ATV

Author: ATVLive

  • Kurti i premtoi 160 e i bëri veç katër çerdhe, Abdixhiku: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

    Kurti i premtoi 160 e i bëri veç katër çerdhe, Abdixhiku: Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ia ka rikujtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, një premtim të parealizuar.

    Abdixhiku tha se Kurti i kishte premtuar 160 çerdhe derisa gjatë mandatit u bënë veç katër sosh.

    “Fëmijët e Kosovës meritojnë më shumë! Ndryshimi po vjen!”, tha ai.

    Kreu i LDK-së postimin e tij e shoqëroi edhe me një video me sekuenca të marra nga fushata e kaluar zgjedhore e Vetëvendosjes.

  • MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit”

    MPB-ja njofton për funksionalizimin e shërbimit “Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit”

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është funksionalizuar shërbimi për Deklarim të Adresës Zyrtare të Vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit.

    Në njoftim thuhet se përmes digjitalizimit të këtij procesi, Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë përr qytetarin, siç thuhet aty, duke shfrytëzuar platformën shtetërore e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile.

    “Agjencia e Regjistrimit Civil, me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve që dalin nga përgjegjësitë e ngarkuara në fushën e aktiviteteve të saj, në vazhdimësi është duke avancuar dhe lehtësuar shërbimet për qytetarë përmes digjitalizimit dhe shërbimeve “online”.

    “Së fundmi, si rrjedhojë e veprimtarisë sonë, është funksionalizuar shërbimi për Deklarim të Adresës Zyrtare të Vendbanimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë për Shoqëri të Informacionit”.

    “Përmes digjitalizimit të këtij procesi, Deklarimi i Adresës Zyrtare të Vendbanimit bëhet më i lehtë dhe i thjeshtë përr qytetarin, duke shfrytëzuar platformën shtetërore e-Kosova, pa pasur nevojë të paraqitet medoemos në Zyrën e Gjendjes Civile”, thuhet tutje në njoftim.

    MPB-ja njofton se tani e tutje, ekzistojnë dy mënyra të deklarimit të adresës:

    1. Mënyra e parë dhe më e lehta është përmes platformës e-Kosova, duke shfrytëzuar shërbimin për “Deklarimin e Adresës Zyrtare të Vendbanimit” në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/SubService/580.
    2. Mënyra e dytë është paraqitja e qytetarit fizikisht në Zyrën e Gjendjes Civile, duke u asistuar nga zyrtarët e kësaj zyre.

    Procesi i Deklarimit të Adresës Zyrtare të Vendbanimit ndihmon në lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, duke përfshirë:

    • Adresën unike dhe zyrtare të vendbanimit;
    • Përzgjedhjen e mjekut familjar-bazuar në adresën e deklaruar;
    • Shpërndarjen më të lehtë dhe më të shpejtë të shërbimeve postare;
    • Saktësinë e adresës për shërbimet mjekësore emergjente;
    • Saktësinë dhe unifikimin e adresës në të gjitha faturat komunale.

    Duke kërkuar nga të gjithë qytetarët që të angazhohen dhe bashkëpunojnë këtë proces, sigurojmë se vëmendje e veçantë dhe shumë e madhe i është kushtuar sigurisë së të dhënave personale, ruajtjes dhe cilësisë së tyre.

  • Gjobiten dy persona në Gjilan, u ndalohet përkohësisht drejtimi i mjeteve motorike

    Gjobiten dy persona në Gjilan, u ndalohet përkohësisht drejtimi i mjeteve motorike

    Janë gjobitur dy persona në Gjilan, pasi kanë kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes të përcaktuar me shenjë të trafikut.

    Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.

    Ndërkaq, në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, katër pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muajsh.

    “Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 30 km/h është hasur duke vozitur 96 km/h”.

    “Ndërsa në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 50 km/h është hasur duke vozitur 132 km/h”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

  • Pse thinjen flokët?

    Pse thinjen flokët?

    Sistemi i rritjes së flokëve është mjaft kompleks. Shkencëtarët vazhdojnë ta studiojnë procesin e rritjes së flokëve të njeriut, gjithashtu edhe strukturën e pigmentimit.

    Në rritjen normale të flokëve, gjëndra prodhon flokë me një ritëm prej rreth një centimetër në muaj për disa vite.

    Kur qelizat që prodhojnë pigmentet e flokëve dëmtohen, atëherë flokët fillojnë ta marrin ngjyrë gri ose të bardha, shkruan Medicalnewstoday.

    Në moshën e pjekurisë, te disa persona flokët ndalojnë së rrituri dhe sistemi i rritjes së flokut hyn në një periudhë pushimi. Gjatë këtij procesi, melanocitet fillojnë të vdesin.

    Kur melanocitet janë të dëmtuara ose mungojnë, atëherë flokët që rriten ju mungon ngjyra dhe mund të duken gri ose të bardha.

  • Pacolli pas vizitës te veterani i UÇK-së: Urgjentisht të bëjmë diçka për këtë kategori

    Pacolli pas vizitës te veterani i UÇK-së: Urgjentisht të bëjmë diçka për këtë kategori

    Behgjet Pacolli e ka vizituar një veteran të luftës së UÇK-së në një fshat jo larg Prishtinës, dhe ka rrëfyer për kushtet në të cilat jeton ai.

    Kreu i AKR-së e ka ndërlidhur këtë vizitë me nevojën për përkrahje urgjente ndaj kësaj kategorie.

    Sipas Pacollit, çdo veteran meriton nderim, kujdes dhe mbështetje, jo vetëm në fjalë, por në vepra konkrete.

    Shkrimi i plotë:

    U shokova kur e vizitova shtëpinë e një veterani të luftës në një fshat jo larg Kryeqytetit, një njeri që dikur ka dhënë gjithçka për vendin e tij Kosovën dhe sot jeton në kushte që janë përtej çdo ndjenje njerëzore të dhembshurisë. Ai, me shoqen dhe 3 femijë, banon në një shtëpi të vjetër dhe të mykur, me mure që shpërbëhen nga lagështia, ku ajri i rëndë dhe mungesa e dritës reflektojnë realitetin e tij të errët. Një njeri i përkushtuar për këtë tokë, tani jeton i harruar nga shteti dhe shoqërija , ai qe dikur mbrojti me gjak.
    Me 172 euro pension invalidor dhe pa ndihmë shtesë sociale, ai përballet çdo ditë me pamundësinë për t’i përballuar edhe nevojat më të vogla. Duket sikur ky është fundi i dinjitetit të tij.

    Njerëz si ai nuk duhet të ndihen të braktisur apo të humbasin shpresën, e megjithatë, çdo ditë përballja me sëmundjen dhe vuajtjen ia vjedh ngadalë çdo dëshirë për të ardhmen. Shëndeti i tij i rënduar nga sëmundjet e mushkërive e ka detyruar të kërkojë trajtim në një spital jasht shtetit, por një njeri i vetëm si Unë nuk mund të mbajë gjithçka dhe në çdo kohë, mbi supe pa mbështetje të Qeverisë.

    Si një qytetar i këtij vendi dhe si një individ që beson ende në humanizmin dhe në vlerat që na bashkojnë, jam thellësisht i tronditur dhe i turpëruar që kemi arritur në këtë pikë ku veteranët e luftës, njerëzit që na dhanë të ardhmen tonë, po lihen në harresë.
    Çdo veteran meriton nderim, kujdes dhe mbështetje, jo vetëm në fjalë, por në vepra konkrete. Të injorosh të drejtat dhe nevojat e tyre është një tradhti e vërtetë ndaj sakrificës së tyre.

    Kjo është një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësinë të bëjnë ndryshim – institucionet, qytetarët dhe çdo njeri që beson në dinjitetin njerëzor.

    Është koha që të mos heshtim për alle kësaj padrejtësie. Nuk kërkojmë mëshirë, por respekt për ata që u flijuan për lirinë tonë. Nuk duhet të lejojmë që një familje e nje heroi të jetojë dhe të vuajë në kushte të tilla.

    Duhët të bejmë diçka, urgjentishtë për këtë kategori.

  • Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën pritet të caktohet seanca e re plenare.

    Në rend të ditës për shqyrtim janë një mori pikash të mbetura nga seancat e kaluara.

    Mes tjerash në shqyrtim janë disa marrëveshje ndërkombëtare si dhe Projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor./KP

  • Sami Lushtaku ngre padi ndaj Vetëvendosjes për “shpifje dhe dëmtim të reputacionit”

    Sami Lushtaku ngre padi ndaj Vetëvendosjes për “shpifje dhe dëmtim të reputacionit”

    Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sami Lushtaku sot do të dorëzojë padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje “për shpifje dhe dëmtim të reputacionit”.

    Konferenca do të mbahet sot në ora 14:00, në zyrën e avokates Besjana Ismajli, e cila kryeson ekipin mbrojtës të Lushtakut.

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar përfaqësues të mediave,

    Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për publikun, ku do të bëhet njoftimi zyrtar lidhur me padinë e ngritur nga z. Sami Lushtaku ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

    Konferenca do të mbahet në Zyrën e Avokates Besiana Ismaili, e cila kryeson ekipin mbrojtës të z. Lushtaku, në adresën: Ulpianë, rr. “Motrat Qiriazi” D-4, hyrja 1, nr. 2. Ngjarja do të zhvillohet të hënën, në ora 14:00.

    Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur për të pasqyruar saktësisht këtë hap të rëndësishëm ligjor.

  • ​Detaje për therjen në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person

    ​Detaje për therjen në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person

    Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka njoftuar se prokurorja kujdestare dje në mbrëmje nga Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën “Tirana”, në Prishtinë ka ndodhur një therje me thikë ku viktima ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.

    Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës.

    Prokuroria thekson se me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t’iu bërë autopsia.

    “Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një person. Motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori. Brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast”, thuhet në njoftim.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur për KosovaPress, se rasti ka ndodhur në orën 20:30, ku dyshohet se viktima është goditur nga një person tjetër me mjet të mprehtë.

    “Më datë 27 tetor 2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në rrugën “Tirana” në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare që kemi bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes dy personave, ku dyshohet se njëri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë. Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, ka thënë ai.

    Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë.

  • Graçanicë: Një burrë raporton në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij

    Graçanicë: Një burrë raporton në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i tij

    Një burrë në Graçanicë ka raportuar në polici se ka probleme me djalin e tij, nga i cili siç ka thënë ai, edhe është sulmuar fizikisht.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka probleme me djalin e tij të dyshuarin mashkull kosovar i cili edhe e ka sulmuar fizikisht”.

    “Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.

  • ​Mbyllet spektakli i PingPongut në Prishtinë

    ​Mbyllet spektakli i PingPongut në Prishtinë

    Ka përfunduar me organizim madhështor WTT YC Prishtina 2024 ku Kosova doli me një medalje të argjendtë. Për katër ditë, salla 1 Tetori, ishte arenë e pingpongut për 103 pingpongistë nga 14 shtete të ndryshme të botës që shfaqën pingpong të nivelit të lartë për moshën që kanë.

    Në ditën e fundit u zhvilluan garat me sistem eliminues për të dy gjinitë në kategoritë U11, U15 dhe U19. Të gjithë pingpongistët dhanë maksimumin e tyre për paraqitje sa më të mirë në ËTT YC të parë që organizohet në Kosovë. E po ashtu edhe pingpongistët kosovarë e ndër ta më së miri u plasuan Imran Duraku në vendin e dytë si dhe Ris Ismaili në pozitën vendin e tretë, të dytë për kategorinë U11.

    Imrani në gjysmëfinale ndaj Mongolezit fitoj me rezultat të ngushtë 3:2, e ne finale u mposht me 3:1 nga pingpongisti nga Bullgaria. Publiku i ofroi mbështetje të madhe Imranit, por nuk ishte e mjaftueshme.

    Aktiviteti për së afërmi u përcoll edhe nga Kryeministri Albin Kurti si dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit Daulina Osmani të cilët e vlerësuan lartë organizimin.

    Nga pjesëmarrësit është vlerësuar jashtëzakonisht shumë ky organizim që ka tejkaluar pritshmërinë e tyre, dhe janë befasuar për të mirë me mikpritjen.

    Federata e pingpongut ka dëshmuar se Kosova është e gatshme të organizojë lojërat mesdhetare 2030.

    Më 30 tetor fillon organizimi i WTT Feeder Prishtina 2024, ku do të marrin pjesë 87 seniorë, meshkuj dhe femra të nivelit profesional. Rezervoni kohën tuaj për të ndjekur nga afër duele me rivalitet të nivelit botëror, ose përmes transmetimit të drejtpërdrejtë.