomatike.

  • I rrethuar nga forca të shumta policie, Ilir Meta mbërrin në gjykatë

    I rrethuar nga forca të shumta policie, Ilir Meta mbërrin në gjykatë

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë.

    Policia është siguruar që Ilir Meta të mos shfaqet para kamerave, por Meta është parë i rrethuar nga policia ne parkimin e GJKKO, raporton gazeta Panorama.

    Atje pritet të paraqitet edhe deputetja Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Metës.

    Ish-presidenti i vendit dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u arrestua të hënën në mesditë me urdhër të SPAK-ut.

    Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

  • ​Ngrihet aktakuzë kundër 16 pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar

    ​Ngrihet aktakuzë kundër 16 pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 16 të pandehurve.

    Sipas aktakuzës të pandehurit: I S.K, I.K, P.K, A. D, D.K, B.K, A.S, V.T, A.G, H. Xh, M. K, D.K, akuzohen se kanë kryer veprën penale: Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

    “Të pandehurit S. K dhe L. B akuzohen për kryerjen e veprës penale: Fajdeja në tentativë, në bashkëkryerje. I pandehuri L.B. akuzohet edhe për kryerjen e veprave penale: Detyrim dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Gjithashtu, të pandehurit S.K. , E.G. dhe S.G. V. H. dhe L. K. akuzohen se kanë kryer veprën penale: Shpëlarja e parave. Ndërkaq, i pandehuri B.K. akuzohet se ka kryer edhe veprën penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Në këtë rast janë konfiskuar:Pajisje elektronike, para të gatshme dhe para në llogaritë bankare, tokë me sipërfaqe prej 1285 m2 , shtëpi me sipërfaqe prej 306 m2, si dhe6 banesa”, thuhet në komunikatë.

  • ​150 xhudistë nga vende të ndryshme po stërviten në Kosovë

    ​150 xhudistë nga vende të ndryshme po stërviten në Kosovë

    Kosova është bërë njëri nga vendet më tërheqës për përgatitjen dhe stërvitjen edhe të xhudistëve na vende të ndryshme të botës dhe në shumë raste ata qëndrojnë në Kosovë si grupe të ndryshme ku stërviten nga trajnerë kosovarë me në krye Driton Kukën.

    Këto ditë, në Kosovë po qëndrojnë mbi 150 garues, derisa kësaj radhe po marrin pjesë edhe ekipi i Moldavisë, raporton KosovaPress.

    Trajneri Driton Kuka ka thënë se sporti po thyen barriera politike.

    “Pas Ballkanikut të mbajtur në Pejë po mbahet Kampi stërvitor i radhës! Specifike kësaj radhe pjesëmarrja e ekipit të Moldavisë, për herë të parë në Kosovë. Ekip i fortë e njerëz pozitiv dhe mirënjohës për mikpritjen që hasën në vendin tonë. Sporti po thyen gjithmonë barrierat politike dhe kjo do vazhdoj tutje. Përndryshe në Pejë po qëndrojnë 150 garues në Kampin stërvitor këtë javë nga shtete të ndryshme”, ka shkruar Kukan ë “Facebook”.

  • ​Ferizaj, sekuestrohen armë dhe fishekë nga një person i dyshuar

    ​Ferizaj, sekuestrohen armë dhe fishekë nga një person i dyshuar

    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se më 22 tetor rreth orës 20:00 gjatë një hetimi në proces ka pranuar një informacion se në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt një person posedon armë të zjarrit.

    Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe tek personi: H.R i moshës 57 vjeçar janë gjetur 3 armë të zjarrit, 1 pushkë automatike, 2 pistoleta dhe 100 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    “I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar armët dhe fishekët”, thuhet në njoftim.

    Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

  • ​Ancelotti zbulon bisedën me lojtarët gjatë pushimit të ndeshjes me Dortmundin

    ​Ancelotti zbulon bisedën me lojtarët gjatë pushimit të ndeshjes me Dortmundin

    Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti lavdëroi “të jashtëzakonshmin” Vinicius Junior të martën pasi sulmuesi brazilian shënoi një hat-trick në pjesën e dytë për t’i ndihmuar ata ta mposhtin Borussia Dortmundin me rezultat 5-2 në Ligën e Kampionëve.

    Ancelotti tha në një konferencë për shtyp se ishte i bindur se Vinicius do të fitojë çmimin Topi i Artë për lojtarin më të mirë në botë të hënën, përcjellë KosovaPress.

    “Ajo që mund të them është se është e rrallë të shohësh një lojtar që luan një pjesë të dytë si Vinicius. Dhe jo për shkak të tre golave, por për shkak të karakterit të tij; ai është i jashtëzakonshëm,” tha Ancelotti.

    “Vinicius do të fitojë Topin e Artë, jo për atë që bëri sonte, por për atë që bëri vitin e kaluar. Këto tre gola tashmë do të llogariten për Topin e Artë të vitit të ardhshëm, kjo është e sigurt. është një lojtar që fishkëllehet sepse mund të bëjë diferencën”.

    Në një ripërsëritje të finales së sezonit të kaluar, Ancelotti tha se nuk kishte panik në dhomën e zhveshjes pasi Reali shkoi në pushimin e pjesës së parë me dy gola disavantazh dhe se skuadra e tij kishte pjekurinë dhe përvojën për të kuptuar se çfarë duhej të bënin për t’u rikthyer. .

    “Ne jetuam në qetësi gjatë pushimit. Ndryshuam sistemin dhe u kthyem duke luajtur më intensivisht,” tha Ancelotti.

    “Të flasësh për shënimin e tre golave mund të ishte dukur utopike, ndaj folëm për detaje të vogla si pasimet e mira, fitoret e dueleve. Duhej të fitonim dinamikën e lojës dhe prej andej filloni të fitoni ndeshjen”, theksoi në fund Ancelotti.

  • Në “Camp Nou” sonte zhvillohet përballja e madhe e Championsit

    Në “Camp Nou” sonte zhvillohet përballja e madhe e Championsit

    Në rrjedhën e ndeshjeve jashtëzakonisht po i sjellë faza e Ligës në Ligën e Kampionëve, sonte do të zhvillohet njëra nga përballjet më të forta të këtij kompeticioni.

    Në stadiumin historik “Camp Nou”, Barcelona e pret gjigantin gjerman, Bayern Mynih ndaj të cilëve do të kërkojnë tri pikë të plota, raporton KosovaPress.

    Të dy skuadrat kanë bilanc të njëjtë nga dy ndeshjet e para, nga një humbje dhe një fitore, duke u renditur kështu në pozitat 17 dhe 18.

    Ballafaqim interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Atletiko Madridit dhe Lillë, derisa ndeshjet tjera janë këto: Atalanta-Celtic, Brest-Bayer Leverkusen, Benfika-Feynord, Manchester City-Sparta Praga, Leipzig-Liverpool, Salsburg-Dinamo Zagreb dhe Youbg Boyes-Inter.

  • ​Von der Leyen sot në Shqipëri

    ​Von der Leyen sot në Shqipëri

    Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

    Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

    Von der Leyen do ta nisë turneun e saj në rajon sot me ndalesën e parë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Ajo do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

    Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

    Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi, të shtunën në Podgoricë.

    Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja, po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

  • ​Meta sot para trupës gjykuese

    ​Meta sot para trupës gjykuese

    Ish-presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, sot në orën nëntë e gjysmë del para Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

    Së bashku me Metën do të dalin para gjykatës edhe Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

    Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30”, sipas njoftimit të GJKKO.

    Ai u arrestua një ditë më parë në hyrje të Tiranës, ndërsa po kthehej nga Kosova./TCH/

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

    Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

    Në mëngjes parashihet që në shumë vende, kryesisht viseve të larta dhe rreth lumenjve, të ketë mjegull. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4/m/s.