ATV

Author: ATVLive

  • Miratohet Projektligji për për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

    Miratohet Projektligji për për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave. Përmes këtij projektligji u tha se do të bëhet përgatitja më e mirë e strukturave për menaxhimin e emergjencave.

    Ekzekutivi i dha dritën e gjelbër edhe nismës për lidhjen e marrëveshjes për bashkëpunim me Turqinë, për “shëndetin ushtarak”.

    Krahas këtyre, qeveria mori vendim edhe për themelimin e komitetit drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e profesionistëve të rinj” në kuadër të programeve IPA 2018.

  • Zhduket një burrë në Kaçanik

    Zhduket një burrë në Kaçanik

    Një burrë është raportuar i zhdukur në Kaçanik.

    Sipas raportit policor, viktima ka dalë nga shtëpia më 18 tetor dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

    “Më 22.10.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thotë policia.

  • ​Kurti e quan të suksesshëm samitin e Procesit të Berlinit

    ​Kurti e quan të suksesshëm samitin e Procesit të Berlinit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur të suksesshëm samitin e javës së kaluar të Procesit të Berlinit.

    Kurti para kabinetit qeveritar tha se Procesi i Berlinit po afron vendet e rajonit me njëri-tjetrin.

    Ai përmendi edhe vendimin për heqjen e regjimit të vizave për Bosnjë Hercegovinën nga 1 janari 2025.

    Krahas këtyre, Kurti nënvizoi modernizimin e shërbimeve në Telekom.

    Derisa e quajti lajm të mirë ardhjen e Starlinkut në Kosovë.

  • ​A do ketë Kosova energji elektrike gjatë sezonit të dimrit?

    ​A do ketë Kosova energji elektrike gjatë sezonit të dimrit?

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po planifikon që të rrisë prodhimin e energjisë elektrike për sezonin e dimrit, por nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) konsiderojnë se kërkesa për konsum është më e madhe sesa prodhimi vendor. Sipas KESCO-s edhe këtë vit do të ketë nevojë për import të energjisë elektrike nga Shqipëri dhe Hungaria.

    Përveç kësaj, zyrtarë të KESCO-s paralajmërojnë se nëse vazhdon importi me çmime të larta dhe vlerë të madhe, kjo mund të reflektojë në tarifat e vitit të ardhshëm për konsumatorët.

    Në anën tjetër zëdhënësi KEK-ut, Skënder Bucolli në një prononcim për KosovaPress derisa tregon se dy njësi në këtë korporatë kanë qenë në remont (riparim), potencon se planifikojnë që të ketë më shumë sasi të energjisë elektrike sesa vitin e kaluar.

    “Korporata Energjetike e Kosovës planifikon që të prodhojë një sasi pak më shumë se vitin e kaluar, megjithatë kjo varet edhe prej kushteve atmosferike të cilat ndikojnë edhe në cilësinë e thëngjillit…KEK në këta muajt e verës bënë parapërgatitjet për sezonin dimërore dhe disa prej njësive për kohë të gjatë siç e theksuam te ‘Kosova B’, dy njësi nga 35 ditë kanë qenë në remont të rregullt vjetor. Pavarësisht kësaj, KEK ka arritur që nga muaji janar deri në muajin shtator në termocentralin ‘Kosova A’ të prodhojë afër 1.7 milionë megavat energji elektrike. Në ‘Kosovën B’ ka arritur të prodhojë 3 milionë megavat energji elektrike. Ndërkohë që shifra është afro 6 milionë ton edhe e prodhimit të thëngjillit…Kemi krijuar rezerva të mjaftueshme të thëngjillit edhe në deponi edhe të shpalosura në djerrina dhe sipas të gjitha gjasave nuk presim që të kemi ndonjë telashe gjatë sezonit dimëror”, thotë Bucolli.

    Bucolli thotë se në periudhën janar-shtator të viti 2023 është prodhuar mbi 4 milionë megavat orë energji elektrike dhe mbi 5 milionë ton thëngjill.

    Ndërkaq, zëdhënësja në KESCO, Margarita Rashiti thotë se furnizimi me energji elektrike për konsumatorët gjatë stinës së dimrit varet nga disa faktorë.

    Ajo thekson se janë të obliguar që të importojnë energji elektrike rreth 600 megavat për orë nga shtetet e tjera me të njëjtin çmim siç e blejnë edhe vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian.

    “Sa i përket çështjes se si do të jetë dimri, këtë gjë nuk e dimë sepse kjo varet nga shumë faktorë. Fillimisht varet sesa prodhon prodhuesi vendor e më pastaj edhe sa është kërkesa për konsum. Rrjedhimisht sa herë që shkaktohet ky (gep) në mes të kërkesës për konsum dhe prodhimit vendor ne duhet ta importojmë atë energji elektrike. Përpos që blejmë energji elektrike nga KEK-u, normalisht që ne blejmë edhe nga burimet e ripërtëritshme…Import do të ketë gjithsesi. Ne edhe në këtë periudhë jemi duke importuar energji elektrike, sepse prodhuesi vendor arrin të mbulojë vetëm 850 megavat (për orë), kërkesa për konsum është 1200-1300 megavat (për orë) varësisht nga faktorët e jashtëm që nuk varen prej nesh…Për 600 megavat (për orë) ne duhet ta importojmë atë nga burësa (berëza) ndërkombëtare dhe ne si Kosovë pavarësisht që nuk jemi në Bashkimin Evropian, ne duhet ta blejmë energjinë elektrike apo megavatin në bursat ndërkombëtarëve me çmim të njëjtë se si e blejnë ndoshta edhe vendet e tjera që janë pjesë e Bashkimit Evropian”, thotë Rashiti.

    Përveç kësaj, Rashiti thekson se nëse vazhdon importi me çmime të larta dhe vlerë të madhe, kjo mund të reflektojë në rritjen e tarifave në vitin e ardhshëm për qytetarët konsumator.

    “Në kohën e krizës energjetike atëherë një megavat ndoshta ka shkuar deri në 700-800 euro. Mandej, lëvizin çmimet ndoshta varësisht edhe sipas tregut, por që për këtë vit ende nuk e kemi vërejtur ndonjë rritje shumë të madhe…Nëse vazhdohet me import me çmime të larta dhe vlerë shumë të madhe, kjo mund të reflektojë edhe në tarifat e vitit të ardhshëm”, thekson Rashiti.

    Lidhur me këtë, eksperti i energjisë Arben Kllokoqi thotë se në situata të tilla ku kërkesa për konsum rritet dhe tarifa nuk e mbulon koston, mund të bëhet thirrje për kursim sa më të madh të energjisë elektrike.

    “Mundet që nëse çmimet janë shumë të larta që tarifa e cila është ekzistuese të mos i mbulojë të gjitha kostot por prapë është vështirë të spekulohet se për çfarë çmime dhe çfarë sasie të importit që mund të ndikojë në rritjen e tarifës…03:13 Nëse KEK-u nuk mund të mbulojë kërkesën që është në Kosovë e që është në rritje dhe gjeneratorët e tjerë, është Ujmani dhe të tjerë me erë dhe solarë. Nëse prodhimi në Kosovë nuk mund ta mbulojë konsumin është vështirë të imagjinohet diçka në afatshkurtë që mund të bëhet. Zakonisht kur ka situata edhe në Evropë mund të ketë thirrje për të kursyer sa më shumë sidomos në periudha të caktuara”, thotë Kllokoqi.

    Ndërkaq, nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) tregojnë për mbulueshmërinë e prodhimit të energjisë në vend dhe ato të importit.

    “Rreth 85% e konsumit në Kosovë mbulohet nga Prodhimi i energjisë elektrike nga Termocentralet e TC Kosova A dhe TC Kosova B dhe nga Burimet e Ripërtërishme të Energjisë, ndërsa rreth 15% e konsumit mbulohet përmes importit të kontraktuar nga KESCO dhe KEDS”, thuhet në përgjigjen e ZRRE për KosovaPress.

    Përveç këtyre, nga KESCO tregojnë se çdo muaj vetëm 13.6 për qind të konsumatorëve kanë tejkaluar bllok tarifën apo kanë shpenzuar mbi 800 kilovat.

    Derisa në dy vitet e fundit ka pasur dy herë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Në prill të vitit 2023, ZRRE vendosi që tarifa të rritet për 15.4 për qind. Po ashtu ZRRE-ja edhe më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kËh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë.

    Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00./kp

  • ​Trepça kërkon fitoren e parë në FIBA Europe Cup

    ​Trepça kërkon fitoren e parë në FIBA Europe Cup

    Trepça do të ketë ndeshjen e tretë në grupet e FIBA Europe Cup, përkatësisht të dytën radhazi në shtëpi. Mitrovicasit do të ndeshen sot me Caledonia Gladiators nga Skocia.

    Të dy skuadrat kanë nga dy humbje në dy ndeshjet e para në Grupin H të FIBA Europe Cup, raporton KosovaPress.

    ‘Xehetarët’ pësuan nga Dijon 118:73 dhe MHP RIESEN Ludëigsburg 57:70, kurse Caledonia Gladiators pësuan nga MHP RIESEN Ludëigsburg 86:62 dhe Dijon 54:90.

    Në përballjen tjetër të këtij grupi, Dijon dhe Ludëigsburg do të ndeshen për vendin e parë.

    Ky është edicioni i dytë radhazi për Trepçën që luan në grupet e FIBA Europe Cup.

  • PSRK me aktakuzë kundër një personi për terrorizëm

    PSRK me aktakuzë kundër një personi për terrorizëm

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit K.H, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Fshehja ose moslajmërimi i terroristëve dhe grupeve terroriste’’ nga neni 142 paragrafi 2 lidhur me nenin 385 paragrafi 2 nën paragrafi 2.4 të KPRK –së.

    Sipas aktakuzës i pandehuri K.H., është takuar dhe ka marrë pjesë në biseda të vazhdueshme me tani të dënuarit V.I, B.I, L.V, F.G, K.P, A.A, L.G, L.M, dhe B.P, për vepra penale të terrorizmit, ashtu që i njëjti ka qenë në dijeni për ekzistimin dhe veprimet e këtij grupi terrorist, por i njëjti i kishte fshehur dhe nuk i kishte lajmëruar tek organet kompetente.

    Prokurori i shtetit nga Prokuroria Speciale gjithashtu ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpall fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak deri në përfundim të këtij rasti penal.

  • ​Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, bën thirrje për gatishmëri të arsenalit bërthamor

    ​Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, bën thirrje për gatishmëri të arsenalit bërthamor

    Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u ka kërkuar forcave bërthamore të vendit të mbajnë gatishmëri të shtuar, raportuan mediat shtetërore të mërkurën.

    Kim e bëri thirrjen gjatë një vizite në bazat raketore strategjike të Koresë së Veriut, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë, përfshirë motrën e tij, Kim Yo Jong, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).

    Gjatë inspektimit, Kim vlerësoi gatishmërinë e forcave të parandalimit strategjik të vendit. Ai kontrolloi aftësitë operacionale dhe funksionet kryesore të objekteve të lidhura me lëshimin e raketave, thuhet në raport.

    Kim vlerësoi forcën strategjike raketore, duke e quajtur atë një gur themeli të strategjisë së mbrojtjes kombëtare të Koresë së Veriut. Ai theksoi nevojën për prioritizimin dhe modernizimin e kësaj force si pjesë e synimit më të gjerë për forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.

    Duke iu referuar pranisë në rritje të aseteve bërthamore strategjike të SHBA-së në rajon, Kim tha: “Në disa raste kohët e fundit, mjetet bërthamore strategjike të SHBA paraqesin kërcënime gjithnjë në rritje për mjedisin e sigurisë të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK). Ai shtoi se kërcënimet në zhvillim kërkojnë një qëndrim të shtuar të parandalimit të luftës dhe një gatishmëri të rreptë të forcave bërthamore të Koresë së Veriut.

    Vërejtjet e Kim pasojnë pretendimet e fundit nga Koreja e Jugut se Koreja e Veriut ka dërguar të paktën 1500 ushtarë në Rusi, një lëvizje që thuhet se lidhet me luftën e vazhdueshme në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu pretendoi të martën se Koreja e Veriut po përgatit dy brigada ushtarake për të mbështetur Rusinë.

    As Koreja e Veriut dhe as Rusia nuk i janë përgjigjur ende këtyre pretendimeve./AA/

  • Vetura godet një motoçikletë në Lipjan, lëndohet rëndë një person

    Vetura godet një motoçikletë në Lipjan, lëndohet rëndë një person

    Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi motoçikleta të cilën ishte qenë duke e drejtuar është përplasur nga një automjet transportues (kombi).

    Aksidenti ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan.

    Sipas policisë, viktima është dërguar në trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Me rastin po merret njësiti për hetimin e aksidenteve.

  • Presidentja Osmani përmbyll vizitën në Amerikë

    Presidentja Osmani përmbyll vizitën në Amerikë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj në Amerikë.

    Ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook se vizita e saj është përmbyllur me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

    “Mbrëmë, përmbyllëm vizitën në SHBA me një ngjarje të veçantë të organizuar në bashkëpunim me Zyrën e Sekretarit Blinken, dedikuar rolit qenësor të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo ngjarje ishte edhe organizimi i parë ndërkombëtar në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që shërbeu edhe si paralajmërim për udhëtimin e instalacionit “Mendoj për ty” drejt Neë York-ut, ku do të bashkojmë forcat për të fuqizuar zërin e të mbijetuarave të dhunës seksuale pikërisht aty ku kjo kauzë mori hov dhe përmasa globale”, ka shkruar Osmani.

  • Vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, aprovohen rreth 9 mijë votues

    Vazhdon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, aprovohen rreth 9 mijë votues

    Më 29 gusht 2024 është hapur aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovë për zgjedhjet e reja, i cili do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

    Mbi 9400 kërkesa nga mërgimtarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë regjistruar, derisa mbi 8 mijë janë aprovuar.

    Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Deri më tani përmes platformës elektronike, janë pranuar rreth 9,440 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 8,716, ndërsa 716 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, deklaroi Elezi.