ATV

Author: ATVLive

  • Dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe u nis për Krujë

    Dita kur Skënderbeu la betejën e Nishit dhe u nis për Krujë

    Më datë 3 nëntor 1443 është një datë historike për Shqipërinë, pasi Skënderbeu do të linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve për 25 vjet me radhë.

    Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre.

    Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.

    Ai mbetet heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesi i shtetit mesjetar shqiptar.

  • Kur gruaja në SHBA nuk kishte të drejtë vote

    Kur gruaja në SHBA nuk kishte të drejtë vote

    E ashtuquajtura ”veprimtare për të drejtën e votimit”, Susan B. Anthony, më 3 nëntor 1872, u përpoq të votonte në zgjedhjet presidenciale, por u arrestua.

    Ajo kishte provokuar me qëllim arrestimin e saj në Nju Jork për të fituar publicitet për kauzën e të drejtave të grave për të votuar.

    Ajo u nxor para gjyqit, u shpall fajtore dhe u gjobit me 100 dollarë se ishte përpjekur të votonte.

    Pas kërcënimit të saj për të mos e njohur vendimin e gjyqit dhe për të mos paguar gjobën, gjykatësi u shpreh se ajo mund të falej me kushtin se do të largohej menjëherë nga shteti i Nju Jorkut.

    Susan B. Anthony ishte një veprimtare e fuqishme për të drejtën e grave për të votuar. Ajo nuk mori parasysh fyerjet e vazhdueshme personale gjatë fushatës së saj gati gjysmë-shekullore për të drejtën e grave për të votuar.

    Ajo e vazhdoi punën e saj për të drejtat e grave deri kur mbylli sytë në vitin 1906, në moshën 86-vjeçare.

    Fushata e saj përgatiti terrenin për miratimin në vitin 1920 të Amendamentit 19-të të Kushtetutës amerikane, i cili u jep grave amerikane të drejtën për të votuar.

  • 29-vjetori i ndarjes nga jeta të Anton Çettës

    29-vjetori i ndarjes nga jeta të Anton Çettës

    Sot mbushen 29 vjet të ndarjes nga jeta të plakut të urtë Anton Çetta.

    Anton Çetta mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punë e madhe që ka bërë në mbledhjen e folklorit shqiptar.

    Por veprimtaria e tij më e madhe, është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Kjo lëvizje u zhvillua në fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të shuante pjesën më të madhe të hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.

    Kjo Lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës. /KP

  • “Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, shqiptarët e Luginës protestojnë sot në Medvegjë

    “Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, shqiptarët e Luginës protestojnë sot në Medvegjë

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu ka bërë të ditur se sot do të mbahet protesta e radhës e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se protesta mbahet në Medvegjë.

    “Protesta e radhës në Medvegjë, 3 nëntor 2024, ora 13:00, para Stacionit Policor. Për mijëra qytetarë të pasivizuar”, ka shkruar Lutfiu.

  • Rukiqi: Qeveria po krijojnë iluzion – qytetarët janë të dërrmuar e pa shpresë, rrugë të vetme e shohin migrimin

    Rukiqi: Qeveria po krijojnë iluzion – qytetarët janë të dërrmuar e pa shpresë, rrugë të vetme e shohin migrimin

    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Berat Rukiqi ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të punëtorëve në sektorin publik.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Rukiqi ka deklaruar se LDK-ja ka bërë propozimin e saj të koeficientit, pavarësisht rritjes të pagës, ai ka thënë se ‘qytetarët janë të dërrmuar dhe pa shpresë nga siguria e jetesës’.

    “Ne e kemi propozuar koeficientin tone, ne jemi në opozitë, ne nuk mund të bëjmë tani rritje tjetër, por normalisht me udhëheqjen e qeverisë, koeficienti 150 është dukshëm më stabil më i qëndrueshëm dhe normalisht edhe me më shumë ndikim tek xhepat e secilit shërbyes publik, kur them me më shumë ndikim pozitiv për shkak se me një anë e adreson rritjen e çmimeve edhe në anën tjetër e adreson nevojën që ti mbajmë këta shërbyes në Kosovë që pavarësisht pagës shumica prej tyre thellësisht të dërrmuar nga siguria e jetesës në kuptim të asaj se a kanë mjete të mjaftueshme me i paguar faturat e veta”.

    Rukiqi ka thënë se qytetarët janë realisht të pashpresë, ngase gjatë katër viteve Qeveria Kurti nuk ka përmbushur asnjë premtim.

    E nëse LDK-ja do të jetë në krye të shtetit, Rukiqi premtoi se në javën e parë të qeverisjes do të sigurojnë qytetarëve paga të dinjitetshme.

    “Këta i marrin 25 mijë dhe tentojnë me krijuar në iluzion optik që janë krijuar 75 mijë vende pune”, kështu thotë anëtari i LDK-ës, për premtimet e Qeverisë.

    “Janë realisht të pashpresë për shkak se 4 vite shkuan pa u bërë asgjë dhe pa u mbush asnjë premtim dhe në këtë situatë shumë prej tyre e shohin rrugë të vetme migrimin. Kështu që duhet me u ndikuar drejtpërdrejtë në standardin e jetesës së tyre dhe në këtë mënyrë ndikojnë të gjithë këta profesionist, polic të dinjitetshëm, mjek të dinjitetshëm, zjarrfikës të dinjitetshëm, mësimdhënës të dinjitetshëm e të gjitha kategoritë që janë të shërbimit publik duke qenë të dinjitetshëm me një pagë të dinjitetshme të cilën ne e sigurojmë në javën e parë të Qeverisjes ndihen mirë duke punuar në Kosovë dhe duke punuar në vendin e vet”.

    “Unë e kam bërë një analizë, është e pasaktë ajo që thotë qeveria për dy arsyeje, arsyeja e parë është për shkak se e fut në llogarinë e vet edhe vendet e punës që janë humb përkohësisht në pandemi që kanë qenë rreth 225 mijë kanë humb përkohësisht po them për shkak se për një kohë njerëzit nuk kanë punuar, ekonomia ka qenë e mbyllur, d.m.th. ato vende pune kanë qenë atu, vetëm që nuk kanë arritur të punojnë të njëjtit për shkak se ka qenë ekonomia e mbyllur”.

    “Arsyeja e dytë që nuk është e saktë ajo që po thotë qeveria është për shkak se shumica e këtyre vendeve të punës janë vende një ditë angazhim, disa ditë angazhim, kontrata afatshkurtra, kontrata shërbimesh, pastaj disa skemat të punësimit të përkohshëm, do të thotë nuk janë vende pune të qëndrueshme, për më shumë një element që duhet të theksohet dhe që është shumë i rëndësishëm të theksohet në llogarinë e të papunëve, tash nëse dalim tek të papunët njerëzit të cilët janë në moshë pune dhe që nuk janë aktiv në kërkim të vendit të punës pra që nuk shkojnë në zyrat e punësimit i kanë përjashtuar nga llogaritja e papunësisë”, ka theksuar ai.

    Tutje, ai shtoi se për të rinjtë në Kosovë, Qeveria nuk ka krijuar kushte të shkollimit, trajnimeve, e as vend pune, për këtë sipas tij, “rrugë të vetme e shohin migrimin”.

    “Raporti i Progresit dje thekson që 33.4 % e të rinjve në moshë pune d.m.th. që janë të moshës së re dhe që janë të aftë për punë as nuk janë në vend pune e as nuk janë duke u shkolluar dhe as nuk janë duke e ndjekur ndonjë trajnim, dhe sipas të njëjtit raport po këta të rinj duke mos pasur as shkollim, as trajnime, as vend pune rrugë të vetme e shohin migrimin”.

    Në fund, ai ritheksoi se kjo Qeveri po tenton të mbulojë me çështje politike “dështimet e vazhdueshme të tyre”, raporton EO.

    “Nuk është çështje e mbulimit është çështje e arsyetimit të vazhdueshëm të dështimit që i kanë nëse ka dështime e nuk arrin me i shtuar më shumë se dy kilometra rrugë të reja në vend, normalisht që ki me tentuar me i ngarkuar njerëzit me tema politike të cilat aspak nuk kanë ndikim në jetën e tyre”.

    Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka njoftuar se nga janari i vitit 2025 do t’i rris pagat në sektorin publik.

  • Haradinaj: Kurti është shefi i korrupsionit e të këqijave, anëtarësimi në NATO shpëtim për vendin

    Haradinaj: Kurti është shefi i korrupsionit e të këqijave, anëtarësimi në NATO shpëtim për vendin

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë më shumë korrupsion sesa në qeverisjen e Kurtit, për shkak të “lidhjeve të shkurta e dostave”.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj ka thënë se në fillim të fushatës Lëvizja Vetëvendosje vetëm ka filluar me hidhërimet ndërmjet partisë, edhe pse sipas tij, “Kurti ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri”.

    “Vetëm ka filluar që të sillet si opozitë e ardhshme meqë nuk do ta krijojnë Qeverinë më, ata vetëm kanë filluar me hidhërimet e veta në mënyrën e tyre të sjelljes, po e shohim një Vetëvendosje të pa përgjithshme që e kemi parë shumë herë në opozitë”.

    “Për fat të keq korrupsioni nuk ka qenë asnjëherë më shumë se tani unë e kam vërejtur herët sepse do të ketë shumë korrupsion për shkak të lidhjeve të shkurtat, e kam quajtur ‘lidhje të shkurta, dostat’, Kurti i ka dhënë autorizime të pakufizuar miqve të tij, besnikëve të tij nëpër shumë borde e vendimmarrje në ministri e kam ditur që do vijë kështu. Ky është shefi i korrupsionit vetë Kurti të këqijave që ndodhin”, ka thënë Haradinaj.

    E nëse qytetarët i japin mundësi AAK-së të jetë në krye të vendit, Haradinaj premtoi se do të bëjë kthesë të madhe me anëtarësimin e menjëhershëm të Kosovës në NATO.

    “Me ndryshimet që do të ndodhin në qeverisje, me 9 shkurt, të japin mundësinë opozitës që të bëjnë Qeverinë, nëse më jepet besimi me e udhëheq besimin e pozitës, unë synojnë që kthesën me bë përmes anëtarësimin drejtpërdrejtë në NATO, pra kthesën me bë direkt në NATO”, deklaroi ai.

    Anëtarësimi në NATO, për kryetarin e AAK-së, është hap i rëndësishëm në progresin e Kosovës drejt integrimit, zhvillimin ekonomik dhe investimeve kapitale, raporton EO.

    “Anëtarësimi e hap perspektivën edhe të investimeve edhe të zhvillimit dhe na mundëson me ec shpejt në botën e zhvilluar. Në këtë rast që qytetarët dhe rinia me mbet në Kosovë, dhe mos me pasur nevojë ta lëshojnë vendin. Por edhe në arsim e shëndetësi e të gjitha temat që kanë mbetur gjatë kështu me marrë një nivel tjetër kjo është kthesa. E kjo kthesë bëhet me anëtarësimin e shpejtë në NATO”, ka përfunduar kryetari i AAK-së.

  • Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet

    Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet

    Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca të interesit dëshmon Ballkani Perëndimor.

    Një analizë e thjesht e indikatorëve ekonomikë për vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2023 tregon se Serbia ka një peshë të frikshme ekonomike në rajon. Me një Produkt të Brendshëm Bruto (GDP) prej 70 miliardë eurosh, Investime të Huaja Direkte (IHD) prej 3.8 miliardë eurosh dhe eksporte që arrijnë 28.6 miliardë euro, Serbia i tejkalon ndjeshëm pesë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.

    Në këtë analizë të ndikimit ekonomik, është e qartë se kjo epërsi i jep Serbisë një ndikim të madh ekonomik që mund të jetë më e rrezikshme dhe më me ndikim afatgjatë sesa ndikimet politike. Ky ‘hegjemonizëm ekonomik’ rrezikon të thellojë varësinë ekonomike të shteteve të tjera në rajon, duke ulur kështu pavarësinë e tyre ekonomike dhe mundësitë për zhvillim të pavarur dhe duke bërë Serbinë faktor të pa kotestueshëm edhe për çdo iniciativë që vije nga institucionet apo vendet Evropiane.

    GDP-ja e Serbisë është më shumë se trefishi i secilit prej shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, përveç Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë. Së bashku, GDP-ja e pesë vendeve të tjera arrin në 69.8 miliardë euro, që përafërsisht është e barabartë me GDP-në e Serbisë. Kjo epërsi e madhe në GDP tregon fuqinë ekonomike të Serbisë, duke e bërë atë jo vetëm një qendër të rëndësishme në rajon, por edhe një qendër potencialisht kontrolluese që mund të diktojë termat e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe ndërkombëtar.

    Për sa i përket IHD-ve, Serbia tërheq më shumë se dy herë shumën e pesë shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor së bashku (4.65 miliardë euro për të gjitha vendet krahasuar me 3.8 miliardë euro për Serbinë). Ky fakt rrit gravitetin ekonomik të Serbisë, duke e vendosur atë në një pozicion ku mund të kontrollojë dhe ndikojë në tregjet dhe kapitalet rajonale, duke kufizuar mundësitë e investimeve për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

    Eksportet e Serbisë janë më të larta se dyfishi i eksporteve të Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut së bashku, që janë vendet të dytë dhe të tretë me eksportet më të larta në rajon. Totali i eksporteve të pesë vendeve të tjera arrin në 22.84 miliardë euro, duke qenë shumë më i ulët se eksportet e Serbisë. Epërsia e lartë e eksporteve i jep Serbisë një avantazh të madh në kontrollimin e tregut rajonal dhe në ndikimin e fuqishëm mbi partnerët tregtarë në rajon.

    Kjo rritje e fuqisë ekonomike të Serbisë përmes këtyre treguesve kryesorë të GDP-së, IHD-ve dhe eksporteve, krijon një efekt të fuqishëm ‘Serbie të madhe ekonomike.’ Ndryshe nga një ndikim i pastër politik, ky ndikim ekonomik është më i qëndrueshëm, më i shpërndarë dhe potencialisht më i vështirë për t’u balancuar nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Një Serbi e fuqishme ekonomikisht mund të krijojë një varësi ekonomike të thellë të vendeve përreth saj, duke ndikuar vendimet ekonomike dhe politike të këtyre vendeve dhe duke kontrolluar rrjedhat e kapitalit dhe tregjeve rajonale.

    Kjo epërsi, nëse nuk balancohet me përpjekje të përbashkëta rajonale, mund të sjellë një realitet ku ‘Serbia e madhe ekonomike’ bëhet një sfidë më e madhe për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor sesa një ‘Serbi e madhe politike.’

    Të mos harrohet qëllimi i Samiti të BRICS-it 2024.

  • Raport i KE-së i qartë për Kosovën e Serbinë – Analistët: Institucionet t’i plotësojnë kushtet pa kushtëzime

    Raport i KE-së i qartë për Kosovën e Serbinë – Analistët: Institucionet t’i plotësojnë kushtet pa kushtëzime

    Njohës të politikës së jashtme kanë thënë se Raporti i Progresit i publikuar nga Komisioni Evropian, thekson qartë detyrimet që duhet t’i përmbush Kosova në kuadër të marrëveshjeve të dakorduar me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tyre, zbatimi i marrëveshjeve është obligim për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, duke theksuar se në këtë raport kërkohet që Kosova të fillojë procesin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin evropian të prezantuar më 21 tetor 2023.

    Profesori universitar Dritëro Arifi, ka thënë se çdo element i përmendur në Raport është përgjegjësi e Kosovës në raport me BE-në, duke shtuar se BE-ja vendos rregullat për vendet që dëshirojnë të anëtarësohen, ndërsa vendet aspirante duhet të pranojnë këto rregulla.

    Arifi ka shtuar se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, cilido që të jetë kryeministër i Kosovës, e ka për obligim që të zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

    “Po duhet kuptuar që raporti i vendit që bëhet nga Komisioni Evropian një farë mënyre i shpërndahet të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian dhe të gjithë janë të informuar se çka po ndodh kush si dhe çka, një farë mënyre çdo gjë që është e shkruar në atë raport është përgjegjësi e Kosovës në raport me Bashkimin Evropian. Pra një farë mënyre që i bie që vendi ka jashtëzakonisht sfida që duhet të adresohen për t’u përmirësuar sa i përket aspektit politik pra ajo është e ditur sepse edhe në aneksin e Ohrit pak a shumë është renditja apo radhitja e njëjtë, se çka duhet bërë Kosova, çka duhet bërë Serbia, e kështu me radhë. Një farë mënyre Bashkimi Evropian i vendos rregullat për vendet të cilat duan të anëtarësohen, dhe jo vendet që dëshirojnë të anëtarësohen nuk munden të vendosin rregulla, pra tash është në dorën tonë apo në angazhimin tonë si shoqëri si shtet si elite politike se a dëshirojnë të anëtarësohemi në BE apo jo, kjo është çështja”.

    “Raportin e Progresit nuk mund ta anashkalojmë apo ta relativizojmë kjo është ajo çështja më e rëndësishme që ne si shoqëri duhet të bëjmë. Pyetjen sa i përket asaj është obligim tash po vërehet që është obligim ndërkombëtar si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, cilado Qeveri që thotë diçka ndryshe pra bënë manipulim apo mashtrim publik por nuk e thotë të vërtetën. Pra pas 9 shkurtit kush do që të jetë në pushtet, cili do kryeministër apo kryeministre duhet ta zbatojë këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

    Arifi po ashtu theksoi se duhet një implikim më i madh shoqëror për t’a pranuar këtë zotim, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën sipas tij, Qeveria e Kosovës veç se e ka pranuar.

    “Obligimet e Kosovës janë obligimet e Kosovës, kështu që e shoh vetëm si në mënyrë do më thënë nuk është një kahshe në esencën e asaj që Kosova i ka obligimet e veta, normalisht që Kosovës i bie që ta dërgojë draft-statutin në Gjykatën Kushtetuese për interpretim dhe që Qeveria normalisht që nuk e bënë asociacionin ajo mandej ndërtohet në bazë të vullnetit të komunave, mirëpo kur ka një po themi një statut i cili është i pranuar nga Gjykata Kushtetuese, atëherë palët do të ulen dhe do të bisedojnë se si do të duket, si të formohet pra atu janë të gjitha konditat ligjore deri ku mund të shkoj. Kjo është e gjitha, por unë mendoj që duhet një konsensus shoqëror për këtë çështje, nuk mund t’a bëjë vetëm një qeveri, duhet një implikim më i madh shoqëror për t’a pranuar këtë si zotim të cilën Qeveria e Kosovës veç se e ka pranuar”, ka thënë ai.

    Analisti politik, Afrim Kasolli, ka thënë se Raporti i Progresit thekson se marrëveshjet janë obligative për të dyja palët dhe kërkohet që Kosova të bëjë hapin e parë në zbatimin e tyre, duke filluar procedurat për formimin e Asociacionit, një proces që deri më tani nuk është realizuar.

    Kasolli theksoi se Komisioni Evropian ka refuzuar justifikimet e Kosovës të cilat i ka dhënë deri tani për moszbatim të marrëveshjes, duke shtuar se aty kërkohet që draft-statuti i Asociacionit i propozuar nga BE-ja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim, pa mundësi diskutimesh dhe negociatat për variante të tjera të këtij draft-statuti.

    “Në pjesën ku fokus e ka dialogun dhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në procesin e Dialogut që menaxhohet dhe lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Në Raportin e Progresit për këtë vit thuhet qartë, do të thotë janë të përcaktuara detyrimet që i ka Kosova ti plotësojë dhe ti zbatojë në raport me dy marrëveshjet e dakorduara në vitin e kaluar si marrëveshjen bazë të Brukselit ashtu edhe aneksin e zbatimit të Ohrit, pra këto marrëveshje konsiderohen obligative ligjore për të dy vendet të kuptohemi jo vetëm për Kosovën, por është një moment signifikant sepse në raport thuhet se Kosova duhet ta bëjë hapin fillestar në drejtim të zbatimit të kësaj marrëveshjeve e cila duhet të pasohet pastaj nga Serbia për ti plotësuar obligimet e saja”.

    “Nga Kosova kërkohet që të fillojë menjëherë procedurat për themelimin e Bashkësisë së Komunave serbe diçka që deri më tani Kosova nuk e ka bërë me lloj-lloj arsyetime siç e pamë para dy dite, dhe Kryeministri më pastaj nxori një arsyetim të ri se tha kjo nuk është detyrë e shefit të Qeverisë, nuk është detyrë e Kryeministrit, Kryeministri nuk themelon asociacione ajo është detyrë e komunave nëse duan të bashkëpunojnë dhe të bashkërendojnë ndërmjet vete dhe po ashtu nuk e ka dërguar as draft-statutin e këtij asociacioni të hartuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatën Kushtetuese siç i është kërkuar madje siç dihet edhe i cili ka qenë një parakusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”.

    “Dy gjëra dalin të qarta, marrëveshja është obligative, justifikimet e Kosovës e pa nënshkrim nuk ka as zbatim nuk janë pranuar nga Bashkimi Evropian, nga Komisioni Evropian me këtë Kosova obligohet ta fillojë zbatimin e saj të dëshmojë hapa konkret dhe progres në drejtim të zbatimit të marrëveshjes dhe sa i përket draft-statutit të asociacionit tashmë thuhej se kjo çështje është e mbyllur. Nuk lejohen diskutime të mëtutjeshme por ai i hartuar nga Bashkimi Evropian në një farë mënyre është bërë edhe obligim ndaj institucioneve të Kosovës të cilët kanë për detyrë që vetëm ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese dhe mbyllen diskutimet dhe negociatat për variante të tjera të këtij draft-statuti”, ka thënë ai.

    Kasolli u shpreh se Raporti përcakton se BE-ja do të vlerësojë secilën palë veç e veç për përmbushjen e obligimeve dhe se Kosova nuk mund të kushtëzojë zbatimin e marrëveshjeve bazuar në veprimet e Serbisë, pasi shpërblimi ose ndëshkimi do të bëhet në varësi të përmbushjes individuale të detyrimeve të saj.

    “Pa plotësimin e këtyre parakushteve siç thuhet qartë edhe në këtë raport nuk mund të ketë sukses as agjenda e integrimeve Evropiane, po ashtu në raport thuhet qartë se të dy vendet do të vlerësohen në përputhje se sa paraprakisht secila prej tyre i plotësojnë obligimet që dalin nga këto dy marrëveshje pra Kosova vlerësohet veçmas, Kosova nuk mund të arsyetohet se Serbia nuk është duke i zbatuar marrëveshjen edhe ne nuk kemi një farë luksi të mos e zbatojmë sepse vlerësimi do të jepet veçmas për Kosovën dhe veçmas për Serbinë dhe shpërblimi apo ndëshkimi do të bëhet në raport me sjelljet e tyre”, ka thënë ai.

  • Aksident i rëndë në Fier, vdes një 21-vjeçar

    Aksident i rëndë në Fier, vdes një 21-vjeçar

    Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në, në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, midis një motori dhe një automjeti.

    Si pasojë e përplasjes, 21-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë disa orë më vonë,

    Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. Ç., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ka raportuar Euronews albania.

  • PDK e LDK e konsiderojnë Kurtin si “koka e korrupsionit”: Aferat e skandalet e kanë përcjellë Qeverinë

    PDK e LDK e konsiderojnë Kurtin si “koka e korrupsionit”: Aferat e skandalet e kanë përcjellë Qeverinë

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë akuzuar partinë në pushtet për keqpërdorime dhe afera korruptive. Theks të veçantë i kanë dhënë gjendjes në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    PDK e LDK akuzojnë Qeverinë Kurti edhe për numrin e madh të kontratave njëburimore, të cilën e konsiderojnë si burim të korrupsionit.

    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë për Ekonomia Online se aferat e skandalet e kanë përcjellë katërvjeçarin e kësaj Qeverie. Ka thënë se vetëm për dy vite, 106 milionë euro kanë qenë vlerat e kontratave njëburimore në KEK.

    “Nëse e shohim prej kësaj perspektivë të Kuvendit, pra si deputetë ky është numri më i madh i seancave të jashtëzakonshme dhe debateve parlamentare të cilat i kemi thirr pikërisht për keqpërdorime që kanë ndodhur në dikastere ministrore të Republikës së Kosovës, numri i keqpërdorimeve dhe numri i aferave duket të jetë jashtëzakonisht i madh, prej çështjet se ambalazhuesve të ujit, ku është një mega skandal dhe një aferë jashtëzakonisht e madhe. Flasim për kontratat një burimore mjafton me pa vetëm Korporatën Energjetike të Kosovës, ku e sheh që për dy vite kanë bërë kontrata një burimore rreth 106 milionë eurove”, ka thënë Tahiri, teksa përmend dy dikastere me numrin e madh të kontratave njëburimore. Ka thënë se çmimi i këtyre kontratave negociohet në tavolinë dhe përjashtohet ligji i prokurimit.

    “Kjo nuk ka ndodhur më herët në historinë e Republikës së Kosovës, dhe nuk guxon të përsëritet ndërsa kur e sheh qoftë Infrastrukturën apo Ministrinë e Kulturës që numrin e kontratave një burimore që për qytetarët me pasur qartësi janë kontratat të cilat negociohen në tavolinë dhe është çmim që i vendoset në tavolinë, çmimi duhet të vendoset si rezultat i një konkurueshmërie, këtu nuk flasin për diçka të tillë, mirëpo flasin për vendosjen e çmimeve në tavolinë. Pa dyshim që kontrata të tilla në vete ngërthejnë skandale korruptive sepse ato janë të kundërligjshme sepse ligji e cakton qartë se kur duhet të jetë një kontratë një burimore apo kur duhet të jetë një kontratë sekrete ku përjashtohet ligji i prokurimit”, ka thënë tutje Tahiri.

    Shefi i deputetëve të PDK-së ka thënë se kanë thirrur disa herë seancë të jashtëzakonshme për këto keqpërdorime.

    Krahas kontratave njëburimore, Tahiri ka thënë se kanë thirru disa herë seancë edhe për siç i quan skandale tjera. Përmend çështjen e rezervave shtetërore dhe ushqimin në FSK. Shpreh bindjen në qeverisjen e ardhshme, kryeministër do të jetë kandidati i tyre, Bedri Hamza.

    “Muajt e fundit kemi ftuar katër seanca të jashtëzakonshme për keqpërdorime duke filluar nga ushtria e Kosovës, çështjen e rezervave shtetërore, aferat janë të mëdha, këtu vetëm një gjë është pozitive që jemi në prag të zgjedhjeve, dhe në mandatin e ardhshëm do të kemi një Qeveri të re që do të jetë kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza. Numri i kontratave sekrete dhe një burimore tregon diçka të tillë, pra në anën tjetër ne po shohim pak punë, cili është progresi në arsim, në infrastrukturë, a janë shpenzuar mjete një burimore për me rregulluar spitalet tona. Ne nuk po shohim rregullim a janë shpenzuar mjete burimore për të rregulluar gjendjen e arsimit tonë. Janë diku 14 miliardë euro të shpenzuar për këtë mandat qeverisës të kësaj Qeverisë”, u shpreh Tahiri.

    E deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë për Ekonomia Online se kryeministri Albin Kurti, jo që nuk i shkarkon zyrtarët qeveritar të korruptuar por edhe i mbron ata.

    Sipas tij, fakti që nuk shkarkohen tregon bashkëpunimin e kryeministrit Albin Kurti me zyrtarët e akuzuar për korrupsion.

    “Kjo parti ka 15 vite që kur ishte në opozitë tentonte që të bindte qytetarët e Kosovës që të gjitha qeveritë para tyre ishin të korruptuar dhe kriminel e deri tek tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, mirëpo në këto katër vite që ishin në pushtet të vetëm, kanë treguar që janë totalisht të korruptuar. Është e paimagjinueshme që një parti e cila menaxhohet ngushtë nga një njeri i vetëm nga Kurti kaq shumë ministra të jenë të korruptuar dhe Kurti të mos jetë i vetëdijshëm. Vetë fakti që asnjëri nga ministrat nuk ka tentuar që ta shkarkojë por në fakt secili prej tyre dhe ambasadorët si Berishaj dhe secilin funksionuar të kësaj partie e cila është duke u hetuar për korrupsion, Kurti ka dalë dhe e ka mbrojtur se beson në pafajësinë e tyre”, u shpreh Mustafa, duke thënë se “koka e korrupsionit” është vetë kryeministri Albin Kurti.

    “Është e qartë që koka e këtij korrupsioni është vetë Kurti, në të kundërtën nuk do t’i mbronte këta të korruptuar dhe do t’i shkarkonte. Fakti që i mbron do të thotë që është i njoftuar dhe është në bashkëpunim dhe në koordinim ose në monitorim ose nën urdhrin e vet zotrit Kurti bëhet i gjithë ky korrupsion në Qeverinë e tij në këto katër vitet e fundit. Shihet qartazi në ato incizime që Kusari-Lila nuk i ka mohuar shihet qartazi që Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ka qenë vazhdimisht në koordinim me Listën Serbe për ligjet më vitale të këtij vendi, kanë tentuar të bëjnë një lojë kinse po koordinohet për Ligjin për Pagën Minimale, por ajo ka prekur drejtpërdrejtë të gjithë veteranët e luftës, dhe njëkohësisht sa herë që Gjykata Kushtetuese e ka vlerësuar si jo kushtetuese veprimet e ligjet e kësaj Qeverie ata e kanë sulmuar si gjykatë të kapur”, ka deklaruar Mustafa.