ATV

Author: ATVLive

  • Rita Ora do publikojë këngë në gjuhën shqipe?

    Rita Ora do publikojë këngë në gjuhën shqipe?

    Së shpejti mund të kemi një surprizë nga këngëtarja shqiptare Rita Ora.

    Ju kujtojmë se kur ajo pyetet për origjinën e saj, asnjëherë nuk heziton të flasë për rrënjët shqiptare. E kjo që thamë më sipër ka shumë lidhje me surprizën që ju paralajmëruam.

    Kënga e saj “Anywhere” është kënduar në shqip nga një këngëtare, e cila ka përkthyer këngën për të parë se si do të tingëllonte në gjuhën shqipe. Këtë video e ka pikasur edhe Rita, e cila e ka postuar në rrjetet e saj sociale.

    “Ide e mirë. Qëndroni në pritje” shkroi Rita, duke na lënë të mendojmë se ajo mund të sjellë edhe versionin shqip.

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

    Është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij në Prishtinë.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete viktimën mashkull kosovar”.

    “Në vend ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

  • Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

    Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit

    Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit.

    Shpallja e aktgjykimit është bërë këtë të hëne nga gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas gjykatësit Sadikaj, nga provat materiale dhe personale nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale siç është akuzuar.

    Ndërkaq, shpenzimet e procedurës bie në barrë të buxhetit të gjykatës, si dhe pala e pakënaqur në afat prej 30 ditësh ka të drejtën në ushtrimin e ankesës pasi që të pranojnë vendimin në formë të shkruar.

    Me rastin e shpalljes së aktgjykimit i pranishëm nuk ishte prokurorja Ardiana Veseli si dhe i akuzuari Bedri Krasniqi.

    Ndryshe Kransiqi me 13 shtator 2023 ishte liruar nga Themelorja për vrasjen rëndë ndaj dy zyrtarëve të UNMIK, mirëpo Prokuroria Speciale ka parashtruar ankesë ndaj vendimit dhe lënda është në Apel për trajtim.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 tetor 2019, më 18 prill 2019 në rrugën prej Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, në drejtim të Prishtinës, tani i akuzuari Bedri Krasniqi me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit, e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin Shkumbim Mehmeti gjatë transportimit të tij për në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

    Tutje, në aktakuzë thuhet se pasi janë vendosur të dy në të njëjtin mjet transporti gjatë rrugës, i akuzuari Krasniqi ka komunikuar me të dëmtuarin Mehmeti para hyrjes në automjet dhe gjatë trasnportimit, duke e kanosur këtë të fundit me fjalët “qysh e ki famijen, e di se familjen e ki në Francë dhe se djali yt i ka bërë katër vite, po ashtu edhe vëllezrit tuaj punojnë me disa kabllo internet”, duke i bërë me dije të dëmtuarit për mundësinë e arritjes së qëllimeve ndaj tyre.

    Në vazhdim sipas aktakuzës, i akuzuari ka thënë “Është më mirë të kujdesesh për familjen tënde, e mos të meresh me punë tjera”, duke aluduar në mosdëshmimin e tij ndaj të akuzuarit në çështjen penale të vrasjes së rëndë dhe thuhet se me këto fjalë i akuzuari e ka shqetësuar seriozisht të dëmtuarin se do ta privojë nga jeta ose që do t’i shkaktojë lëndim të rëndë trupor ndonjë anëtari të familjes.

    Me këtë, Krasniqi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal, ku kryerësi dënohet me gjobë ose me dënim deri në një vit.

  • Vjedhje e rëndë në Vushtrri

    Vjedhje e rëndë në Vushtrri

    Policia ka njoftuar se një person ka lajmëruar që në dhomën e fjetjes i janë vjedhur para dhe stoli ari.

    Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

    “VJEDHJE E RËNDË- Vushtrri, 27.10.2024-17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se në shtëpinë e tij, në dhomën e fjetjes iu kanë vjedhur para dhe stoli ari. Rasti nën hetime.”

  • Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Fatmir Sopi dëshmon në Speciale

    Rasti ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Fatmir Sopi dëshmon në Speciale

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi do të dëshmojë sot në Gjykatën Speciale në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

    Ai do të jetë dëshmitari i 98-të në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Dëshmia e tij në Speciale vjen pas asaj të Nuredin Ibishit, i njohur me nofkën “Komandant Leka”, i cili mbante kodin 04758 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Sopi kishte dëshmuar edhe dy vjet më parë në këtë gjykatë në Hagë në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës.

  • Javën e kaluar 29 aksidente në rajonin e Ferizajt, 17 persona të lënduar

    Javën e kaluar 29 aksidente në rajonin e Ferizajt, 17 persona të lënduar

    Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar janë shqiptuar 1407 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 13 patentë shoferë.

    Ndërsa janë raportuar 29 aksidente, prej tyre janë lënduar 17 persona.

    Njoftimi i plotë:

    Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të inicenteve dhe aksidenteve në komunikacion

    Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 21-27/10/2024 ka shqiptuar 1407 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

    Ndërsa, janë raportuar 29 aksidente, prej tyre :

    – Aksidente me lëndime, 12

    persona të lënduar, 17

    – Aksidente me dëme materiale , 17

    Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

    Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

  • ShBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje për hetim pas raportimeve për shkelje në zgjedhjet e Gjeorgjisë

    ShBA-ja dhe BE-ja bëjnë thirrje për hetim pas raportimeve për shkelje në zgjedhjet e Gjeorgjisë

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkuan një hetim të plotë mbi raportet e shkeljeve në zgjedhjet në Gjeorgji, ku presidenti kërkoi protesta të hënën pas votimit të diskutueshëm parlamentar.

    Rezultatet, me pothuajse të gjitha zonat e numëruara, ishin një goditje për gjeorgjianët properëndimorë që kishin hedhur zgjedhjet si një zgjedhje midis një partie në pushtet që ka thelluar lidhjet me Rusinë dhe një opozitë që synon të përshpejtojë integrimin me Evropën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Presidentja Salome Zourabichvili u bëri thirrje njerëzve të dalin në rrugë për të protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të diskutueshme të së shtunës, të cilat komisioni zgjedhor tha se partia në pushtet i kishte fituar.

    Partia qeverisëse Ëndrra Gjeorgjiane, kritike e së cilës është Zourabichvili kritik i, fitoi gati 54% të votave, tha komisioni, ndërsa partitë opozitare kundërshtuan rezultatin dhe vëzhguesit e votave raportuan shkelje të konsiderueshme, transmeton Klankosova.tv.

    Të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara iu bashkuan thirrjeve të vëzhguesve për një hetim të plotë.

    Më herët, Bashkimi Evropian i kërkoi Gjeorgjisë që të hetojë me shpejtësi dhe transparente parregullsitë e supozuara në votim.

  • Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit

    Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit

    Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji s`mund të përdoret për pije dhe zierje. Qytetarët po furnizohen me ujë në mënyra të ndryshme. Furnizimi po bëhet edhe përmes autoboteve të siguruara nga Ujësjellësi i Prishtinës.

    Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë. Deri në përmirësimin e vlerave, qytetarët po shfrytëzojnë alternativa të tjera për furnizim me ujë të pijshëm.

    Njëra nga alternativat është përmes autoboteve të siguruara nga KRU Prishtina.

    Edhe këtë të diel, në rrugët “Ndue Përlleshi” dhe “Shaqir Igrishta” kishte banorë që furnizoheshin përmes kësaj forme. Njëri nga ta ishte edhe Milazim Zogaj.

    Përveç autoboteve, qytetarët thanë se edhe po e blejnë në markete ujin e pijshëm.

    Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arieta Mjeku, tha për RTK, përmes telefonit tse, sikur në ujin e patrajtuar dhe të trajtuar vazhdon të jetë e lartësasia e manganit. Në përgjigjen e Mjekut, thuhet se 0.08 mg për litër është sasia e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar, 0.03 mg për litër.

  • ​Zeka: Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale

    ​Zeka: Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale

    Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale, thotë në një intervistë për KosovaPress, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

    Derisa thekson nevojën për investime të tilla si dhe avancim të infrastrukturës, Zeka thotë se rritja ekonomike e vendit është më e ulët se në vitin 2019.

    “Norma e rritjes ekonomike realisht vijon të jetë më e ulët sesa ka qenë në vitin 2019, para pandemisë. Natyrisht, baza ekonomike e vendit ka shënuar rritje në këto vitet e fundit dhe rrjedhimisht i bie që një normë prej më pak se 4 për qind me të cilën besoj se do të mbyllim vitin 2024, në aspektin e gjithmbarshëm do të jetë më e madhe sesa e kemi pasur në vitin 2019, por norma e tillë, nëse flasim si përqindje vazhdon të jetë më e ulët se ajo që e kemi pasur në vitin 2019. Shtyllat kryesore në të cilat bazohet rritja ekonomike e vendit, nuk po vije në përdorim maksimal, këtu është fjala kryesisht për investimet kapitale të cilave kjo qeveri nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur”, thotë Zeka.

    Ai konsideron se ritmi i investimeve kapitale është i ngadaltë, derisa thekson se në këtë drejtim duhet të ketë dinamikë më të madhe dhe po ashtu nisje të projekteve të reja.

    “Është e pashmangshme, meqë edhe shihet edhe që ka pasur një përqendrim më të madh të qeverisë në realizimin e projekteve të parapara me vitin 2024. Por, megjithatë ritmi është goxha i ngadaltë dhe duhet të jetë një dinamikë shumë më e madhe dhe natyrisht nisje të projekteve të tjera. Vendi ka nevojë për avancimin e infrastrukturës së saj transportuese dhe ky këtu duhet të jetë fokusi i Qeverisë së Kosovës, dhe jo vetëm për të avancuar infrastrukturën rrugore dhe tjetër, por edhe për shkak të ndikimit ose efektit multiplikativ që investimet e tilla kapitale kanë gati të gjitha hallkat e zingjirët e ekonomisë së vendit”, thotë Zeka.

    Ndër të tjera, Zeka thotë se përkrahja financiare që parashihet në kuadër të Planit të Rritjes, mund të kushtëzohet nga zbatimi i marrëveshjeve “duke përfshirë ato me Serbinë”.

    Ditë më parë, Komisioni Evropian ka miratuar agjendat e reformave për vendet e Ballkanit Perëndimor – hap ky për të mundësuar pagesat e para nga Plani i Rritjes.

    Për Ballkanin Perëndimor, Plani i Rritjes ka paraparë 6 miliardë euro prej të cilave Kosovës i takojnë mbi 800 milionë euro.

    “Ajo që është fatkeqësi, është që megjithatë edhe përkrahja financiare që parashihet në kuadër të planit të ashtuquajtur të Planit të Rritjes, duket se do të kushtëzohet me zbatimin e disa prej zotimeve që Kosova ka marrë me nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla [në kuadër të dialogut], në këtë rast marrëveshjes me Serbinë”, thotë Zeka.

    Zeka flet edhe për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të cilat i quan të përkeqësuara pas veprimeve, siç thotë ai të njëanshme, të ekzekutivit kosovar.

    Por, raportet e përkeqësuara sipas tij nuk kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik meqë nuk ka ndonjë masë që e ndalon drejtpërdrejt përkrahjen financiare amerikane për Kosovën.

    Megjithatë, ai vlerëson se për investitorët amerikanë është me rëndësi cilësia e marrëdhënieve të shtetit me një vend të cilin e synojnë për biznes.

    “Investitorët amerikanë megjithatë dëshirojnë të shohin dhe të binden se cili është niveli i marrëdhënieve ndërmjet Qeverisë së Kosovës në këtë rast edhe Qeverisë së ShBA-ve, por megjithatë meqë nuk kemi ndonjë masë e cila ndalon drejtpërsëdrejti përkrahjen financiare të ShBA-ve, atëherë besoj se nuk mund të flasim edhe për ndonjë ndikim në aspektin e zhvillimit ekonomik…Në njërën anë nuk është sekret që cilësia e raporteve është përkeqësuar, dhe kjo është thënë shumë shpesh nga ana e përfaqësuesve të qeverisë amerikane, natyrisht edhe në paraqitjet e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që cilësia e raporteve nuk është ajo që ka qenë, kjo për shkak të veprimeve të njëanshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila ka zgjedhur të mos koordinojë një pjesë të veprimeve të saj me aleatët e saj strategjik, por megjithatë nuk mund të vërtetohet ndoshta ky relacion me normën e zhvillimit ekonomik”, deklaron Zeka.

    Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe publikisht nga Shtetet e Bashkuara për veprime që ata i kanë konsideruar të njëanshme.

    Autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe – në mesin e tyre mbylljen e strukturave paralele serbe si dhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb./kp

  • Kryeprokurori Gashi: I dyshuari që theri për vdekje vëllain, është me të meta psikike

    Kryeprokurori Gashi: I dyshuari që theri për vdekje vëllain, është me të meta psikike

    Një ngjarje tragjike ka tronditur të dielën Prishtinën, ku një person u ther për vdekje nga vëllai i tij.

    Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se i dyshuari është me të meta psikike.

    “Vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, ka thënë Gashi per Telegrafin.

    Ai ka shtuar se Prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe se aktualisht rasti ndodhet në fazën e hetimit.

    Ndryshe mbrëmë policia bëri të ditur se deri tek rasti tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy personave.

    “Ekipi shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, tha Hoxha.

    Ndërkaq personi që theri për vdekje vëllain, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që i njëjti ka pësuar gjithashtu lëndime.